Agjensia Kombëtare e Planifikimit të Territorit
Search Menu

Njoftime për mbledhje KKT-je

Dëgjesa Publike

2017-Dhj-18

Dëgjesë Publike mbi Strategjinë Territoriale të PPV-së, Bashkia Këlcyrë

Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit ka marrë pjesë në dëgjesën e tretë publike të organizuar nga bashkia Këlcyrë, më datë 15.12.2017, mbi Strategjinë Territoriale të Bashkisë.

Pjesëmarrës në dëgjesë ishin përfaqësues të studiove konsulente për hartimin e PPV-së, përfaqësues të AKPT-së, përfaqësues të bashkisë dhe intelektualë të fushave të ndryshme etj.

Në dëgjesë u prezantua në mënyrë të përmbledhur strategjia territoriale e bashkisë, duke u ndalur në këto pika:

  • Gjetjet e analizës së kryer mbi të dhënat e grumbulluara:
  • Prezantimi i tre skenarëve të mundshëm të zhvillimit strategjik:
  1. Skenari I: vijimi në trendin aktual të zhvillimit pa ndërhyrje në territor dhe në mekanizmat social dhe ekonomik të bashkisë.
  2. Skenari II: Zhvillimi i sektorit bujqësor, i cili do të mbështetej në: zhvillimin e vreshtarisë përgjatë luginës së Vjosës dhe në fuqizimin e pemëtarisë.
  3. Skenari III: fuqizimi i turizmit nëpërmjet fuqizimit të vendbanimeve fshatare, aty ku karakteri dhe jetesa e banorëve ka mbetur e pandryshuar.
  • Vizioni strategjik i zhvillimit të bashkisë;
  • Prezantimi i tre objektivave strategjik:
  • Prezantimi i paketës së projekteve strategjike të evidentuara sipas objektivave strategjik.

Pas përfundimit të prezantimit u zhvillua dhe diskutimi mbi materialin e prezantuar. Çështjet që u ngritën nga pjesëmarrësit në takim kishin të bënin me:

  • Vendndodhjen e landfillit të ri, i cili është parashikuar në vendoset në zonën midis fshatrave Kuqar-Varibop. Nuk do të jetë i dukshëm nga rruga nacionale por do të jetë në një distancë që të ketë akses të mirë;
  • Lugina e Vjosës pritet të marrë statusin e zonë së mbrojtur. Strategjia duhet të parashikojë në këtë kuadër zonat e zhvillimit të rekreacionit;
  • Parashikimet për dërdhjet e ujrave të zeza, nëpërmejt ndërtimit të një Impjanti për Trajtimin e Ujravë të Ndotura (vendndodhja mbetet për t’u përcaktuar), ndërsa për fshatrat sugjerohet përdorimi i gropave septike.
  • Nevoja për ngritjen e një pike grumbullimi të produkteve bujqësore dhe blegtorale;
  • Plani duhet të mëshoj më shumë në anën ekonomike të zhvillimit të bashkisë. Nevojitet rritja e fuqisë blerëse;
  • Parkimet publike dhe transporti publik, të cilat zgjidhen me terminalin e pasagjerëve i shoqëruar me vendparkime publike dhe ambjete shërbimi. 

Në fund të diskutimit studio konsulente i sugjeroi bashkisë të vijojë edhe me takime të tjera tematike psh: për bujqësinë, infrastrukturën, etj, jo vetëm me grupin e punës së bashkisë, por edhe me grupe më të vogla interesi.

2017-Dhj-18

Dëgjesë Publike mbi Strategjinë Territoriale të PPV-së, Bashkia Përmet

Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit ka marrë pjesë në dëgjesën e tretë publike të organizuar nga bashkia Përmet, më datë 15.12.2017, mbi Strategjinë Territoriale të Bashkisë.

Pjesëmarrës në dëgjesë ishin përfaqësues të studiove konsulente për hartimin e PPV-së, përfaqësues të AKPT-së, përfaqësues të bashkisë dhe intelektualë të fushave të ndryshme etj.

Në dëgjesë u prezantua në mënyrë të përmbledhur strategjia territoriale e bashkisë, duke u ndalur në këto pika:

  • Gjetjet e analizës së kryer mbi të dhënat e grumbulluara:
  • Prezantimi i tre skenarëve të mundshëm të zhvillimit strategjik:
  1. Skenari I: vijimi në trendin aktual të zhvillimit pa ndërhyrje në territor dhe në mekanizmat social dhe ekonomik të bashkisë.
  2. Skenari II: Zhvillimi i sektorit bujqësor, i cili do të mbështetej në: zhvillimin e vreshtarisë përgjatë luginës së Vjosës dhe në fuqizimin e pemëtarisë.
  3. Skenari III: fuqizimi i turizmit nëpërmjet fuqizimit të vendbanimeve fshatare, aty ku karakteri dhe jetesa e banorëve ka mbetur e pandryshuar.
  • Vizioni strategjik i zhvillimit të bashkisë;
  • Prezantimi i tre objektivave strategjik:
  • Prezantimi i paketës së projekteve strategjike të evidentuara sipas objektivave strategjik.

Pas përfundimit të prezantimit u zhvillua dhe diskutimi mbi materialin e prezantuar. Çështjet që u ngritën nga pjesëmarrësit në takim kishin të bënin me:

  • Lidhja e Përmetit me paketat turistike rajonale;
  • Marrja e masave për mbrojtjen e tokave buzë Vjosës;
  • Mbjellja e pemëve të reja në parkun përballë qytetit;
  • Nevoja për ambjente për moshën e tretë;
  • Mundësia e Zhvillimit të zonës së parkut përballë qytetit ku qytetarë të ndryshëm kanë pronat e tyre. Në kushtet e një tkurrje të popullsisë zgjerimi i qytetit është i panevojshëm dhe i pamundur;
  • Bashkia duhet të punojë për sigurmin e fondeve për realizimin e projeteve prioritare;
  • Rehabilitimi i infrastrukturës së lagjeve të qytetit. 

Në fund të diskutimit studio konsulente i sugjeroi bashkisë të vijojë edhe me takime të tjera tematike psh: për bujqësinë, infrastrukturën, etj, jo vetëm me grupin e punës së bashkisë, por edhe me grupe më të vogla interesi.

2017-Dhj-18

Dëgjesë Publike mbi Strategjinë Territoriale të PPV-së, Bashkia Kolonjë

Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit ka marrë pjesë në dëgjesën e tretë publike të organizuar nga bashkia Kolonjë, më datë 14.12.2017, mbi Strategjinë Territoriale të Bashkisë.

Pjesëmarrës në dëgjesë ishin përfaqësues të studiove konsulente për hartimin e PPV-së, përfaqësues të AKPT-së, përfaqësues të bashkisë dhe intelektualë të fushave të ndryshme etj.

Në dëgjesë u prezantua në mënyrë të përmbledhur strategjia territoriale e bashkisë, duke u ndalur në këto pika:

  • Gjetjet e analizës së kryer mbi të dhënat e grumbulluara:
  • Prezantimi i tre skenarëve të mundshëm të zhvillimit strategjik:
  1. Skenari I: vijimi në trendin aktual të zhvillimit pa ndërhyrje në territor dhe në mekanizmat social dhe ekonomik të bashkisë.
  2. Skenari II: Vlerësimi i territoreve fushore dhe malore me potenciale për zhvillimin e blegtorisë dhe bujqësisë
  3. Skenari III: Kombinimi i sektorëve bujqësi-blegtori dhe turizëm rrit qendrueshmërin e zhvillimit, duke luftuar shpopullimin dhe varfërinë.
  • Vizioni strategjik i zhvillimit të bashkisë;
  • Prezantimi i tre objektivave strategjik:
  • Prezantimi i paketës së projekteve strategjike të evidentuara sipas objektivave strategjik.

Pas përfundimit të prezantimit u zhvillua dhe diskutimi mbi materialin e prezantuar. Çështjet që u ngritën nga pjesëmarrësit në takim kishin të bënin me:

  • Projektet prioritare, ku më urgjenti shihet shërbimi i ujësjellësit;
  • Ngritja e magazinave bujqësore dhe e pikave të grumbullimit të produkteve bujqësore pasi mungojnë në territorin e bashkisë. Një infrastrukturë e tillë do të rriste punësimin dhe nxiste prodhimin;
  • Llixhat e Leskovikut konsiderohen ndër më të mirat në rajon. Rivitalizimi i tyre do të promovonte zonën, do të sillte të ardhura për bashkinë dhe do të punësonte popullsinë lokale; Është në diskutim një projekt ndërkufitar me Greqinë në bashkëpunim me bashkisë Përmet dhe Kolonjë. Bëhët fjalë për një projekt prej 16 mln eurosh nga të cilat bashkia mund të përfitojë 1.5-2mln euro.
  • Financimi i projekteve prioritare: aktualisht ½ e buxhetit të bashkisë shkon si fond pagash. Do të duhet të punohet për evidentimin e donatorevë të mundshëm.

Në fund të diskutimit studio konsulente i sugjeroi bashkisë të vijojë edhe me takime të tjera tematike psh: për bujqësinë, infrastrukturën, etj, jo vetëm me grupin e punës së bashkisë, por edhe me grupe më të vogla interesi.

2017-Dhj-13

Dëgjesë Publike mbi Planin e Zhvillimit të PPV-së, Bashkia Gramsh

Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit ka marrë pjesë në dëgjesën e katërt publike të organizuar nga bashkia Gramsh, më datë 12.12.2017, mbi Planin e Zhvillimit dhe Rregulloren Lokale të Bashkisë.

Pjesëmarrës në dëgjesë ishin përfaqësues të studiove konsulente për hartimin e PPV-së, përfaqësues të AKPT-së, përfaqësues të bashkisë dhe intelektualë të fushave të ndryshme etj. Të pranishëm në sallë ishin rreth 60 persona.

Në dëgjesë u prezantua në mënyrë të përmbledhur plani i zhvillimit të bashkisë, duke u ndalur në këto pika:

  • Ecuria e procesit për hartimin e Planit të Përgjithshëm Vendor;
  • 5 Sistemet duke theksuar lidhjet rajonale dhe konsolidimin e tokës bujqësore.
  • Vizioni i Thelluar i Territorit;
  • Plani i Përgjithshëm Vendor duke shpjeguar shkurtimisht zhvillimin e qendrës së qytetit të Gramshit dhe projektet e propozuara në bashkinë Gramsh.
  • Kriteret në përcaktimin e kufijve dhe treguesve të zhvillimit në njësitë strukturore:
  1. Kufiri i pronësisë.
  2. Relievi.
  3. Trupat ujore.
  4. Parametrat e zhvillimit
  5. Tipologjia e ndërtimeve.
  6. Rrjeti rrugor.
  • Shembuj të transformimit të territorit;
  • Infrastruktura rrugore e propozuar.
  • Intensitet dhe Koeficient të ndërtimit të propozuar. Shembull i qendrës së qytetit Gramsh dhe disa nga qendrat e njësive administrative.

Pas përfundimit të prezantimit u zhvillua dhe diskutimi mbi materialin e prezantuar. Çështjet që u ngritën nga pjesëmarrësit në takim kishin të bënin me:

  •  Propozimet e parashikuara në PPV lidhur me zonat ku aktualisht banojnë njerëz por nuk janë pronarë të tokës së tyre;
  • Rritja e parametrave të treguesve të zhvillimit.  Sipas pjesëmarrësve Int. 2 dhe Ksht 50% janë parametra të ulëta për një qytet si Gramshi ku ka mangësi në trualle të lira për ndërtim;
  • Detajimi i kritereve mbi përcaktimin e kufijve dhe parametrave të zhvillimit në zonat dhe njësitë strukturore;
  • Marrja në konsideratë e bonitetit, kur propozohet sipërfaqe për ndërtim;
  • Mundësitë e rritjes së popullsisë paralelisht me investimet e propozuara në PPV, për të ndaluar migrimin e popullsisë.

 Stafi prezantues sqaroi se materiali i draft PPV-së ndodhet në bashki dhe janë në pritje të shqyrtimit të çdo sugjerimi apo kërkese që mund të vijë nga banorët e bashkisë Gramsh.

2017-Dhj-12

Dëgjesë Publike mbi Planin e Zhvillimit të PPV-së, Bashkia Belsh

Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit ka marrë pjesë në dëgjesën e katwrt publike të organizuar nga bashkia Belsh, më datë 11.12.2017, mbi Planin e Zhvillimit dhe Rregulloren Lokale të Bashkisë.

Pjesëmarrës në dëgjesë ishin përfaqësues të studiove konsulente për hartimin e PPV-së, përfaqësues të AKPT-së, përfaqësues të bashkisë dhe intelektualë të fushave të ndryshme etj. Të pranishëm në sallë ishin rreth 40 persona.

Në dëgjesë u prezantua në mënyrë të përmbledhur plani i zhvillimit tw bashkisë, duke u ndalur në këto pika:

  • Ecuria e procesit për hartimin e Planit të Përgjithshëm Vendor;
  • 5 Sistemet duke theksuar lidhjet rajonale dhe konsolidimin e tokës bujqësore.
  • Vizioni i Thelluar i Territorit;
  • Plani i Përgjithshëm Vendor duke shpjeguar shkurtimisht zhvillimin e qytetit tw Belshit dhe projektet e propozuara në bashkinë Belsh.
  • Kriteret në përcaktimin e kufijve dhe treguesve të zhvillimit në njësitë strukturore:
  1. Kufiri i pronësisë.
  2. Relievi.
  3. Trupat ujore.
  4. Parametrat e zhvillimit
  5. Tipologjia e ndërtimeve.
  6. Rrjeti rrugor.
  • Shembuj të transformimit të territorit;
  • Infrastruktura rrugore e propozuar.
  • Intensitet dhe Koeficient të ndërtimit të propozuar. Shembull i qytetit tw Belshit dhe disa nga qendrat e njësive administrative.

Pas përfundimit të prezantimit u zhvillua dhe diskutimi mbi materialin e prezantuar. Çështjet që u ngritën nga pjesëmarrësit në takim kishin të bënin me:

  • Mënyrën e aksesit në qytetin e Belshit, ku përveç unazës së madhe të propozuar për qytetit, mund të jetë e nevojshme edhe një unazë e vogël, për të aksesuar zonat e shërbimeve publike;
  • Propozimet e planit lidhur me hapësirat e parkimit në qytet si edhe vendndodhja e tyre;
  • Zhvillimit të agroturizmit duhet t’i jepet më tepër vëmendje në projektet e propozuara, si nëj nga potencialet kryesore të bashkisë;
  • Mungesa e sistemit të kanalizimeve në të gjitha njësitë periferike administrative të bashkisë;
  • Parashikimet në plan lidhur më zonën e Dumresë duke qenë se ka potenciale për të qenë një zonë naftënxjerrëse.

Stafi prezantues sqaroi se materiali i draft PPV-së ndodhet në bashki dhe janë në pritje të shqyrtimit të çdo sugjerimi apo kërkese që mund të vijë nga banorët e bashkisë Belsh.

2017-Nën-13

Dëgjesë Publike mbi Strategjinë Territoriale të PPV-së, Bashkia Dropull

Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit ka marrë pjesë në dëgjesën e tretë publike të organizuar nga bashkia Dropull, më datë 10.11.2017, mbi Strategjinë Territoriale të Bashkisë.

Pjesëmarrës në dëgjesë ishin përfaqësues të studiove konsulente për hartimin e PPV-së, përfaqësues të AKPT-së, përfaqësues të bashkisë dhe intelektualë të fushave të ndryshme etj. Të pranishëm në sallë ishin rreth 50 persona.

Në dëgjesë u prezantua në mënyrë të përmbledhur vizioni territorial i bashkisë, duke u ndalur në këto pika:

  • Vizioni për zhvillimin e bashkisë Dropull;
  • Përcaktimin e Prioriteteve sipas kategorive;
  • Përcaktimi i projekteve strategjike;
  • Projektet që i përkasin secilës Njësi Administrative; 

Pas përfundimit të prezantimit u zhvillua dhe diskutimi mbi materialin e prezantuar. Çështjet që u ngritën nga pjesëmarrësit në takim kishin të bënin me:

  • Projektsionet e popullsisë së bashkisë Dropull deri në 2030;
  • Vendndodhjet e propozuara për mbledhjen  dhe tratjtimin e mbetjeve;
  • Zonat ekonomike të përcaktuara për bashkinë;
  • Rëndësinë e lidhjes së zonave rurale me njera-tjetrën dhe përmirësimin e infrastrukturës;
  • Potencialet e bashkisë për nxjerrje dhe përpunim guri si një mundësi për zhvillimin e ekonomisë;

Në fund të diskutimit u sqarua se procesi i punës do të vijojë edhe me takime të tjera, jo vetëm me grupin e punës së bashkisë, por edhe me grupe më të vogla interesi në të gjitha njësitë administrative të bashkisë Dropull, gjatë vizitave në terren.

2017-Nën-09

Dëgjesë Publike mbi Analizën Territoriale të PPV-së, Bashkia Kolonjë

Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit ka marrë pjesë në dëgjesën e dytë publike të organizuar nga bashkia Kolonjë, më datë 08.11.2017, mbi Analizën Territoriale të Bashkisë.

Pjesëmarrës në dëgjesë ishin përfaqësues të studiove konsulente për hartimin e PPV-së, përfaqësues të AKPT-së, përfaqësues të bashkisë dhe intelektualë të fushave të ndryshme etj. Të pranishëm në sallë ishin rreth 50 persona.

Në dëgjesë u prezantua në mënyrë të përmbledhur analiza territoriale e bashkisë, duke u ndalur në këto pika:

  • Analiza demografike;
  • Analiza e infrastrukturave;
  • Analiza e shërbimeve publike (arsim-shëndetësi);
  • Problematikat mjedisore;
  • Elementët e fortë territorialë;
  • Tipologjitë hapësinore;
  • Zhvillimi ekonomik, turistik dhe agrokulturor (fshatra me potencial arkitektonik turistik: Cercka, Barmashi, Selenica e Pishës, Qesaraka);
  • Rekomandimet që vijnë nga Plani i Përgjithshëm Kombëtar i Territorit.

Më pas prezantimi u orientua në paraqitjen e tre skenarëve të mundëshëm të zhvillimit strategjik:

  • Skenari I: vijimi në trendin aktual të zhvillimit pa ndërhyrje në territor dhe në mekanizmat social dhe ekonomik të bashkisë;
  • Skenari II: Vlerësimi i territoreve malore me potenciale për zhvillimin e blegtorisë bazuar në kullotat malore.
  • Skenari III: fuqizimi i turizmit nëpërmjet fuqizimit të fshatrave me arkitekturë të spikatur, aty ku karakteri dhe jetesa e banorëve ka mbetur e pandryshuar dhe mund të kthehet në nje produkt turistik.

Pas përfundimit të prezantimit u zhvillua dhe diskutimi mbi materialin e prezantuar. Çështjet që u ngritën nga pjesëmarrësit në takim kishin të bënin me:

  • Shpopullimi i fshatrave dhe i qyteteve të Ersekës dhe Leskovikut është një problem shumë i madhë për bashkinë. Është larguar popullsia me moshë më të re dhe më vitale;
  • Jeta sociale në qendrat e banuara të bashkisë është në minimumet e veta. Aktivitetet sociale mungojnë plotësisht;
  • Kthimi i historikut të trevës së Kolonjës në një produkt turistik, në një aset që mund të marketohet;
  • Marrëdhëniet historike tregtare të Kolonjës  me shtetin grek kanë pësuar rënie të ndjeshme;
  • Nevoja për lidhjen e bashkisë me infrastrukturë rrugore të përmirësuar me bashkitë Përmet, Korçë dhe Skrapar;
  • Problematikë e madhe është mungesa e skemave të menaxhimit të ujit (furnizim, kanalizim, vaditje);
  • Produktet/elementë të veçantë të natyrës dhe pellgut të Gramozit: Halori i Robullit, dhija e egër, sanxa, aguliçja, molla e egër, etj. 

Në fund të diskutimit u sqarua se procesi i punës do të vijojë edhe me takime të tjera, jo vetëm me grupin e punës së bashkisë, por edhe me grupe më të vogla interesi në të gjitha njësitë administrative të bashkisë Kolonjë, gjatë vizitave në terren.

2017-Nën-08

Dëgjesë Publike mbi Analizën Territoriale të PPV-së, Bashkia Këlcyrë

Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit ka marrë pjesë në dëgjesën e dytë publike të organizuar nga bashkia Këlcyrë, më datë 07.11.2017, mbi Analizën Territoriale të Bashkisë.

Pjesëmarrës në dëgjesë ishin Ministria e Kulturës, Znj. Kumbaro, përfaqësues të studiove konsulente për hartimin e PPV-së, përfaqësues të AKPT-së, përfaqësues të bashkisë dhe intelektualë të fushave të ndryshme etj. Të pranishëm në sallë ishin rreth 65 persona.

Në dëgjesë u prezantua në mënyrë të përmbledhur analiza territoriale e bashkisë, duke u ndalur në këto pika:

  • Analiza demografike;
  • Analiza e infrastrukturave;
  • Analiza e shërbimeve publike (arsim-shëndetësi);
  • Problematikat mjedisore;
  • Elementët e fortë territorialë;
  • Tipologjitë hapësinore;
  • Zhvillimi ekonomik, turistik dhe agrokulturor. Evidentimi i krahinës së Dishnicës si një zonë me potenciale të paeksploruara në fushën e agroturizmit;
  • Rekomandimet që vijnë nga Plani i Përgjithshëm Kombëtar i Territorit.

Më pas prezantimi u orientua në paraqitjen e tre skenarëve të mundëshëm të zhvillimit strategjik:

  • Skenari I: vijimi në trendin aktual të zhvillimit pa ndërhyrje në territor dhe në mekanizmat social dhe ekonomik të bashkisë;
  • Skenari II: Zhvillimi i sektorit bujqësor, i cili do të mbështetej në: zhvillimin e vreshtarisë përgjatë luginës së Vjosës, mbledhjen e bimëve eterovajtore në territoret malore të bashkisë dhe në fuqizimin e pemtarisë.
  • Skenari III: fuqizimi i turizmit nëpërmjet fuqizimit të fshatrave me arkitekturë të spikatur, aty ku karakteri dhe jetesa e banorëve ka mbetur e pandryshuar dhe mund të kthehet në nje produkt turistik.

