Adresa: "Muhamet Gjollesha" 57, 1023, Tiranë, Shqipëri
Email: info@planifikimi.gov.al
Tel: +35542272556
Drejtori i përgjithshëm
Adelina Greca ka kryer studimet e larta për arkitekturë në Universitetin Teknik të Lindjes së Mesme (Ankara/ Turqi), i cili ofron edukim në gjuhën angleze mbi bazën e modelit të shkollave perendimore. Ajo ka ndjekur studimet pas-universitare në të njëjtin universitet, në Departamentin e Planifikimit Urban, Programi i Projektimit Urban.
Znj.Greca ka eksperiencë si planifikuese në sektorin publik. Prej vitit 2003, kur është kthyer në Shqipëri, e deri në vitin 2011, ka ushtruar profesionin e arkitektes dhe planifikueses urbane, pranë Bashkisë së Tiranës ku ka punuar edhe në pozicione drejtuese. Ajo ka qënë pjesëmarrëse në mjaft grupe pune për projekte të rëndësishme që kanë qenë iniciuar dhe hartuar nga Bashkia e Tiranësnë periudhën 2003-2011 në fushën e planifikimit, në disa prej tyre në rolin e liderit të grupit të punës.
Pas shkëpujtes nga Bashkia Tiranë, Znj. Greca ka vazhduar të ndërtojë eksperiencë si profesioniste e lirë dhe paralelisht ka kontribuar në mësimdhënie pranë Universitetit Epoka, Fakulteti i Inxhinjerisë, Departamenti i Arkitekturës dhe Inxhinjerisë (2011 – aktualisht).
Zotëron shumë mirë gjuhën angleze, turke dhe italiane.
Drejtorë
Znj. Qaja ka përfunduar studimet pranë Universitetit Polis në Tiranë në degën Planifikim dhe Menaxhim Urban në vitin 2016. Periudha e parë akademike u finalizua me një projekt diplome me titull: Roli i “clustes” në zhvillimin e sektorit të bujqësisë në ekonominë lokale. Pas diplomimit ka studiuar në vitin 2017 në IPAG Business school në një program Erasmus+.
Fillesat e punës kanë qenë si asistente pedagoge në universitetin Polis si dhe ka drejtuar Qendrën Kërkimore të Qëndrueshmërisë dhe Observatorin e Pellgut të Mesdheut në këtë universitet.
Ka një eksperiencë disa vjeçare në punë përsa i takon proceseve të ndryshme të planifikimit dhe ka qenë pjesë e disa grupeve të punës në hartimin e Planeve të Përgjithshme Vendor.
Përpara pak kohësh ajo ka përfunduar diplomimin në Ph.D. në programin e përbashkët të organizuar ndërmjet universitetit të Ferrarës në Itali dhe universitetit Polis në Tiranë.
Në Agjencinë Kombëtare të Planifikimit të Territorit mban pozicionin e drejtorit në drejtorinë e Planifikimit të Territorit. Gjithashtu është pjesë e stafit akademik me kohë të pjesshme në Fakultetin e Planifikimit dhe Menaxhimit Mjedisor Urban në Universitetin Polis (FPMMU). Në vijimësi është angazhuar edhe në fushën e studimeve shkencore duke publikuar artikuj kërkimor shkencor në Konferenca Kombëtare dhe Ndërkombëtare si pjesë e punës së saj të vazhduar akademike.
Zotëron Gjuhën Angleze dhe Italiane.
Znj.Muraku është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë me titullin “Jurist” në vitin 2010 dhe më pas ka përfunduar studimet “Master Shkencor” në profilin “Legjislacion dhe Institucionet Evropiane”, në Institutin e Studimeve Evropiane. Në vitin 2011 ka marrë titullin “Avokat” nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë. Në vazhdimësi ajo ka ndjekur trajnime me ekspert ndërkombëtar, fokusi i të cilave ka qenë funksionimi i Sistemit të Drejtësisë, Zbatimi i Ligjit, mekanizmat ligjore ndërkombëtare, si dhe menaxhim/koordinim projektesh.
Znj.Muraku ka nje ekperiencë pune 10 vjecare dhe ka kryer detyra të ndryshme si avokate, experte ligjore dhe koordinatore projekti, në zbatim të projekteve me organizata ndërkombëtare. Gjithashtu, ajo është përfshirë si eksperte në një sërë trajnimesh dhe projektesh studimore. Ajo është një njohëse shumë e mirë e legjislacionit ndërkombëtar dhe jurisprudencës së Gjykatës së Strasbourgut.
Zotëron gjuhën angleze, italiante dhe franceze.
Znj.Marku ka kryer studimet universitare në Universitetin Bujqësor të Tiranës në vitin 1995, Fakulteti Ekonomi Agrare , me titullin “Ekonomist Agrar” dhe më pas është çertifikuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomise si Audituese e Brendshmenë vitin 2019. Ka ushtruar funksionin e saj në fushën e ekonomisë dhe të financës per 25 vite si dhe si Drejtuese e Njësisë së Auditimit në Bashkinë Kurbin nga 16.01.2018 dhe deri me 14.06.2022.
