Agjensia Kombëtare e Planifikimit të Territorit
Search Menu

Stafi i AKPT-së

KONTAKT:

Adresa: "Muhamet Gjollesha" 57, 1023, Tiranë, Shqipëri

Email: info@planifikimi.gov.al

Tel: +35542272556

Drejtori i përgjithshëm

ADELINA GRECA

Drejtore e përgjithshme e AKPT
Email: adelina.greca@planifikimi.gov.al

Adelina Greca ka kryer studimet e larta për arkitekturë në Universitetin Teknik të Lindjes së Mesme (Ankara/ Turqi), i cili ofron edukim në gjuhën angleze mbi bazën e modelit të shkollave perendimore. Ajo ka ndjekur studimet pas-universitare në të njëjtin universitet, në Departamentin e Planifikimit Urban, Programi i Projektimit Urban.
Znj.Greca ka eksperiencë si planifikuese në sektorin publik. Prej vitit 2003, kur është kthyer në Shqipëri, e deri në vitin 2011, ka ushtruar profesionin e arkitektes dhe planifikueses urbane, pranë Bashkisë së Tiranës ku ka punuar edhe në pozicione drejtuese. Ajo ka qënë pjesëmarrëse në mjaft grupe pune për projekte të rëndësishme që kanë qenë iniciuar dhe hartuar nga Bashkia e Tiranësnë periudhën 2003-2011 në fushën e planifikimit, në disa prej tyre në rolin e liderit të grupit të punës.
Pas shkëpujtes nga Bashkia Tiranë, Znj. Greca ka vazhduar të ndërtojë eksperiencë si profesioniste e lirë dhe paralelisht ka kontribuar në mësimdhënie pranë Universitetit Epoka, Fakulteti i Inxhinjerisë, Departamenti i Arkitekturës dhe Inxhinjerisë (2011 – aktualisht).
Zotëron shumë mirë gjuhën angleze, turke dhe italiane.

Drejtorë

Anila Vathi

Drejtoria e Planifikimit të Territorit
Email: anila.vathi@planifikimi.gov.al

Znj. Vathi është diplomuar pranë Universitetit Bujqësisë dhe Mjedisit të Tiranës, Fakulteti i Inxhinierisë së Agromjedisit dhe Ekologjisë, dega Agromjedis.

Në vitin 2014,  Znj. Vathi është licensuar si Eksperte Mjedisi nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit.

Znj.Vathi ka ushtruar profesionin e inxhinieres  së mjedisit në Ministrinë e Mbrojtjes, drejtoria CIMIC dhe më pas Shefe Laboratori në Ministrinë e Mbrojtjes.

Gjithashtu ,ka një eksperiencë disa vjeçare si eksperte mjedisi dhe koordinatore projektesh në organizata kombëtare dhe ndërkombëtare.

Vlen të përmendet projekti "Culture Branding - Strengthening Extroversion", Universiteti Bujqësor i Tiranës , Interreg-IPA CBC,  projekti “Promovimi  i  produktit  VIA DINARIKA dhe konsolidimi i strukturave strategjike rajonale” etj.

Zotëron gjuhën angleze dhe italiane.

Ledia Muraku

Drejtoria Juridike, Burimeve Njerëzore dhe Informimit
Email: ledia.muraku@planifikimi.gov.al

Znj.Muraku është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë me titullin “Jurist” në vitin 2010 dhe më pas ka përfunduar studimet “Master Shkencor” në profilin “Legjislacion dhe Institucionet Evropiane”, në Institutin e Studimeve Evropiane. Në vitin 2011 ka marrë titullin “Avokat” nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë. Në vazhdimësi ajo ka ndjekur trajnime me ekspert ndërkombëtar, fokusi i të cilave ka qenë funksionimi i Sistemit të Drejtësisë, Zbatimi i Ligjit, mekanizmat ligjore ndërkombëtare, si dhe menaxhim/koordinim projektesh.

Znj.Muraku ka nje ekperiencë pune 10 vjecare dhe ka kryer detyra të ndryshme si avokate, experte ligjore dhe koordinatore projekti, në zbatim të projekteve me organizata ndërkombëtare. Gjithashtu, ajo është përfshirë si eksperte në një sërë trajnimesh dhe projektesh studimore. Ajo është një njohëse shumë e mirë e legjislacionit ndërkombëtar dhe jurisprudencës së Gjykatës së Strasbourgut.

Zotëron gjuhën angleze, italiante dhe franceze.

Maela Matarangazi

Drejtoria e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse
Email: maela.matarangazi@planifikimi.gov.al

Maela Matarangazi ka lindur më 25 Tetor 1983 dhe ka përfunduar studimet universitare pranë Fakultetit të Ekonomisë dhe Agrobiznesit, Universiteti Bujqësor i Tiranë. Ne vitin 2010 ka përfunduar Studimet Master në “Shkenca Administrative”, Fakulteti i Shkencave Shoqërore, pranë Universitetin “U.F.O University” Tiranë.

Znj. Matarangazi ka një eksperiencë disa vjeçare në punë. Fillesat e punës kanë qenë si specialiste në Sektorin e Financës në Bashkinë e Durrësit, në Ndërmarrjen e Gjelbërimit dhe më pas ka ushtruar profesionin si financiere në Bashkinë e Tiranës dhe në firmën e prodhimit të pllakave dhe materialeve inerte “Elidon Tasho” Sh.p.k. Gjithashtu,Znj. Matarangazi ka një eksperiencë pune relativisht të gjatë në Zyrën e Financës dhe Kontabilitetit në “ALBCONTROL” SHA, Rinas.