Pas përfundimit të prezantimit u zhvillua dhe diskutimi mbi materialin e prezantuar. Çështjet që u ngritën nga pjesëmarrësit në takim kishin të bënin me:

  • Ministria Kumbaro theksoi se zona e Këlcyrës dhe Përmetit kanë qënë jashtë vëmendjes dhe strategjive të zhvillimit edhe pse potenciali që kjo zonë ka është tepër i madh;
  • Humbja e popullsisë nga fshatrat dhe nga qyteti i Këlcyrës, ardhur si pasojë e humbjes së shërbimeve bazë si arsimi, shëndetësia, ujësjellësi, etj;
  • Lidhjet historike që zona e Këlcyrës i ka pasur me zonat e Beratit, Korçës dhe Gjirokastrës me të cilat kanë qenë rrugë tregtare;
  • Nevoja e madhe e kësaj zone për ujë të pijshëm dhe sidomos për nevojat e bujqësisë dhe blegtorisë;
  • Bashkia ka nevojë për një treg të organizuar të produkteve të veta bujqësore dhe blegtorale;
  • Eksperti i konsulentit për zhvillimin rural theksoi se prodhimet e kësaj zona janë sasiore dhe cilësore dhe mund të kthehen në rritje ekonomike;
  • Rritja e investimeve në sektorët e bujqësisë dhe blegtorisë mund të mbështeten nga iniciativa e qeverisë shqiptare për ngritjen e Bankës Kombëtare Agrare.

 Në fund të diskutimit u sqarua se procesi i punës do të vijojë edhe me takime të tjera, jo vetëm me grupin e punës së bashkisë, por edhe me grupe më të vogla interesi në të gjitha njësitë administrative të bashkisë Këlcyrë, gjatë vizitave në terren.

2017-Nën-08

Dëgjesë Publike mbi Analizën Territoriale të PPV-së, Bashkia Përmet

Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit ka marrë pjesë në dëgjesën e dytë publike të organizuar nga bashkia Përmet, më datë 07.11.2017, mbi Analizën Territoriale të Bashkisë.

Pjesëmarrës në dëgjesë ishin Ministria e Kulturës, Znj. Kumbaro, përfaqësues të studiove konsulente për hartimin e PPV-së, përfaqësues të AKPT-së, përfaqësues të bashkisë dhe intelektualë të fushave të ndryshme etj.

Në dëgjesë u prezantua në mënyrë të përmbledhur analiza territoriale e bashkisë, duke u ndalur në këto pika:

  • Analiza demografike;
  • Analiza e infrastrukturave;
  • Analiza e shërbimeve publike (arsim-shëndetësi);
  • Problematikat mjedisore;
  • Elementët e fortë territorialë;
  • Tipologjitë hapësinore;
  • Zhvillimi ekonomik, turistik dhe agrokulturor. Evidentimi i fshatrave më arkitekturë të spikatur dhe mundësi të thithjes së flukseve turistike si: Buali, Leusa, Lipa e vjetër, Zhepa, Strëmbeci, Alipostivani, Ogdunani, Delvina, Bënja, etj;
  • Rekomandimet që vijnë nga Plani i Përgjithshëm Kombëtar i Territorit.

Më pas prezantimi u orientua në paraqitjen e tre skenarëve të mundëshëm të zhvillimit strategjik:

  • Skenari I: vijimi në trendin aktual të zhvillimit pa ndërhyrje në territor dhe në mekanizmat social dhe ekonomik të bashkisë;
  • Skenari II: Zhvillimi i sektorit bujqësor, i cili do të mbështetej në: zhvillimin e vreshtarisë përgjatë luginës së Vjosës, mbledhjen e bimëve eterovajtore në territoret malore të bashkisë dhe në fuqizimin e pemtarisë.
  • Skenari III: fuqizimi i turizmit nëpërmjet fuqizimit të fshatrave me arkitekturë të spikatur, aty ku karakteri dhe jetesa e banorëve ka mbetur e pandryshuar dhe mund të kthehet në nje produkt turistik.

Pas përfundimit të prezantimit u zhvillua dhe diskutimi mbi materialin e prezantuar. Çështjet që u ngritën nga pjesëmarrësit në takim kishin të bënin me:

  • Ministria Kumbaro theksoi se zona e Këlcyrës dhe Përmetit kanë qënë jashtë vëmendjes dhe strategjive të zhvillimit edhe pse potenciali që kjo zonë ka është tepër i madh;
  • Eksperti i zhvillimit rural i studios konsulente theksoi fuqinë prodhuese të kësaj treve: 10% e strukturës bujqësore e përbën vreshtaria dhe pemëtaria;
  • Nevoja për nxjerrjen në pah dhe evidentimin e vlerave të krahinës së Frashërit si një zonë me histori në aspektin kulturor dhe atë fetar.
  • Fshatrat dhe qyteti vuajnë nga mungesa e ndriçimit publik dhe ndotja;
  • Territori ka potencial për shfrytëzimin e energjisë së diellit në prodhimin e energjisë eletrike, pasi ka mbi 220 ditë më diell në vit.
  • Problem i madh për qytetin mbetet menaxhimi i ujrave që vijnë  nga mali i Dhëmbelit dhe shkaktojnë përmbytje nëpërmjet Përroit të Bardhë;
  • Kryetari i bashkisë Z.Shupuli theksoi katër prioritetet e bashkisë: 
  1. Rruga nacionale Përmet-Tre urat-Ersekë;
  2. Rruga nacionale Përmet-Frashër;
  3. Sistemimi i ujrave të zeza;
  4. Menaxhimi i mbetjeve urbane.

Në fund të diskutimit u sqarua se procesi i punës do të vijojë edhe me takime të tjera, jo vetëm me grupin e punës së bashkisë, por edhe me grupe më të vogla interesi në të gjitha njësitë administrative të bashkisë Përmet, gjatë vizitave në terren.

2017-Nën-06

Dëgjesë Publike mbi Planin e Zhvillimit dhe Vlerësimin Strategjik Mjedisor të PPV-së, Bashkia Klos

Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit ka marrë pjesë në dëgjesën e pestë publike të organizuar nga bashkia Klos, më datë 03.11.2017, mbi Planin e Zhvillimit dhe dokumentin e Vlerësimit Strategjik Mjedisor për bashkinë.

Pjesëmarrës në dëgjesë ishin përfaqësues të studiove konsulente për hartimin e PPV-së, përfaqësues të AKPT-së, përfaqësues të bashkisë dhe intelektualë të fushave të ndryshme etj. Të pranishëm ishin rreth 45 persona.

Në dëgjesë u prezantua në mënyrë të përmbledhur konceptet e vizionit të planit, duke u ndalur në këto pika:

  • Propozimet e bëra duke shpjeguar hap pas hapi Vizionin për zhvillimin e bashkisë Klos;
  • Përcaktimin e objektivave strategjike sipas kategorive;
  • Përcaktimi i projekteve strategjike;
  • Prezantimi i VSM-së.

Pas përfundimit të prezantimit u zhvillua dhe diskutimi mbi materialin e prezantuar. Çështjet që u ngritën nga pjesëmarrësit në takim kishin të bënin me:

  • Vendndodhjen e impiantit të propozuar të depurimit të ujrave të zeza, koston e ndërtimit të tij dhe ndikimin që mund të ketë ky impiant në faunën e territorit;
  • Gjurmën e propozuar të hekurudhës, e cila nuk duhet të ndjekë gjurmën e vjetër, pasi kalon në qytet;
  • Politikat mbi pyllëzimin, mbrojtjen nga erozioni dhe mbi menaxhimin e mbetjeve;
  • Propozimet për zhvillimin e bujqësisë deri në 2030;
  • Liqenet e Balgjajve dhe futja e tyre në hartat e turizmit;
  • Vendndodhjen e stadiumit të propozuar, e cila nuk është e përshtatshme sepse aktualisht ajo hapësirë përdoret si fushë sporti e hapur.

Në fund të takimit fjalën e morri eksperti mjedisor, i cili duke falenderuar pjesëmarrësit për kontributin e dhënë i ftoi ata për diskutime më të detajuara pas takimit. 

2017-Tet-26

Dëgjesë Publike mbi Fazën e Dytë të hartimit të PPV-së, Bashkia Mirditë

Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit ka marrë pjesë në dëgjesën e dytë publike të organizuar nga bashkia Mirditë, më datë 26.10.2017, mbi Strategjinë Territoriale të bashkisë.

Pjesëmarrës në dëgjesë ishin përfaqësues të studiove konsulente për hartimin e PPV-së, përfaqësues të AKPT-së, përfaqësues të bashkisë dhe intelektualë të fushave të ndryshme etj. Të pranishëm ishin rreth 50 persona.

Në dëgjesë u prezantua në mënyrë të përmbledhur konceptet e vizionit të planit, duke u ndalur në këto pika:

  • Vizioni për zhvillimin e bashkisë Mirditë;
  • Përcaktimin e Prioriteteve sipas kategorive;
  • Përcaktimi i projekteve strategjike;
  • Projektet që i përkasin secilës Njësi Administrative;
  • Prezantimi i VSM;

Pas përfundimit të prezantimit u zhvillua dhe diskutimi mbi materialin e prezantuar. Çështjet që u ngritën nga pjesëmarrësit në takim kishin të bënin me:

  • Mundësitë e punësimit që do të sjellë plani;
  • Ndërhyrjet e nevojshme në përmirësimit e rrugëve lokale, lidhjet me njësitë administrative dhe fshatrat.
  • Plani duhet të shikojë me një interes të veçantë zonat me pasuri natyrore dhe kulturore;
  • Problemi i prurjeve të ujrave pasi HEC-et e ndërtuara po bllokojnë rrjedhjen e ujërave.
  • Rënia e ndjeshme e popullsisë si pasojë e mungesës së shërbimeve në zonat rurale.
  • Shfrytëzimi si potencial turistik i liqenit i formuar nga ndërtimi i hidrocentralit ne lumin Fani i Madh.
  • Është i nevojshëm propozimi për rikonstruksion i rrugës Reps – V.Dejës 
  • Të propozohen fshatra turistikë për zhvillimin e turizmit;
  • Nxjerrja e burimeve natyrore duke treguar kujdes të veçantë në mbrojtjen e mjedisit.
  • Potencialet e zonës në blegtori dhe bujqësi. Rritja e numrit të kantinave të verës dhe baxhove.
  • Mbrojtja e pyjeve dhe shfrytëzimi i tyre në funksion të turizmit.
  • Evidentimi i të gjithë monumenteve të Natyrës/Kulturës si dhe zgjerimi i kësaj liste me objektë të tjera të cilat kanë potencial.
  •  Ndërtimi i një muzeu etnografik, për ruajtjen e vlerave.
  • Politika për kredi të buta për zhvillimin e blegtorisë dhe rikostruksionin e kullave.
  • Përshtatshmëria e projekteve të propozuara për PAK.

Procesi i punës do të vijojë edhe me takime të tjera, jo vetëm me grupin e punës së bashkisë, por edhe me grupe me të vogla interesi në të gjitha njësitë administrative të bashkisë Mirditë. Në takim vihej re një prezencë e lartë e qytetarëve.

2017-Tet-25

Dëgjesë Publike mbi Fazën e Dytë të hartimit të PPV-së, Bashkia Belsh

Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit ka marrë pjesë në dëgjesën e dytë publike të organizuar nga bashkia Belsh, më datë 25.10.2017, mbi Strategjinë Territoriale të bashkisë.

Pjesëmarrës në dëgjesë ishin përfaqësues të studiove konsulente për hartimin e PPV-së, përfaqësues të AKPT-së, përfaqësues të bashkisë dhe intelektualë të fushave të ndryshme etj. Të pranishëm ishin rreth 45 persona.

Në dëgjesë u prezantua në mënyrë të përmbledhur konceptet e strategjisë territoriale,  duke u ndalur në këto pika:

  1. Ecuria e procesit për hartimin e Planit të Përgjithshëm Vendor;
  2. Potencialet brenda territorit të bashkisë Belsh:
  3. Vizioni:
  • 4 Objektivat Strategjikë;
  • 16 Programet;
  • 73 Projektet:
  1. Nxitjen e biznesit, rritjen e përformancës së sektorit ekonomik;
  2. Përmirësimin e konektivitetit të bashkisë më bashkitë kufitare dhe midis pjesëve të saj dhe transporti publik;
  3. Parqet lokale dhe rajonale, rehabilitimi mjedisor;
  4. Rehabilitimi i hapësiave publike.

Pas përfundimit të prezantimit u zhvillua dhe diskutimi mbi materialin e prezantuar. Çështjet që u ngritën nga pjesëmarrësit në takim kishin të bënin me:

  • Mundësia e zhvillimit të ambjenteve për plazh buzë brigjeve të liqeneve të Belshit;
  • Plotësimi i nevojave për ujitje në funksion të bujqësisë dhe kontradita me zhvillimin e turizmit liqenor;
  • Derdhja e ujërave të zeza në liqene dhe nevoja e  ndërtimit të Impjantit të Trajtimit të Ujërave të Ndotura.

Në fund të diskutimit u sqarua se materiali i prezantuar është ende në proces hartimi dhe pavarësisht se nuk u prezantuan të gjitha, nurmi i projekteve të përgatitur nga grupi i punës është rreth 73. Procesi i punës do të vijojë edhe me takime të tjera, jo vetëm me grupin e punës së bashkisë, por edhe me grupe me të vogla interesi në të gjitha njësitë administrative të bashkisë Belsh, gjatë vizitave në terren.

2017-Tet-25

Dëgjesë Publike mbi Fazën e Dytë të hartimit të PPV-së, Bashkia Pukë

Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit ka marrë pjesë në dëgjesën e dytë publike të organizuar nga bashkia Pukë, më datë 25.10.2017, mbi Strategjinë Territoriale të bashkisë.

Pjesëmarrës në dëgjesë ishin përfaqësues të studiove konsulente për hartimin e PPV-së, përfaqësues të AKPT-së, përfaqësues të bashkisë dhe intelektualë të fushave të ndryshme etj. Të pranishëm ishin rreth 15 persona.

Në dëgjesë u prezantua në mënyrë të përmbledhur konceptet e vizionit territorial plani,  duke u ndalur në këto pika:

  • Vizioni për zhvillimin e bashkisë Pukë;
  • Përcaktimin e Prioriteteve sipas kategorive;
  • Përcaktimi i projekteve strategjik;
  • Projektet që i përkasin secilës Njësi Administrative;
  • Prezantimi i VSM;

Pas përfundimit të prezantimit u zhvillua dhe diskutimi mbi materialin e prezantuar. Çështjet që u ngritën nga pjesëmarrësit në takim kishin të bënin me:

  • Puka është e pasur me burime natyrore por nuk është punuar në këtë drejtim për ta zhvilluar;
  • Mungesë e vendeve të magazinimit për bujqësinë dhe blegtorinë;
  • Shkatërrimi i pyjeve, që ka çuar në degradimin e territorit duke krijuar problemin e erozioneve.
  • Pasuritë natyrore (burime mineralesh) dhe kulturore të zonës së Kabashit. Potencialet në këtë zonë justifikojnë ndërhyrjen e nevojshme në përmirësimin e rrugës lidhësë me qytetin e Pukës. Gjithastu në këtë zonë ka shumë pasuri arkelogjike të pa zbuluara për të cilat duhet të bëhet një studim i detajuar.
  • Ndotjet e shkaktuara nga vend depozitimi i mbetjeve në hyrje të qytetit.
  • Papunësia e të rinjve.
  • Puka për zhvillimin e turizmit duhet të parashikojë edhe vendosjen e teleferikëve.
  • Të trajtohet rruga që lidh Çelëzën me Iballën.
  • Problemet që sjellin ndërtimet e Heceve të vogla.

Në fund të diskutimit u sqarua se takimin e ardhshëm do të thirren edhe më shumë pjesëmarrës edhe nga foracat politike kundërshtare, por edhe me grupe me të vogla interesi në të gjitha njësitë administrative të bashkisë Pukë.

2017-Tet-23

Dëgjesë Publike mbi Fazën e Tretë të hartimit të PPV-së, Bashkia Vau Dejës

Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit ka marrë pjesë në dëgjesën e tretë publike të organizuar nga bashkia Vau Dejës, më datë 23.10.2017, mbi Planin e Zhvillimit të bashkisë.

Pjesëmarrës në dëgjesë ishin përfaqësues të studiove konsulente për hartimin e PPV-së, përfaqësues të AKPT-së, përfaqësues të bashkisë dhe intelektualë të fushave të ndryshme etj. Të pranishëm ishin rreth 45 persona.

Në dëgjesë u prezantua në mënyrë të përmbledhur konceptet e zhvillimit që sjell plani,  duke u ndalur në këto pika:

  • Strukturimi i territorit në pesë sisteme të ndara në përqindje si dhe ndryshimet që ata pësojnë.
  • Strukturimi i territorit në njësi stukturore dhe shpjegimi i tyre;
  • Përcaktimi i zonës për strehim publik në territore në pronësi të bashkisë;
  • Përcaktimi i zonës me karakter rekreativ në afërsi të ish kinemasë së qytetit;
  • Përcaktimi i territorit ku propozohet tregu i artizanatit, tregu bujqësor dhe blegtoral;
  • Dendësimi i zonave urbane dhe plotësimi i këtyre zonave më shërbimet e nevojshme. Pritet një rritje e lehtë e popullsisë në 15 vitet që vijnë;
  • Për banoret që ndodhen në zona me rrezik përmbytje, plani ofron mundësinë e tranferimit në një territor të sigurt.
  • Etj.

Pas përfundimit të prezantimit u zhvillua dhe diskutimi mbi materialin e prezantuar. Çështjet që u ngritën nga pjesëmarrësit në takim kishin të bënin me:

  • Cili është buxheti i bashkisë për të vënë në zbatim këtë PPV;
  • Si stimulohen invetimet/biznesi?
  • Zhvillimi i qendrave urbane dhe mbulimi i nevojave për banim/zhvillim në kurriz të tokës bujqësore;
  • Konflikti në dukje midis densifikimit të zonave urbane dhe zhvillimit të turizmit malor;

Në fund të diskutimit u sqarua se materiali i prezantuar është ende në proces hartimi dhe sugjerimet e dhëna do të merren parasysh për t’u pasqyruar në dokument. 

2017-Tet-23

Dëgjesë Publike mbi Fazën e Dytë të hartimit të PPV-së, Bashkia Gramsh

Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit ka marrë pjesë në dëgjesën e dytë publike të organizuar nga bashkia Gramsh, më datë 23.10.2017, mbi Strategjinë Territoriale të bashkisë.

Pjesëmarrës në dëgjesë ishin përfaqësues të studiove konsulente për hartimin e PPV-së, përfaqësues të AKPT-së, përfaqësues të bashkisë dhe intelektualë të fushave të ndryshme etj. Të pranishëm ishin rreth 55 persona.

Në dëgjesë u prezantua në mënyrë të përmbledhur konceptet e strategjisë territoriale,  duke u ndalur në këto pika:

  • Ecuria e procesit për hartimin e Planit të Përgjithshëm Vendor;
  • Potencialet brenda territorit të bashkisë Gramsh:
  1. Ujore;
  2. Bujqësore;
  3. Natyrore;
  • Vizioni:
  1. Objektivat Strategjikë;
  2. Programet;
  3. Projektet:
  • Zhvillimi i infrastrukturës rajonale.
  • Zgjatimi i bulevardit dhe përmirësimi i aksit ekzistues.
  • Ndërtimi i By-Passit të qytetit në anën lindore.
  • Ndërtimi i korsive të biçikletave, kalimit të kombësorëve dhe pikave panoramike përgjatë itinerareve dhe rrugëve.
  • Krijimi i shtigjeve drejt destinacioneve turistike të bashkisë.
  • Sistemimi dhe zgjerimi i terminalit të autobuzave në qytetin e Gramshit.
  • Krijimi i parqeve rajonale Gramsh – Ohër.
  • Ndërtimi i sheshit në afërsi të kishës.
  • Sistemimi i qendrave të fshatrave.
  • Restaurimi dhe ruajtja e qendrës historike të Grabovës.
  • Rivitalizimi i bregut të Liqenit të Banjës.

Pas përfundimit të prezantimit u zhvillua dhe diskutimi mbi materialin e prezantuar. Çështjet që u ngritën nga pjesëmarrësit në takim kishin të bënin me:

  • Projektet e paraqitura duhet të jenë më të detajuara për çdo njësi administrative. Këto projekte duhet të evidentohen sipas prioriteteve të çdo vendbanimi
  • Ndryshimi i funksionit të fushës duke e kthyer në shesh si vazhdim i bulevardit.
  • Ndërtimi i unazës në pjesën lindore të qytetit (përgjatë kodrave).
  • Zhvendosja e komisariatit të policisë në periferi të qytetit dhe ndryshimi i përdorimit të godinës aktuale në ambiente në funksion të qytetarëve.
  • Përcaktimi i kateve të ndërtesave sipas zonave.
  • Rehabilitimi mjedisor i ish zonës industriale dhe ndërtimi i parkut të qytetit.
  • Nevoja për parashikimin e një projekti për rikonstruksionin e spitalit të qytetit.
  • Rehabilitimi i lagjes hyrëse të qytetit (në pjesën veriore) dhe ndërtimi i terminalit të autobuzave.

Në fund të diskutimit u sqarua se materiali i prezantuar është ende në proces hartimi dhe pavarësisht se nuk u prezantuan të gjitha, nurmi i projekteve të përgatitur nga grupi i punës është rreth 79. Procesi i punës do të vijojë edhe me takime të tjera, jo vetëm me grupin e punës së bashkisë, por edhe me grupe me të vogla interesi në të gjitha njësitë administrative të bashkisë Gramsh, gjatë vizitave në terren.

2017-Sht-22

Dëgjesë Publike mbi Fazën e Parë të hartimit të PPV-së, Bashkia Gramsh

Bashkia Gramsh, më datë 22.09.2017, ora 11:00, organizoi dëgjesën e dytë publike, mbi Analizën Territoriale të bashkisë.

Pjesëmarrës në dëgjesë ishin përfaqësues të studiove konsulente për hartimin e PPV-së për bashkinë Gramsh, përfaqësues të AKPT-së, përfaqësues të bashkisë dhe intelektualë të fushave të ndryshme etj. Të pranishëm ishin rreth 55 persona.

Në dëgjesë u prezantua në mënyrë të përmbledhur analiza e elemenëve përbërës të territoirit të bashkisë,  duke u ndalur në këto pika:

  • Ecuria e procesit për hartimin e Planit të Përgjithshëm Vendor;
  • Bashkia Gramsh në raport me rajonin:
  • Parashikimet e studimeve të mëparshme duke shpjeguar shkurtimisht planet:
  • Këndvështrime të përgjithshme të bashkisë;
  • Analiza e infrastrukturës;
  • Analiza e përdorimit të tokës, ku vihet re mbizotërimi i sistemit natyror;
  • Analiza ekonomike dhe sociale;
  • Analiza e metabolizmit.

