Agjensia Kombëtare e Planifikimit të Territorit
Search Menu

G.I.S

VKM “Për miratimin e dokumentit të politikave “Për qeverisjen e sektorit të informacionit gjeohapësinor në shqipëri, 2020-2030” ka për qëllim garantimin e informacionit gjeohapësinor dhe përdorimin e tij në funksion të vendimmarrjes nga të gjithë përdoruesit, në mënyrë të integruar, të standardizuar, efiçente dhe efikase, që kanë një ndërveprim të drejtpërdrejtë apo të tërthortë me njëri-tjetrin, ku mungesa apo mosfunksionimi i secilit prej elementëve do të shkaktonte pasoja në funksionalitetin, aktivitetin dhe performancën e të gjithë sistemit.

VKM “Për miratimin e dokumentit “Standardet shtetërore për specifikimet teknike të informacionit gjeohapësinor në Shqipëri –tema "Ortoimazheria" ka për qëllim standartizimin e infomacioneve teknike të të dhënave gjeohapësinore të Ortoimazherisë për ndërtimin e NSDI (Networked Systems Design and Implementation) në bazë të direktivës ndërkombëtare INSPIRE.

VKM "Për miratimin e dokumentit “Standardet shtetërore për specifikimet teknike të informacionit gjeohapësinor në Shqipëri - Tema: Rrjetet e transportit” ka për qëllim standartizimin e infomacioneve teknike të të dhënave gjeohapësinore të rrjetit të transportit për ndërtimin e NSDI (Networked Systems Design and Implementation) në bazë të direktivës ndërkombëtare INSPIRE.   

VKM “Për miratimin e dokumentit “Standardet shtetërore për specifikimet teknike të informacionit gjeohapësinor në Shqipëri - Tema: Gjeologjia” ka për qëllim standartizimin e infomacioneve teknike të të dhënave gjeohapësinore të gjeologjisë për ndërtimin e NSDI (Networked Systems Design and Implementation) në bazë të direktivës ndërkombëtare INSPIRE.

VKM “Për miratimin e standardeve të përbashkëta gjeodezike dhe GIS” përcakton rregullat për zbatimin e standardeve të përbashkëta gjeodezike dhe GIS (Sistemi i Informacionit Gjeografik), që duhen përdorur nga autoritetet e planifikimit të territorit dhe institucione të tjera publike në territorin e Republikës së Shqipërisë.