 

Zotëron gjuhën angleze dhe italiane.

Nensi Lalaj

Drejtoria e Projekteve dhe Kërkimit Shkencor
Email: nensi.lalaj@planifikimi.gov.al

Znj. Lalaj është diplomuar pranë Universitetin Politeknik të Tiranës, Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, dega Mjedis në vitin 2010. Aktualisht Znj. Lalaj është duke ndjekur programin e doktoraturës pranë Fakultetit të Gjeologji Minierave në Tiranë.

Në vitin 2017 Znj. Lalaj është licensuar si Eksperte Mjedisi nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit.

Znj. Lalaj punon prej vitit 2017 pranë Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, në detyrën e koordinatores së projektit BRIGAID [Horizon2020].

Ka një eksperiencë 10 vjeçare si eksperte mjedisi dhe koordinatore projektesh në organizata kombëtare dhe ndërkombëtare. Ajo ka qënë pjesë e ekipit teknik dhe organizator për disa projekte kombëtare studimore dhe infrastrukturore.

Zotëron gjuhën angleze, italiane dhe gjermane.

Përgjegjës Sektori

ANISA QORRI

Sektori i Kërkimit Shkencor, Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe me Akademinë - Drejtoria e Projekteve dhe Kërkimit Shkencor
Email: anisa.qorri@planifikimi.gov.al

Znj. Qorri ka lindur në Elbasan, më datë 8 Qershor 1984.
Znj. Qorri punon pranë Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit (AKPT) që nga viti 2010, si specialiste në sektorin e Sekretariatit të Këshillit Kombëtar të Territorit dhe më pas si specialiste në sektorin e Planifikimit të Territorit. Gjithashtu është pedagoge e jashtme tek Fakulteti i Arkitekturës, UPT.
Znj. Qorri ka mbaruar studimet e larta për Arkitekturë, në Universitetin Politeknik të Tiranës, në vitin 2008 dhe tani po vazhdon doktoraturën në Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës, në UPT. Është trajnuar në “Sustainable Urban Land Use Planning” nga Instituti i Bankës Botërore dhe në metodat e kërkimit, teoritë e zhvillimit urban, financa e qeverisjes vendore, strategjitë dhe instrumentat e tokës urbane dhe praktikat mjedisore vendore.
Zotëron shumë mirë gjuhën angleze dhe italiane dhe mesatarisht atë gjermane.

ARJON KADILLARI

Sektori i Hartimit e Zbatimit të Projekteve dhe Jetësimit të Prioriteteve - Drejtoria e Projekteve dhe Kërkimit Shkencor
E-mail: arjon.kadillari@planifikimi.gov.al

Arjon Kadillari, lindur në Shkodër në Shtator 1989, ka kryer studimet e larta për Master Shkencor në Arkitekturë, në Universitetin Politeknik të Tiranës, Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës. Gjithashtu ka kryer trajnim mbi Metodat e Dokumentimit të Arkitekturës Tradicionale në Kursin e 17-të të Universitetit Ndërkombëtar Veror të Prishtinës dhe CHwB Kosovë.

Z.Kadillari ka ekseriencë pune si arkitekt pranë studios ROFER Architects për periudhën Nëntor 2014- Shkurt 2015. Ka marrë pjesë në Hartimin e Planeve të Përgjithshme Vendore të Bashkive Durrës, Vorë, Shijak pranë studios B & L për periudhën Maj 2016- Shtator 2016.

Ndërkohë është i angazhuar në kohë të pjesëshme si specialist i pavarur në modelimin fizik të projekteve në shkallë të ndryshme ndërhyrje, në periudhën 2013 - vazhdim. Punon pranë Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit që prej Tetorit 2018.

Zotëron shum mirë gjuhën angleze dhe mirë atë italiane dhe franceze.

Artenisa Keci

Sektori i Financës - Drejtoria e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse
Email: artenisa.keci@planifikimi.gov.al

Artenisa Keçi ka lindur më 5 Dhjetor 1980, ka përfunduar studimet universitare pranë Universitetin Bujqësor të Tiranës, në Fakultetin e Ekonomisë dhe Agrobiznesit për Financë-Kontabilitet. Znj.Keçi ka një eksperiecë disa vjeçare si : specialiste finance pranë kompanisë "Moto Tirana" shpk për periudhën 2009-2016.Nga 2006-2008 ka punuar si ekonomiste në kompaninë farmaceutike O.E.S. Distrimed.Për periudhën 2004-2006 ka punuar pranë kompanisë "Adrion" L.t.d. në sektorin e marketingut.

Zotëron shumë mirë gjuhën Angleze dhe italiane.

Besmira Caca

Përgjegjëse e Sektori i IT në AKPT - Drejtoria e-Gov e Marrëdhënieve me Institucionet/ AKSHI
Email: besmira.caca@akshi.gov.al

Znj. Besmira Caca ka lindur më 26 Shtator 1985.

Znj. Caca është përgjegjëse e Sektorit IT. Gjatë vitit 2013-2014 ka punuar pranë kompanisë Intersig. Në vitet 2009 - 2012 ka punuar si IT dhe mësuese në shkollën jo-publike “Nobel”. Në Qershor të 2007-ës dhe 2008-ës ka marrë pjesë në projektin 3-mujor të Punësimit Veror Sezonal të Studentëve, Bashkia Tiranë. Në periudhën Shkurt - Qershor të 2005-ës ka kryer praktikën mësimore pranë Këshillit të Qarkut Tiranë për informatizimin e Regjistrit të Kadastrës.