Pas përfundimit të prezantimit u zhvillua dhe diskutimi mbi materialin e prezantuar. Çështjet që u ngritën nga pjesëmarrësit në takim kishin të bënin me:

  • Nga aspekti rajonal, lidhja e  Gramshit me Korçën është shumë e mirë, ndërsa lidhja me Beratin mungon, pasi infrastruktura rrugore është e dobët. Mund të shikohet mundësia e riaktivizimit të një linje ekzistuese e cila kalon në Tunjë-Prrenjas-Berat.
  • Problematikë për arsimin vitet e fundit ka qenë mbyllja e shkollave si pasojë e mosaksesimit nga infrastruktura e dobët dhe mungesa e një shkolle profesionale.
  • Duhet të merret parasysh gjatë kësaj faze Strategjia e Zhvillimit të Arsimit deri në 2020 e hartuar për bashkinë Gramsh.
  • Për të zhvilluar turizmin duhet t’i jepet prioritet këtyre elementeve si: Grabova, Liqeni i Dushkut; Shpella e Kabashit; Kullotat alpine të Lenies; Zhvillimi i agroturizmit dhe zhvillimi i turizmit malor.

Në fund të diskutimit u sqarua se materiali i prezantuar është ende në proces hartimi dhe sugjerimet e dhëna do të merren parasysh për t’u pasquruar në dokument.

Procesi i punës do të vijojë edhe me takime të tjera, jo vetëm me grupin e punës së bashkisë, por edhe me grupe me të vogla interesi në të gjitha njësitë administrative të bashkisë Gramsh, gjatë vizitave në terren.

2017-Sht-21

Dëgjesë Publike mbi marrjen e Nismës për hartimin e PPV-së, Bashkia Këlcyrë

Bashkia Këlcyrë, më datë 21.09.2017, ora 12:00, organizoi dëgjesën e parë publike, për njoftimin e fillimit të procesit të hartimi të PPV-së.

Pjesëmarrës në dëgjesë ishin përfaqësues të studiove konsulente për hartimin e PPV-së për bashkinë Këlcyrë, përfaqësues të AKPT-së, përfaqësues të bashkisë dhe intelektualë të fushave të ndryshme etj.

Në dëgjesë u prezantua në mënyrë të përmbledhur procesi i hartimit të PPV-së ku u shpjegua rëndësia e hartimit të dokumentit të planifikimit dhe interesat që rakordon një dokument i tillë, në funksion të qytetarëve, bashkisë dhe investitorëve të mundshëm. Grupi i punës (bashki+studio) kërkoi me insistim mendimin e qytetatëve pëfshirë edhe informacione të ndryshme prej tyre apo edhe vizionin që ata kanë për bashkinë e tyre. Për këtë arsye, të pranishmëve iu shpërndanë formularë tip në mënyre të idetë e shprehur nga publiku të jenë më të konkretizuara.

Pas përfundimit të prezantimit u zhvillua dhe diskutimi mbi materialin e prezantuar. Çështjet që u ngritën nga pjesëmarrësit në takim kishin të bënin me:

  • Mungesa e hapësiëave të gjelbërta, mungesa e hapësirave publike dhe betonizimi i atyre ekzistuese;
  • Brajtisja e fshatrave dhe rënia e popullsisë në përgjithësi në bashki;
  • Mungesa e infrastrukturës bujqësore dhe blegorale, mungesa e infrastrukturës vaditëse;
  • Mungesa e ujit të pijshëm në qytet;
  • Tregu në Këlcyrë bëhet në rrugë dhe mungon një hapësirë e dedikuar;
  • Mungesa e një Unazë rrugore, në mënyrë që rruga nacionale të mos kaloj në mes të qytetit;
  • Sugjerohet patja parasysh në dokumentin e planit e Strategjisë së Zhvillimit të Luginës së Vjosës, një dokument i hartuar me ndihmen e OSBE-së;
  • Ngritja e punishteve të përpunimit të produkteve bujqësore-blegtorale do të sjellë rritje punësimin e popullsisë lokale;
  • Shfrytëzimi i monumenteve të kulturës dhe të natyrës që bashkia ka në territorin e saj në funksion të turizmit

Në fund të diskutimit u sqarua se takimi i organizuar ishte prezantues dhe procesi i punës do të vijojë edhe me takime të tjera, jo vetëm me grupin e punës së bashkisë, por edhe me grupe me të vogla interesi në të gjitha njësitë administrative të bashkisë Këlcyrë, gjatë vizitave në terren.

2017-Sht-21

Dëgjesë Publike mbi marrjen e Nismës për hartimin e PPV-së, Bashkia Përmet

Bashkia Përmet, më datë 21.09.2017, ora 10:00, organizoi dëgjesën e parë publike, për njoftimin e fillimit të procesit të hartimi të PPV-së.

Pjesëmarrës në dëgjesë ishin përfaqësues të studiove konsulente për hartimin e PPV-së për bashkinë Përmet, përfaqësues të AKPT-së, përfaqësues të bashkisë dhe intelektualë të fushave të ndryshme etj.

Në dëgjesë u prezantua në mënyrë të përmbledhur procesi i hartimit të PPV-së ku u shpjegua rëndësia e hartimit të dokumentit të planifikimit dhe interesat që rakordon një dokument i tillë, në funksion të qytetarëve, bashkisë dhe investitorëve të mundshëm. Grupi i punës (bashki+studio) kërkoi me insistim mendimin e qytetatëve pëfshirë edhe informacione të ndryshme prej tyre apo edhe vizionin që ata kanë për bashkinë e tyre. Për këtë arsye, të pranishmëve iu shpërndanë formularë tip në mënyre të idetë e shprehur nga publiku të jenë më të konkretizuara.

Pas përfundimit të prezantimit u zhvillua dhe diskutimi mbi materialin e prezantuar. Çështjet që u ngritën nga pjesëmarrësit në takim kishin të bënin me:

  • Zona ushtarake përmban një potencial të lartë për t’u përdour në funksion të turizmit;
  • Harmonizimi i lartësisë së godinave të qytetit të Përmetit për të ruajtur dhe identitetin;
  • Fshatrat nuk shërbehen me infrastrukturat kryesore dhe nuk kanë as qendra;
  • Qendra historike e Përmetit mbart potencial turistik gjithashtu. Aktualisht nuk janë evidentuar ndërtesa të kategorisë së parë apo të dytë. Mund të ndërjyet me mure gurë dhe çati me rasa guri;
  • Zhvillimi ekonomik i bashkisë së Përmetit mund të vij nga shfrytëzimi i turizmit të qëndrueshëm dhe agrobiznesit;
  • Nëse bashkia e Përmetit e mbështet ekonominë e saj tek turizmi, atëherë duhet mbrojtur detyrimisht lumi Vjosa, i rrezikuar nga HEC-et por edhe nga mbetjet e hedhura nga qyteti apo fshatrat;
  • Mungesa e mundësive ka çuar në largimin e rinisë nga bashkia Permet. Edhe papunësia është e madhe;
  • Infrastruktura e dobët në zonën e fshatrave të Dangëllisë. Nevojitet përmirësimi i lidhjeve rrugore Përmet-Korçë, Përmet-Ersëkë dhe Përmet-Skrapar;
  • Zhvillimi i industrisë përpunuese bujqësore dhe blegtorale, mundësi për zhvillim ekonomik;
  • Zhvillimi i aktiviteteve blegtorale në kufijtë e qytetit ka ulur cilësinë e jetës në të;
  • Qyteti i Përmetit ka vetëm një hyrje. Nevojiten edhe të paktën 1 apo 2 hyrje të tjera për të shmagur dhe lëvizjen e mjeteve të rënda ;
  • Problem derdhja e ujërave të zeza në Vjosë;

Në fund të diskutimit u sqarua se takimi i organizuar ishte prezantues dhe procesi i punës do të vijojë edhe me takime të tjera, jo vetëm me grupin e punës së bashkisë, por edhe me grupe me të vogla interesi në të gjitha njësitë administrative të bashkisë Kolonjë, gjatë vizitave në terren.

2017-Sht-20

Dëgjesë Publike mbi marrjen e Nismës për hartimin e PPV-së, Bashkia Kolonjë

Bashkia Kolonjë, më datë 20.09.2017, ora 12:00, organizoi dëgjesën e parë publike, për njoftimin e fillimit të procesit të hartimi të PPV-së.

Pjesëmarrës në dëgjesë ishin përfaqësues të studiove konsulente për hartimin e PPV-së për bashkinë Kolonjë, përfaqësues të AKPT-së, përfaqësues të bashkisë dhe intelektualë të fushave të ndryshme etj.

Në dëgjesë u prezantua në mënyrë të përmbledhur procesi i hartimit të PPV-së ku u shpjegua rëndësia e hartimit të dokumentit të planifikimit dhe interesat që rakordon një dokument i tillë, në funksion të qytetarëve, bashkisë dhe investitorëve të mundshëm. Grupi i punës (bashki+studio) kërkoi me insistim mendimin e qytetatëve pëfshirë edhe informacione të ndryshme prej tyre apo edhe vizionin që ata kanë për bashkinë e tyre. Për këtë arsye, të pranishmëve iu shpërndanë formularë tip në mënyre të idetë e shprehur nga publiku të jenë më të konkretizuara.

Pas përfundimit të prezantimit u zhvillua dhe diskutimi mbi materialin e prezantuar. Çështjet që u ngritën nga pjesëmarrësit në takim kishin të bënin me:

  • Përcaktimi i kufijve të fshatrave;
  • Përmirësimi i sigurisë në malin e Gramozit në funksion të turizmit;
  • Pelegrinazhi fetar që kryhet në kishën e fshatit Vodicë;
  • Mungojnë sinjalistikat informuese për pikat turistike;
  • Leskoviku, një zonë me potencial të turizmit shëndetësor, nëse llixhat e Leskovikut vihen në funksion të një spitali të mundshëm. Pranë llixhave ndodhet edhe një kanion;
  • Leskoviku ka një traditë mjaft të mirë në vreshtari, prodhimin e verës dhe rakisë;
  • Në dalje të qytetit të Ersekës ndodhet një tokë publike prej rreth 8.7 ha, e cila mund të përdoret për ngritjen e një impjanti sportiv, ku ekipet e futbollit nga e gjithë Shqipëria por edhe më tej mund të mblidhen për stërvitje disa-javore;
  • Ka një mungesë të madhe në menaxhimin e mbetjeve. Në hyrje të çdo fshati gjen grumbuj me mbeturina;
  • Amortizimi i rrugës nacionale Korçë-Leskovik ka sjellë për pasojë mungesën e aksesit në treg të produkteve të zonës dhe vështirësi në jetesën e banorëve;
  • Gjatë dëgjesave për hartimin e projekt-buxhetit të bashkisë janë ngritur problematika lidhur me: ujësjellësin,  ndriçimin dhe infrastrukturën rrugore;
  • Në zonë është zhvilluar grumbullimi i bimëve medicinale dhe frutave të thata. Sugjerohet përpunimi i tyre në vend për të rritur vlerën e tyre në treg;
  • Siperfaqja me përdorim të veçante, varreza, ka arritur limitin e kapacitetit mbajtës.

Në fund të diskutimit u sqarua se takimi i organizuar ishte prezantues dhe procesi i punës do të vijojë edhe me takime të tjera, jo vetëm me grupin e punës së bashkisë, por edhe me grupe me të vogla interesi në të gjitha njësitë administrative të bashkisë Kolonjë, gjatë vizitave në terren.

2017-Sht-20

Dëgjesë Publike mbi Fazën e Parë të hartimit të PPV-së, Bashkia Belsh

Bashkia Belsh, më datë 20.09.2017, ora 11:00, organizoi dëgjesën e dytë publike, mbi Analizën Territoriale të bashkisë Belsh.

Pjesëmarrës në dëgjesë ishin përfaqësues të studiove konsulente për hartimin e PPV-së për bashkinë Belsh, përfaqësues të AKPT-së, përfaqësues të bashkisë Belsh dhe intelektualë të fushave të ndryshme etj. Të pranishëm ishin rreth 40 persona.

Në dëgjesë u prezantua në mënyrë të përmbledhur analiza e elemenëve përbërës të territoirit të bashkisë,  duke u ndalur në këto pika:

  • Ecuria e procesit për hartimin e Planit të Përgjithshëm Vendor;
  • Bashkia Belsh në raport me rajonin:
  • Parashikimet e studimeve të mëparshme duke shpjeguar shkurtimisht planet:
  • Këndvështrime të përgjithshme të bashkisë;
  • Analiza e infrastrukturës;
  • Analiza e përdorimit të tokës, ku vihet re mbizotërimi i sistemit bujqësor;
  • Analiza ekonomike dhe sociale;
  • Analiza e metabolizmit.

Pas përfundimit të prezantimit u zhvillua dhe diskutimi mbi materialin e prezantuar. Çështjet që u ngritën nga pjesëmarrësit në takim kishin të bënin me:

  • Nga pjesëmarrësit në dëgjesë doli në pah nevoja e bashkisë për një treg bujqësor dhe blegtoral më të madh si edhe lëvizja e tregut aktual në një pozicion më të favorshëm në qytet.
  • Është i nevojshëm nevoja e shtimit të hapësirave me ullishte, vreshta dhe duhan si edhe vendosja e fabrikave në  zonat periferike të qendrave të banuara.
  • Derdhja e ujërave të zeza në liqene është e dëmshme jo vetëm për mjedisin por edhe për zonat urbane.
  • Sistemi vaditës aktual nuk është i mjaftueshëm prandaj mund të jetë e nevojshme marrja e ujit nga lumi Devoll për krijimin e linjave të reja vaditëse, si edhe ripërdorimi i linjave ekzistuese.
  • Ndërtimi i një stadiumi do të shërbente si një nxitës për zhvillimin e sporteve tër zhvillimin e sporteve të ndryshme si edhe plotësimi i qendrave urbane me shërbime publike dhe sociale.
  • Krijimi i një lidhjeje midis liqeneve më të rëndësishme shihet si një domosdoshmëri për zhvillimin e turizmit.
  • Ruajtja e aseteve natyrore si edhe zgjerimi i transportit urban duhet të jenë prioritet gjatë hartimit të planit.

Në fund të diskutimit u sqarua se materiali i prezantuar është ende në proces hartimi dhe sugjerimet e dhëna do të merren parasysh për t’u pasquruar në dokument.

Procesi i punës do të vijojë edhe me takime të tjera, jo vetëm me grupin e punës së bashkisë, por edhe me grupe me të vogla interesi në të gjitha njësitë administrative të bashkisë Belsh, gjatë vizitave në terren.

2017-Sht-15

Dëgjesë Publike mbi Fazën e Parë të hartimit të PPV-së, Bashkia Mirditë

Bashkia Mirditë, më datë 15.09.2017, ora 11:00, organizoi dëgjesën e parë publike, mbi Analizën Territoriale të bashkisë.

Pjesëmarrës në dëgjesë ishin përfaqësues të studiove konsulente për hartimin e PPV-së për bashkinë Mirditë, përfaqësues të AKPT-së, përfaqësues të bashkisë dhe intelektualë të fushave të ndryshme etj.

Në dëgjesë u prezantua në mënyrë të përmbledhur analiza e elemenëve përbërës të territoirit të bashkisë,  duke u ndalur në këto pika:

  • Ecuria e procesit për hartimin e Planit të Përgjithshëm Vendor sipas fazave;
  • Struktura ligjore dhe hierarkia e planeve;
  • Rëndësia e hartimit të dokumentit të planifikimit;
  • Profili i bashkisë (vendodhja, potencialet e bashkisë, problematikat etj.);
  • Përdorimi i tokëes;
  • Mjedisi;
  • Infrastruktura;
  • Analiza SWOT;
  • Menaxhimi i mbetjeve;
  • Potencialet natyrore dhe kulturore, etj.

Pas përfundimit të prezantimit u zhvillua dhe diskutimi mbi materialin e prezantuar. Çështjet që u ngritën nga pjesëmarrësit në takim kishin të bënin me:

  • Ndërhyrjet e nevojshme në përmirësimin e rrugëve lokale, lidhjet me njësitë administrative dhe fshatrat. Gjithashtu duhet ndërhyrje në infrastrukturën e kanalizimeve të ujërave të ndotura, ujit të pijshëm dhe kanaleve vaditës.
  • Plani duhet të shikoje me një interes të veçantë zonat me pasuri natyrore dhe kulturore:
  1. Parku Natyror i Munellës (kafshw endemike);
  2. Kroi i Bardhë;
  3. Mali i Shejtit;
  4. Parku i Poçarit;
  5. Bjeshkët e Kaçinarit;
  6. Zona e Oroshit;
  7. Kazaçi;
  8. Meshurdhi;
  9. Qendra e Principatws sw Arbrit;
  10. Kisha e Rubikut;
  11. Urat e Dënurit (Vau i Madh);
  12. Mullinjtë e Ujit;
  13. Burgu i Spaçit;
  14. Kullat;
  15. Shpellat e zonës së Selitës.
  16. Etj.
  • Shqyrtimi i ndërtimeve informale në Planin e Përgjithshëm Vendor.
  • Marrja në konsideratë nga S. Konsulente e Planeve Operacionale të hartuara nga njësitë vendorë përpara ndarjes së re administrative.
  • Rënia e ndjeshme e popullsisë si pasojë e mungesës së shërbimeve në zonat rurale.
  • Shfrytëzimi si potencial turistik i liqenit i formuar nga ndërtimi i hidrocentralit ne lumin Fani i Madh.
  • Rehabilitimi i rrugës Reps – Spaç dhe ndërhyrje në burgun e Spaçit (edhe pse është bërë një ndërhyrje nga IMK).
  • Potencialet e shumta mbi zhvillimin e turizmit malor.
  • Marrja në konsideratë e lidhjes infrastrukturore (të vjetër) Shkodër - Orosh - Prizren.
  • Mbrojtja e pyjeve dhe shfrytëzimi i tyre në funksion të turizmit.
  • Evidentimi i të gjithë monumenteve të Natyrës/Kulturës si dhe zgjerimi i kësaj liste me objektë të tjera të cilat kanë potencial..
  • Mungesa e energjisë elektirke në zonat e thella rurale.
  • Duhet ndërhyrje në urën mbi Fanin e Madh (ura mbi rrugën hyrëse për në Rrëshen).

Në fund të diskutimit u sqarua se materiali i prezantuar është ende në proces hartimi dhe sugjerimet e dhëna do të merren parasysh për t’u pasquruar në dokument.

Procesi i punës do të vijojë edhe me takime të tjera, jo vetëm me grupin e punës së bashkisë, por edhe me grupe me të vogla interesi në të gjitha njësitë administrative të bashkisë Mirditë, gjatë vizitave në terren.

2017-Sht-14

Dëgjesë Publike mbi Fazën e Parë të hartimit të PPV-së, Bashkia Pukë

Bashkia Pukë, më datë 14.09.2017, ora 11:00, organizoi dëgjesën e parë publike, mbi Analizën Territoriale të bashkisë Pukë.

Pjesëmarrës në dëgjesë ishin përfaqësues të studiove konsulente për hartimin e PPV-së për bashkinë Pukë, përfaqësues të AKPT-së, përfaqësues të bashkisë dhe intelektualë të fushave të ndryshme etj.

Në dëgjesë u prezantua në mënyrë të përmbledhur analiza e elemenëve përbërës të territoirit të bashkisë,  duke u ndalur në këto pika:

  • Ecuria e procesit për hartimin e Planit të Përgjithshëm Vendor sipas fazave;
  • Struktura ligjore dhe hierarkia e planeve;
  • Rëndësia e hartimit të dokumentit të planifikimit;
  • Profili i bashkisë (vendodhja, potencialet e bashkisë, problematikat etj.);
  • Përdorimi i tokëes;
  • Mjedisi;
  • Infrastruktura;
  • Analiza SWOT

Pas përfundimit të prezantimit u zhvillua dhe diskutimi mbi materialin e prezantuar. Çështjet që u ngritën nga pjesëmarrësit në takim kishin të bënin me:

  • Rënia e popullsisë dhe impakti i saj në fushën e arsimit. Si pasojë e mungesës së nxënësve në disa fshatra ka shkaktuar mbylljen e shkollave. Kjo ka ardhur edhe si pasojë e infrastrukturës së dobët.
  • Turizmi malor / natyror duhet të jetë prioritet në drejtimin e zhvillimit të turizmit për bashkinë Pukë.
  • Duhen ndërhyrje urgjente në rrjetin infrastrukturor kombëtar si dhe atë lokal.
  • Duke qenë se  një nga problematikat kryesore të bashkisë është largimi i popullsisë, është e nevojshmë që investimet e bashkisë të jenë të shpërndara në të gjithë territoritn e saj.
  • Pasuritë natyrore (burime mineralesh) dhe kulturore të zonës së Kabashit. Gjithashtu në këtë zonë ka shumë pasuri arkelogjike të pa zbuluar.
  • Ndotjet e shkaktuara nga vend depozitimi i mbetjeve në hyrje të qytetit.
  • Mungesa e ujit të pijshëm i cili në qytet vjen me orar ndërsa në shumicën e zonave rurale nuk ka ujësjellës.
  • Ndërtimi i një spitali “Sanatorium” në pyllin brenda qytetit.
  • Mundësitë e zgjerimit të qytetit. Disa nga pjesëmarrësit sugjeruan që qyteti duhet të zhvillohet drejt hanit të Laçit (drejt perëndimit).

Në fund të diskutimit u sqarua se materiali i prezantuar është ende në proces hartimi dhe sugjerimet e dhëna do të merren parasysh për t’u pasquruar në dokument.

Procesi i punës do të vijojë edhe me takime të tjera, jo vetëm me grupin e punës së bashkisë, por edhe me grupe me të vogla interesi në të gjitha njësitë administrative të bashkisë Pukë, gjatë vizitave në terren.

2017-Gsh-30

Dëgjesë Publike për njoftimin e marrjes së Nismës për hartimin e PPV-së, Bashkia Gramsh

Bashkia Gramsh, më datë 30.08.2017, ora 10:00, organizoi dëgjesën publike për marrjen e Nismës për hartimin e Planit të Përgjithshëm Vendor.

Pjesëmarrës në dëgjesë ishin përfaqësues të studiove konsulente për hartimin e PPV-së për bashkinë Gramsh, përfaqësues të AKPT-së, përfaqësues të bashkisë Gramsh dhe intelektualë të fushave të ndryshme etj. Të pranishëm ishin rreth 100 persona.

Në dëgjesë u prezantua në mënyrë të përmbledhur procesi nëpër të cilin kalon hartimi i dokumentit të Planit të Përgjithshëm Vendor,  duke u ndalur në këto pika:

  • Pse hartohet Plani i Përgjithshëm Vendor;
  • Përmbajtja e Planit të Përgjithshëm Vendor:
  1. Dokumenti i Strategjisë Territoriale;
  2. Dokumenti i Planit të Zhvillimit;
  3. Dokumenti i Rregullores;
  4. Dokumenti i Vlerësimit Strategjik Mjedisor;
  5. PIK  (Plani i Investimeve Kapitale).
  • Përshtypjet e marra nga vizitat në terren:
  1. Peizazhi dramatik;
  2. Lidhja e elementeve: zonë urbane-natyrë-ujë;
  3. Lugina e Devollit;
  4. Kanionet;
  5. Liqenet;
  6. Natyra.
  • Takimet e parashikuara, ku janë planifikuar të paktën edhe 5 dëgjesa të tjera publike;
  • Përbërja e grupit të punës së studios konsulente dhe stafit të bashkisë;
  • Ngritja e Forumit Këshillimor Vendor dhe rëndësia e tij;
  • Timeline i procesit të punës së hartimit të PPV-së deri në miratimin e tij;
  • Financuesit e procesit.

