Agjensia Kombëtare e Planifikimit të Territorit
Search Menu

Inspektimi i Ndërtimit

Ky ligj ka për qëllim të sigurojë respektimin e normave, standardeve, kushteve zhvillimore dhe legjislacionit në fushën e planifikimit dhe zhvillimit të territorit e burimeve ujore në të gjithë vendin, si dhe mbrojtjen e territorit nga ndërtimet e kundërligjshme, bazuar në parimin e zhvillimit të qëndrueshëm të territorit, të decentralizimit dhe subsidiaritetit, në bazë të ndarjes administrative.

Objekt i këtij ligji është përcaktimi i organeve për inspektimin dhe mbrojtjen e territorit nga ndërtimet e kundërligjshme dhe i përgjegjësive të tyre.