Agjensia Kombëtare e Planifikimit të Territorit
Search Menu

Planifikimi dhe Zhvillimi i Territorit

Ky Ligj ka për qëllim ndër të tjera të sigurojë zhvillimin e qëndrueshëm të territorit; të vlerësojë potencialin aktual e perspektiv për zhvillimin e territorit në nivel kombëtar e vendor; të nxitë veprimet e duhura për mbrojtjen, restaurimin dhe rritjen e cilësisë së trashëgimisë natyrore e kulturore; të mundësojë të drejtën e përdorimit e të zhvillimit të pronës; të krijojë kushte të përshtatshme e të drejta dhe shanse të barabarta për banim, veprimtari ekonomike e sociale për të gjitha kategoritë sociale, kohezion ekonomik e social dhe gëzim të të drejtave të pronësisë; të sigurojë që autoritetet kombëtare e vendore të planifikimit të hartojnë e të përditësojnë rregullisht dokumentet e planifikimit; të sigurojë që autoritetet e planifikimit të bashkërendojnë veprimtaritë e tyre planifikuese për të nxitur planifikimin e harmonizuar e të integruar të territorit;