Agjensia Kombëtare e Planifikimit të Territorit
Search Menu

Plani i Detajuar për Zonën me Rëndësi Kombëtare, PDZRK

Çështjet, zonat dhe objektet e rëndësisë kombëtare në planifikim janë subjekt i planifikimit kombëtar, ato karakterizohen nga vlera të veçanta kulturore, historike, ekonomike, sociale ose mjedisore të një apo disa strukturave, instalimeve, rrjeteve ose zonave, që synojnë drejtpërdrejt realizimin e interesave kombëtarë në pjesë të territorit, si:

a) monumentet e kulturës, qendrat historike, zonat e parqet arkeologjike,

b) pyjet e zonat e mbrojtura natyrore, monumentet natyrore, rrjetet ekologjike, ekosistemet e rrezikuara dhe biodiversiteti,

c) brezi bregdetar, brigjet dhe burimet ujore, lagunat, lumenjtë, liqenet,

d) toka bujqësore,

e) zonat me rrezik natyror,

f) digat e dambat,

g) burimet minerare e natyrore dhe rrjetet, komplekset e parqet industriale,

h) infrastruktura kombëtare e transportit,

i) infrastrukturat inxhinierike të energjisë dhe telekomunikacionit,

j) zonat që kanë përparësi zhvillimin e turizmit,

k) zonat ushtarake,

l) zhvillime ose struktura arsimore, shëndetësore, sociale, kulturore e artistike, sportive, të cilat, për shkak të veçorive të tyre, janë të rëndësishme për kryerjen e veprimtarisë së institucioneve shtetërore, sikurse përcaktohet me ligj;

Çështjet, zonat dhe objektet e rëndësisë kombëtare përfshijnë ato të shpallura me Vendim të Këshillit të Ministrave si dhe Këshillit Kombëtar të Territorit, sipas legjislacionit sektorial në fuqi, për mjedisin, kulturën, ekonominë, turizmin, infrastrukturën, planifikimin/ zhvillimin urban, etj.