Agjensia Kombëtare e Planifikimit të Territorit
Search Menu

e-Planifikimi

e-Planifikimi, ose Regjistri Kombëtar i Planifikimit të Territorit, është platforma elektronike e integruar e planifikimit të territorit të Republikës së Shqipërisë. Kjo platformë i shërben të gjitha autoriteteve të planifikimit në Shqipëri, si në nivel qendror dhe në nivel vendor, ndërkohë që i vjen afër publikut me çdo informacion që përmbajnë dokumentet e planifikimit të territorit. Nëpërmjet këtij Regjistri synohet përfshirja me e gjere e grupeve të interesit, shoqërisë civile dhe publikut te gjerë në procesin aq të rëndësishëm dhe të prekshëm nga të gjithë, planifikimin e territorit.

Dy komponentët e platformës e-Planifikimi konsistojnë në:

- Regjistrin, apo librarinë e dokumenteve të planifikimit, të hartuara apo në proces hartimi;

- Portalin web-GIS, ku integrohet materiali hartografik i dokumenteve të planifikimit.