Agjensia Kombëtare e Planifikimit të Territorit
Search Menu

Vendime KKT

KKT është organ kolegjial që funksionon pranë Këshillit të Ministrave. Kryeministri është Kryetar i KKT-së. KKT përbëhet nga Kryetari, Zëvëndës Kryetari dhe nga 9 anëtarët, emëruar sipas VKM-së nr. 887, datë 03.10.2013 “Për përbërjen e Këshillit Kombëtar të Territorit”.

KKT është organi vendimmmarrës përgjegjës për miratimin e:

a) Instrumenteve kombëtare të planifikimit të territorit sipas përcaktimeve të ligjit nr. 10119, datë 23.04.2009, “Për planifikimin e territorit”, i ndryshuar;

b) Përcaktimit të rëndësisë kombëtare të një çështjeje në planifikimin e territorit;

c) Shqyrtimin dhe miratimin e përputhshmërisë së instrumentit të përgjithshëm vendor me instrumentin e planifikimit në fuqi;

d) Nxit hartimin e planeve territoriale kombëtare e vendore nga autoritetet përkatëse të planifikimit dhe siguron që ato të përmbushin standartet teknike e proceduriale të përcaktuara në ligjin e planifikimit;

e) Kërkesave për zhvillim dhe lejet e ndërtimit: në zonat kombëtare, prona shtetërore të patransferuara te njësitë e qeverisjes vendore, oborre që përdoren për shërbime të ofruara nga shteti për arsimin dhe shëndetësinë;

f) Kërkesave për leje zhvillimore komplekse brenda territorit të Republikës së Shqipërisë me propozimin e Ministrit të Linjës;

g) Shqyrtimin në mënyrë përfundimtare dhe miratimin e planeve zhvillimore dhe rregulluese të bashkive të kategorisë së parë në territorin e vendit.