Gjatë këtyre viteve ka kryer edhe trajnime të ndryshme në fushën e financës-kontabilitetit dhe auditimit si: Trajnimi me titull “ Përgatitja dhe shkrimi i Projekt Propozimeve” në kuader të projekteve Mini – Grante, Trajnim Profesional për Auditet e Brëndshem “ Financat Lokale” SECO dhe Trajnimi i vijueshëm Profesional “Auditues i Brëndshem”nga MFE.
Është njohëse shumë e mirë e programeve Microsoft Office dhe programeve të tjera Financiare.
Zotëron Gjuhën Italiane.
Email: martin.alite@planifikimi.gov.al
Martin Alite është diplomuar në Universitetin e Torontos në 2011 me titullin “Honours Bachelor of Arts” me specializim kryesor Arkitekturën dhe specializime dytesore në Shkenca Politike dhe Histori Arti. Nga 2015, është kthyer në Shqipëri, ku ka kontribuar në një numer projektesh turistike dhe rezidenciale si projektues dhe kordinator.
Midis 2018-2020, kreu Masterin Shkencor në Universitetin Teknik të Berlinit, ku ka studiuar Menaxhimin Urban dhe thelloi njohuritë mbi planifikimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm, duke mbrojtur diplomën nëpërmjet temës “Perceptimet Turistike mbi Zhvillimin e Ekonomise së Rivierës Shqiptare”. Gjatë kësaj periudhe dhe më pas, është angazhuar në një numer projektesh planifikimi dhe urbanistike si ekspert i jashtëm, në bashkëpunim me GIZ, Ateliers de Cergy, dhe studio konsultative ne Berlin. Paralelisht me këto përvoja ka ndjekur një numër certifikimesh në fusha specifike të Planifikimit si Ekonomite Qarkulluese, Qytetet Smart, dhe Mobiliteti Urban.
Zotëron shumë mirë Anglishten dhe mirë Gjermanishten dhe Frëngjishten.
Znj. Daja ka studiuar pranë Universitetit Politeknik të Tiranës, Fakulteti Gjeologji Miniera, Dega Inxhinieri Gjeoinformatike.
Në vitin 2015 ka përfunduar Studimet Master ne Degën “Inxhinieri Gjeoinformatike”, Fakulteti Gjeologji Miniera, Universitetit Politeknik të Tiranës.
Në Shtator të vitit 2020, ka përfunduar Kursin profesional, të ndjekur pranë Akademisë Profesionale Elita, ku ka marrë titullin “Menaxher Biznesi”. Në vitin 2020 është Liçensuar në Projektim "Sisteme GIS", nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Në periudha të ndryshme është Trajnuar dhe çerfitikuar nga “Esri” në lidhje me programin ARCGIS, gjithashtu është kualifikuar nga Geotrim.shpk mbi përdorimin e pajisjve "Trimble GPS-GNSS", "Trimble Total Station".
Prej vitin 2014 Znj.Daja ka nisur eksperiencën e saj të parë të punës, pranë Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, si Specialist më pas si Përgjegjëse Sektori dhe së fundmi në pozicionin Drejtor në Drejtorinë GIS për Planifikimin e Territorit.
Është njohëse shumë e mirë e programeve ARCGIS, AUTOCAD, Microsoft office, Adobe Photoshop.
Zotëron Gjuhën Angleze.
Përgjegjës Sektori
Arjon Kadillari, lindur në Shkodër në Shtator 1989, ka kryer studimet e larta për Master Shkencor në Arkitekturë, në Universitetin Politeknik të Tiranës, Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës. Gjithashtu ka kryer trajnim mbi Metodat e Dokumentimit të Arkitekturës Tradicionale në Kursin e 17-të të Universitetit Ndërkombëtar Veror të Prishtinës dhe CHwB Kosovë.
Z.Kadillari ka ekseriencë pune si arkitekt pranë studios ROFER Architects për periudhën Nëntor 2014- Shkurt 2015. Ka marrë pjesë në Hartimin e Planeve të Përgjithshme Vendore të Bashkive Durrës, Vorë, Shijak pranë studios B & L për periudhën Maj 2016- Shtator 2016.
Ndërkohë është i angazhuar në kohë të pjesëshme si specialist i pavarur në modelimin fizik të projekteve në shkallë të ndryshme ndërhyrje, në periudhën 2013 - vazhdim. Punon pranë Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit që prej Tetorit 2018.
Zotëron shum mirë gjuhën angleze dhe mirë atë italiane dhe franceze.
Artenisa Keçi ka lindur më 5 Dhjetor 1980, ka përfunduar studimet universitare pranë Universitetin Bujqësor të Tiranës, në Fakultetin e Ekonomisë dhe Agrobiznesit për Financë-Kontabilitet. Znj.Keçi ka një eksperiecë disa vjeçare si : specialiste finance pranë kompanisë "Moto Tirana" shpk për periudhën 2009-2016.Nga 2006-2008 ka punuar si ekonomiste në kompaninë farmaceutike O.E.S. Distrimed.Për periudhën 2004-2006 ka punuar pranë kompanisë "Adrion" L.t.d. në sektorin e marketingut.
