Në datën 9 Nëntor, Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit, në kuadër të Programit “100 Fshatrat”, organizoi workshopin #2, me pjesëmarrjen e 8 grupeve të punës nga Universiteti Polis, përfaqësues të institucioneve publike pjesë e Programit 100 Fshatrat, akademikë nga Universiteti Bujqësor i Tiranës, Fakulteti Ekonomik i Universitetit të Tiranës, Universiteti i Durrësit, Dega Marketing, si edhe ekspertë të tjerë të ftuar për të dhënë kontributin e tyre për modelet e zhvillimit të 100+ fshatrave.
Workshopi #2 i Akademisë 100+ Fshatrat erdhi në vijim të bashkëpunimit me Universitetin Polis, nisur në muajin Shtator 2018, për hartimin e modeleve të zhvillimit të rreth 40 fshatrave, të grupuara në 8 lote.
Objektivi kryesor i këtij workshopi ishte njohja me draftet e para të modeleve të zhvillimit të fshatrave dhe projekt-propozimet konkrete, dhe po ashtu konsultimi tematik i tyre me të gjithë aktorët pjesëmarrës.
Krahas prezantimeve, u zhvilluan edhe tryeza të rrumbullakëta për diskutime sipas temave të veçanta, me kontributin e specialistëve të fushave nga institucionet publike përkatëse dhe universitetet.
Temat kryesore që u diskutuan ishin:
- Kultura / Etnografia / Historia
- Natyra / Mjedisi
- Ekonomia / Turizëmi / Marketingu
- Bujqësia-Blegtoria / Produktet Lokale / Ushqimi
Workshopi #3 për 8 lotet e bashkëpunimit me Universitetin Polis pritet të zhvillohet në datën 7 Dhjetor.
Comments