Znj.Caca ka mbaruar studimet e larta në Universitetin e  Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Dega Informatikë në vitin 2009. Prej vitit 2011 vashdon studimet për Financë – Kontabilitet në Fakultetin e Ekonomisë dhe Agrobiznesit, Universiteti Bujqësor i Tiranës.

Zotëron shumë mirë gjuhën Angleze dhe Italiane.

Elena Shehu

Sektori i Mbështetjes për Hartimin e Dokumentave të Planifikimit - Drejtoria e Planifikimit të Territorit
Email: elena.shehu@planifikimi.gov.al

Znj. Elena Shehu ka përfunduar studimet e larta në nivelin Master Shkencor në Arkitekturë, pranë Universitetit “Epoka", i cili ofron edukim në gjuhën angleze mbi bazën e modelit të shkollave perëndimore.

Që prej përfundimit të studimeve, Znj. Shehu ka punuar pranë zyrave private të projektimit, së fundmi pranë studios së projektimit “Atelier 4”, ku ka ushtruar profesionin e arkitektes dhe planifikueses urbane dhe ka pasur rolin e udhëheqësit të projektit “Rigjenerim i integruar urban dhe turistik për Bashkitë Berat dhe Përmet”.

Gjithashtu ka qenë pjesë në grupe projektimi për objekte të ndryshme, kryesisht banimi dhe shërbimesh.

Zotëron shumë mirë gjuhën angleze, italiane, spanjolle dhe mesatarisht atë frënge

Glejdi Floku

Sektori i Monitorimit të Zbatimit të Dokumentave të Planifikimit- Drejtoria e Planifikimit të Territorit
Email: Glejdi.Floku@planifikimi.gov.al

Glejdi Floku, lindur më korrik 1984 në Berat, ka përfunduar studimet pasuniversitare për Arkitekturë në vitin 2008 pranë Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit në Universitetin Politeknik të Tiranës.

Eksperiencën në punë z. Floku e ka nisur me pjesmarrjen në aktivitete të ndryshme vullnetare brenda dhe jashtë vendit me sfond social – kulturor për të vazhduar më tej pas përfundimit të studimeve me ushtrimin e profesionit si arkitekt, grafist, projektues dhe dizainer në studio arkitekture të ndryshme nga viti 2006 deri në vitin 2013. Eksperienca profesionale e z. Floku përfshin projektimin dhe përpunimin e tipologjive të ndryshme arkitektonike, dixhitalizimin e zonave arkeologjike shqiptare, përpunime të ndryshme grafike, etj.

Zotëron mjaft mirë gjuhën angleze, mesatarisht atë franceze, italiane, gjermane dhe spanjolle.

Kleida Tane

Sektori i Prokurimeve dhe Burimeve Njerëzore - Drejtoria Juridike, Burimeve Njerëzore dhe Informimi

Znj. Tane ka lindur në Sarandë, më datë 29 shtator 1989. Znj. Tane është Specialiste/Juriste pranë Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit (AKPT).Gjatë vitit 2013 ka punuar pranë Agjencisë së Legalizimit,Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale, Tiranë. Znj. Tane ka mbaruar studimet e larta për Drejtësi, në Fakultetin e Drejtësisë, në Universitetin e Tiranës, në vitin 2011.Në 2013 ka marrë titullin Master Shkencor për “E Drejtë Penale”, në Fakultetin e Drejtësisë, në Universitetin e Tiranës.

Është trajnuar nga Elsa Albania dhe AEGEE Tirana për të Drejtat e Njeriut (Human Rights Education).

Në vitin 2015 është çertifikuar me titullin “Avokat” nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë.

Zotëron shumë mirë gjuhën Angleze, Italiane dhe Greke.

Megelina Dajti

Sektori i Regjistrit të Planifikimit të Territorit dhe MirëMbajtjes së Databazës - Drejtoria e G.I.S pë Planifikimin e Territorit

Znj. Dajti ka lindur më 17 Qershor 1992.

Znj. Dajti ka punuar operatore tek Tregi Marketing. Znj. Dajti ka mbaruar Inxhinieri “Gjeomatike”, në Universitetin Politeknik të Tiranës, në vitin 2013. Është përdoruese e mirë e programeve ArcGIS dhe Autocad, Autocad Land. Gjithashtu njeh programet Java, C++ dhe Html.

Zotëron gjuhën angleze. 

Ronilda Pine

Sektori i Shërbimeve Mbështetëse - Drejtoria e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse
Email : ronilda.pine@planifikimi.gov.al

Ronilda Pine lindur në Tiranë më 16 nëntor 1982, ka mbaruar studimet e larta në Fakultetin e Ekonomisë, dega Administrim Publik, me një eksperiencë pune disa vjecare, përkatësisht si më poshtë:

2007-2010 Banka Credins në pozicionin Shërbim Klienti

2010-2013 Plus Communication në pozicionin e Përgjegjëse dege

Zotëron shumë mirë gjuhën angleze dhe atë italiane. 

Specialistë

Blerta Zenelaj

Sektori i Regjistrit të Planifikimit të Territorit dhe MirëMbajtjes së Databazës - Drejtoria e G.I.S pë Planifikimin e Territorit
E-mail: blerta.zenelaj@planifikimi.gov.al

Blerta Serjani Zenelaj ka lindur në Kuçovë, më datë 14 Prill 1989.

Znj. Zenelaj ka mbaruar studimet bachelor dhe master shkencor  në degën Gjeoinformatikë pranë Fakultetit te Gjeologjisë dhe Minierave në vitin 2012. Aktualisht Znj. Zenelaj është në procesin e doktoraturës në “Gjeoshkencat, Burimet natyrore dhe Mjedisi”.