Zotëron shumë mirë gjuhën Angleze dhe italiane.
Belisa Demiraj ka lindur më 14.07.1996 në Vlorë.
Znj.Demiraj ka kryer studimet e larta Bachelor “Studime Mjedisore”, Fakulteti Planifikim, Mjedis dhe Menaxhim Urban, gjatë viteve 2015 – 2018 pranë Universitetit Polis.
Në vitin 2020 ka përfunduar studimet për "Master i Shkencave në Menaxhim Mjedisor Urban", pranë Univeritetit Polis. Në vitin 2019, ka ndjekur programin ERASMUS + për 6 muaj në Portugali, në Degën “Sustainable of Build Environment”, University of Minho, Braga, Portugali.
Pas studimeve universitare, ka punuar si kërkuese shkencore gjatë periudhës Prill 2021 – Prill 2022 pranë ILS – Institute for Regional and Urban Development, departamenti i Planifikimit te Territorit, Dortmund, Gjermani.
Në Maj 2022, Znj.Demiraj ka filluar marrëdhënien e punës pranë Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit në pozicionin e Përgjegjëses në Sektorin e Kërkimit Shkencor, Bashkëpunimeve Ndërkombëtare dhe me Akademinë.
Zotëron shumë e mirë gjuhën Angleze, Italiane dhe mesatarisht atë Gjermane.
Znj. Gilberta Muça ka lindur më datë 05 Prill 1992.
Znj. Muça është specialiste e sektorit të Zhvillimit të Regjistrit dhe Mirëmbajtjes së Bazës së të Dhënave, Drejtoria e Regjistrit të Planifikimit të Territorit në Agjencinë Kombëtare të Planifikimit të Territorit.
Më parë ka punuar në Bashkinë Bulqizë si specialiste e Promovimit të Turizmit tek Drejtoria e Arsimit Turizmit Kulturës gjatë periudhës Janar 2016 - Nëntor 2017, si dhe specialiste e GIS & RIT në Drejtorinë e Planifikimit të Territorit dhe Kontrollit të Projekteve, Bashkia Bulqizë gjatë periudhës Nëntor 2017 - Korrik 2019.
Znj. Muça ka mbaruar studimet e larta në degën Gjeografi, Fakulteti Histori - Filologjisë në Universitetin e Tiranës, "Bachelor" në Tetor 2010 - Korrik 2013 dhe "Master Shkencor" Tetor 2013 - Korrik 2015.
Ajo është trajnuar në sistemin ArcGIS/ Quantum GIS, krijimin e hartave nga ArcGIS, trajnime të tjera për Hartimin dhe shkrimin e projekteve pranë Fondacionit Ndërkombëtar CNVP (Bashkojmë Vlerat e Natyrës me Njerëzit), hartimin dhe monitorimin e Planeve Vendore pranë AKPT, përdorimin e sistemit e- leje pranë AZHT.
Zotëron gjuhën angleze.
Glejdi Floku, lindur më korrik 1984 në Berat, ka përfunduar studimet pasuniversitare për Arkitekturë në vitin 2008 pranë Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit në Universitetin Politeknik të Tiranës.
Eksperiencën në punë z. Floku e ka nisur me pjesmarrjen në aktivitete të ndryshme vullnetare brenda dhe jashtë vendit me sfond social – kulturor për të vazhduar më tej pas përfundimit të studimeve me ushtrimin e profesionit si arkitekt, grafist, projektues dhe dizainer në studio arkitekture të ndryshme nga viti 2006 deri në vitin 2013. Eksperienca profesionale e z. Floku përfshin projektimin dhe përpunimin e tipologjive të ndryshme arkitektonike, dixhitalizimin e zonave arkeologjike shqiptare, përpunime të ndryshme grafike, etj.
Zotëron mjaft mirë gjuhën angleze, mesatarisht atë franceze, italiane, gjermane dhe spanjolle.
Znj. Tane ka lindur në Sarandë, më datë 29 shtator 1989. Znj. Tane është Specialiste/Juriste pranë Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit (AKPT).Gjatë vitit 2013 ka punuar pranë Agjencisë së Legalizimit,Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale, Tiranë. Znj. Tane ka mbaruar studimet e larta për Drejtësi, në Fakultetin e Drejtësisë, në Universitetin e Tiranës, në vitin 2011.Në 2013 ka marrë titullin Master Shkencor për “E Drejtë Penale”, në Fakultetin e Drejtësisë, në Universitetin e Tiranës.
Është trajnuar nga Elsa Albania dhe AEGEE Tirana për të Drejtat e Njeriut (Human Rights Education).
Në vitin 2015 është çertifikuar me titullin “Avokat” nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë.
Zotëron shumë mirë gjuhën Angleze, Italiane dhe Greke.
Znj. Shima është Përgjegjëse në Sektorin e Mbështetjes për Hartimin e Dokumentave të Planifikimit në Drejtorinë e Planifikimit të Territorit, pranë Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit .
Gjatë viteve pasuniversitare ka ushtruar profesionin si Arkitekte në disa kompani projektimi dhe ndërtimi si: “Agikons” Shpk, “Albatros/v “shpk në Tiranë, ku ka qenë përgjegjëse për hartimin e projekteve të tipologjive të ndryshme dhe koordinimin e profesionistëve projektues dhe zbatues në procesin e Lejes së Ndërtimit.
Në tetor 2018 është pajisur me licencë profesionale A.1765/1.
Znj.Shima ka mbaruar studimet e larta pranë Albanian Universty në Tiranë. Në vitin 2012 ka marrë titullin Master I Shkencave në Arkitekturë.
Zotëron shumë mirë gjuhën angleze dhe italiane.
Ronilda Pine lindur në Tiranë më 16 nëntor 1982, ka mbaruar studimet e larta në Fakultetin e Ekonomisë, dega Administrim Publik, me një eksperiencë pune disa vjecare, përkatësisht si më poshtë:
2007-2010 Banka Credins në pozicionin Shërbim Klienti
2010-2013 Plus Communication në pozicionin e Përgjegjëse dege
Zotëron shumë mirë gjuhën angleze dhe atë italiane.
Z. Korri ka mbaruar studimet e larta në Degën Inxhinieri Gjeomjedis, Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave, Univerisiteti Politeknik i Tiranës.
Në Vitin 2020, ka përfunduar studimet për Master i Shkencave në Menaxhim Mjedisor Urban, Fakulteti Planifikim, Mjedis dhe Menaxhim Urban, Universiteti POLIS.
Z.Korri ka punuar në kompaninë ALBtelecom SH.A duke filluar nga viti 2018 dhe gjatë kësaj periudhe ka punuar në kompaninë KEY GROUP si Specialist GIS duke përfshirë programet te ndryshme si ArcGIS, Global Mapper, Autocad.
Në vitin 2019 ka ndjekur një program “Exchange Student Program” për një periudhë 4 mujore në United States Of America.
Është trajnuar dhe certifikuar nga Ersi në lidhje me programin ArcGIS.
Është njohës i mirë i programeve ArcGIS, Microsoft office, Adobe Photoshop, Adobe XD, Wordpress, CRM, cPanel, MySQL Database.
Zotërues i mirë i gjuhës angleze.
Specialistë
Blerta Serjani Zenelaj ka lindur në Kuçovë, më datë 14 Prill 1989.
Znj. Zenelaj ka mbaruar studimet bachelor dhe master shkencor në degën Gjeoinformatikë pranë Fakultetit te Gjeologjisë dhe Minierave në vitin 2012. Aktualisht Znj. Zenelaj është në procesin e doktoraturës në “Gjeoshkencat, Burimet natyrore dhe Mjedisi”.
Prej vitit 2017 është e angazhuar si pedagoge e ftuar në lënden GIS dhe Hartografi pranë Fakultetit të Gjeologjisë dhe Minierave.
Ka eksperienca të mëparshme si specialiste GIS dhe menaxhere projekti në sektorin privat.
Është trajnuar nga Fakulteti i Gjeoinformatikës dhe Observimit të Tokës në Universitetin e Twente Hollandë.
Zotëron gjuhën angleze dhe italiane.?
Znj.Kolaj ka mbaruar studimet e nivelit Bachelor në vitin 2019, pranë Fakultetit të Gjeologjisë dhe Minierave në Universitetin Politeknik Tiranë dega Inxhinieri Gjeoinformatikë.
Në vitin 2021 ka përfunduar studimet në Master Profesional në profilin “Inxhinieri Gjeoinformatike”, pranë Fakultetit të Gjeologjisë dhe Minierave.
Menjëherë pas përfundimit të studimeve ka zhvilluar praktikën e punës duke zgjeruar njohuritë në programet e projektimit 3D.
Për një periudhë 1 vjeçare ka punuar si Specialite në Sektorin e Dixhitalizimit, Drejtoria e Gjeoinformatizimit pranë Shërbimit Gjeologjik Shqiptar.
Aftësi shumë të mira në përdorimin e programeve AutoCAD (Map 2D dhe 3D, Civil), ArcGIS dhe QGIS si dhe programe të modelimit 3D të tilla si REVIT dhe Micromine.
Zotëron gjuhët e huaja Anglisht dhe Frëngjisht.
Znj. Bejte është specialiste në Sektorin e Sekretariatit të KKT, në Drejtorinë për Zhvillimin e Territorit, pranë Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit (AKPT). Gjatë viteve 2004-2013 ka punuar si arkitekte në studio të ndryshme projektimi si: studio H&N, Todini s.p.a, pranë arkitektit Maks Cuko, studio Enigma dhe pranë Institutit të Studimeve dhe Projektimeve Urbanistike. Gjatë viteve 2002-2004 ka qënë ndihmës arkitekte në disa studio. Në nëntor 2007 është pajisur me liçencën e projektimit A.0902.
