Qeveria Shqiptare dhe Korporata Shqiptare e Investimeve (AIC), në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Planifikimit të Territorit (AKPT), kanë kënaqësinë të prezantojnë 2 THIRRJE TË HAPURA për 2 Çift-Konkurse Ndërkombëtare për Projekt-Ide, për 2 Klastera të Institucioneve Publike dhe 2 Zhvillime Multi-funksionale (të grupuara), nëpërmjet një STRATEGJIE INOVATIVE PËR ZHVILLIMIN E PRONËS PUBLIKE, e cila synon energjizimin e qyteteve.
Sot, një pjesë e konsiderueshme e infrastrukturës administrative ndodhet në ndërtesa të amortizuara, në prona shtetërore, shumica e të cilave ndërtuar shekullin e kaluar dhe me cilësi të ulët. Përtej konsumit të kohës, shumë prej tyre pësuan dëmtime strukturore gjatë tërmetit të 2019-ës. Megjithatë, këto prona publike përfaqësojnë asete me vlerë të konsiderueshme ekonomike.
AIC, krijuar nga Qeveria Shqiptare si një korporatë që ka në fokus të mirën publike, ka për detyrë t'i transformojë këto prona nëpërmjet mekanizmave financiarë për të rritur vlerën e tyre ekonomike. Në këtë përpjekje të gjerë për të rindërtuar një pjesë të konsiderueshme të administratës publike, AIC do të koordinojë procesin e transformimit me zhvilluesit e sektorit privat, të cilët në këmbim të së drejtës për të zhvilluar prona të amortizuara, do të financojnë ndërtimin e disa klasterave qeveritare, duke ofruar hapësira pune bashkëkohore për shumë agjenci qeveritare.
Ky konkurs synon të gjenerojë propozime në zbatim të këtij vizion të dyfishtë për të përmirësuar inftastrukturën administrative dhe zhvilluar qytetin. Ne synojmë projekte novatore dhe largpamëse që harmonizojnë kërkesa të ndryshme programore, duke mbetur fleksibël për t’iu përshtatur përdorimeve të ardhshme.
Faza 1 - dokumentet e kualifikimit dhe projekt-ideja paraprake - finalistët 5x2
Faza 2 - projekt-ideja - fituesit 1x2
Finalistët (5x2) do të marrin shpërblime prej 40,000 Euro
Afati i fundit Faza 1: 5 korrik (15:00 CET) | Afati i fundit Faza 2: 26 gusht (15:00 CET)
Dëshirojmë të inkurajojmë çdo profesionist të frymëzuar dhe pasionant që t’i përgjigjet kësaj thirrjeje sfiduese.
Ju lutemi ta NDANI LAJMIN edhe me të tjerë!
Për më shumë, klikoni KËTU
Comments