Prej vitit 2017 është e angazhuar si pedagoge e ftuar në lënden GIS dhe Hartografi pranë Fakultetit të Gjeologjisë dhe Minierave.

Ka eksperienca të mëparshme si specialiste GIS  dhe menaxhere projekti në sektorin privat.

Është trajnuar nga Fakulteti i Gjeoinformatikës dhe Observimit të Tokës  në Universitetin  e Twente Hollandë.

Zotëron gjuhën angleze dhe italiane.?

Djelinda Canaliaj

Specialiste në Sektorin IT në AKPT - Drejtoria e-Gov e Marrëdhënieve me Institucionet/ AKSHI
Email: djelinda.canaliaj@akshi.gov.al


Znj. Djelinda Canaliaj ka lindur më datë 24 Shkurt 1980.

Znj. Canaliaj është specialiste e sektorit IT dhe të Mirembajtjes së Regjistrit në Agjencinë Kombëtare të Planifikimit të Territorit (AKPT), që nga viti 2010. Më parë ka punuar si specialiste tek Drejtoria e Post Telekomunikacionit, në Ministrinë e Transportit, Punëve Publike, Postës dhe Telekomunikacionit si dhe specialiste e shërbimeve shtesë tek Eagle Mobile dhe AMC, gjatë viteve 2004-2008. Znj. Canaliaj ka mbaruar studimet e larta në Inxhinieri Elektronike, profili Telekomunikacion, në Universitetin Politeknik të Tiranës, në vitin 2004. Ajo është trajnuar në sistemin 2G, elementet e rrjetit GSM,  GRPS dhe Unix Fundamentals nga Nokia, Network+ nga Compatia, Oracle9i DB Admin Fundamentals I nga Oracle, krijimin dhe modifikimin e hartave nga GIS Albania.

Zotëron mirë gjuhën angleze dhe italiane.

Elda Bejte

Sektori i Monitorimit të Zbatimit të Dokumentave të Planifikimit - Drejtoria e Planifikimit të Territorit
Email: elda.bejte@planifikimi.gov.al


Znj. Bejte ka lindur më 20 nëntor 1980 në Lushnje.

Znj. Bejte është specialiste në Sektorin e Sekretariatit të KKT, në Drejtorinë për Zhvillimin e Territorit, pranë Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit (AKPT). Gjatë viteve 2004-2013 ka punuar si arkitekte në studio të ndryshme projektimi si: studio H&N, Todini s.p.a, pranë arkitektit Maks Cuko, studio Enigma dhe pranë Institutit të Studimeve dhe Projektimeve Urbanistike. Gjatë viteve 2002-2004 ka qënë ndihmës arkitekte në disa studio. Në nëntor 2007 është pajisur me liçencën e projektimit A.0902.

Znj. Bejte ka mbaruar studimet e larta për Arkitekturë, në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, në Universitetin e Tiranës, në vitin 2004. Në 2001 ka ndjekur kursin “Arkitektura Kishtare”, pranë Kishës Ortodokse, Tiranë. Në dhjetor 2002 ka ndjekur nje kurs nga Instituti i Planifikimit Territorial i Universitetit të Ankonës dhe në korrik 2005 kursin “Zhvillimi Urban” sponsorizuar nga Fondi Egjiptian për Bashkëpunim Teknik me CIS, NIS, EIC në Kajro. Znj. Bejte ka marrë pjesë në International Research Conference of ENHR “Making cities work”, Tiranë. Në qershor 2003 është përkohësisht e pranishme në zhvillimin e punës për hartimin e “Planit Strategjik të qytetit të Lushnjës” nga Co-Plan.

Zotëron gjuhën angleze dhe italiane dhe frënge.

Eleana Beruka

Sektori i Kërkimit Shkencor, Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe me Akademinë - Drejtoria e Projekteve dhe Kërkimit Shkencor

Eleana Beruka ka lindur në Gjirokastër më datë 20 Tetor 1986.

Eleana ka mbaruar studimet e larta për Arkitekturë në Universitetin Westminster në Londër. Në 2012 ka marrë titullin Master in Architecture (MArch) nga po i njëjti universitet. Ka punuar si arkitekte në studio private në Angli dhe Greqi (Jordan & Bateman Architecs, WilkinsonEyre, OKKAS studio), si dhe ka marrë pjesë në ekspozita arkitekture të organizuara nga universitetet Westminster dhe Greenwich. Gjatë kohës që ka punuar në Londër, Eleana ka  ndjekur trajnime të specializuara në fushën e menaxhimit të projekteve dhe planifikimit urban.

Zotëron shumë mirë gjuhën angleze, italiane dhe greke.

Emi Monçi

Sektori i Prokurimeve dhe Burimeve Njerëzore - Drejtoria Juridike, Burimeve Njerëzore dhe Informimi
Email: emi.monci@planifikimi.gov.al

Emi Monci ka lindur më 16.11.1995, Elbasan.

Znj.Monci ka kryer studimet e larta të ciklit "Bachelor" për Drejtësi dhe “Master Shkencor” në profilin “E drejte Private dhe Biznesi” pranë Universitetit Europian të Tiranës.

Gjatë viteve 2019-Maj 2021 ka punuar në pozicionin Juriste pranë Kompanisë Vienna Insuarance Group.Në Qershor 2021 Znj.Monci ka filluar marrëdhëniet e punës pranë Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit në pozicionin e Specialistes në Sektorin e Prokurimeve dhe Burimeve Njerezore.

Zotëron shumë mirë gjuhën Angleze dhe Italiane.?