Znj. Bejte ka mbaruar studimet e larta për Arkitekturë, në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, në Universitetin e Tiranës, në vitin 2004. Në 2001 ka ndjekur kursin “Arkitektura Kishtare”, pranë Kishës Ortodokse, Tiranë. Në dhjetor 2002 ka ndjekur nje kurs nga Instituti i Planifikimit Territorial i Universitetit të Ankonës dhe në korrik 2005 kursin “Zhvillimi Urban” sponsorizuar nga Fondi Egjiptian për Bashkëpunim Teknik me CIS, NIS, EIC në Kajro. Znj. Bejte ka marrë pjesë në International Research Conference of ENHR “Making cities work”, Tiranë. Në qershor 2003 është përkohësisht e pranishme në zhvillimin e punës për hartimin e “Planit Strategjik të qytetit të Lushnjës” nga Co-Plan.
Zotëron gjuhën angleze dhe italiane dhe frënge.
Eleana Beruka ka lindur në Gjirokastër më datë 20 Tetor 1986.
Eleana ka mbaruar studimet e larta për Arkitekturë në Universitetin Westminster në Londër. Në 2012 ka marrë titullin Master in Architecture (MArch) nga po i njëjti universitet. Ka punuar si arkitekte në studio private në Angli dhe Greqi (Jordan & Bateman Architecs, WilkinsonEyre, OKKAS studio), si dhe ka marrë pjesë në ekspozita arkitekture të organizuara nga universitetet Westminster dhe Greenwich. Gjatë kohës që ka punuar në Londër, Eleana ka ndjekur trajnime të specializuara në fushën e menaxhimit të projekteve dhe planifikimit urban.
Zotëron shumë mirë gjuhën angleze, italiane dhe greke.
Emi Monci ka lindur më 16.11.1995, Elbasan.
Znj.Monci ka kryer studimet e larta të ciklit "Bachelor" për Drejtësi dhe “Master Shkencor” në profilin “E drejte Private dhe Biznesi” pranë Universitetit Europian të Tiranës.
Gjatë viteve 2019-Maj 2021 ka punuar në pozicionin Juriste pranë Kompanisë Vienna Insuarance Group.Në Qershor 2021 Znj.Monci ka filluar marrëdhëniet e punës pranë Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit në pozicionin e Specialistes në Sektorin e Prokurimeve dhe Burimeve Njerezore.
Zotëron shumë mirë gjuhën Angleze dhe Italiane.?
Ermira Rexhepaj ka lindur në Tiranë më 20.02.1993.
Znj.Rexhepaj ka mbaruar studimet e larta në Universitetin Teknik të Lindjes së Mesme (Ankara/ Turqi), në gjuhën angleze.
Gjatë studimeve, gjithmonë ka patur interes më të gjërë në fushën e Planifikimit dhe të Urbanistikës, duke marrë disa lëndë shtesë nga kjo dege, gjë që e ka ndihmuar në formimin e saj si Arkitekte.
Pas mbarimit të studimeve, në periudhën kohore 2019-2021 ka punuar në Ankara pranë një kompanie ndërtimi si arkitekte, duke bërë dizenjimet, planin e zhvillimit të punës ndjekjen e punimeve në zbatim deri tek dorëzimi i projektit. Prej Tetorit 2021 punon pranë Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit (AKPT), si specialiste në sektorin e Monitorimit të Zbatimit të Dokumentave të Planifikimit.
Zotëron shumë mirë gjuhen angleze, turke dhe spanjisht.
Fatbardh Lekaj ka lindur më 08/09/1997 në Shkodër.
Z. Lekaj ka kryer studimet e larta të ciklit “Bachelor” dega Gjeografi në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” gjatë viteve 2015-2018 dhe studimet e larta të ciklit “Master Shkencor” pranë Universitetit POLIS në profilin “Menaxhim i Mjedisit Urban” gjate viteve 2018-2020.
Gjatë periudhës Korrik 2020 Tetor 2021 Z. Lekaj ka qënë i punësuar pranë Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit si specialist i Konceptimit dhe Fizibilitetit të Projekteve Turisitike.
Zoteron shume mire gjuhen Angleze .
Fjori Kllogjeri ka lindur me 28 qershor 1992, në Gramsh.
Studimet e larta të ciklit "Bachelor" dhe "Master Profesional" i ka kryer në Fakultetin e Gjeologjisë dhe Minierave në Universitetin Politeknik të Tiranës, në degën e Inxhinieri Gjeoinformatike gjatë periudhës 2011-2017. Praktikën profesionale e ka kryer pranë kompanisë "Tetra Solutions" në Autoritetin Portual Durrës. Ka marre pjese në projektin "Popullimi dhe regjistrimi i adresave" ku ka punuar për 3 muaj si topograf pranë firmes GEO-BRUNA. Për periudhën Maj 2017-Korrik 2017 ka punuar si operator për hedhje të dhënash tek Arkiva Doganore në Portin e Durrësit në projektin "Skanim dhe digjiitalizim i dokumenteve të arkivës". Eshtë përdorues shumë i mirë i programeve: AlphaCam, AutoCad, QGis, ArcGIS.
Zotëron mire gjuhën angleze .
Greta Parroj ka lindur në Durrës më 5 Maj 1997.
Znj.Parroj ka përfunduar studimet e larta në ciklin “Master Shkencor” në Arkitekturë, pranë Universitetin Politeknik të Tiranës, Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës. Gjatë viteve të fundit të studimeve znj.Parroj është angazhuar në disa projekte të fokusuar në kërkimet shkencore dhe përpunime të ndryshme grafike.
