Në kuadër të përgatitjes së dokumentacionit, për të zgjeruar pasurinë e Trashëgimisë Botërore edhe në pjesën shqiptare të rajonit të Liqenit të Ohrit, dhe të hartimit të PPV-së për bashkinë Pogradec paralelisht, u zhvillua një takim koordinimi, i organizuar mes ICOMOS Organit Këshillimor të UNESCO-s dhe Ministrisë së Kulturës, në prani të stafit të AKPT-së dhe studios konsulente për PPV-në Pogradec. Ky takim u zhvillua në ambientet e Ministrisë së Kulturës, me datë 13.10.2016, ora 14:30.
Objektivat e takimit:
- Integrimi sa më i plotë i kërkesave të Trashëgimisë Botërore në hartimin e PPV-së;
- Kriteret e mbrojtjes së liqenit të Ohrit, ato aktuale dhe të parashikuara pas zgjerimit të përfshirjes në listën e mbrojtur nga UNESCO;
- Koordinim mes këtyre dy proceseve: PPV Pogradec me Manualin për Mirëmbajtjen dhe Rehabilitimin e Trashëgimisë së Ndërtimeve Tradicionale në pjesën Shqiptare të Rajonit të Liqenit të Ohrit.
Pikat kryesore ku u përqëndrua prezantimi ishin si më poshtë:
- Manuali i konceptuar si kushtetuta e njohurive mbi mjetet rreth teknikave të ndërtimit, me qëllim që të sigurojë ata të cilët janë përfshirë në aspekte të saktësisë teknike, si dhe duhet të vihen në dispozicion të komunitetit profesional, me qëllim:
- Aplikimin e përshtatshëm të riparimit dhe metoda e specifikime mbi restaurimin;
- Metodat e pranueshme profesionale të rehabilitimit;
- Integrimi i sistemeve të reja të ndërtimit në ndërtesat historike;
- Optimizimi i procesit të restaurimit në aspektin teknik, shoqëror dhe ekonomik.
- Mirëmbajtja, ruajtja dhe rehabilitimi i ndërtesave tradicionale si në zonat urbane dhe ato rurale;
- Përmirësimi i performancës së efikasitetit të energjisë së aseteve të ndërtuara, si tradicionaleve ashtu edhe atyre të viteve të fundit;
- Zhvillimi i një strategjie për shfrytëzimin e burimeve të rinovueshme në rajon, bazuar në “potencialin energjitik” dhe në ndjeshmërinë e mjedisit dhe të peizazhit.
Nga ana e pjesëmarrësve u ra dakord për shkëmbim informcioni të vazhdueshëm, në mënyrë për të patur një bashkëpunim më të ngushtë në javët e ardhshme të punës.
Comments