Erkla Canaj

Specialiste në Sektorin IT në AKPT - Drejtoria e-Gov e Marrëdhënieve me Institucionet/ AKSHI
Email: erkla.canaj@akshi.gov.al

Erkla Canaj, lindur në 4 Gusht të 1987 në Tiranë, ka përfunduar studimet universitare pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës në Degën e Informatikës në Shtator të 2011.  

Eksperiencën profesionale në fushën e elektronikës e ka nisur para përfundimit të studimeve universitare në vitin 2008 si mësuese në shkollën 9-vjecare "Protagonistët", për të ushtruar më tej profesionin e saj deri në vitin 2013 në qëndra të ndryshme si instruktore dhe asistente teknike për programe, konfigurime dhe përpunime të ndryshme deri në Janar të 2014 kur fillon dhe punën pranë Agjensisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit.  

Zotëron mjaft mirë gjuhën angleze dhe italiane. 

Fjori Kllogjeri

Sektori i Regjistrit të Planifikimit të Territorit dhe MirëMbajtjes së Databazës - Drejtoria e G.I.S pë Planifikimin e Territorit
Email: fjori.kllogjeri@planifikimi.gov.al

Fjori Kllogjeri ka lindur me 28 qershor 1992, në Gramsh.

Studimet e larta të ciklit "Bachelor" dhe "Master Profesional" i ka kryer në Fakultetin e Gjeologjisë dhe Minierave në Universitetin Politeknik të Tiranës, në degën e Inxhinieri Gjeoinformatike gjatë periudhës 2011-2017. Praktikën profesionale e ka kryer pranë kompanisë "Tetra Solutions" në Autoritetin Portual Durrës. Ka marre pjese në projektin "Popullimi dhe regjistrimi i adresave" ku ka punuar për 3 muaj si topograf pranë firmes GEO-BRUNA. Për periudhën Maj 2017-Korrik 2017 ka punuar si operator për hedhje të dhënash tek Arkiva Doganore në Portin e Durrësit në projektin "Skanim dhe digjiitalizim i dokumenteve të arkivës".  Eshtë përdorues shumë i mirë i programeve: AlphaCam,  AutoCad, QGis, ArcGIS. 

Zotëron  mire gjuhën angleze .

Françeska Delia

Sektori i Mbështetjes për Hartimin e Dokumentave të Planifikimit - Drejtoria e Planifikimit të Territorit
Email: franceska.delia@planifikimi.gov.al

Franceska Delia ka lindur me 25 korrik 1995  në Vlorë.

Ka përfunduar studimet e larta në nivelin  “ Master Shkencor “ ne Fakultetin e Arkitekturës dhe Uranistikës , në degën Arkitekturë ( 2013-2020) . 

Gjatë periudhës , Shtator 2019 deri në korrik 2020 ka zhvilluar studimet në nivelin “Master profesional” ne Universitetin e Arkitektures dhe Artit , Hasselt , Belgjikë.Eksperiencen profesionale ne fushen e projektimit si Arkitekte e ka nisur në Studion e Projektimit ALTUS. Atelier prej Tetor 2020 deri ne Janar 2021. Franceska Delia  punon si specialiste prej  Janar 2021 prane Agjensise Kombetare Te Planifikimit Te Territorit .

Zoteron shume mire gjuhen Angleze dhe Italiane .

Gilberta Muça

Sektori i Mbështetjes dhe Zhvillimit të Kapaciteteve për Përdorimin e G.I.S - Drejtoria e G.I.S pë Planifikimin e Territorit
Email: gilberta.muca@planifikimi.gov.al

Znj. Gilberta Muça ka lindur më datë 05 Prill 1992.

Znj. Muça është specialiste e sektorit të Zhvillimit të Regjistrit dhe  Mirëmbajtjes së Bazës së të Dhënave, Drejtoria e Regjistrit të Planifikimit të Territorit në Agjencinë Kombëtare të Planifikimit të Territorit.

Më parë ka punuar në Bashkinë Bulqizë si specialiste e Promovimit të Turizmit  tek Drejtoria e Arsimit Turizmit Kulturës gjatë periudhës Janar 2016 - Nëntor 2017, si dhe specialiste e GIS & RIT në Drejtorinë e Planifikimit të Territorit dhe Kontrollit të Projekteve, Bashkia Bulqizë gjatë periudhës Nëntor 2017 - Korrik 2019.  

Znj. Muça  ka mbaruar studimet e larta në  degën Gjeografi, Fakulteti Histori - Filologjisë në Universitetin e Tiranës, "Bachelor"  në Tetor 2010 - Korrik 2013 dhe "Master Shkencor"  Tetor 2013 - Korrik 2015.

Ajo është trajnuar në sistemin ArcGIS/ Quantum GIS, krijimin e  hartave nga ArcGIS, trajnime të tjera për Hartimin dhe shkrimin e projekteve pranë Fondacionit Ndërkombëtar CNVP (Bashkojmë Vlerat e Natyrës me Njerëzit), hartimin dhe monitorimin e Planeve Vendore pranë AKPT, përdorimin e sistemit e- leje pranë AZHT.  Zotëron  gjuhën angleze.

Greta Parroj

Sektori i Hartimit e Zbatimit të Projekteve dhe Jetësimit të Prioriteteve - Drejtoria e Projekteve dhe Kërkimit Shkencor
Email: greta.parroj@planifikimi.gov.al

Greta Parroj ka lindur në Durrës më 5 Maj 1997. 

Znj.Parroj ka përfunduar studimet e larta në ciklin “Master Shkencor” në Arkitekturë, pranë Universitetin Politeknik të Tiranës, Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës. Gjatë viteve të fundit të studimeve znj.Parroj është angazhuar në disa projekte të fokusuar në kërkimet shkencore dhe përpunime të ndryshme grafike. 