Pas përfundimit të studimeve ka punuar si Arktiekte në studio private projektimi si MA studio dhe ETRIO studio.
Znj.Parroj është pjesë e AKPT prej Qershorit 2021, në pozicionin e Specialistes pranë Sektorit të Hartimit e Zbatimit të Projekteve dhe Jetësimit të Prioriteteve - Drejtoria e Projekteve dhe Kërkimit Shkencor.
Zotëron shumë mirë gjuhën angleze dhe atë italiane.?
Znj. Papa ka lindur më 14 Qershor 1985 në Tiranë. Znj. Papa është specialiste në Sektorin e Sekretariatit të KKT-së, në Drejtorinë për Zhvillimin e Territorit, pranë Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit (AKPT). Gjatë vitit 2008-2009 ka punuar në Agjencinë e Legalizimit (ALUIZNI) si specialiste në Sektorin e Urbanizimit. Në vitet 2008-2013 ka punuar si arkitekte në studion e projektimit “A-U-A Studio” në Tiranë. Gjatë kësaj periudhe ka qënë bashkëautore tek: Studimi Territorial i Rajonit të Vorës dhe Plani rregullues i qytetit Vorë, Masterplani i Komunës Zejmen - Kolsh - Shën Koll, PPV i Komunës Dajt, PPV i Komunës Berzhite, PPV i Komunës Ndroq dhe autore e Planit rregullues të fshatit Zejmen. Gjithashtu ka qënë autore e disa vilave banimi, projektimeve urbane dhe interiereve.
Znj. Papa ka mbaruar studimet e larta për Arkitekturë, në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, pranë Universitetit Politeknik të Tiranës, në vitin 2010. Znj. Papa ka marrë pjesë në workshopin mbi“Dizenjimin dhe integrimin e sistemeve solare termale në ndërtesat ekzistuese dhe të reja” organizuar nga UNDP në bashkëpunim me Universitetin Epoka, në kuadër të projektit “Shqipëria nën transformimin e tregut të ngrohjes diellore globale të ujit dhe forcimit të iniciativave” dhe në Konferencën e parë ndërkombëtare mbi Arkitekturen dhe Dizajnin Urban organizuar nga Universiteti Epoka.
Zotëron shumë mirë gjuhën angleze, italiane dhe mesatarisht atë frënge.
Jakup Reka, lindur në Qershor të 1961 në Berat, ka ndjekur studimet në Shkollën e Mesme Profesionale Mekanike në vitet 1983 – 1988.
Z. Reka fillon punë pranë Ndërmarrjes së Banesave në Berat në vitin 1985 për të vazhduar më pas në vitin 1987 punë në Turizëm Berat deri në vitin 1993. Në Korrik të 2010 punësohet pranë Repartit Ushtarak 1320 si specialist mirëmbajtje deri në vitin 2012 kur fillon punë pranë Agjensisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit.
Zotëron patentë të klasit B,C dhe D me afat deri në vitin 2021.
Elton Zorba, lindur në Durres në Gusht 1993, ka kryer studimet Bachelor në degen e Planifikimit të Territorit në Universitetin IUAV të Venecias dhe Master Shkencor në Planifikim dhe Politika për Qytetin, Territorin dhe Mjedisin.
Gjatë periudhës së formimit universitar, por edhe më pas ka ndjekur një numër çertifikimesh në fusha specifike të Planifikimitsë Over Tourism, Green cities dhe mobilitetit alternativ
Z.Zorba ka ekseriencë pune pranë Bashkise Durrës Tetor 2020 - Gusht 2021 dhe FSHZH për periudhën Gusht 2021- Gusht 2022.
Zotëron shum mirë gjuhën Angleze dhe atë Italiane.
Email: Ana.Zhibaj@planifikimi.gov.al
Znj.Zhibaj ka përfunduar studimet e larta pranë universitetit Epoka, në ciklin “Master Shkencor” në Arkitekturë me rezultate të larta, dhe pranë Harvard Graduate School of Design, në ciklin “Master in Urban Planning” (with Distinction).
Ka punuar si arkitekte për 2 vite te Qendra Marrëdhënie, ku është angazhuar me projektin “Udhëzues projektimi për lagjet miqësore ndaj foshnjeve, fëmijëve dhe kujdestarëve” dhe “Rrugë për Fëmijë” dhe si konsulente junior pranë GIZ-it për projektin “Sustainable Urban Mobility in Tirana”. Gjatë periudhës së studimeve, ka punuar si asistente në kërkim për Komitetin e Kurrikulës, pranë shefes së departamentit të Planifikimit Urban të Harvard Graduate School of Design, dhe si asistente në mësim për klasën studio “Second Semester Core Urban Planning”.
Znj.Zhibaj është pjesë e AKPT-së që prej Shtator 2022.
Znj. Klaudia Reçi ka lindur më 26 Dhjetor 1995.