Pas përfundimit të prezantimit u zhvillua dhe diskutimi mbi materialin e prezantuar. Çështjet që u ngritën nga pjesëmarrësit në takim kishin të bënin me:

  •  Cili do të jetë procesi i zhvillimit të zonave rurale të pazhvilluara, të cilat kanë edhe vështirësi aksesi në sajë të infrastrukturës së dobët rrugore?
  • Zonat rurale po përballen me një nevojë për zgjerim të sistemit urban, çka mund të sjellë një konvertim të sistemit bujqësor.
  • Infrastruktura rrugore është në gjendje të mirë për akset kryesore, por mungon/është në gjendje të dobët për akset e brëndshme, jo vetëm brenda zonave rurale por edhe lidhja midis tyre.
  • Cili do të jetë ndikimi i drejtpërdrejtë i planit te banorët e bashkisë?
  • Zhvillimi i turizmit është i rëndësishëm për territorin e bashkisë, por më e rëndësishme është zhvillimi i bujqësisë për të rritur mirëqenien e jetesës së banorëve.
  • Takimet me grupet e interesit dhe me shoqërinë civile, nuk duhet të përqendrohen vetëm në qytetin e Gramshit, por në të gjitha njësitë administrative të bashkisë.
  • Në zonën e Gramshit janë gjendur disa rrënoja të qytetërimeve antike dhe besohet se mund të ketë edhe rrënoja të tjera. Duhet patur parasysh ky fakt gjatë mbledhjes së të dhënave për analizën, për evidentimin e këtyre zonave.
  • Është i nevojshëm krijimi i një landfilli, për menaxhimin e mbetjeve urbane, ose krijimi i një rrjeti menaxhimi dhe mirëmbajtjeje i gropave septike.
  • Të dhënat e popullsisë duhet t’i referohen gjendjes civile, pasi kanë ndryshime nga të dhënat e INSTAT-it.
  • Ka probleme me rrjetet e ujësjellës-kanalizimeve në zonat rurale, si edhe me furnizimin me ujë të pijshëm.

Në fund të diskutimit u sqarua se takimi i organizuar ishte prezantues dhe procesi i punës do të vijojë edhe me takime të tjera, jo vetëm me grupin e punës së bashkisë, por edhe me grupe me të vogla interesi në të gjitha njësitë administrative të bashkisë Gramsh, gjatë vizitave në terren.

2017-Gsh-29

Dëgjesë Publike për njoftimin e marrjes së Nismës për hartimin e PPV-së, Bashkia Belsh

Bashkia Belsh, më datë 29.08.2017, ora 10:30, organizoi dëgjesën publike për marrjen e Nismës për hartimin e Planit të Përgjithshëm Vendor.

Pjesëmarrës në dëgjesë ishin përfaqësues të studiove konsulente për hartimin e PPV-së për bashkinë Belsh, përfaqësues të AKPT-së, përfaqësues të bashkisë Belsh dhe intelektualë të fushave të ndryshme etj. Të pranishëm ishin rreth 70 persona.

Në dëgjesë u prezantua në mënyrë të përmbledhur procesi nëpër të cilin kalon hartimi i dokumentit të Planit të Përgjithshëm Vendor,  duke u ndalur në këto pika:

  • Pse hartohet Plani i Përgjithshëm Vendor;
  • Përmbajtja e Planit të Përgjithshëm Vendor:
  1. Dokumenti i Strategjisë Territoriale;
  2. Dokumenti i Planit të Zhvillimit;
  3. Dokumenti i Rregullores;
  4. Dokumenti i Vlerësimit Strategjik Mjedisor;
  5. PIK  (Plani i Investimeve Kapitale).
  • Përshtypjet e marra nga vizitat në terren:
  1. Peizazhi linear;
  2. Bujqësia e zhvilluar;
  3. Horizontaliteti i peizazhit ndërtimor;
  4. Liqenet.
  • Takimet e parashikuara, ku janë planifikuar të paktën edhe 5 dëgjesa të tjera publike;
  • Përbërja e grupit të punës së studios konsulente dhe stafit të bashkisë;
  • Ngritja e Forumit Këshillimor Vendor dhe rëndësia e tij;
  • Timeline i procesit të punës së hartimit të PPV-së deri në miratimin e tij;
  • Financuesit e procesit.

Pas përfundimit të prezantimit u zhvillua dhe diskutimi mbi materialin e prezantuar. Çështjet që u ngritën nga pjesëmarrësit në takim kishin të bënin me:

  • Pikë problematike e cila shtrihet në të gjithë territorin e bashkisë, si në zonat urbane dhe më tepër në zonat rurale është mungesa e rrjetit të ujësjellës-kanalizimeve. Gjithashtu ka mungesa të theksuara të sistemin të ujitjes dhe kullimit.
  • Bujqësia është duke u zhvilluar, por një faktor i rëndësishëm i cili ndikon në zhvillimin e mëtejshëm të saj është mungesa e një tregu, ku mund të grumbullohen fillimisht dhe më pas të tregtohen produktet bujqësore.
  • Bashkia vuan nga një mungesë e madhe e shërbimeve publike duke përmendur mungesën e një banke, hotelerisë, restoranteve etj.

Në fund të diskutimit u sqarua se takimi i organizuar ishte prezantues dhe procesi i punës do të vijojë edhe me takime të tjera, jo vetëm me grupin e punës së bashkisë, por edhe me grupe me të vogla interesi në të gjitha njësitë administrative të bashkisë Belsh, gjatë vizitave në terren.

2017-Kor-19

Dëgjesë Publike mbi Fazën e Strategjisë Territoriale të hartimit të PPV-së, Bashkia Klos

Bashkia Klos, më datë 19.07.2017, ora 11:00, organizoi dëgjesën publike mbi “Prezantimin e dokumentit të Strategjisë Territoriale” në kuadër të hartimit të Planit të Përgjithshëm Vendor.

Pjesëmarrës në dëgjesë ishin përfaqësues të studiove konsulente për hartimin e PPV-së për bashkinë Klos, përfaqësues të AKPT-së, përfaqësues të bashkisë Klos dhe intelektualë të fushave të ndryshme etj. Të pranishëm ishin rreth 40 persona.

Në dëgjesë u prezantua “Strategjia Territoriale” duke theksuar çështjet kryesore të cilat ishin përmbledhur në këto pika:

  • Hartat mbi Analizën e Thelluar të Territorit;
  • Rezultatet e Anketave;
  • Vizioni i bashkisë Klos;
  • Orientimet Strategjike të Zhvillimit;
  • Plani i Veprimeve;
  • Projektet Pilot.

Pas përfundimit të prezantimit u zhvillua dhe diskutimi mbi materialin e prezantuar. Çështjet që u ngritën nga pjesëmarrësit në takim kishin të bënin me:

  • Parkun e Gjelbër të propozuar në Verilindje të qytetit të Klosit;
  • Vendndodhja dhe sipërfaqja e tregut të propozuar të qytetit;
  • Propozimet në lidhje me zhvillimin e bujqësisë në zonat rurale;
  • Sugjerimet mbi iterenarin e bypass-it për të qenë më në verilindje si edhe për orientimin e zhvillimit të qytetit drejt jugut;
  • Sugjerimet mbi lidhjen e qytetit të Klosit me rrugën e Arbërit nëpërmjet fshatit Fshat dhe jo nga mali i Cukalit;
  • Propozime mbi zhvillimin e zonës së lumit Mat drejt Kullës së Vashës si zonë kampingu.

Në përfundim të takimit u diskutua mbi disa çështje të lidhura me mbrojtjen e mjedisit si edhe me pasuritë natyrore të zonës.

2017-Kor-19

Dëgjesë Publike mbi Fazën e III të hartimit të PPV-së, Bashkia Tropojë

Bashkia Tropojë, më datë 19.07.2017, ora 11:00, organizoi dëgjesën publike mbi “Prezantimin e Planit të Zhvillimit të Territorit, Rregullores dhe Vlerësimit Strategjik Mjedisor” në kuadër të hartimit të Planit të Përgjithshëm Vendor.

Pjesëmarrës në dëgjesë ishin përfaqësues të studiove konsulente për hartimin e PPV-së për bashkinë Tropojë, përfaqësues të AKPT-së, përfaqësues të bashkisë Tropojë, përfaqësues të DLDP-së dhe intelektualë të fushave të ndryshme etj. Të pranishëm ishin rreth 44 persona. 

Në dëgjesë u prezantua në mënyrë të përmbledhur “Analiza, Strategjia dhe Plani i Zhvillimit të Territorit” duke theksuar çështjet kryesore të cilat ishin përmbledhur në këto pika:

  • Mbrojtja e mjedisit;
  • Ruajtja e vlerave kulturore;
  • Zhvillimi i turizmit;
  • Fuqizimi i bujqësisë dhe blegtorisë;
  • Përmirësimi i aksesueshmërisë në territor dhe në lidhjet e brendshme;
  • Konsolidimi i qebdrave urbane dhe rurale;
  • Përditësimi dhe ngritja e infrastrukturës bazë urbane;
  • Përmirësimi i bashkëpunimit ndërkufitar.

Nga grupi i studios konsulente u prezantua edhe dokumenti i “Vlerësimit Strategjik Mjedisor”, nga ku konkluzioni ishte se programet dhe projektet e propozuara zhvillimore nuk kanë impakt negativ për bashkinë Tropojë. Projektet të cilat kishin impakt negativ për mjedisin ishin të lidhura me infrastrukturën.

Pas përfundimit të prezantimit u zhvillua dhe diskutimi mbi materialin e prezantuar. Çështjet që u ngritën nga pjesëmarrësit në takim kishin të bënin me:

  • Parashikimet e PPV-së në lidhje me zhvillimet në zonën e Valbonës;
  • Parashikimet për plotësimin e kërkesave në rritje të akomodimit të turistëve;

Në përfundim të takimit u theksua se pikat kryesore të PPV-së do të jenë të ekspozuara për të gjithë qytetarët për të dhënë propozime dhe komente mbi përmirësimin e materialit.

2017-Qer-13

Dëgjesë Publike mbi hartimin e raportit të VSM-së, Bashkia Shijak

Më datë 13.06.2017, në orën 13:00, në ambientet e Njësisë Administrative Xhafzotaj u zhvillua dëgjesa publike për prezantimin e raportit paraprak të Vlerësimit Strategjik Mjedisor në kuadër të Hartimit të Planit të Përgjithshëm Vendor.

Në takim ishin prezentë rreth 20 persona, përfaqësues të bashkisë, përfaqësues të studios konsulente për hartimin e planit, përfaqësues të AKPT-së dhe pjestarë të komunitetit.

Pikat ku u vendos më tepër rëndësia gjatë prezantimit të raportit paraprak të VSM-së ishin:

  • Rregullorja dhe Direktivat që ndjek VSM-ja;
  • Objektivi i ligjit sipas Rregullores së VSM-së në Shqipëri, hapat që ndjek procesi i Vlerësimit Strategjik Mjedisor;
  • Ligjet shqiptare që janë marrë në konsideratë dhe Strategjitë Kombëtare;
  • Përmbajtja e raportit paraprak të VSM-së;
  • Vizioni: Karakteristikat e territorit të Bashkisë, mundësitë e përmirësimit të potencialeve të tij, nevojat urgjente që paraqiten;
  • Metodologjia: Evidentimi problemeve mjedisore, ndikimet e mundshme të veprimeve, treguesit që do të jenë subjekt i monitorimit;
  • Vlerësimi i disa alternativave/skenarëve, të cilat ndihmojnë në evidentimin e efekteve të ndryshme të ndikimit në mjedis;
  • Faza e monitorimit, përcaktimi i indikatorëve për secilin sektor.

Diskutimi i mbajtur pas prezantimit u përqëndrua në këto pika:

  • Impakti i zonës industriale Maminas, paraqitja ne raport dhe propozimet lidhur me të. U sqarua se zona industriale është përfshirë në raport dhe masat e marra nga VSM-ja lidhen me mos lejimin e zgjerimit të kësaj zone dhe trajmin e impakteve që sjell;
  • Impakti mjedisor që sjell desifikimi i zonave urbane. U sqaurua se kjo përqasje planifikimi ruan tokën bujqësore dhe atë natyrore;
  • Impaktin e dy stacioneve të antenave që ndodhen në territorin e Bashkisë Shijak dhe zonat e tyre buffer-ike. Nga hartuesit u sqarua se nuk janë vlerësuar këto stacione pasi statusi i tyre nuk është i qartë dhe menaxhohen në nivel qëndror dhe jo lokal;
  • Sektori i pyjeve, propozimet dhe masat e marra për shtimin e tyre. U sqarua që janë të parashikuara dhe janë pjesë e dokumentacionit të planit ripyllëzimi dhe mbjellja e pemëve të reja anës shtratit të lumit, të cilat ndihmojnë jo vetëm në përmirësimin e sektorit të turizmit por edhe në përmirësim e efekteve të erozionit.

Në fund të takimit hartuesit u shprehën se do të marrin parsysh sugjerimet e dala nga takimi dhe do ti bëjnë pjesë të raportit Përfundimtar të VSM-së.

2017-Qer-13

Dëgjesë Publike mbi hartimin e raportit të VSM-së, Bashkia Vorë

Më datë 13.06.2017, në orën 10:00, pranë Bashkisë Vorë u zhvillua dëgjesa publike për prezantimin e raportit paraprak të Vlerësimit Strategjik Mjedisor në kuadër të Hartimit të Planit të Përgjithshëm Vendor.

Në takim ishin prezentë rreth 25 persona, përfaqësues të bashkisë, përfaqësues të studios konsulente për hartimin e planit, përfaqësues të AKPT-së dhe pjestarë të komunitetit.

Pikat ku u vendos më tepër rëndësia gjatë prezantimit të raportit paraprak të VSM-së ishin:

  • Rregullorja dhe Direktivat që ndjek VSM-ja;
  • Objektivi i ligjit sipas Rregullores së VSM-së në Shqipëri, hapat që ndjek procesi i Vlerësimit Strategjik Mjedisor;
  • Përmbajtja e raportit paraprak të VSM-së;
  • Vizioni: Mundësitë e territorit të Bashkisë dhe veprimet e marra në konsideratë;
  • Vlerësimi i disa alternativave/skenarëve, të cilat ndihmojnë në evidentimin e efekteve të ndryshme të ndikimit në mjedis;
  • Objektivat e mbrojtjes mjedisore të krahasuara me objektivat e planit vendor, kriteret dhe treguesit kyç të qëndrueshmërisë;
  • Faza e monitorimit, përcaktimi i indikatorëve për secilin sektor.

Diskutimi i mbajtur pas prezantimit u përqëndrua në këto pika:

  • Përputhshmëria e objektivave të VSM-së me objektivat e planit. U sqarua nga ana e konsulentëve se objektivat përputhen, por ka faktorë të cilat kanë nevojë të monitorohen gjatë përdorimit të planit;
  • Ndikimin negativ të spostimit të trasesë së autostradës pranë linjës së hekurudhës në fshatrat Marqinet dhe Muçaj. U sqarua se devijimi i autostradës bëhet me qëllim që të shtohen hapësirat publike në territorin e bashkisë në mënyrë që kjo hapësirë publike të jetë pjesë e përdorshme nga banorët dhe ndikimi në mjedis nuk ndryshon me situatën aktuale.

Në fund të takimit hartuesit u shprehën se do të marrin parsysh sugjerimet e dala nga takimi dhe do ti bëjnë pjesë të raportit Përfundimtar të VSM-së.

2017-Qer-12

Dëgjesë Publike mbi hartimin e raportit të VSM-së, Bashkia Durrës

Më datë 12.06.2017, në orën 12:00, pranë Bashkisë Durrës u zhvillua dëgjesa publike për prezantimin e raportit paraprak të Vlerësimit Strategjik Mjedisor në kuadër të Hartimit të Planit të Përgjithshëm Vendor.

Në takim ishin prezentë rreth 30 persona, përfaqësues të bashkisë, përfaqësues të studios konsulente për hartimin e planit, përfaqësues të AKPT-së dhe pjestarë të komunitetit.

Pikat ku u vendos më tepër rëndësia gjatë prezantimit të raportit paraprak të VSM-së ishin:

  1. Normativat dhe hapat që ndjek VSM-ja;
  2. Përmbajtja e raportit paraprak të VSM-së;
  3. Metodologjia: identifikimi i problemeve, studimi i aspekteve mjedisore, ku plani hartohet paralelisht, përcaktimi i parametrave mbi të cilat bëhet monitorimi;
  4. Vlerësimi i disa alternativave/skenarëve, të cilat ndihmojnë në evidentimin e efekteve të ndryshme të ndikimit në mjedis;
  5. Objektivat e mbrojtjes mjedisore të krahasuara me objektivat e planit vendor – rezultati është pozitiv;
  6. Vlerësimi i ndikimeve të rëndësishme dhe ndërhyrjeve kritike, mbrojtja e bregdetit dhe habitateve natyrore;
  7. Faza e monitorimit, përcaktimi i indikatorëve për secilin sektor.

Diskutimi i mbajtur pas prezantimit u përqëndrua në këto pika:

  1. Impakti negativ i Planit dhe si trajtohen ndërhyrjet negative në Raportin e VSM-së;
  2. Si përputhen objektivat e PPV-së me objektivat e VSM-së, për të cilat u tha se janë në të njëjtën linjë dhe vlerësimi i objektivave rezulton pozitiv;
  3. Sugjerimet e VSM-së në lidhje me turizmin dhe portin e qytetit të Durrësit, ku hartuesit shpjeguan se jane sugjeruar një sërë ndërhyrjesh për përmirësimin e erozionit, krijimin e Parkut Unazor Rajonal Kodrinor në mbrojtje të bregut;
  4. Spostimi i landfillit, ndarja e mbetjeve në burim dhe përcaktimi i vendeve për depozitimin e inerteve.

Në fund të takimit u tha se duhen qartësuar sugjerimet dhe konkluzionet e dala nga VSM-ja në lidhje me përmirësimin e cilësisë së ajrit, tokës, ujit dhe mbetjeve urbane. Hartuesit e VSM-së u shprehën se do të marrin parasysh të gjithë sugjerimet e dala nga takimi dhe do ti bëjnë pjesë të Raportit Përfundimtar të VSM-së.

2017-Qer-09

Dëgjesë Publike mbi hartimin e Planit të Zhvillimit dhe Rregullores për PPV-në, Bashkia Malësi e Madhe

Më datë 09.06.2017, në orën 10:00, pranë zonës Gruemirë u zhvillua takimi mbi Planin e Zhvillimit në kuadër të hartimit të PPV-së për territorin e bashkisë Malësi e Madhe.

Në takim ishin prezentë përfaqësues të bashkisë, përfaqësues të studios konsulente për hartimin e planit, përfaqësues të AKPT-së dhe pjestarë të komunitetit.

Në dëgjesë u prezantua shkurtimisht një përmbledhje e ecurisë së procesit të hartimit të dokumentit të PPV-së dhe  draft dokumenti i Fazës së Tretë, duke u përqëndruar në këto pika:

  • Potencialet e dy zonave kryesore të territorit të bashkisë, zona bregore (bregliqenore) dhe zona ndërkufitare;
  • 5 sistemeve territoriale dhe prioritetet e zhvillimit për secilin nga sistemet, duke u vendosur theksi në zonat e mbrojtura;
  • Lidhja strategjike e PPV-së me PKST Alpet, si një  document planifikimi i një hierarkie më të lartë;
  • Projektet në lidhje me infrastrukturën si: Kategorizimi i rrugëve; propozime për disa kryqëzime; vendosja e elementëve mbrojtës në akset rrugore; shtrirja e transportit publik sipas tipit fundorë dhe unazorë;
  • Proritarizimi i projekteve pilote në bazë të objektivave të bashkisë, duke u ndarë në 3 faza kohore;
  • Objektivat kryesore të dokumentit të Vlerësimit Strategjik Mjedisor si: Zhvillimi i qëndrueshëm, formimi i vendbanimeve dhe ruajtja dhe zhvillimi i pasurive kombëtare.

Diskutimi i mbajtur pas prezantimit u përqëndrua në këto pika:

  • Parashikime për projekte mbi zhvillimin e bimëve aromatike;
  • Parashikime mbi një plan menaxhimi për shfrytëzimin e hidrocentraleve për vaditjen e zonës fushore;
  • Trajtimi i mbetjeve të ngurta;
  • Sigurimi i mbrojtjes së zonave të rrezikuara nga erozioni

2017-Qer-09

Dëgjesë Publike mbi hartimin e Planit të Zhvillimit dhe Rregullores për PPV-në, Bashkia Mat

Më datë 09.06.2017, në orën 11:00, pranë Bashkisë Mat u zhvillua takimi mbi Planin e Zhvillimit në kuadër të hartimit të PPV-së.

Në takim ishin prezentë rreth 40 persona, përfaqësues të bashkisë, përfaqësues të studios konsulente për hartimin e planit, përfaqësues të AKPT-së dhe pjestarë të komunitetit.

Në dëgjesë u prezantua shkurtimisht një përmbledhje e Vizionit Strategjik dherendësia e zhvillimit të konsoliduar, mbrojtja e tokës bujqësore dhe mbrojtja e mjedisit.

Pikat ku u vendos më tepër rëndësia ishin:

  • Infrastruktura 2
  1. Akset kryesore lidhëse të Burrelit (rruga e Shkopetit dhe Rrëshenit) do të mbeten funksionale duke u përmirësuar dhe  mirëmbajtur; 
  2. Përmirësimi i rrugëve rurale;
  3. Përfundimi i unazës përreth qytetit të Burrelit.
  • Turizmi
  1. Krijimi i itenerareve peisazhistike
  • Transporti Publik
  1. Propozimi i itenerareve unazore, duke përfshirë disa njësi administrative.
  • Përdorimi i Tokës
  1. Konvertimet nga një sistem në tjetrin.
  2. Ndarja e territorit në 8 zona dhe në rreth 772 njësi strukturore.
  3. Rehabilitimi i zonë industriale në Komsi dhe i zonës së ish SMT-së në Burrel.
  4. Rehabilitimi i Parkut Geraldine dhe zonës përreth.
  5. Përmirësimi i aktiviteteve sportive.
  6.  Përmirësimi i zonave të banimit duke rritur hapësirat publike.

Në fund të prezantimit për materialin e Fazës III, të PPV Bashkia Mat, nga përfaqësuesit e bashkisë u bë dhë një prezantim i shkurtër mbi Planin Buxhetor Afatmesëm.