Pas përfundimit të studimeve ka punuar si Arktiekte në studio private projektimi si MA studio dhe ETRIO studio. 

Znj.Parroj është pjesë e AKPT prej Qershorit 2021, në pozicionin e Specialistes pranë Sektorit të Hartimit e Zbatimit të Projekteve dhe Jetësimit të Prioriteteve - Drejtoria e Projekteve dhe Kërkimit Shkencor. 

Zotëron shumë mirë gjuhën angleze dhe atë italiane.?

Ines Jonuzaj

Sektori i Mbështetjes për Hartimin e Dokumentave të Planifikimit - Drejtoria e Planifikimit të Territorit
Email: ines.jonuzaj@planifikimi.gov.al

Ines Jonuzaj, lindur në 08. 07. 1996 në Tiranë.

Ka përfunduar studimet e larta në nivelin “Master Shkencor” pranë Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës Tiranë, në degën Urbanistikë.

Gjatë periudhës së shkollimit është angazhuar në mënyrë vullnetare me projekte në institucione të ndryshme për rilevimin e dixhitalizimin e zonave arkeologjike shqiptare dhe punë pranë studiove private të projektimit në drejtime si: projektimin e përpunimin e tipologjive të ndryshme arkitektonike, përpunime të ndryshme grafike etj.

Gjatë periudhës Shtator 2020-Nëntor 2020 ka punuar si arkitekte në një zyrë private. Prej Dhjetor 2020 është pjesë e AKPT në pozicionin e Specialistes pranë Sektorit të Hartimit e Zbatimit të Projekteve dhe Jetësimit të Prioriteteve - Drejtoria e Projekteve dhe Kërkimit Shkencor.

Zotëron shumë mirë gjuhën angleze dhe italiane.

Iris Papa

Sektori i Monitorimit të Zbatimit të Dokumentave të Planifikimit- Drejtoria e Planifikimit të Territorit

Znj. Papa ka lindur më 14 Qershor 1985 në Tiranë. Znj. Papa është specialiste në Sektorin e Sekretariatit të KKT-së, në Drejtorinë për Zhvillimin e Territorit, pranë Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit (AKPT). Gjatë vitit 2008-2009 ka punuar në Agjencinë e Legalizimit (ALUIZNI) si specialiste në Sektorin e Urbanizimit. Në vitet 2008-2013 ka punuar si arkitekte në studion e projektimit “A-U-A Studio” në Tiranë. Gjatë kësaj periudhe ka qënë bashkëautore tek: Studimi Territorial i Rajonit të Vorës dhe Plani rregullues i qytetit Vorë, Masterplani i Komunës Zejmen - Kolsh - Shën Koll, PPV i Komunës Dajt, PPV i Komunës Berzhite, PPV i Komunës Ndroq dhe autore e Planit rregullues të fshatit Zejmen.  Gjithashtu ka qënë autore e disa vilave banimi, projektimeve urbane dhe interiereve.

Znj. Papa ka mbaruar studimet e larta për Arkitekturë, në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, pranë Universitetit Politeknik të Tiranës, në vitin 2010. Znj. Papa ka marrë pjesë në workshopin mbi“Dizenjimin dhe integrimin e sistemeve solare termale në ndërtesat ekzistuese dhe të reja” organizuar nga UNDP në bashkëpunim me Universitetin Epoka, në kuadër të projektit “Shqipëria nën transformimin e tregut të ngrohjes diellore globale të ujit dhe forcimit të iniciativave” dhe në Konferencën e parë ndërkombëtare mbi Arkitekturen dhe Dizajnin Urban organizuar nga Universiteti Epoka.

Zotëron shumë mirë gjuhën angleze, italiane dhe mesatarisht atë frënge.

Jakup Reka

Shofer, Sektori i Shërbimeve - Drejtoria e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse
Email: jakup.reka@planifikimi.gov.al 

Jakup Reka, lindur në Qershor të 1961 në Berat, ka ndjekur studimet në Shkollën e Mesme Profesionale Mekanike në vitet 1983 – 1988.

Z. Reka fillon punë pranë Ndërmarrjes së Banesave në Berat në vitin 1985 për të vazhduar më pas në vitin 1987 punë në Turizëm Berat deri në vitin 1993. Në Korrik të 2010 punësohet pranë Repartit Ushtarak 1320 si specialist mirëmbajtje deri në vitin 2012 kur fillon punë pranë Agjensisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit.

Zotëron patentë të klasit B,C dhe D me afat deri në vitin 2021. 

Jordi Shqypi

Sektori i Kërkimit Shkencor, Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe me Akademinë - Drejtoria e Projekteve dhe Kërkimit Shkencor
Email: jordi.shqypi@planifikimi.gov.al

Jordi Shqypi ka lindur në Tiranë më datë 14 Gusht 1995.

Jordi ka mbaruar studimet e larta në nivelin Master Shkencor për Planifikim Urban në vitin 2020 pranë Universitetin Polis, Tiranë.

Z.Shqypi, ka ushtruar profesionin si planifikues në organizata të ndryshme gjatë dhe pas studimeve universitare në vend. Ka eksperincë si koordinator projektesh si dhe anëtar/ grup pune në njësi zbatimi të projekteve të donatorëve të huaj. Jordi ka eksperincë si ekspert lokal për përfshirjen e të rinjve nga Qëndra për Politikat Publike.

Zotëron shumë mirë gjuhën angleze.