Znj. Reçi ka mbaruar studimet Bachelor për Financë në Fakultetin e Ekonomise, Universiteti i Tiranës. Gjatë 2018-2020 ka kryer studimet Master në Financë, Kontabilitet dhe Auditim në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës.
Znj. Reçi është Specialiste Finance pranë Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit (AKPT).
Gjatë vitit 2019-2020 ka punuar si specialiste finance në kompaninë “Hysa Group Sh.P.K”.
Në 2018-2019 ka punuar si financiere në kompaninë “United Albanian Breweries Sh.P.K”.
Zotëron shumë mirë gjuhën Angleze.
Klint Krasniqi, ka kryer studimet bachelor në degën “Menaxhim Biznesi” në përiudhën 2010-2013, pranë Fakultetit Ekonomik, në Universitetin Europian të Tiranës, si dhe në vitin 2015 ka përfunduar studimet “Master Shkencor” në degën “Informatikë Ekonomike - Financë Bankë”. Në vitin 2018 ka përfunduar studimet e larta pranë Fakultetit të Drejtësisë, në Universitetin e Tiranës.
Z.Krasniqi ka punuar pranë një banke austriake nga viti 2014-2016, si dhe ka një eksperiencë pune 2-vjecare si jurist në administratën publike.
Zotëron shumë mirë gjuhën angleze dhe italiane.
Znj. Albrahimi ka lindur më 9 Qershor 1981.
Znj. Albrahimi ka punuar në Union Bank, dega Shallvare gjatë vitit 2012 dhe në Societe Generale Albania, dega Librazhd, në fillim si Kryearkëtare dhe më pas në Shërbim klientele dhe gjatë viteve 2008-2010 si As/Drejtore dege, CRM Retail. Znj. Albrahimi është trajnuar në programin Financa 5, pranë kolegjit Harry Fultz si dhe ka marrë pjesë në shumë seminare trajnimi nga banka për çdo projekt të ri.
Znj. Albrahimi zotëron shumë mirë gjuhën angleze, italiane dhe mesatarisht atë frënge.
Petrula Janaqi ka lindur në 8 Qershor 1997 në Korçë.
Ka përfunduar studimet e larta në nivelin “Master Shkencor” në Planifikim dhe Menaxhim Urban në Fakultetin e Planifikimit, Mjedisit dhe Menaxhimit Urban (2015-2020).
Gjatë periudhës së shkollimit ka qënë e punësuar si specialiste e monitorimit të komponentëve të caktuar mjedisorë në projektin “Green Lungs for our Cities”, institucioni Co-Plan “Instituti për Zhvillimin e Habitatit”. Gjithashtu ka qenë e angazhuar në konferenca dhe worshkope të ndryshme si: “Support Staff Tirana ENHR” dhe “TAW (Tirana Architecture Week)”.
Gjatë periudhës Janar 2021-Prill 2021 ka punuar si planifikuese në zyra private projektimi, ku është marrë me hartimin e Rapoteve të Analizës dhe Vlerësimit të Territorit si edhe Planeve të Përgjithshme Vendore. Prej muajit Maj 2021 është pjesë e AKPT në pozicionin e Specialistes pranë Sektorit të Mbështetjes për Hartimin e Dokumentave të Planifikimit - Drejtoria e Planifikimit të Territorit.
Zotëron shumë mirë gjuhën Angleze dhe Franceze.
Robena Collaku ka lindur në 28 Nëntor 1994 në Tiranë.
Ka përfunduar studimet e larta në nivelin “Master Shkencor” në Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës, në degën Urbanistikë (2013-2020).
Gjatë periudhës së shkollimit ka qënë e punësuar si Konsulente Arredimi tek Key Group.
Ajo gjithashtu ka punuar vullnetarisht si arkitekte pranë LLAZO sh.p.k..
Zotëron shumë mirë gjuhën angleze, italiane dhe gjermane.
Znj. Rezarta Laçi ka lindur më datë 27 Tetor 1981.
Znj. Laçi është juriste në Agjencinë Kombëtare të Planifikimit të Territorit (AKPT), që nga viti 2010. Gjatë viteve 2004-2007 ka qënë specialist në sektorin e Privatizimit të Telekomunikacionit dhe Elektroenergjisë, në drejtorinë e Privatizimit të Sektorëve Strategjikë dhe më pas kryetare e Këshillit Mbikqyrës të Shoqërisë “Qymyrguri Priske”, pranë Ministrisë së Ekonomisë, Tregëtisë dhe Energjetikës. Në sektorin privat ka punuar si juriste në studion e projektimit “Enigma” dhe si asistente avokate pranë studios ligjore “Samarxhi”. Znj. Laçi ka mbaruar studimet e larta për Jurisprudencë, në Universitetin e Tiranës, në vitin 2003. Në Dhjetor 2004 ka marrë titullin Avokate. Aktualisht ndjek masterin professional në të Drejtën Publike, në Fakultetin e Drejtësisë, në Universitetin e Tiranës. Znj. Laçi është trajnuar për Kuadrin Ligjor te Biznesit, Ligjet tregtare në fushën e privatizimit, Mbrojtjen e konsumatorit, Planifikimin e qëndrueshëm të politikave të përdorimit të tokës dhe në Planifikimin hapsinor dhe menaxhimin e tokës.