2017-Maj-05

Dëgjesë Publike mbi fillimin e procesit të hartimit të PPV-së, Bashkia Dropull

Më datë 05.05.2017 në orën 11:00 pranë Bashkisë Dropull u zhvillua takimi mbi fillimin e proçesit të hartimit të Planit të Përgjithshëm Vendor dhe VSM-së pjesë e integruar e këtij plani.

Në takim ishin prezentë përfaqësues të bashkisë, përfaqësues të studios konsulente për hartimin e planit, Universitetit Polis, përfaqësues të Akpt-së, etj.

Në dëgjesë u prezantuan hapat që do të ndiqen përgjatë gjithë proçesit të hartimit të PPV-së, ku ndër më kryesoret ishin:

  • Mbledhja e të dhënave, sipas kërkesave të kuadrit ligjor për hartimin e Raportit të Analizës dhe Vlerësimit të Territorit.
  • Ngritja e një Grupi Pune në Bashki që do të ndjeki procesin e PPV-së.
  • Azhornimi i të dhënave të gjetura në terren.
  • Mospërputhja e të dhënave demografike nga burime të ndryshme.
  • Mungesa e të dhënave në përgjithësi për bashkinë Dropull.

Pas prezantimit të Analizës Territoriale u prezantua edhe Drafti i Vlerësimit Strategjik Mjedisor (VSM-ja). Draft-VSM-ja është mbështetur në analizën e problematikave që ofron territori i bashkisë duke u nisur nga analizimi i të gjithë elementeve përbërës të tij. Duke parashtruar në këtë mënyrë gjendjen ekzistuese dhe pikat e dobëta të këtyre elementeve.

2017-Pri-07

Dëgjesë Publike mbi Fazën e Strategjisë Territoriale të hartimit të PPV-së, Bashkia Tropojë

Në sallën e Këshillit të Bashkisë Tropojë, më datë 07.04.2017, ora 11:00, u mbajt dëgjesa publike mbi “Prezantimin e dokumentit të Strategjisë Territoriale” dhe dokumentin e Vlerësimit Strategjik Mjedisor në kuadër të hartimit të Planit të Përgjithshëm Vendor, për bashkinë Tropojë.

Pjesëmarrës në dëgjesë ishin përfaqësues të studiove konsulente për hartimin e PPV-së për bashkinë Tropojë, përfaqësues të AKPT-së, përfaqësues të bashkisë Tropojë dhe intelektualë të fushave të ndryshme etj.  

Në dëgjesë u prezantua “Strategjia Territoriale” duke theksuar problematikat kryesore të cilat ishin përmbledhur në 8 pika:

  • Mbrojtja e Mjedisit;
  • Ruajtja e vlerave kulturore;
  • Zhvillimi i Turizmit;
  • Fuqizimi i bujqësisë dhe blegtorisë;
  • Përmirësimi i aksesueshmërisë në territor si edhe lidhjet e brendshme;
  • Konsolidimi i qendrave urbane dhe rurale;
  • Ngritja dhe përmirësimi i infrastrukturës bazë urbane;
  • Përmirësimi i bashkëpunimit ndërkufitar.

Pas prezantimit të “Strategjisë Territoriale” u prezantua Faza e Parë e Analizës së “Vlerësimit Strategjik Mjedisor”.

Çështjet që u ngritën nga pjesëmarrësit në takim kishin të bënin me:

  • Problematikat e ndërtimit të Hidrocentraleve në lumin e Valbonës dhe kërkimin e zgjidhjeve alternative për prodhimin e energjisë;
  • Përqëndrimin e investimeve jo vetëm në qytet por edhe në zonat malore të cilat ofrojnë potenciale të mëdha turistike;
  • Problematikat e mëdha të infrastrukturës rrugore dhe elektrike në shumë zona rurale të bashkisë;
  • Mundësitë e financimit të projektit “Adriatik-Alpe” si një projekt jetik për rajonin, i cili konsiston në ndërtimin e aksit “Shkodër-Bajram Curri-Gjakovë”;
  • Mundësitë e përpunimit të mbetjeve në vend për arsye të kostos më të ulët;
  • Promovimin e prodhimit të produkteve tradicionale dhe nxitjen e punës artizanale;
  • Integrimin e planit me vendet fqinje si Mali i Zi dhe Kosova.

2017-Mar-10

Dëgjesë Publike mbi Fazën e Analizës Territoriale të hartimit të PPV-së, Bashkia Vau Dejës

Në ambientet e njësisë Bushat, në Bashkinë Vau Dejës, më datë 10.03.2017, ora 11:00 u mbajt dëgjesa publike mbi “Analizën e thelluar dhe Vlerësimin e Territorit” në kuadër të hartimit të Planit të Përgjithshëm Vendor, për bashkinë Vau Dejës.

Pjesëmarrës në dëgjesë ishin përfaqësues të studiove konsulente për hartimin e PPV-së për bashkinë Vau Dejës, përfaqësues të AKPT-së, përfaqësues të bashkisë Vau Dejës dhe intelektualë të fushave të ndryshme etj.

Pikat kryesore që u diskutuan në takim kishin të bënin me:

  • Prezantimin e grupit të punës së studios konsulente për hartimin e PPV-së së kësaj bashkie;
  • Shpërndarjen e pyetësorëve te pjesëmarrësit mbi investimet e nevojshme për prioritetet e zonës si edhe ndërhyrjet e nevojshme në infrastrukturë;
  • U prezantuan parashikimet e Planit Kombëtar si edhe të Planit Sektorial të Alpeve dhe atij të Bregdetit, për territorin e bashkisë Vau Dejës.

Çështjet që u ngritën nga pjesëmarrësit në takim kishin të bënin me:

  • Nenshatin si një zonë e rëndësishme që duhet parë me prioritet nga plani për zhvillimin e turizmit në zonë;
  • Problematikat e procesit të legalizimeve;
  • Problematikat me procesin e rregjistrimit të pronave publike;
  • Problematikat e ardhura nga zgjerimi i kufijve të territorit të bashkisë;
  • Kërkesën për rilevim të zonës, e ardhur si pasojë e mospërputhjeve të hartave të zonave kadastrale.

Gjatë takimit u kërkua një nxitje dhe pjesmarrje sa më e gjerë e publikut dhe grupeve të interesit si faktorë të fortë për ecurinë e hartimit të këtij plani.

2017-Shk-13

Dëgjesë Publike mbi Fazën e Strategjisë Territoriale të hartimit të PPV-së, Bashkia Mat

Në ambientet e Pallatit të Kulturës të Bashkisë Mat, më datë 13.02.2017, ora 10:30, u mbajt dëgjesa publike mbi “Prezantimin e dokumentit të Strategjisë Territoriale” në kuadër të hartimit të Planit të Përgjithshëm Vendor, për bashkinë Mat.

Pjesëmarrës në dëgjesë ishin përfaqësues të studiove konsulente për hartimin e PPV-së për bashkinë Mat, përfaqësues të AKPT-së, përfaqësues të bashkisë Mat dhe intelektualë të fushave të ndryshme etj.

Në dëgjesë u prezantua Deklarata e Vizionit e Bashkisë Mat, ku konceptet kryesore ishin:

  • Zhvillimi Ekonomik;
  • Zhvillimi i Turizmit;
  • Mbrojtja e Mjedisit;
  • Zhvillimi i Bujqësisë;
  • Përmirësimi i Aksesushmërisë;
  • Rigjenerimi i Zonave Industriale

Këto koncepte më pas u përforcuan me Objektivat Strategjikë dhe programet kryesore të zhvillimit të territorit.

Çështjet që u ngritën nga pjesëmarrësit në takim kishin të bënin me:

  • Parashikimet për zonën e mbrojtur të Qafështamës;
  • Ulja ekonomike e bashkisë Mat si pasojë e mungesave të investimeve strategjike dhe analizimi në mënyrë të kujdesshme i zhvillimit të turizmit;
  • Parashikimet për vendndodhjen e zonës industriale;
  • Infrastrukturën rrugore e cila është e pamjaftueshme dhe duhet të merret parasysh mundësia e lidhjes së  bashkisë Mat me Fushë-Krujën dhe përmirësimi i rrjetit hekurudhor.

2017-Jan-17

Dëgjesë Publike mbi Analizën e thelluar të gjendjes ekzistuese, Bashkia Tropojë

Në ambientet e hotel Tirana, më datë 19.01.2017, ora 18:00, u mbajt dëgjesa publike në kuadër të “Prezantimit të dokumentit të Analizës së thelluar të gjendjes ekzistuese”, për bashkinë Tropojë, me intelektualë tropojanë banues në Tiranë.

Pjesëmarrës në dëgjesë ishin përfaqësues të studiove konsulente për hartimin e PPV-së për bashkinë Tropojë, studio Dogma dhe B&L, përfaqësues të programit DLDP dhe intelektualë tropojanë të fushave të ndryshme etj.

Në dëgjesë u prezantua:

  • Qëllimi i Planit; Ecuria e procesit dhe hapat që do të ndiqen për hartimin e PPV-së;
  • Prezantimi i Analizës së Territorit duke u ndalur te problematikat e hasura deri më tani.

Çështjet që u ngritën nga pjesëmarrësit në takim kishin të bënin me:

  • Parashikimin e masave dhe marrja parasysh gjatë hartimit të PPV-së i thyerjes transversale gjeologjike Shkodër-Tropojë-Prizren, e cila shkakton tërmete;
  • Pasurinë e madhe që ka Tropoja me gjeomonumente, me rreth 70 të tilla, të cilat duhet të evidentohen dhe të kthehen të aksesueshme dhe të vizitueshme;
  • Marrjen në konsideratë të planeve rregulluese të mëparshme  të hartuara për bashkinë Tropojë, si edhe integrimin e planit që po hartohet me planet e vendeve fqinje si: Mali i Zi dhe Kosova;
  • Ruajtjen dhe konservimin e zonave  me vlera historike si edhe vlerave të mëdha kulturore që kjo bashki zotëron;
  • Mundësitë që mund të ekzistojnë për të tërhequr sa më shumë investime jo vetëm publike por edhe private për zhvillimin e bashkisë;
  • Ruajtja e zonës lumore, e cila shërben gjatë stinë stinës së verës për turizëm lumor ditor për parandalimin e ndërtimeve hidro-elektrike.
  • Mangësitë e theksuara të infrastrukturës rrugore, sidomos në zonat rurale.

2016-Dhj-16

Dëgjesë publike mbi fazën e tretë të hartimit të PPV-së, bashkia Himarë

Në ambjentet e bar “Ujëvara” në Borsh, më datë 09.12.2016 u realizua dëgjesa publike e radhës mbi Planin e Zhvillimit Territorial, Rregulloren e Planit dhe Vlerësimin Strategjik Mjedisor për bashkinë Himarë.

Pjesëmarrës në takim ishin përfaqësues nga: AKPT, bashkia Himarë, studio konsulente dhe përfaqësues të shoqatave të ndryshme dhe profesionistë të ndryshëm. Pjesëmarrja ishte e lartë me rreth 55 persona.

Prezantimi i studios u ndal në këto pika kryesore:

  • U prezantua Vizioni Strategjik;
  • U prezantuan 5 sistemet Territoriale, ndarja e tyre sipas kategorive dhe nënkategorive bazë të përdorimit të tokës si dhe ndarja e territorit të bashkisë Himarë në zona dhe njësi;
  • U prezantuan propozimet mbi projektet pilot;
  • U prezantua Plani i Zhvillimit dhe Rregullorja;
  • U krye një prezantim i shkurtër i VSM-së

Çështjet që u ngritën nga publiku kishin të bënin me:

  • Propozimet në lidhje me infrastrukturën;
  • Parashikimet për mbrojtjen e kanaleve dhe lumenjve;
  • Parashikimet në lidhje me qëndrën dhe shëtitoren e Borshit;
  • Pyetje nëse janë parashikuar industri, porte dhe gurore.

Takimi u mbyll duke u falenderuar studioja për prezantimin si edhe publiku për pjesëmarrjen dhe duke u sqaruar se dokumenti draft i Planit të Zhvillimit, Rregullorja dhe VSM-ja do të botohen dhe mund të jenë të aksesueshme në faqen zyrtare të bashkisë Himarë.

2016-Dhj-08

Dëgjesë publike mbi fazën e III-të të hartimit të PPV-së, Bashkia Konispol

Në ambjentet e bashkisë Konispol, më datë 08.12.2016 u realizua dëgjesa publike e radhës mbi Planin e Zhvillimit Territorial, Rregulloren e Planit dhe Vlerësimin Strategjik Mjedisor për bashkinë Konispol.

Pjesëmarrës në takim ishin përfaqësues nga: AKPT, bashkia Konispol, studio konsulente dhe përfaqësues të shoqatave të ndryshme dhe profesionistë të ndryshëm.

Prezantimi i studios u ndal në këto pika kryesore:

  • U prezantua Vizioni Strategjik;
  • U prezantuan 5 sistemet Territoriale, ndarja e tyre sipas kategorive dhe nënkategorive bazë të përdorimit të tokës si dhe ndarja e territorit të bashkisë Konispol në zona dhe njësi;
  • U prezantuan propozimet mbi projektet pilot;
  • U prezantua Plani i Zhvillimit dhe Rregullorja;
  • U krye një prezantim i shkurtër i VSM-së.

Çështjet që u ngritën nga publiku kishin të bënin me:

  • Mundësinë e aksesit dhe daljes në det për bashkinë Konispol;
  • Xara, zgjerimi nuk mund të jetë në kodër por të zhvillohet drejt kullotës;
  • Në krah të zonës ekonomike, në zgjerimin e parashikuar në zonën e Mursisë, ka edhe banim ekzistues që duhet të konsiderohet.

Takimi u mbyll duke u falenderuar studioja për prezantimin si edhe publiku për pjesëmarrjen.

2016-Dhj-08

Dëgjesë publike mbi fazën e III-të të hartimit të PPV-së, Bashkia Sarandë

Në ambjentet e sallës së Këshillit të bashkisë Sarandë, më datë 08.12.2016 u realizua dëgjesa publike e radhës mbi Planin e Zhvillimit Territorial, Rregulloren e Planit dhe Vlerësimin Strategjik Mjedisor për bashkinë Sarandë.

Pjesëmarrës në takim ishin përfaqësues nga: AKPT, bashkia Sarandë, studio konsulente dhe përfaqësues të shoqatave të ndryshme dhe profesionistë të ndryshëm.

Prezantimi i studios u ndal në këto pika kryesore:

  • U prezantua Vizioni Strategjik;
  • U prezantuan 5 sistemet Territoriale, ndarja e tyre sipas kategorive dhe nënkategorive bazë të përdorimit të tokës si dhe ndarja e territorit të bashkisë Konispol në zona dhe njësi;
  • U prezantuan propozimet mbi projektet pilot si:
  1. Rishikimi i mundësisë për zhvendosjen e varrezave, pasi nuk mund të zgjerohen;
  2. Mundësitë e projektit për aeroportin e Sarandës.
  • U prezantua Plani i Zhvillimit dhe Rregullorja;
  • U krye një prezantim i shkurtër i VSM-së

Çështjet që u ngritën nga publiku kishin të bënin me:

  • Propozimet në Plan mbi hyrjet në qytet, pikat e stacioneve;
  • Mungesa e projektit të Shëtitores së propozuar gjatë Stategjisë, i cili u hodh poshtë për arsye impakti mjedisor;
  • Risitë e Planit dhe përfitimet që do i sjelli qytetarëve.

Takimi u mbyll duke u falenderuar studioja për prezantimin si edhe publiku për pjesëmarrjen.

2016-Dhj-07

Dëgjesë publike mbi fazën e III-të të hartimit të PPV-së, Bashkia Vlorë

Në ambjentet e teatrit “Petro Marko” në Vlorë, më datë 07.12.2016 u realizua dëgjesa publike e radhës mbi Planin e Zhvillimit Territorial, Rregulloren e Planit dhe Vlerësimin Strategjik Mjedisor për bashkinë Vlorë.

Pjesëmarrës në takim ishin përfaqësues nga: AKPT, bashkia Vlorë, studio konsulente dhe përfaqësues të shoqatave të ndryshme dhe profesionistë të ndryshëm.

Prezantimi i studios u ndal në këto pika kryesore: 

  •  U prezantua Vizioni Strategjik dhe lidhja rajonale e qytetit të Vlorës;
  •  U prezantuan 5 sistemet Territoriale, ndarja e tyre sipas kategorive dhe nënkategorive bazë të përdorimit të tokës si dhe ndarja e territorit të bashkisë Vlorë në zona dhe njësi;
  • U prezantuan propozimet mbi projektet pilot si:
  1. Ndërtimi i Parkut tek Fusha e Aviacionit.
  2. Rigjenerimi i Pallatit të Kulturës.
  3. Ndërtimi i Marinës.
  4. Rregullimi i zonës përqark Stadiumit.
  5. Densifikimi i zonës në afërsi të Lungomares.
  6. Mbrojtja e koridorit të gjelbër në periferi të qytetit.
  7. Rigjenerimi i hapësirave në qendër të Vlorës.
  • U diskutua në lidhje me intensitetin e ndërtimit për disa zona të caktuara në qytet. Në qendër të qytetit (përgjatë rrugëve kryesore) u propozua intensitet ndërtimi i lartë deri tek zona “Uji i Ftohtë” ndërsa në njësitë administrative në periferi u propozua intensitet ndërtimi i ulët.

  • U krye një prezantim i shkurtër i VSM-së.

Çështjet që u ngritën nga publiku kishin të bënin me:

  • Parashikimet në Plan për zonën pas Tynelit;
  • Parashikimet në lidhje me përballimin e fluksit në transportin publik, sidomos gjatë sezonit turistik;
  • Aksesimi i by-pass-it të Vlorës në lidhje me rrugët lidhëse të qytetit;
  • Parashikimet në lidhje me qëndrën historike të qytetit dhe me zonat rurale.

Takimi u mbyll duke u falenderuar studioja për prezantimin si edhe publiku për pjesëmarrjen.

2016-Nën-18

Dëgjesë Publike për Prezantimin e Raportit të Vlerësimit Strategjik Mjedisor, Bashkia Tiranë

Në ambjentet e bashkisë Tiranë, më datë 18.11.2016, ora 10:00, u mbajt dëgjesa e radhës publike në kuadër të “Raportit të Vlerësimit Strategjik Mjedisor”.

Pjesëmarrës në dëgjesë ishin punonjës të bashkisë Tiranë, përfaqësues të AKPT-së, të studiove konsulente si edhe përfaqësues të ndryshëm nga: Ministria e Mjedisit, Përfaqësues nga Unioni i ekspertëve të mjedisit si edhe profesionistë të fushës.

Në dëgjesë u prezantua:

  • Përshkrimi i problematikave kryesore nga pikëpamja e ndikimit në mjedis në territorin e Bashkisë Tiranë;
  • Masat që duhet të ndërmarrë Plani i Përgjithshëm Vendor në menyrë që të minimizojë ndikimet në mjedis.

Çështjet që u ngritën nga publiku kishin të bënin me:

  • VSM-ja duhet të jetë ndikues në hartimin e Planit të Përgjithshëm Vendor;
  • Promovimi i Menaxhimit të mbetjeve në burim;
  • Nevojë për kategorizim të gjelbërimit.

Secila nga pikat u sqarua nga stafi i studios i pranishëm duke siguruar publikun për transparencën e procesit.

2016-Sht-23

Dëgjesë Publike për Prezantimin e dokumentit të Planit të Zhvillimit të Territorit, Bashkia Dibër

Në ambientet e Bashkisë Dibër, më datë 23.09.2016, ora 11:00, u mbajt dëgjesa e tretë  publike në kuadër të “Prezantimit të dokumentit të Planit të Zhvillimit të Territorit dhe Rregullores lokale”.

Pjesëmarrës të tjerë në dëgjesë ishin administratorë të njësive administrative, fermerë, përfaqësues biznesesh, ekspertë të fushave të ndryshme, etj.

Në dëgjesë u prezantua:

  • Kuadri ligjor për hartimin e Planit të Zhvillimit sipas përcaktimeve të Ligjit nr.107/2014 “Për Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit” i ndryshuar dhe të VKM Nr.671, datë 29.07.2015 “Për miratimin e Rregullores së Planifikimit të Territorit”;
  • Qëllimi i Planit; Parimet e Planifikimit; Procesi; Analiza e territorit;
  • Vizioni, Objektivat Strategjikë dhe Strategjia Territoriale;
  • Plani i Veprimit; Fushat e Projekteve Prioritare;
  • Përdorimi i tokës, jo i detajuar sipas njësive strukturore;
  • Projekte Strategjike.

Çështjet që u ngritën nga publiku kishin të bënin me:

  • Parashikimet në lidhje me ndërtimet jashtë zonës kufizuese referuar VKM nr.283 datë 01.04.2015 dhe ndryshimi i intensitetit dhe koeficientëve sipas njësive përbërëse administrative;
  • Projeksioni jo i saktë për popullsinë në 2030, marrja parasysh e Rregjistrit civil dhe jo e INSTAT-it;
  • Ruajtja e zonave historike Maqellarë dhe Kastriot, të cilat janë parashikuar për përpunim materialesh;
  • Lidhja e bashkisë Dibër me rrugën e Arbërit;
  • Propozimet e zonave të parashikuara për depozitimin e mbetjeve dhe skenarët për landfill-in;
  • Identifikimi i kalimeve doganore, vendet historike dhe itineraret që të çojnë në to.

Në përfundim u bë me dijeni se në vijim do të zhvillohen konsulta dhe takime të vazhdueshme nga ana e bashkisë me grupet e interesit për marrjen e mendimeve nga publiku që më pas të reflektohen në plan.

2016-Sht-15

Dëgjesë Publike për Prezantimin e dokumentit të Planit të Zhvillimit të Territorit, Bashkia Lushnje

Në ambientet e bashkisë Lushnje, më datë 15.09.2016, ora 10:00, u mbajt dëgjesa e rradhës publike në kuadër të “Prezantimin e dokumentit të Vlerësimit të Strategjisë Mjedisore”.

Pjesëmarrës në dëgjesë ishin punonjësit e bashkisë Lushnje, përfaqësues të AKPT-së, të studiove konsulente. Pjesëmarrës të tjerë ishin administratorë të njësive administrative, fermerë, përfaqësues biznesesh, ekspertë të fushave të ndryshme, etj.

Në dëgjesë u prezantuan:

  • Pozicioni gjeografik;
  • Elementët fizik të territorit;
  • Zhvillimi në kohë;
  • Përdorimi i tokës;
  • Zhvillimi ekonomik;
  • Analiza mjedisore;
  • Demografia;
  • Hartimi i projekteve strategjike në PPV;
  • Ujësjellës-kanalizime, Lista e burimeve ujore;
  • Erozioni, rrëshkitjet e tokës;
  • Pyllëzimi dhe shpyllëzimi;
  • Ndotja e lumenjve (Seman & Shkumbin);
  • Ujërat e ndotur urban dhe shkaqet e këtij fenomeni;
  • Biodiversiteti;
  • Mangësitë dhe hapësirat legjislative.

