Agjensia Kombëtare e Planifikimit të Territorit
Search Menu

Durana

Expo Albania

Vrine

Darzezë

Ish-Metalurgjiku, B.Elbasan

Plani i Detajuar Qendror, PDQ

Studim hapësinor territorial për një territor të caktuar në përgjegjësi të Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit, me ndikim dhe interes të veçantë për zhvillime me rëndësi kombëtare apo strategjike.

Për territorin, subjekt të tij, PDQ-ja ka për qëllim:

a) zhvillimin dhe/ose rizhvillimin e territorit;

b) rigjenerimin/ripërtëritjen urbane apo natyrore;

c) përcaktimin e përdorimit të tokës, infrastrukturave, kushteve të zhvillimit dhe rregullave të nevojshme për zhvillim/rizhvillim.

PDQ-ja ka në fokus territore të cilat kanë nevojë për studime dhe planifikime më të zgjeruara dhe fillon të hartohet pas njoftimit të KKTU-së, nisur nga interesi publik për pajisje me infrastrukturë, shërbime e facilitete publike dhe menaxhimi i integruar i disa zhvillimeve në territor, në funksion të një vizioni të përbashkët zhvillimi, për të cilin mund të shprehen me kërkesë edhe palët e interesuara për zhvillim.

PDQ-ja teksa hartohet e zbatohet, duhet të ndjekë parimet e planifikimit si një proces pune në vazhdimësi.