Zotëron shumë mirë anglishten, italishten dhe frëngjishten.
Rejdi Pjeternikaj ka lindur ne Tiranë më 11 Shtator 1999.
Z. Pjeternikaj ka përfunduar studimet e larta në ciklin “Master Shkencor” në Arkitekture, pranë Universitetit Epoka, i diplomuar në vitin 2022 me çertifikatë nderi si studenti me rezultatet më të larta. Gjatë viteve të studimit është angazhuar në disa projekte të fokusuara në identifikimin e problemeve të ndryshme urbane si dhe në propozimin e zgjidhjeve të mundshme.
Z. Rejdi është pjesë e AKPT-së prej Shtatorit të vitit 2022, në pozicionin e Specialistit pranë Sektorit të Monitorimit të Zbatimit të Dokumentave të Planifikimit – Drejtoria e Planifikimit të Territorit.
Shehrete Brahaj ka lindur më 18.09.1977, Pukë
Ka kryer studimet e larta në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dega Gjuhë – Letërsi
Nga viti 2001-2002 ka punuar në Shkollën e Mesme të Përgjithshme Fushë–Arrës dhe nga viti 2016-2019 ne shkollen jopublike “Skenderbej” Tirane .
Znj.Brahaj ka disa eksperienca punësimi pranë subjekteve private.
Në Mars 2021, ka filluar marrëdhëniet e punës pranë Drejtorisë së Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse, punonjëse Protokoll - Arikive.
Zotëron shumë mirë gjuhën angleze dhe italiane.
Z. Taulant Dano, lindur në Dhjetor 1973, ka përfunduar studimet universitare në “G. D’Annunzio” Pescara të Italisë dega arkitekturë duke u regjistruar edhe në regjistrin kombëtar të arkitektëve në Shqipëri dhe Itali. Në vitin 2006 merr edhe titullin doktor në Arkitekturë.
Me një eksperiencë të gjatë në fushën e arkitekturës, Z. Dano ka ushtruar profesionin si projektues, planifikues urban dhe zbatues që pas përfundimit të studimeve universitare, si në Itali ashtu edhe në Shqipëri.
Si pjesmarrës në mjaft grupe pune dhe projekte të rëndësishme në fushën e planifikimit, Z. Dano ka kryer edhe rolin e drejtuesit. Bashkëpunimi dhe organizimi i projekteve të ndryshme italo – shqiptare ka rezultuar mjaft i frytshëm dhe ka rritur kompetencat organizative të Z. Dano si në fushën e projektimit ashtu edhe në atë të zbatimit.
Zotëron mjaft mirë gjuhën italiane dhe mesatarisht atë angleze
Znj.Valbona Malaj ka lindur në Tiranë në datë 15.09.1970. Znj.Malaj është punësuar pranë Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, në pozicionin e Sekretares së Drejtorit të Përgjithshën të AKPT-ës.
Ka mbaruar studimet e larta për Inxhiniere Pasuruese, në Fakultetin e Gjeologji Minierave, Universiteti Poloteknik i Tiranës, në vitet 1985-1994. Në periudhen e viteve 1997-2000, ka punuar pranë ZRPP-ës në qytetin e Tiranës.
Ka njohuri në gjuhen italiane, greke dhe pjesërisht në gjuhen angleze.
Znj. Violeta Meta është diplomuar në vitin 2019 “Juriste”, në Universitetin Europian të Tiranës.
Në vitin 2021, është diplomuar në Master Shkencor me profil “E Drejtë Private dhe Biznesi”, në Universitetin Europian të Tiranës.
Znj. Meta ka qenë pjesë e rrjetit të ekselencës përgjatë gjithë viteve të studimit dhe ka dhënë një kontribut të vyer në kërkimin shkencor me pjesëmarrjen në “Junior Researcher 2021” në Universitetin Europian të Tiranës.
Pas përfundimit të studimeve ka qenë pjesëmarrëse në trajnime të zhvilluara nga Ministria e Drejtësisë “Për Ndihmën Juridike të Grantuar nga Shteti”.
Gjatë harkut kohor 16.08.2021- 16.11.2021 ka zhvilluar një praktikë pranë Avokaturës së Shtetit në “Zyrën e Përfaqësimit Ligjor në Gjykatat Kombëtare”.
Aktualisht është duke ndjekur shkollën e Avokatisë.
Është njohëse shumë e mirë e gjuhës angleze.
Xheki Maksuti ka lindur në 16 Dhjetor 1997 në Elbasan.
Znj.Maksuti ka përfunduar studimet e larta në nivelin “Master I Shkencave” në Planifikim dhe Menaxhim Urban në Universitetin Polis.
Gjatë periudhes së studimit është angazhuar në projekte të ndryshme të universitetit, një ndër to dhe projekti “Akademia 100+ Fshatrat” në Lot 20.Është njohëse e mirë e programeve Adobe dhe G.I.S.
Pas përfundimit të studimeve është angazhuar pranë Bashkisë së Elbasanit.
Znj.Maksuti është njohëse shumë e mirë e gjuhës Angleze.