Çështjet që u ngritën nga publiku kishin të bënin me:

  • Sa është marrë në konsideratë drejtimi i erërave gjatë vlerësimit të ndotjes së ajrit;
  • A ka propozime për ndryshimin e vend-ndodhjes së zonave industriale;
  • Parashikimet në PPV dhe VSM për ndotjen rrezatuese të antenave telefonike;
  • Rehabilitimi i argjinaturës së lumit Shkumbin.

Në përfundim u bë me dije se komentet  dhe sugjerimet e pjesëmarësve do të diskutoheshin  dhe do të shikohej mundësia e përfshirjes së tyre në plan.

2016-Sht-13

Dëgjesë Publike për prezantimin e dokumentit të Planit të Zhvillimit të Territorit, Bashkia Fier

Në ambientet e bashkisë Fier, më datë 13.09.2016, ora 10:00, u mbajt dëgjesa e rradhës publike në kuadër të “Prezantimin e dokumentit të Vlerësimit të Strategjisë Mjedisore”.

Pjesëmarrës në dëgjesë ishin punonjësit e bashkisë Fier, përfaqësues të AKPT-së, të studiove konsulente. Pjesëmarrës të tjerë ishin administratorë të njësive administrative, fermerë, përfaqësues biznesesh, ekspertë të fushave të ndryshme, etj. 

Në dëgjesë u prezantuan:

  • Pozicioni gjeografik;
  • Elementët fizik të territorit;
  • Zhvillimi në kohë;
  • Përdorimi i tokës;
  • Zhvillimi ekonomik;
  • Analiza mjedisore;
  • Metabolizmi (ushqimi, uji, energjia, mbetjet);
  • Demografia;
  • Industria e lehtë dhe ajo përpunuese;
  • Erozioni detar dhe lumor;
  • Prishjet e ekuilibrit të fenomeneve natyrore;
  • Ujërat sipërfaqësorë dhe Akuiferat;
  • Mbetjet urbane dhe menaxhimi i tyre;
  • Mbetjes spitalore dhe rrezikshmëria e tyre;
  • Biodiversiteti.

Çështjet që u ngritën nga publiku kishin të bënin me:

  • Agjencia Rajonale e cila është përgjegjëse për monitorimin e situatës së mjedisit në bashkëpunim dhe me zyrat përkatëse pranë bashkisë Fier duhet të marin përgjegjësitë e tyre në reduktimin e treguesve të ndotjes ambientale;
  • Masat konkrete në rastet e atyre projekteve të cilat impaktin e tyre mbi ambient e kanë të pa matshëm për shkak të mungesës së institucioneve përkatëse;
  • Zgjidhja e ndotjes së lumit Gjanicë;
  • Propozimet e zgjidhjes së ndotjes së tokës.

Në përfundim u bë me dije se komentet  dhe sugjerimet e pjesëmarësve do të diskutoheshin  dhe do të shikohej mundësia e përfshirjes së tyre në plan.

2016-Sht-10

Dëgjesë Publike për Prezantimin e raportit të Vlerësimit Strategjik Mjedisor, Bashkia Vorë

Në mjediset e Bashkisë së qytetit të Vorës, më datë 10.09.2016, ora 12:00, u mbajt dëgjesa publike për prezantimin e raportit paraprak të Vlerësimit Strategjik Mjedisor në kuadër të Hartimit të Planeve të Përgjithshme Vendore.

Pjesëmarrës në dëgjesë ishin përfaqësues të bashkisë Vorë, përfaqësues të AKPT-së, të studiove konsulente si edhe përfaqësues të shoqërisë civile. Pjesëmarrja ishte e ulët.

Në dëgjesë u prezantua:

  • Përmbajtja e raportit paraprak të VSM, përshkrimi i problematikave mjedisore;
  • Metodologjia: identifikimi i problemeve, studimi i aspekteve mjedisore, ku plani hartohet paralelisht, përcaktimi i parametrave mbi të cilat bëhet monitorimi;
  • Vlerësimi i disa alternativave/skenarëve, të cilat ndihmojnë në evidentimin e efekteve të ndryshme të ndikimit në mjedis;
  • Objektivat e mbrojtjes mjedisore të krahasuara me objektivat e planit vendor;
  • Vlerësimi i ndikimeve të rëndësishme dhe ndërhyrjeve kritike;
  • Faza e monitorimit, përcaktimi i indikatorëve për secilin sektor.

Çështjet që u ngritën nga publiku kishin të bënin me:

  • Propozimin e Bypass-it të autostradës në segmentin që kalon në Vorë;
  • Zgjerimi i autostradës;
  • Monitorimi i ndotjes së ajrit dhe të tokës dhe masa konkrete për uljen e ndotjes;
  • Trajtimi i ujërave të ndotura dhe kosto që do të ketë bashkia;
  • Mundësia për ndërtimin e një impianti për trajtimin e ujërave të ndotura.

 Të gjithë çështjet e ngritura u sqaruan nga stafi i studios i pranishëm.

2016-Sht-10

Dëgjesë Publike për prezantimin e raportit të Vlerësimit Strategjik Mjedisor, Bashkia Shijak

Në mjediset e Pallatit të Kulturës së qytetit të Shijakut, më datë 10.09.2016, ora 10:00, u mbajt dëgjesa publike për prezantimin e raportit paraprak të Vlerësimit Strategjik Mjedisor në kuadër të Hartimit të Planeve të Përgjithshme Vendore.

Pjesëmarrës në dëgjesë ishin përfaqësues të bashkisë Shijak, përfaqësues të AKPT-së, të studiove konsulente si edhe përfaqësues të shoqërisë civile. Pjesëmarrja ishte e ulët.

Në dëgjesë u prezantua:

  • Përmbajtja e raportit paraprak të VSM, përshkrimi i problematikave mjedisore;
  • Metodologjia: identifikimi i problemeve, studimi i aspekteve mjedisore, ku plani hartohet paralelisht, përcaktimi i parametrave mbi të cilat bëhet monitorimi;
  • Vlerësimi i disa alternativave/skenarëve, të cilat ndihmojnë në evidentimin e efekteve të ndryshme të ndikimit në mjedis;
  • Objektivat e mbrojtjes mjedisore të krahasuara me objektivat e planit vendor;
  • Vlerësimi i ndikimeve të rëndësishme dhe ndërhyrjeve kritike;
  • Faza e monitorimit, përcaktimi i indikatorëve për secilin sektor.

Çështjet që u ngritën nga publiku kishin të bënin me:

  • Lëvizja demografike;
  • Menaxhimi i mbetjeve për Shijakun
  • Transporti i mbetjeve në landfill.

Të gjithë çështjet e ngritura u sqaruan nga stafi i studios i pranishëm.

2016-Sht-09

Dëgjesë Publike për prezantimin e raportit të Vlerësimit Strategjik Mjedisor, Bashkia Durrës

Në mjediset e Bashkisë së qytetit të Durrësit, më datë 09.09.2016, ora 13:00, u mbajt dëgjesa publike për prezantimin e raportit paraprak të Vlerësimit Strategjik Mjedisor në kuadër të Hartimit të Planeve të Përgjithshme Vendore.

Pjesëmarrës në dëgjesë ishin përfaqësues të bashkisë Durrës, përfaqësues të AKPT-së, të studiove konsulente si edhe përfaqësues të shoqërisë civile. Pjesëmarrja ishte e lartë.

Në dëgjesë u prezantua:

  • Përmbajtja e raportit paraprak të VSM, përshkrimi i problematikave mjedisore në zonën e Durrësit;
  • Metodologjia: identifikimi i problemeve, studimi i aspekteve mjedisore, ku plani hartohet paralelisht, përcaktimi i parametrave mbi të cilat bëhet monitorimi;
  • Vlerësimi i disa alternativave/skenarëve, të cilat ndihmojnë në evidentimin e efekteve të ndryshme të ndikimit në mjedis;
  • Objektivat e mbrojtjes mjedisore të krahasuara me objektivat e planit vendor;
  • Vlerësimi i ndikimeve të rëndësishme dhe ndërhyrjeve kritike, mbrojtja e bregdetit dhe habitateve natyrore;
  • Faza e monitorimit, përcaktimi i indikatorëve për secilin sektor.

Çështjet që u ngritën nga publiku kishin të bënin me:

  • Trajtimin e ujrave të zeza;
  • Menaxhimi i ujërave dhe sipërfaqeve lumore;
  • Zhvillimi urban.

Të gjithë çështjet e ngritura u sqaruan nga stafi i studios i pranishëm.

2016-Sht-09

Dëgjesë Publike për Prezantimin e Raportit të Vlerësimit Strategjik Mjedisor, Bashkia Berat (VSM)

Në mjediset e Sallës së Pallatit të Kulturës “Margarita Tutulani” të qytetit të Beratit, më datë 09.09.2016, ora 11:00, u mbajt dëgjesa e shtatë publike në kuadër të prezantimit “Planit të Përgjithshëm Vendor” dhe e dyta në kuadrin e hartimit të Raporti të VSM.

Prezentë në dëgjesë ishin nënkryetari i Bashkisë, Specialist të Drejtorisë së Urbanistikës dhe Strehimit, ekspert të CoPlan-PLGP, përfaqësues të Agjencisë Rajonale të Mjedisit, Berat dhe Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, përfaqësues të AKPT-së, Administrator të Njësive Administrative, Komisioni qytetar, anëtar të Këshillit Bashkiak, grupe interesi si dhe të interesuar të tjerë.

Fillimisht u bë një përmbledhje e hapave të ndjekur deri më tani dhe materialit subjekt të dëgjesës:

  • Baza ligjore për hartimin e Raportit të Vlerësimit Strategjik Mjedisor;
  • Gjëndja aktuale e mjedisit;
  • Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis i Projekteve Prioritare;
  • Masat lehtësuese të propozuara në kushtet kur projektet e propozuara do të kishin ndikim negativ në mjedis.

 Metodologjia e hartimit të VSM kalon në tre faza:   

  • Shqyrtimi nëse nevojitet apo jo hartimi i një VSM-je;
  • Analiza dhe gjendja e mjedisit;
  • Hartimi i draft-raportit paraprak të VSM, ku paraqiten ndër të tjera ndikime në mjedis të projekteve prioritare dhe masat e nevojshme parandaluese.

Secili nga projektet prioritare është parë në prizmin mjedisor, duke i grupuar në bazë të përputhshmërisë me Objektivat Strategjik të përcaktuar në Visionin Strategjik të Bashkisë. Blloqet e projekteve, në bazë të metodologjisë së përdorur janë vlerësuar në sistem pikavarazhi, duke përcaktuar në fund nivelin e ndikimit në mjedis edhe më specifikisht në faktorët mjedisor: toka, ajri, uji, biodiversiteti, pyjet peisazhi, klima, kultura dhe shëndeti.

U vijua me diskutimin e masave parandaluese e zbutëse të ndikimit të projekteve specifike që PPV propozon: mbrojtja e tokës nëpërmjet ndalimit të ndërtimeve pa leje, zgjidhja e konflikteve të përdorimit industri-bujqësi-banim, zonat mbrojtese të burimeve ujore, zonat repariane dhe ato higjeno-sanitare, rehabilitimi i shtretërve të lumenjve, promovimi i transportit publik, shtimi i hapësirave të gjelbëra dhe këmbësore, etj.

Minutat e fundit iu rezervuan pyetjeve dhe diskutimeve nga publiku për tema të tilla si: projektet konkrete që parashikon PPV dhe zbatimi i tyre.

2016-Sht-08

Dëgjesë Publike për prezantimin e dokumentit të Planit të Zhvillimit të Territorit, Bashkia Divjakë

Në ambientet e qendrës kulturore të qytetit të Kavajës, më datë 08.09.2016, ora 09:30, u mbajt dëgjesa e rradhës publike në kuadër të “Prezantimit të dokumentit të Planit të Zhvillimit të Territorit dhe Rregullores lokale”.

Pjesëmarrës në dëgjesë ishin punonjësit e bashkisë Divjakë, përfaqësues të AKPT-së, të studiove konsulente. Pjesëmarrës të tjerë ishin administratorë të njësive administrative, fermerë, përfaqësues biznesesh, ekspertë të fushave të ndryshme, etj.

Në dëgjesë u prezantuan:

  • Kushtëzimet e ndërtimit;
  • Parashikimet e rritjes së popullsisë;
  • Mbrojtja e Mjedisit;
  • Sistemimi/Riorganizimi i tokave djerrë;
  • Infrastruktura rrugore;
  • Transporti;
  • Përdorimi i tokës;
  • Mbrojtja e Lagunes dhe krujimi i hapesirave rekreative;
  • Zhvillimi i Bujqësisë;
  • Njësitë strukturore;
  • Rehabilitimi i shesheve neper vendbanime rurale;
  • Zhvillimi i Turizmit Rural, Ekologjik;
  • Projektet Strategjike;
  • Rregullorja e Planit të Zhvillimit dhe Koeficientët e shfrytëzimit sipas rastit.

Çështjet që u ngritën nga publiku kishin të bënin me:

  • Vija e verdhë e ndërtimit;
  • Rrjeti i kanalizimeve të ujërave të zeza;
  • Parametrat e ndërtimit në unazën e Çermës;
  • Lejet e ndërtimit në pjesën kodrinore të parkut të Kryekuqit, e cila është zonë e mbrojtur;
  • Ndërtimet në zonat informale.

Në përfundim u bë me dije se komentet  dhe sugjerimet e pjesëmarësve do të diskutoheshin  dhe do të shikohej mundësia e përfshirjes së tyre në plan.

2016-Sht-07

Dëgjesë Publike për prezantimin e dokumentit të Planit të Zhvillimit të Territorit, Bashkia Shijak

Në mjediset e Pallatit të Kulturës së qytetit të Shijakut, më datë 07.09.2016,ora 11:00, u mbajt dëgjesa e rradhës publike në kuadër të “Prezantimit të dokumentit të Planit të Zhvillimit të Territorit dhe Rregullores lokale”.

Pjesëmarrës në dëgjesë ishin përfaqësues të bashkisë Shijak, përfaqësues të AKPT-së, të studiove konsulente si edhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Në dëgjesë u prezantua:

  • Vizioni i zhvillimit të Bashkisë Shijak;
  • Objektivat strategjikë;
  • Përmirësimi dhe rivitalizimi i hapësirave publike midis ndërtesave ekzistuese;
  • Investime në shërbime publike, kryesisht në arsim;
  • Përmbushja e nevojës për banim dhe rritja e dendësisë së vendbanimeve ekzistuese;
  • Ruajtja e tokës bujqësore nga zhvillimet që nuk lidhen me bujqësinë;
  • Inkurajimi i zhvillimit të banesave vakante apo të papërfunduara;
  • Përmirësimi dhe ngritja e infrastrukturës nëntokësore dhe ndalimi i derdhjeve në lumë;
  • Implementimi i strategjisë së riciklimit të mbetjeve;
  • Plani i transportit publik dhe rritja e korsive për biçikleta;
  • Zgjidhja e kërcënimeve mjedisore, pastrimet e shtretërve të lumenjve dhe ndërhyrjet për zgjerimet e mundshme;
  • Rehabilitimi i sistemit të vaditjes dhe kullimit.

Çështjet që u ngritën nga publiku kishin të bënin me:

  • Furnizimin me ujë të pijshëm i pakënaqshëm;
  • Planin e infrastrukturës nëntokësore për ujërat e ndotura;
  • Marrjen parasysh të planeve të ish-komunave;
  • Nisja e implementimit të planit;
  • Ndryshimi i destinacionit të tokës;
  • Proçedimi në lidhje me projektet që nuk përfshihen vetëm në territorin e bashkisë Shijak, si p.sh. rehabilitimi i lumit.

Secila nga pikat u sqarua nga stafi i studios i pranishëm duke siguruar publikun për transparencën e procesit.

2016-Sht-06

Dëgjesë Publike për Prezantimin e Raportit të Vlerësimit Strategjik Mjedisor dhe Planit te Zhvillimit të Territorit, Bashkia Pogradec

Në mjediset e hotel Voloreka në Bashkinë e Pogradecit, më datë 06.09.2016, ora 10:53, u mbajt dëgjesa e tretë publike në kuadër të prezantimit të dokumenteve “Vlerësim Mjedisor i Planit të Bashkisë Pogradec” dhe “Plani i Zhvillimit të Territorit për Bashkinë Pogradec”.

Prezentë në dëgjesë ishin Kryetari  i bashkisë, Drejtoresha e Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të Territorit, përfaqësues të Agjencisë Rajonale të Mjedisit dhe Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, përfaqësues të AKPT-së, Administrator të Njësive Administrative, Komisioni qytetar, anëtar të Këshillit Bashkiak, grupe interesi si dhe të interesuar të tjerë.

Prezantimi i Vlerësimit Mjedisor ishte fokusuar në këto pika kryesore:

  • Baza ligjore për hartimin e Raportit të Vlerësimit Strategjik Mjedisor;
  • Gjendja aktuale dhe problemet kritike të mjedisit;
  • Objektivat mjedisore;
  • Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis i Projekteve Prioritare;
  • Masat lehtësuese të propozuara në kushtet kur projektet e propozuara do të kishin ndikim negativ në mjedis;
  • Analiza dhe gjendja e mjedisit;
  • Hartimi i draft-raportit paraprak të VSM, ku paraqiten ndër të tjera ndikime në mjedis të projekteve prioritare dhe masat e nevojshme parandaluese.

Planin e Zhvillimit të Territorit, ishte i fokusuar në këto pika kryesore:

  • Kuadri ligjor dhe Qëllimi i Planit; Parimet e Planifikimit; Procesi: Analiza e territorit;
  • Vizioni, Objektivat Strategjik dhe Sistemet Territoriale;
  • Programet, Politikat dhe Konsiderata Financiare;
  • Plani i Veprimit dhe Konsiderata Financiare; Fushat e Projekteve Prioritare;
  • Raport mbi dëgjesat publike dhe konsultimet me grupet e interesit; Pyetësori on-line;
  • Kategorizimi i rrjetit rrugor për të gjithë territorin e Bashkisë;
  • Njësitë Strukturore;
  • Projekte Strategjike

Çështjet e diskutuara në mbledhje nga të pranishmit lidheshin me alternativat për të siguruar ngrohjen përgjatë vitit, rritja dhe përmirësimi i imazhit të qytetit të Pogradecit në perspektivën turisitike, mjedisore dhe ekonomike. Me rëndësi u theksua nevoja për të mirëlidhur njësitë administrative përbërëse brënda territorit të ri të bashkisë si dhe kostot dhe përfitimet që vijnë si rrjedhojë e Planit.

2016-Sht-06

Dëgjesë Publike për Prezantimin e dokumentit të Planit të Zhvillimit të Territorit, Bashkia Vorë

Në ambientet e Bashkisë së qytetit të Vorës, më datë 06.09.2016, ora 11:00, u mbajt dëgjesa e rradhës publike në kuadër të “Prezantimit të dokumentit të Planit të Zhvillimit të Territorit dhe Rregullores lokale”.

Pjesëmarrës në dëgjesë ishin përfaqësues të bashkisë Vorë, përfaqësues të AKPT-së, të studiove konsulente si edhe përfaqësues të shoqërisë civile. Pjesëmarrja ishte e ulët.

Në dëgjesë u prezantua:

  • Vizioni i zhvillimit të Bashkisë Vorë;
  • Objektivat strategjikë;
  • Ristrukturimi dhe rehabilitimi i qëndrave urbane, përmirësimi i hapësirave publike në qytet dhe në fshatra, duke u ndalur në propozimin e bypassit për autostradën Tiranë-Durrës;
  • Monumentet e kulturës dhe zhvillimi i tyre, rikualifikimi i zonës së Kalasë së Prezës dhe ruajtja e ndërtesave të vjetra;
  • Përmirësimi i infrastrukturës rrugore:bypass-i i autostradës, konsolidimi i rrugëve dytësore, përmirësimi i rrugës Marikaj-Kuç;
  • Rritja e sektorit të bujqësisë, kthimi i tij në aktivitetin kryesor ekonomik të territorit, promovimi i kooperativave bujqësore duke zgjidhur kështu problemin e fragmentarizimit të tokës bujqësore, hartimi i politikave për shfrytëzimin e tarracave;
  • Krijimi i parkut territorial.

Çështjet që u ngritën nga publiku kishin të bënin me:

  • Linjën e hekurudhës që do të lidhë aeroportin Nënë Tereza me Vorën;
  • Sqarime mbi zonën ekonomike në rrugën e aeroportit në Bërxull;
  • Përcaktimi i zonave për zhvillim ekonomik;
  • Zbatueshmërinë e planit ndër vite.

Secila nga pikat u sqarua nga stafi i studios i pranishëm duke siguruar publikun për transparencën e procesit.

2016-Sht-05

Dëgjesë Publike për Prezantimin e dokumentit të Planit të Zhvillimit të Territorit dhe Vlerësimit Strategjik Mjedisor, Bashkia Gjirokastër

Në mjediset e kinemasë së qytetit të Gjirokastrës, më datë 05.09.2016 në orën 12:00, u mbajt dëgjesa e katërt publike në kuadër të “Hartimin e Raportit të Vlerësimit Strategjik Mjedisor”.

Pjesëmarrës në takim ishin:

  • Z. Vangjel Muço – Nënkryetar i Bashkisë Gjirokastër
  •  Z. Ilir Çumaku – Drejtoria e Planifikimit, bashkia Gjirokastër;
  • Z. Jorgos Bellas, Znj. Diana Bardhi, Z. Stathis Ikonomu, Znj. Ifigjenia Karakolu si stafi i Studios konsulente “GAIA s.a.”.
  • Z. Glejdi Floku – Koordinator dhe përfaqësues i AKPT;

Pjesëmarrës të tjerë në dëgjesë, përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit, përfaqësues të drejtorive të ndryshme të bashkisë, përfaqësues të Agjencisë Rajonale të Mjedisit, përfaqësues të shoqërisë civile, publik i thjeshtë dhe profesionistë të fushës.

Takimin e hapi përfaqësuesi i bashkisë Z. Ilir Çumaku, i cili bëri një përshrim të tematikës së dëgjesës. Prezantimi vazhdoi nga përfaqësuesi i studios GAIA, Z. Stathis Ikonomu dhe Znj. Diana Bardhi në çështjet si më poshtë:

  • Analizimi i ndikimit në mjedis i projekteve prioritare sipas metodologjisë përkatëse;
  • Vlerësimi i këtij ndikimi dhe prezantimi i masave zbutëse parandaluese;
  • Parashtrimi i zgjidhjes 0 (rasti kur masat parandaluese nuk zbatohen);

U theksua fakti që nëse merren parasysh rekomandimet e VSM, atë PPV mund të konsiderohet:

  •  Një plan miqësor ndaj mjedisit;
  •  Përfshinë dimensionin mjedisor, duke mbrojtur faktorët si mjedisi kulturor, natyror e njerëzor;
  • Ka kryesisht ndikim pozitiv në mjedis;
  • Ndikimet negative varen nga mënyra se si do të zbatohet vetë PPV-ja dhe jo nga propozimet.

