Në përputhje me legjislacionin për planifikimin dhe zhvillimin e territorit, zbatimi i PPV-ve përfshin përgatitjen e Planeve të Detajuara Vendore dhe aplikimin e instrumenteve financiare për zhvillimin e tokës.
Me datë 10, 11, 15 dhe 16 Maj, Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit me mbështetjen e projektit të USAID për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore asistoi bashkitë e përfshira në procesin e hartimit të PDV-ve dhe instrumenteve financiare të zhvillimit të tokës duke i njohur me kërkesat ligjore, praktike dhe metodologjike për hartimin e Planeve të Detajuara Vendore, të bazës përkatëse të informacionit dhe të studimeve të fizibilitetit në mbështetje të tyre.
Me datë 10 dhe 11 qëllimi i tryezës ishte:
- Të prezantojë kuadrin ligjor mbi hartimin e Planeve të Detajuara Vendore nga Bashkitë;
- Të prezantojë shembuj dhe eksperienca të mëparshme të metodologjive të ndryshme të hartimit të PDV-ve;
- Të prezantojë iniciativën e bashkive Elbasan dhe Fier, të cilat me mbështetjen e projektit të USAID, po hartojnë studime të fizibilitetit dhe ecurinë e procesit deri më tani.
Me datë 15 dhe 16 qëllimi i tryezës ishte:
- Regjistri Kombëtar i Planifikimit të Territorit në lidhje me bazën ligjore, organizimin dhe rolet, e-platforma, e-harta, workflow dhe datamodeli i PDV-ve;
- Metodologjia e mbledhjes së të dhënave dhe analizave të nevojshme për PDV duke u ndalur në Gjeoreferimin, konvertimin e të dhënave nga CAD në GIS, modelet për përllogaritjen e treguesve të zhvillimit, etj;
Pjesë e tryezës ishin përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, të projektit PLGP të USAID, si edhe specialistë të fushës së planifikimit dhe zhvillimit të territorit si edhe ekspertë GIS për 25 Bashkitë të cilat i kanë të miratuar dhe janë duke i zbatuar Planet e Përgjithshme Vendore.
Comments