Jona Fani

Sektori i Hartimit e Zbatimit të Projekteve dhe Jetësimit të Prioriteteve - Drejtoria e Projekteve dhe Kërkimit Shkencor
Email: jona.fani@planifikimi.gov.al

 
Jona Fani ka lindur në Shkodër më 28 Maj 1997.

 
Ajo ka përfunduar studimet e larta në nivelin Master Shkencor në Arkitekturë, në Universitetin Politeknik të Tiranës, Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës, duke përfshirë një vit shkëmbimi me programin Erasmus+ në Universitetin Politeknik të Barit në Itali. Gjatë viteve të studimit, Znj. Fani ka marrë pjesë në punëtori të shumta në lidhje me arkitekturën dhe zhvillimin e qëndrueshëm urban, brenda dhe jashtë vendit.

 
Për më tepër, ajo ka eksperiencë pune si koordinatore zyre pranë American Councils for International Education Albania dhe si dizenjuese pranë projektit Bashki të Forta, pjesë e HELVETAS Swiss Intercooperation Albania.


Zotëron shumë mirë gjuhën angleze dhe atë italiane.

 

Klaudia Reçi

Sektori i Financës - Drejtoria e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse
Email: klaudia.reci@planifikimi.gov.al

Znj. Klaudia Reçi ka lindur më 26 Dhjetor 1995.

Znj. Reçi ka mbaruar studimet Bachelor për Financë në Fakultetin e Ekonomise, Universiteti i Tiranës. Gjatë 2018-2020 ka kryer studimet Master në Financë, Kontabilitet dhe Auditim në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës.

Znj. Reçi është Specialiste Finance pranë Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit (AKPT).

Gjatë vitit 2019-2020 ka punuar si specialiste finance në kompaninë “Hysa Group Sh.P.K”.

Në 2018-2019 ka punuar si financiere në kompaninë  “United Albanian Breweries Sh.P.K”.

Zotëron shumë mirë gjuhën Angleze.

KLINT KRASNIQI

Sektori i Prokurimeve dhe Burimeve Njerëzore - Drejtoria Juridike, Burimeve Njerëzore dhe Informimi
Email: klint.krasniqi@planifikimi.gov.al

Klint Krasniqi, ka kryer studimet bachelor në degën “Menaxhim Biznesi” në përiudhën 2010-2013, pranë Fakultetit Ekonomik, në Universitetin Europian të Tiranës, si dhe në vitin 2015 ka përfunduar studimet “Master Shkencor” në degën “Informatikë Ekonomike - Financë Bankë”. Në vitin 2018 ka përfunduar studimet e larta pranë Fakultetit të Drejtësisë, në Universitetin e Tiranës.

Z.Krasniqi ka punuar pranë një banke austriake nga viti 2014-2016, si dhe ka një eksperiencë pune 2-vjecare si jurist në administratën publike.

Zotëron shumë mirë gjuhën angleze dhe italiane.

Marcela Albrahimi

Sektori i Financës - Drejtoria e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse

Znj. Albrahimi ka lindur më 9 Qershor 1981. 

Znj. Albrahimi ka punuar në Union Bank, dega Shallvare gjatë vitit 2012 dhe në Societe Generale Albania, dega Librazhd, në fillim si Kryearkëtare dhe më pas në Shërbim klientele dhe gjatë viteve 2008-2010 si As/Drejtore dege, CRM Retail. Znj. Albrahimi është trajnuar në programin Financa 5, pranë kolegjit Harry Fultz si dhe ka marrë pjesë në shumë seminare trajnimi nga banka për çdo projekt të ri.

 

Znj. Albrahimi zotëron shumë mirë gjuhën angleze, italiane dhe mesatarisht atë frënge.

Petrula Janaqi

Sektori i Mbështetjes për Hartimin e Dokumentave të Planifikimit - Drejtoria e Planifikimit të Territorit
Email: petrula.janaqi@planifikimi.gov.al

Petrula Janaqi ka lindur në 8 Qershor 1997 në Korçë.

Ka përfunduar studimet e larta në nivelin “Master Shkencor” në Planifikim dhe Menaxhim Urban në Fakultetin e Planifikimit, Mjedisit dhe Menaxhimit Urban (2015-2020).

Gjatë periudhës së shkollimit ka qënë e punësuar si specialiste e monitorimit të komponentëve të caktuar mjedisorë në projektin “Green Lungs for our Cities”, institucioni Co-Plan “Instituti për Zhvillimin e Habitatit”. Gjithashtu ka qenë e angazhuar në konferenca dhe worshkope të ndryshme si: “Support Staff Tirana ENHR” dhe “TAW (Tirana Architecture Week)”.

Gjatë periudhës Janar 2021-Prill 2021 ka punuar si planifikuese në zyra private projektimi, ku është marrë me hartimin e Rapoteve të Analizës dhe Vlerësimit të Territorit si edhe Planeve të Përgjithshme Vendore. Prej muajit Maj 2021 është pjesë e AKPT në pozicionin e Specialistes pranë Sektorit të Mbështetjes për Hartimin e Dokumentave të Planifikimit - Drejtoria e Planifikimit të Territorit.

Zotëron shumë mirë gjuhën Angleze dhe Franceze.

Robena Collaku

Sektori i Mbështetjes për Hartimin e Dokumentave të Planifikimit - Drejtoria e Planifikimit të Territorit
Email: robena.collaku@planifikimi.gov.al

Robena Collaku ka lindur në 28 Nëntor 1994 në Tiranë.

Ka përfunduar studimet e larta në nivelin “Master Shkencor” në Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës, në degën Urbanistikë (2013-2020).

Gjatë periudhës së shkollimit ka qënë e punësuar si Konsulente Arredimi tek Key Group.