Diskutimet finale mbi VSM nga publiku u fokusuan në:

  • Legjislacionin mjedisor;
  • Monitorimin e treguesve/problematikave mjedisore;
  • Të dhëna që mund të mungojnë në raport;
  • Zonat e mbrojtura strike e Kardhiqit dhe raporti me rrugën Kardhiq-Delvinë.
  • Etj.

Dëgjesa u mbyll me falendërimin ndaj të pranishmëve.

2016-Sht-05

Dëgjesë Publike për Prezantimin e dokumentit të Planit të Zhvillimit të Territorit, Bashkia Durrës

Në mjediset e Pallatit të Kulturës së qytetit të Durrësit, më datë 05.09.2016, ora 18:00, u mbajt dëgjesa e rradhës publike në kuadër të “Prezantimit të dokumentit të Planit të Zhvillimit të Territorit dhe Rregullores lokale”.

Pjesëmarrës në dëgjesë ishin punonjësit dhe kryetari i bashkisë Durrës, përfaqësues të AKPT-së, të studiove konsulente si edhe përfaqësues të shoqërisë civile. Pjesëmarrja ishte e lartë.

Në dëgjesë u prezantua:

  • Vizioni i zhvillimit të Bashkisë Durrës;
  • Objektivat strategjikë;
  • Densifikimi i ndërtimeve, rritja e demografisë;
  • Zonat ekonomike: Porto Romano, Spitallë dhe Shkozet;
  • Përmirësimi i infrastrukturës urbane;
  • Përmirësimi i infrastrukturës rrugore: ndërtimi i unazës së qytetit, përmirësimi i lidhjeve të zonave Porto Romano, Lalëz dhe Maliq-Muça.
  • Kthimin e portit të Durrësit në port turistik dhe të aksesueshëm nga qytetarët duke zhvendosur portin industrial në Porto Romano.
  • Zgjidhja e kërcënimeve mjedisore, pastrimet e shtretërve të lumenjve dhe ndërhyrjet për zgjerimet e mundshme.
  • Përmirësimin e sistemit bujqësor dhe krijimin e infrastrukturës mbështetëse.

Çështjet që u ngritën nga publiku dhe kryetari i Bashkisë Durrës kishin të bënin me:

  • Përcaktimin e zonave të zhvillimit të qytetit, ato me intensitet të lartë, të mesëm dhe të ulët;
  • Zgjerimin e hapësirave sportive;
  • Rritjen e sipërfaqes së parkut arkeologjik në qytetin e Durrësit;
  • Zhvillimin e ndërtimeve pranë zonës së ish Kënetës;
  • Përcaktimin e porteve të peshkimit;
  • Zbatueshmërinë e planit ndër vite.

Secila nga pikat u sqarua nga stafi i studios i pranishëm duke siguruar publikun për transparencën e procesit.

2016-Sht-05

Dëgjesë Publike për Prezantimin e Raportit të Vlerësimit Strategjik Mjedisor dhe Planit te Zhvillimit të Territorit, Bashkia Korçë

Në mjediset e Sallës së Bibliotekës së Bashkisë Korçë, më datë 05.09.2016, ora 11:30, u mbajt dëgjesa e tretë publike në kuadër të prezantimit të dokumenteve “Vlerësim Mjedisor i Planit të Bashkisë Korçë” dhe “Plani i Zhvillimit të Territorit për Bashkinë Korçë”.

Prezentë në dëgjesë ishin Kryetari  i bashkisë, Drejtoresha e Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të Territorit, përfaqësues të Agjencisë Rajonale të Mjedisit dhe Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, përfaqësues të AKPT-së, Administrator të Njësive Administrative, Komisioni qytetar, anëtar të Këshillit Bashkiak, grupe interesi si dhe të interesuar të tjerë.

Prezantimi i Vlerësimit Mjedisor nga z. Guri, ekspert mjedisi pranë Konsorciumit IDRA Consulting/ Bolles&Wilson, ishte fokusuar në këto pika kryesore:

  • Baza ligjore për hartimin e Raportit të Vlerësimit Strategjik Mjedisor;
  • Gjendja aktuale dhe problemet kritike të mjedisit;
  • Objektivat mjedisore
  • Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis i Projekteve Prioritare;
  • Masat lehtësuese të propozuara në kushtet kur projektet e propozuara do të kishin ndikim negativ në mjedis;
  • Analiza dhe gjendja e mjedisit;
  • Hartimi i draft-raportit paraprak të VSM, ku paraqiten ndër të tjera ndikime në mjedis të projekteve prioritare dhe masat e nevojshme parandaluese.

Prezantimi i Planit të Zhvillimit të Territorit, ishte i fokusuar në këto pika kryesore:

  • Qëllimi i Planit; Parimet e Planifikimit; Procesi: Analiza e territorit;
  • Vizioni, Objektivat Strategjik dhe Sistemet Territoriale;
  • Programet, Politikat dhe Konsiderata Financiare;
  • Plani i Veprimit dhe Konsiderata Financiare; Fushat e Projekteve Prioritare;
  • Kategorizimi i rrjetit rrugor për të gjithë territorin e Bashkisë;
  • Njësitë Strukturore;
  • Projekte Strategjike.

Çështjet e diskutuara në mbledhje nga të pranishmit lidheshin me alternativat për të siguruar ngrohjen përgjatë vitit, zonimin e propozuar funksional, rrjetin rrugor tëpropozuar sidomos rrugët urbane, planet zhvillimore për secilën qendër administrative sidomos për ato turistike si në rastin e Voskopojës, lehtësimin e marrjes sëlejes së mjedisit.

2016-Sht-05

Dëgjesë Publike Nr. 8 me fokus “Vlerësimin Strategjik Mjedisor” (dëgjesa II e VSM) në kuadër të Planit të Përgjithshëm Vendor, Bashkia Elbasan

Më datë 05.09.216, në orën 10:00, në ambjentet e “Hotel Skampa” Bashkia Elbasan zhvilloi dëgjesën e 8-të publike me fokus “Vlerësimi Strategjik Mjedisor” në kuadër të hartimit të Planit të Përgjithshëm Vendor për bashkinë Elbasan, që po asistohet nga programi PLGP/USAID.

Pjesëmarrës në këtë dëgjesë ishin Nën kryetarët e e bashkisë Elbasan, përfaqësues të Agjencisë Rajonale të Mjedisit - Elbasan dhe Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, Administrator të Njësive Administrative, anëtar të Këshillit Bashkiak, arkitektë dhe profesionistë të lirë, grupe interesi si dhe të interesuar të tjerë.

Fillimisht u bë një përmbledhje e hapave të ndjekur deri më tani dhe materialit subjekt të dëgjesës, si dhe gjetjet që kanë ndihmuar në hartimin e VSM:

  • Baza ligjore për hartimin e Raportit të Vlerësimit Strategjik Mjedisor;
  • Gjendja aktuale e mjedisit;
  • Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis i Projekteve Prioritare;
  • Masat lehtësuese të propozuara në kushtet kur projektet e propozuara do të kishin ndikim negativ në mjedis.

Pjesa e dytë e takimit vijoi me prezantimin e 85 projekteve strategjike/pilot dhe ndikimi i tyre në mjedis, si dhe u prezantuan disa nga masat mbrojtëse që parashikon plani i mbrojtjes së mjedisit për minimizimin e këtyre ndikimeve. 

  • Shqyrtimi nëse nevojitet apo jo hartimi i një VSM-je;
  • Analiza dhe gjendja e mjedisit;
  • Hartimi i draft-raportit paraprak të VSM, ku paraqiten ndër të tjera ndikime në mjedis të projekteve prioritare dhe masat e nevojshme parandaluese.

Pjesa e tretë e takimit u fokusua në projektet specifike për ruajtjen e mjedisit si dhe propozimet për minimizimin e ndikimeve. Mund të përmendim këtu projektet specifike për ruajtjen e ullishteve, mbrojtjen e lumenjve, cilësia e ajrit dhe përmirësimi i tij. Ndërsa propozimet konsistonin në shtimin e sipërfaqeve pyjore, fuqizimin e autoriteteve përgjegjëse për monitorimin e mjedisit si ARM. Në përfundim të takimit Drejtori i Urbanistikës i kujtoi pjesëmarrësit se të gjitha komentet e qytetarëve që do ti adresohen Bashkisë Elbasan në lidhje me përmirësimin e Planit të Përgjithshëm Vendor do të botohen në faqen zyrtare të Bashkisë.

2016-Sht-05

Dëgjesë Publike për Prezantimin e dokumentit të Planit të Zhvillimit të Territorit, Bashkia Rrogozhinë

Në ambientet e bashkisë Rrogozhinë, më datë 05.09.2016, ora 12:15, u mbajt dëgjesa e rradhës publike në kuadër të “Prezantimit të dokumentit të Planit të Zhvillimit të Territorit dhe Rregullores lokale”.

Pjesëmarrës në dëgjesë ishin punonjësit e bashkisë Rrogozhinë, përfaqësues të AKPT-së, të studiove konsulente. Pjesëmarrës të tjerë ishin administratorë të njësive administrative, fermerë, përfaqësues biznesesh, ekspertë të fushave të ndryshme, etj.

Në dëgjesë u prezantuan:

  • Kushtëzimet e ndërtimit;
  • Parashikimet e rritjes së popullsisë;
  • Mbrojtja e Mjedisit;
  • Sistemimi/Riorganizimi i tokave djerrë;
  • Infrastruktura rrugore;
  • Transporti;
  • Përdorimi i tokës;
  • Zhvillimi i Bujqësisë;
  • Njësitë strukturore;
  • Zhvillimi i Turizmit;
  • Projektet Strategjike;
  • Rregullorja e Planit të Zhvillimit dhe koefiçientët e shfrytëzimit sipas rastit.

Çështjet që u ngritën nga publiku kishin të bënin me:

  • Parashikimet për aktivitetet sociale, sportive dhe kulturore në parkun e Okshtunit;
  • Propozimet e ndërhyrjeve nëpërmjet politikave të zhvillimit të agro-turizmit, në zonën “Guri i lëmuar”;
  • Rezervimin e karakterit natyror në zonat kodrinore lindore të bashkisë Rrogozhinë;
  • Ruajtja dhe restaurimi i objekteve të vjetra dhe të monumenteve të kulturës.

Në përfundim u bë me dije se komentet  dhe sugjerimet e pjesëmarësve do të diskutoheshin  dhe do të shikohej mundësia e përfshirjes së tyre në plan.

2016-Sht-05

Dëgjesë Publike për Prezantimin e dokumentit të Planit të Zhvillimit të Territorit, Bashkia Kavajë

Në ambientet e bibliotekës së qytetit të Kavajës, më datë 05.09.2016, ora 09:30, u mbajt dëgjesa e rradhës publike në kuadër të “Prezantimit të dokumentit të Planit të Zhvillimit të Territorit dhe Rregullores lokale”.

Pjesëmarrës në dëgjesë ishin punonjësit e bashkisë Kavajë, përfaqësues të AKPT-së, të studiove konsulente. Pjesëmarrës të tjerë ishin administratorë të njësive administrative, fermerë, përfaqësues biznesesh, ekspertë të fushave të ndryshme, etj.

Në dëgjesë u prezantuan:

  • Kushtëzimet e ndërtimit;
  • Parashikimet e rritjes së popullsisë;
  • Mbrojtja e Mjedisit;
  • Sistemimi/Riorganizimi i tokave djerrë;
  • Infrastruktura rrugore;
  • Transporti;
  • Përdorimi i tokës;
  • Zhvillimi i Bujqësisë;
  • Njësitë strukturore;
  • Zhvillimi i Turizmit;
  • Projektet Strategjike;
  • Rregullorja e Planit të Zhvillimit dhe koefiçientët e shfrytëzimit sipas rastit.

Çështjet që u ngritën nga publiku kishin të bënin me:

  • Zgjidhjen e çështjes së banesave të shumta të mbetura stok;
  • Përcaktimin e zonave ekonomike / industriale dhe agro përpunuese;
  • Përcaktimi i vendodhjes së terminalit multifunksional të transportit në hyrje të qytetit;
  • Planet e zgjerimit të mëtejshëm të zonave urbane, politikat e densifikimit urban dhe të mbushjes së parcelave boshe;
  • Rujtja e identitetit historik të qytetit;
  • Sistemi i ujitjes dhe vaditjes së tokave bujqësore.

Në përfundim u bë me dije se komentet  dhe sugjerimet e pjesëmarësve do të diskutoheshin  dhe do të shikohej mundësia e përfshirjes së tyre në plan.

2016-Sht-01

Dëgjesë Publike për Prezantimin e Raportit të Vlerësimit Strategjik Mjedisor, Bashkia Kuçovë

Në mjediset e Sallës së Këshillit Bashkiak të Bashkisë së Kuçovës, më datë 01.09.2016, ora 11:00, u mbajt dëgjesa e shtatë publike në kuadër të prezantimit “Planit të Përgjithshëm Vendor” dhe e dyta në kuadrin e hartimit të Raporti të VSM.

Prezent në dëgjesë ishin kryetari  i bashkisë, Z. Selfo Kapllani, nënkryetari i Bashkisë Z. Ilijan Llangozi, Specialist të Drejtorisë së Urbanistikës dhe Strehimit, ekspert të CoPlan-PLGP, përfaqësues të Agjencisë Rajonale të Mjedisit, Berat dhe Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, Administrator të Njësive Administrative, Komisioni qytetar, anëtar të Këshillit Bashkiak, grupe interesi si dhe të interesuar të tjerë.

Takimi u hap si gjithmonë nga fjala e Kryetarit të Bashkisë, Z. Selfo Kapllani, i cili falenderoi ekspertet për punën e bërë dhe ia kaloi fjalën Znj. Arta Alla dhe Z. Rodion Gjoka, ekspertë mjedisi pranë CoPlan-it, të cilët vijuan me prezantimin.

Fillimisht u bë një përmbledhje e hapave të ndjekur deri më tani dha materialit, subjekt të dëgjesës:

  • Baza ligjore për hartimin e Raportit të Vlerësimit Strategjik Mjedisor;
  • Gjendja aktuale e mjedisit;
  • Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis i Projekteve Prioritare;
  • Masat lehtësuese të propozuara në kushtet kur projektet e propozuara do të kishin ndikim negativ në mjedis;
  • Hapësirë për pyetje-përgjigje, diskutim i lirë.

Metodologjia e hartimit të VSM kalon në tre faza:   

  1. Shqyrtimi nëse nevojitet apo jo hartimi i një VSM-je;
  2. Snaliza dhe gjendja e mjedisit;
  3. Hartimi i draft-raportit paraprak të VSM-së, ku paraqiten ndër të tjera ndikimet në mjedis të projekteve prioritare dhe masat e nevojshme parandaluese.

Secili nga projektet prioritare është parë në prizmin mjedisor, duke i grupuar në bazë të përputhshmërisë me Objektivat Strategjik të përcaktuar në Visionin Strategjik të Bashkisë. Blloqet e projekteve, në bazë të metodologjisë së përdorur janë vlerësuar në sistem pikavarazhi, duke përcaktuar në fund nivelin e ndikimit në mjedis edhe më specifikisht në faktorët mjedisor: toka, ajri, uji, biodiversiteti, pyjet peisazhi, klima, kultura, shëndeti.

U vijua me diskutimin e masave parandaluese e zbutëse të ndikimit të projekteve specifike që PPV propozon: rehabilitimi i puseve të naftës dhe tokave të ndotura nga nafta, mbrojtja e tokës nëpërmjet ndalimit të ndërtimeve pa leje, zgjidhja e konflikteve të përdorimit industri-bujqësi-banim, zonat mbrojtëse të burimeve ujore, zonat repariane dhe ato higjeno-sanitare, rehabilitimi i shtretërve të lumenjve, promovimi i transportit publik, shtimi i hapësirave të gjelbra dhe këmbësore, etj.

Ndër projektet e propozuara nga PPV me ndikim mjaft pozitiv në mjedis përmenden: rehabilitimi i ish UPN, rehabilitimi i ish-TEC, venddepozitimi i mbetjeve urbane, etj.

Minutat e fundit iu rezervuan pyetjeve dhe diskutimeve nga publiku për tema të tilla si: zbatimi i projekteve prioritare, shtimi i stacioneve të monitorimit të treguesve mjedisor, etj.

2016-Gsh-19

Dëgjesë Publike për Prezantimin e dokumentit të Planit të Zhvillimit të Territorit dhe Vlerësimit Strategjik Mjedisor, Bashkia Kurbin

Në ambientet e bashkisë së qytetit, më datë 19.08.2016,  ora 10:00, u mbajt dëgjesa e radhës publike në kuadër të “Prezantimit të dokumentit të Planit të Zhvillimit të Territorit dhe Vlerësimit Strategjik Mjedisor”.

Pjesëmarrës në dëgjesë ishin punonjës të bashkisë e institucioneve të tjera vendore të profesioneve e ekspertizave të ndryshme, përfaqësues të AKPT-së, të studios konsulente si edhe përfaqësues të shoqërisë civile. Pjesëmarrja ishte me rreth 60 vetë në sallë.

Prezantimi i Planit të Zhvillimit të Territorit të Bashkisë Kurbin, u fokusua në këto pika kryesore:

  • Rregullorja e planit e bazuar në ligje sektoriale dhe pasaportat e zhvillimit;
  • Direktivat dhe orientimet nga PPK dhe PINS Bregdeti;
  • Vizioni i përgjithshëm për 5 sistemet territoriale si dhe ku bazohen ato;
  • Ndarja e territorit në njësi strukturore si edhe kodifikimi i tyre;
  • Sistemi Urban ku më në fokus është zhvillimi policentrik;
  • Sistemi i Infrastrukturës me krijimin e unazës përreth qytetit, Korridorin peizazhistik, Korridorin Portokalli dhe Korridorin e Gjelbër.

Prezantimi i dokumentit të VSM, iu përmbajt pikave si më poshtë:

  • Direktivat nga legjislacioni dhe normativat si edhe direktivat europiane;
  • Objektivat e VSM-së;
  • Struktura e VSM-së;
  • Programi për Mbrojtjen e Mjedisit dhe përcaktimi i masave zbutëse për parandalimin e efekteve negative.

Pyetjet që u ngritën nga publiku kishin lidhje me procesin e zbatimit të projektit, me projektet më të detajuara për hapësira të veçanta të bashkisë si Malësia e Kurbinit, kisha e Shën Ndoit, shtrati i lumit Mat etj, si edhe parashikimet në VSM për këto zona specifike. Përfaqësuesit e studios konsulente iu përgjigjën pyetjeve duke e siguruar publikun për reflektimin e këtyre pikave në plan.

2016-Gsh-18

Dëgjesë Publike për Prezantimin e dokumentit të Planit të Zhvillimit të Territorit dhe Vlerësimit Strategjik Mjedisor, Bashkia Krujë

Në ambientet e kinemasë së qytetit, më datë 18.08.2016,  ora 10:30, u mbajt dëgjesa e radhës publike në kuadër të “Prezantimit të dokumentit të Planit të Zhvillimit të Territorit dhe Vlerësimit Strategjik Mjedisor”.

Pjesëmarrës në dëgjesë ishin punonjës të bashkisë, përfaqësues të Drejtorisë së Bujqësisë e institucioneve të tjera vendore të profesioneve e ekspertizave të ndryshme, përfaqësues të AKPT-së, të studios konsulente si edhe përfaqësues të shoqërisë civile. Pjesëmarrja ishte me rreth 45 vetë në sallë.

Prezantimi i Planit të Zhvillimit të Territorit të Bashkisë Kurbin, u fokusua në këto pika kryesore:

  • Dokumentat e përgatitur për këtë fazë të planit
  • Përmbledhje e shkurtër e Strategjisë Territoriale, duke u theksuar pikat kryesore, ku është bazuar hartimi i Planit të Zhvillimit;
  • Direktivat dhe orientimet nga PPK dhe PINS Durana;
  • Ndarja e territorit në 4 sisteme kryesore: Urban, Bregdetar, Infrastrukturor dhe Bujqësor;
  • Ndarja e territorit në njësi strukturore si edhe kodifikimi i tyre;
  • Rregullorja e PPV-së, e hartuar nga rregullat e legjislacionit përkatës, nga direktivat e PPK-së dhe PINS Durana si edhe nga kuadri ligjor sektorial;
  • Sistemi Urban, duke u përqëndruar në përcaktimin e qëndrave prioritare dhe zgjerimin e territorit të Krujës;
  • Sistemi Infrastrukturorë, duke u përqëndruar në aksin Tiranë-Thumanë, korridorin peisazhistik ( bregdetar ), korridoret portokalli dhe korridoret e gjelbërta;
  • Projektet e Planit të Zhvillimit dhe çfarë pritet për Krujën deri në vitin 2031.

Prezantimi i dokumentit të VSM, iu përmbajt pikave si më poshtë:

  • Direktivat nga legjislacioni dhe normativat si edhe direktivat europiane;
  • Objektivat e VSM-së;
  • Struktura e VSM-së;
  • Programi për Mbrojtjen e Mjedisit dhe përcaktimi i masave zbutëse për parandalimin e efekteve negative.

Si pasojë e pjesëmarrjes së ulët të publikut në dëgjesë, pyetjet nga publiku munguan. Studioja si edhe bashkia Krujë siguruan publikun për transparencën e procesit, duke i kujtuar se materialet mund ti gjejnë në faqen e bashkisë dhe për çdo sqarim të mëtejshëm mund të shkruajnë në adresën e e-mail-it të komunikuar nga studioja.

2016-Gsh-17

Dëgjesë Publike për Prezantimin e dokumentit të Planit të Zhvillimit të Territorit dhe Vlerësimit Strategjik Mjedisor, Bashkia Lezhë

Në ambientet e bibliotekës së qytetit të Lezhës, më datë 17.08.2016,  ora 11:00, u mbajt dëgjesa e radhës publike në kuadër të “Prezantimit të dokumentit të Planit të Zhvillimit të Territorit dhe Vlerësimit Strategjik Mjedisor”.

Pjesëmarrës në dëgjesë ishin punonjës të bashkisë e institucioneve të tjera vendore të profesioneve e ekspertizave të ndryshme, përfaqësues të AKPT-së, të studios konsulente si edhe përfaqësues të shoqërisë civile. Pjesëmarrja ishte e ulët me rreth 40 vetë në sallë.

Prezantimi i Planit të Zhvillimit të Territorit të Bashkisë Lezhë, u fokusua në këto pika kryesore:

  • Rregullorja e planit e bazuar në ligje sektoriale dhe pasaportat e zhvillimit;
  • Direktivat dhe orientimet nga PPK dhe PINS Bregdeti;
  • Vizioni i përgjithshëm për 5 sistemet territoriale si dhe ku bazohen ato;
  • Ndarja e territorit në njësi strukturore si edhe kodifikimi i tyre;
  • Sistemi Urban dhe me ndikimin e demografisë në zgjerimin e sistemit;Sistemi Bujqësor për ruajtjen e tij si edhe për zhvillimin e qëndrueshëm të tij;
  • Sistemi i Infrastrukturës me Bypass-in perëndimor, Korridorin peizazhistik, Korridorin Portokalli dhe Korridorin e Gjelbër.

Prezantimi i dokumentit të VSM, iu përmbajt pikave si më poshtë:

  • Direktivat nga legjislacioni dhe normativat si edhe direktivat europiane;
  • Objektivat e VSM-së;
  • Struktura e VSM-së;
  • Programi për Mbrojtjen e Mjedisit dhe përcaktimi i masave zbutëse për parandalimin e efekteve negative.

Pyetjet që u ngritën nga publiku kishin lidhje me procesin e zbatimit të projektit ku secila nga pikat u sqarua nga stafi i studios i pranishëm duke siguruar publikun për transparencën e procesit.

2016-Gsh-03

Dëgjesë Publike për Prezantimin e dokumentit të Analizës dhe Vlerësimit të Territorit, Bashkia Himarë

Në ambientet e bar-restorant “Empire” në Dhërmi, më datë 03.08.2016,  ora 19:30, u mbajt dëgjesa e tretë publike në kuadër të “Prezantimit të dokumentit të Analizës dhe Vlerësimit të Territorit” dhe Draft-Strategjisë së PPV-së.

Hapjen e takimit e bëri  Drejtori i Planifikimit të Bashkisë Himarë,duke theksuar rëndësinë e dëgjesës publike, arsyen e organizimit të takimit si dhe procesin e punës të arritur deri tani nga studioja konsulente.

Përfaqësuesi i studios filloi prezantimin, duke shprehur fillimisht rëndësinë e gjithë Rivierës Shqiptare në nivel kombëtar si dhe rëndësinë e pozicionit të njësisë vendore Himarë në Rivierë. Për të nxjerrë në pah potencialet e zonës fillimisht u prezantua puna e bërë në fazën e “Analizës së Territorit” duke u fokusuar kryesisht në temat e mëposhtme:

  • 5 sistemet territoriale;
  • Analiza metabolike;
  • Tipologjitë hapësinore të rivierës;
  • Lidhjet dhe aksesueshmëria;
  • Demografia;
  • Turizmi;
  • Analiza Ekonomike;
  • Lidhja e Himarës me një aks nga zona malore e qytetit. Aks i cili lidhte Himarën me rrugën nacionale Tepelenë – Gjirokastër;
  • Ndërtimi i një rruge paralele me rrugën aktuale. (Palasë – Lukovë; në afërsi të plazhit);
  • Llojet e Turizmit të propozuar nga studio: Turizmi Familjar, turizmi për të Rinjtë, turizmi me interes të veçantë (kulturor, natyror), Turizmi i Resorteve.

Pyetjet dhe sugjerimet e ngritura nga pjesëmarrësit në dëgjesë ishin mbi procesin e menaxhimit të pronave, me projektet /strategjitë që janë parashikuar në lidhje me zonën malore dhe rurale të Himarës, mbi lidhjen e Agroturizmit me turizmin religjioz.

Takimi u mbyll duke u falenderuar pjesëmarrësit dhe duke u sqaruar se detajimi i projekteve konkrete do të bëhet pas përfundimit të hartimit të PPV-së me përgatitjen e PDV-ve përkatëse. Gjithashtu u shtua se dokumenti i draft strategjisë do të botohet në faqen zyrtare të bashkisë Himarë ku mund të aksesohet nga qytetarët dhe u kërkua kontributin e tyre edhe në dëgjesat e ardhshme përmes komenteve dhe opinioneve të tyre.

2016-Gsh-02

Dëgjesë Publike për Prezantimin e dokumentit të Analizës dhe Vlerësimit të Territorit, Bashkia Konispol

Në ambjentet e këshillit bashkiak pranë bashkisë Konispol, më datë 02.08.2016,  ora 11:45, u mbajt dëgjesa e radhës publike në kuadër të “Prezantimit të dokumentit të Analizës dhe Vlerësimit të Territorit” dhe Draft-Strategjisë së PPV-së.                                                      

Hapjen e takimit e bëri drejtori i Drejtorisë së Planifikimit dhe Zhvillimit duke theksuar se ky është takimi i tretë që bëhet në bashkinë Konispol, për informimin publik mbi procesin e hartimit të PPV-së.

Më pas fjalën e mori përfaqësuesi i studios konsulente, i cili filloi prezantimin duke folur për “Analizën dhe Vlerësimin e Territorit”:

  • Gjatë procesit të hartimit të Analizës së Vlerësimit të Territorit stafi i studiove ka vizituar çdo vendbanim të bashkisë për të hedhur informacionin në GIS;
  • U përmend boniteti i tokës si një plotësim i kërkesës së AKPT-së.

Në pjesën e dytë të takimit u prezantua “Draft-Strategjia e PPV-së”, ku u shpjegua Vizioni për bashkinë Konispol dhe orientimet strategjike të saj. Gjithashtu studio konsulente nxorri në evidencë disa projekte pilot që i kishin evidentuar së bashku me stafin e bashkisë.

Znj. Nanopoulon Ivi, drejtore e Studios Thymio Papayannis & Associates SA mbajti fjalën duke shpjeguar rëndësinë e procesit, gjithashtu shpjegoi dedikimin e madh të eksperteve të studios për të arritur një produkt sa më të mirë.

Pyetje dhe sugjerimet e ngritura nga pjesëmarrësit kishin të bënin me aksesibilitetin e tokave bujqësore që ndodhen në brendësi të territorit, përmirësimin dhe shtimin e infrastrukturës ujore, aksibilitetin për rritjen e turizmit të trashigimisë kulturore, si dhe mekanizmat ekonomikë për mirëmbajtjen e 120 monumenteve të kulturës që i përkasin kësaj bashkie.

2016-Gsh-02

Dëgjesë Publike për Prezantimin e dokumentit të Analizës dhe Vlerësimit të Territorit, Bashkia Sarandë

Në ambjentet e këshillit bashkiak pranë bashkisë Sarandë, më datë 02.08.2016,  ora 18:30, u mbajt dëgjesa e radhës publike në kuadër të “Prezantimit të dokumentit të Analizës dhe Vlerësimit të Territorit” dhe Draft-Strategjisë së PPV-së.                                                                                          

Hapjen e takimit e bëri znj. Florjana Koka, Kryetare e Bashkisë Sarandë e cila theksoi rëndësinë e mbledhjes dhe shprehu interesin që komuniteti të ishte sa më shumë aktiv.

Më pas fjalën e mori ekseprti i studios konsulente, i cili filloi prezantimin duke folur për “Analizën dhe Vlerësimin e Territorit” .

Në pjesën e dytë të takimit u prezantua “Draft-Strategjia e PPV-së”, ku u shpjegua Vizioni për bashkinë Sarandë dhe orientimet strategjike të saj. Gjithashtu studio konsulente nxorri në evidencë disa projekte pilot që i kishin evidentuar së bashku me stafin e bashkisë.

Drejtoresha e Studios Thymio Papayannis & Associates SA mbajti fjalën duke shpjeguar rëndësinë e proçesit, gjithashtu shpjegoi dedikimin e madh të eksperteve të studios për të arritur një produkt sa më të mirë.

Pyetjet dhe sugjerimet e ngritura nga pjesëmarrësit në dëgjesë ishin mbi parashikimet që bëhen në plan për bizneset e lidhura me bregdetin, rishikimin e kufirit të territorit të bashkisë Sarandë, mundësitë e spostimit të varrezave të Sarandës.

2016-Kor-06

Dëgjesë Publike për Prezantimin e Planit të Zhvillimit të Territorit, Bashkia Lushnje

Në ambientet e sallës së mbledhjeve, Bashkia Lushnje, më datë 06.07.2016, ora 15:00, u mbajt dëgjesa publike e radhës në kuadër të hartimit të Planit të Përgjithshëm Vendor.

Ky plan po hartohet nga stafi teknik planifikues i bashkisë dhe Co-PLAN, Institute for Habitat Development me mbështetjen e USAID - United States Agency for International Development.

Në dëgjesë u prezantua plani i zhvillimit të territorit, me pika si më poshtë:

  • Infrastruktura rrugore;
  • Transporti publik;
  • Përdorimi i tokës;
  • Njësitë strukturore;
  • Koefiçientët.

Në dëgjesë ishin të pranishëm qytetarë të bashkisë Lushnje, grupe interesi, grupe bisnesi, ekspertë të fushave të ndryshme dhe u diskutuan disa pika si më poshtë:

  • Në qoftë se ka  rritje/zmadhim të vijës së verdhë të qytetit me qëllim rritjen e sipërfaqeve për ndërtim;
  • Hapësirat ku janë propozuar zonat ekonomike agroindustriale;
  • Strategjitë që do ndiqen mbi menaxhimin e mbetjeve urbane dhe trajtimin e ujërave të ndotur;
  • Nevoja për industri përpunuese të produkteve bujqësore përgjatë autostradës;
  • Zhvillimi i të dy krahëve të autostradës;
  • Në qoftë se janë planifikuar apo jo varrezat e reja publike;
  • Zgjidhja  që do jepet për ujësjellës kanalizimet.

Përfaqësuesja e ALUIZNI-t Lushnje ngriti në diskutim çështjen e ndërtimeve me apo pa leje anës rrugëve të cilat në plan janë planifikuar të zgjerohen, ku shumë nga këto ndërtime preken nga zgjerimi i propozuar.

2016-Kor-06

Dëgjesë Publike për Prezantimin e dokumentit të Planit të Zhvillimit të Territorit, Bashkia Kuçovë

Në mjediset e Sallës së Këshillit Bashkiak të Bashkisë së Kuçovës, më datë 06.07.2016, ora 11:00, u mbajt dëgjesa e gjashtë publike në kuadër të prezantimit “Planit të Zhvillimit të Territorit dhe Rregullores Vendore”. Prezentë në dëgjesë ishin kryetari dhe nënkryetari i Bashkisë, Specialistë të Drejtorisë së Urbanistikës dhe Strehimit, ekspertë të CoPlan-PLGP, përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, Administratorë të Njësive Administrative, Komisioni qytetar, grupe interesi si dhe të interesuar të tjerë.

Takimi i hap nga fjala e Kryetarit të Bashkisë, Z. Selfo Kapllani, i cili falenderoi ekspertet për punën e bërë dhe iu kaloi fjalën Z. Zenel Bajrami, ekspert planifikues i CoPlan, i cili vijoi me prezantimin:

  • Përshkrimin e karakterit të vendbanimeve;
  • Kufizimet sektoriale (përgjatë brezave lumor, puseve të naftës, etj);
  • Përshkrimi i sistemit rrugor ekzistues dhe propozimet për ndërhyrje të reja;
  • Sistemi i korsive të biçikletave si një domosdoshmëri në rritje;
  • Paraqitja e fashave, qendërsive, mikroqendërsive;
  • Ndarja e territorit në zona dhe njësi (rreth 380 të tilla);
  • Përdorimi i tokës dhe përcaktimi i treguesve të tjerë zhvillimor;
  • Ndarja e territorit në 5 sisteme territoriale dhe ndërhyrjet në to.

Në përfundim u zhvillua një seancë pyetje-përgjigje, ku të ftuarit patën mundësi të ngrinin problematikat dhe sugjerimet e tyre për sa u prezantua.

Nga grupi i punës u informua për kohën e mbajtjes së dëgjesës së fundit që do të jetë në muajn Shtator.

2016-Qer-30

Dëgjesë Publike për Trashëgiminë Kulturore në kuadër të hartimit të Planeve të përgjithshme vendore për 5 bashkitë që po asistohen nga programi PLGP/USAID, Bashkia Berat

Në ambjentet e Pallatit të Kulturës “Margarita Tutulani” në Berat, më datë 30.06.2016,  ora 12:00, u zhvillua takimi me fokus “Trashëgiminë Kulturore” në kuadër të hartimit të Planeve të Përgjithshme vendore për 5 bashkitë që po asistohen nga programi PLGP/USAID.

Fokusi i takimit ishin problematikat dhe potencialet në fushën e trashëgimisë historiko-kulturore në territoret e këtyre bashkive dhe se si mundet që PPV të vijë në ndihmë me propozimet e saj.

Eksperti i trashëgimisë kulturore bëri një prezantim të punës hulumtuese për vendosjen në hartë të monumenteve të kulturës, natyrës, zonave arkeologjike dhe të trashëgimisë kulturore, ku për secilën bashki u fokusua në pikat si: statusin e konservimit, restaurimin, turizmin kulturor, itineraret kulturore që lidhin qendrën me periferinë dhe përfshirjen e të rinjve vendas në restaurimet dhe konservimet. 

Më pas u trajtuan monumentet specifike në secilën bashki ku u përmendën: bashkia e Elbasanit me kalanë e Elbasanit dhe kishën e Shën e Premtes në Vlash; bashkia e Kuçovës me Kishën e Perondisë dhe të Kozarës; bashkia e Fierit me Apolloninë dhe kishën e Shën Kozmait; bashkia Lushnje me Manastirin e Ardenicës, bashkia Berat me kalanë e Goricës dhe kishën e Shën Mëhillit.

2016-Qer-28

Dëgjesë Publike për Prezantimin e dokumentit të Planit të Zhvillimit të Territorit dhe Vlerësimit Strategjik Mjedisor, Bashkia Poliçan

Në mjediset e qendrës kulturore të qytetit të Poliçan, më datë 28.06.2016,  ora 10:00, u mbajt dëgjesa e katërt publike në kuadër të “Prezantimit të dokumentit të Planit të Zhvillimit të Territorit dhe Vlerësimit Strategjik Mjedisor”.

Prezantimi i Planit të Zhvillimit të Territorit të Bashkisë Poliçan, ishte fokusuar në këto pika kryesore:

  • Parashikime mbi popullsinë dhe shpërndarjen e synuar për bashkinë deri në vitin 2030;
  • Përcaktimi i zonave urbane, ekonomike, të mbrojtura, etj;
  • Ndarja e territorit sipas 5 sistemeve dhe ndërkëmbimet mes tyre;
  • Ndarja e territorit në zona dhe njësi;
  • Ndarja sipas kategorive bazë të përdorimit të tokës dhe nënkategorive  për çdo njësi;
  • Rregullorja sipas çdo njësie dh treguesit e parashikuar;
  • Pozicionimi i shërbimeve dhe rrjeti i infrastrukturës kryesore;
  • Projekte të rëndësishme që përfshihen në Planin e Veprimit
  • Prezantimin e dokumentit të VSM, iu përmbajt pikave si më poshtë:
  • Boshtet prioritare të cilat pritet të ndikojnë në terren;
  • Boshtet prioritare të cilat pritet të ndikojnë në ajër;
  • Boshtet prioritare të cilat pritet të ndikojnë në faktorët klimatik;
  • Boshtet prioritare të cilat pritet të ndikojnë në ujëra;
  • Boshtet prioritare të cilat pritet të ndikojnë mbi pejsazhin;

Si përfundim studimi i VSM vlerëson së ndikimet negative janë të kufizuara në faktorë të veçantë ndërsa shumica e projekteve të parashikuar nga PPV do të sjellin përmirësimin e treguesve mjedisor. Për secilin nga boshtet prioritarë janë parashikuar edhe masat që duhen ndjekur për të minimizuar efektet negative, në rastet kur ka të tilla.

Pjesëmarrësit u ftuan të shprehin mendime apo sugjerime të mundshme, të cilat duhet të reflektohen në dokument apo të refuzohen në mënyre të argumentuar nga ana e grupit të punës.

2016-Qer-27

Dëgjesë Publike për Prezantimin e dokumentit të Planit të Zhvillimit të Territorit dhe Vlerësimit Strategjik Mjedisor, Bashkia Skrapar

Në mjediset e kinemasë së qytetit të Çorovodës, më datë 27.06.2016,  ora 10:00, u mbajt dëgjesa e katërt publike në kuadër të “Prezantimit të dokumentit të Planit të Zhvillimit të Territorit dhe Vlerësimit Strategjik Mjedisor”.

Prezantimi i Planit të Zhvillimit të Territorit të Bashkisë Skrapar, ishte fokusuar në këto pika kryesore:

  • Parashikime mbi popullsinë dhe shpërndarjen e synuar për Bashkinë deri në vitin 2030;
  • Përcaktimi i zonave urbane, ekonomike, të mbrojtura, etj;
  • Ndarja e territorit sipas 5 sistemeve dhe ndërkëmbimet mes tyre;
  • Ndarja e territorit në zona dhe njësi;
  • Ndarja sipas kategorive bazë të përdorimit të tokës dhe nënkategorive  për çdo njësi;
  • Rregullorja sipas çdo njësie dh treguesit e parashikuar;
  • Pozicionimi i shërbimeve dhe rrjeti i infrastrukturës kryesore;
  • Projekte të rëndësishme që përfshihen në Planin e Veprimit. 

Prezantimin e dokumentit të VSM, iu përmbajt pikave si më poshtë:

  • Boshtet prioritare të cilat pritet të ndikojnë në terren;
  • Boshtet prioritare të cilat pritet të ndikojnë në ajër;
  • Boshtet prioritare të cilat pritet të ndikojnë në faktorët klimatik;
  • Boshtet prioritare të cilat pritet të ndikojnë në ujëra;
  • Boshtet prioritare të cilat pritet të ndikojnë mbi pejsazhin;

Si përfundim studimi i VSM vlerëson së ndikimet negative janë të kufizuara në faktorë të veçantë ndërsa shumica e projekteve të parashikuar nga PPV do të sjellin përmirësimin e treguesve mjedisor. Për secilin nga boshtet prioritarë janë parashikuar edhe masat që duhen ndjekur për të minimizuar efektet negative, në rastet kur ka të tilla.

Pjesëmarrësit u ftuan të shprehin mendime apo sugjerime të mundshme, të cilat duhet të reflektohen në dokument apo të refuzohen në mënyre të argumentuar nga ana e grupit të punës.

2016-Qer-24

Dëgjesë Publike për Prezantimin e dokumentit të Planit të Zhvillimit të Territorit dhe Vlerësimit Strategjik Mjedisor, Bashkia Ura Vajgurore

Në mjediset e kinemasë së qytetit të Urës Vajgurore, më datë 24.06.2016,  ora 11:00, u mbajt dëgjesa e katërt publike në kuadër të “Prezantimit të dokumentit të Planit të Zhvillimit të Territorit dhe Vlerësimit Strategjik Mjedisor”.                                                                                            

Prezantimi i Planit të Zhvillimit të Territorit të Bashkisë Ura Vajgurore, ishte fokusuar në këto pika kryesore:

  • Parashikime mbi popullsinë dhe shpërndarjen e synuar për Bashkinë deri në vitin 2030;
  • Përcaktimi i zonave urbane, ekonomike, të mbrojtura, etj;
  • Ndarja e territorit sipas 5 sistemeve dhe ndërkëmbimet mes tyre;
  • Ndarja e territorit në zona dhe njësi;
  • Ndarja sipas kategorive bazë të përdorimit të tokës dhe nënkategorive  për çdo njësi;
  • Rregullorja sipas çdo njësie dh treguesit e parashikuar;
  • Pozicionimi i shërbimeve dhe rrjeti i infrastrukturës kryesore;
  •  Projekte të rëndësishme që përfshihen në Planin e Veprimit.

Prezantimin e dokumentit të VSM, iu përmbajt pikave si më poshtë:

  • Boshtet prioritare të cilat pritet të ndikojnë në terren;
  • Boshtet prioritare të cilat pritet të ndikojnë në ajër;
  • Boshtet prioritare të cilat pritet të ndikojnë në faktorët klimatik;
  • Boshtet prioritare të cilat pritet të ndikojnë në ujëra;
  • Boshtet prioritare të cilat pritet të ndikojnë mbi pejsazhin;

Si përfundim studimi i VSM vlerëson së ndikimet negative janë të kufizuara në faktorë të veçantë ndërsa shumica e projekteve të parashikuar nga PPV do të sjellin përmirësimin e treguesve mjedisor. Për secilin nga boshtet prioritare janë parashikuar edhe masat që duhen ndjekur për të minimizuar efektet negative, në rastet kur ka të tilla 

Pjesëmarrësit u ftuan të shprehin mendime apo sugjerime të mundshme, të cilat duhet të reflektohen në dokument apo të refuzohen në mënyrë të argumentuar nga ana e grupit të punës.

2016-Qer-23

Dëgjesë Publike për Prezantimin e dokumentit të Planit të Zhvillimit të Territorit dhe Vlerësimit Strategjik Mjedisor, Bashkia Gjirokastër

Në mjediset e kinemasë së qytetit të Gjirokastrës, më datë 23.06.2016,  ora 11:00, u mbajt dëgjesa e katërt publike në kuadër të “Prezantimit të dokumentit të Planit të Zhvillimit të Territorit dhe Vlerësimit Strategjik Mjedisor”.

Prezantimi i Planit të Zhvillimit të Territorit të Bashkisë Gjirokastër, u fokusua në këto pika kryesore: 

  • Parashikime mbi popullsinë dhe shpërndarjen e synuar për Bashkinë deri në vitin 2030;
  • Përcaktimi i zonave urbane, ekonomike, të mbrojtura, etj;
  • Ndarja e territorit sipas 5 sistemeve dhe ndërkëmbimet mes tyre;
  • Ndarja e territorit në zona dhe njësi;
  • Ndarja sipas kategorive bazë të përdorimit të tokës dhe nënkategorive  për çdo njësi;
  • Rregullorja sipas çdo njësie dhe treguesit e parashikuar;
  • Pozicionimi i shërbimeve dhe rrjeti i infrastrukturës kryesore;
  • Projekte të rëndësishme që përfshihen në Planin e Veprimit.

Prezantimi i dokumentit të VSM, iu përmbajt pikave si më poshtë:

  • Boshtet prioritare të cilat pritet të ndikojnë në terren;
  • Boshtet prioritare të cilat pritet të ndikojnë në ajër;
  • Boshtet prioritare të cilat pritet të ndikojnë në faktorët klimatikë;
  • Boshtet prioritare të cilat pritet të ndikojnë në ujëra;
  • Boshtet prioritare të cilat pritet të ndikojnë mbi pejsazhin.

Për secilin nga boshtet prioritare janë parashikuar edhe masat që duhen ndjekur për të minimizuar efektet negative, në rastet kur ka të tilla.

Pjesëmarrësit u ftuan të shprehin mendime apo sugjerime të mundshme, të cilat duhet të reflektohen në dokument apo të refuzohen në mënyrë të argumentuar nga ana e grupit të punës. Pyetjet nga specialistët e fushës morën përgjigje nga paneli prezantues dhe u premtua reflektimi i sugjerimeve në dokumentin final.