Ajo gjithashtu  ka punuar vullnetarisht si arkitekte pranë LLAZO sh.p.k..

Zotëron shumë mirë gjuhën angleze, italiane dhe gjermane.

Rezarta Laçi

Sektori i Legjislacionit, Asistencës Juridike dhe Informimit - Drejtoria Juridike, Burimeve Njerëzore dhe Informimi

Znj. Rezarta Laçi ka lindur më datë 27 Tetor 1981.

Znj. Laçi është juriste në Agjencinë Kombëtare të Planifikimit të Territorit (AKPT), që nga viti 2010. Gjatë viteve 2004-2007 ka qënë specialist në sektorin e Privatizimit të Telekomunikacionit dhe Elektroenergjisë, në drejtorinë e Privatizimit të Sektorëve Strategjikë dhe më pas kryetare e Këshillit Mbikqyrës të Shoqërisë “Qymyrguri Priske”, pranë Ministrisë së Ekonomisë, Tregëtisë dhe Energjetikës. Në sektorin privat ka punuar si juriste në studion e projektimit “Enigma” dhe si asistente avokate pranë studios ligjore “Samarxhi”. Znj. Laçi ka mbaruar studimet e larta për Jurisprudencë, në Universitetin e Tiranës, në vitin 2003. Në Dhjetor 2004 ka marrë titullin Avokate. Aktualisht ndjek masterin professional në të Drejtën Publike, në Fakultetin e Drejtësisë, në Universitetin e Tiranës. Znj. Laçi është trajnuar për Kuadrin Ligjor te Biznesit, Ligjet tregtare në fushën e privatizimit, Mbrojtjen e konsumatorit, Planifikimin e qëndrueshëm të politikave të përdorimit të tokës dhe në Planifikimin hapsinor dhe menaxhimin e tokës.

Zotëron shumë mirë anglishten, italishten dhe frëngjishten.

Ridiena Sulaj

Sektori i Monitorimit të Zbatimit të Dokumentave të Planifikimit- Drejtoria e Planifikimit të Territorit
Email: ridiena.sulaj@planifikimi.gov.al

Ridiena Sulaj, lindur në Fier, ka kryer studimet e larta në nivelin “Master Shkencor” pranë Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës, në degën Arkitekturë-Urbanistikë (2012-2017). Gjatë periudhes Janar-Prill 2018 ka kryer praktikën e punës me kohë të plotë pranë AZHT, ku më pas është punësuar si Specialiste në Sektorin e Çertifikatës së Përdorimit. Drejtoria e Monitorimit të Zhvillimeve në Territor në periudhen Maj-Nëntor 2018.

Në periudhën Shkurt-Shtator 2019 ka punuar si asistente në projektin “BRIGAID”

Zotëron shumë mirë gjuhën angleze dhe greke.

Shehrete Brahaj

Sektori i Shërbimeve Mbështetëse (Arkiva) - Drejtoria e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse

Shehrete Brahaj ka lindur më 18.09.1977, Pukë

Ka kryer studimet e larta në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dega Gjuhë – Letërsi

Nga viti 2001-2002 ka punuar në Shkollën e Mesme të Përgjithshme Fushë–Arrës dhe nga viti 2016-2019 ne shkollen  jopublike “Skenderbej” Tirane .

Znj.Brahaj ka disa eksperienca punësimi pranë subjekteve private.

Në Mars 2021, ka filluar marrëdhëniet e punës pranë Drejtorisë së Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse, punonjëse Protokoll - Arikive.

Zotëron shumë mirë gjuhën angleze dhe italiane.

Taulant Dano

Sektori i Kërkimit Shkencor, Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe me Akademinë - Drejtoria e Projekteve dhe Kërkimit Shkencor

Z. Taulant Dano, lindur në Dhjetor 1973, ka përfunduar studimet universitare në “G. D’Annunzio” Pescara të Italisë dega arkitekturë duke u regjistruar edhe në regjistrin kombëtar të arkitektëve në Shqipëri dhe Itali. Në vitin 2006 merr edhe titullin doktor në Arkitekturë.

Me një eksperiencë të gjatë në fushën e arkitekturës, Z. Dano ka ushtruar profesionin si projektues, planifikues urban dhe zbatues që pas përfundimit të studimeve universitare, si në Itali ashtu edhe në Shqipëri.

Si pjesmarrës në mjaft grupe pune dhe projekte të rëndësishme në fushën e planifikimit, Z. Dano ka kryer edhe rolin e drejtuesit. Bashkëpunimi dhe organizimi i projekteve të ndryshme italo – shqiptare ka rezultuar mjaft i frytshëm dhe ka rritur kompetencat organizative të Z. Dano si në fushën e projektimit ashtu edhe në atë të zbatimit.

Zotëron mjaft mirë gjuhën italiane dhe mesatarisht atë angleze

Valbona Malaj

Sekretare e Drejtorit të Përgjithshem
Email: Valbona.Malaj@planifikimi.gov.al

Znj.Valbona Malaj ka lindur në Tiranë në datë 15.09.1970. Znj.Malaj është punësuar pranë Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, në pozicionin e Sekretares së Drejtorit të Përgjithshën të AKPT-ës.

Ka mbaruar studimet e larta  për Inxhiniere Pasuruese, në Fakultetin e Gjeologji Minierave, Universiteti Poloteknik i Tiranës, në vitet 1985-1994. Në periudhen e viteve 1997-2000, ka punuar pranë ZRPP-ës në qytetin e Tiranës.

Ka njohuri në gjuhen italiane, greke dhe pjesërisht në gjuhen angleze.