Projektit BRIGAID ka për qëllim e tij kryesor përthithjen e inovacioneve me fokus përballjen, lehtësimin për kapërcimin e fatkeqësive natyrore: Përmbytje, Thatësirë dhe Moti Ektrem.
Paralel me punën e identifikimit dhe grumbullimit të ideve inovatore lind nevoja për krijimin dhe menaxhimin e të ashtuquajturës “Komunitet inovatorësh” i cili nuk është veçse përshtatje e komunitet të praktikës.
Inovacioni është një terminologji mjaft e gjerë, sfida e menaxhimit të sistemit të inovacionit ka evoluar nga menaxhimi i produktit dhe procesit të bazuar në teknologji në atë të krijimit dhe mirëorganizmit të rrjetit të të menduarit dhe të vepruarit në ekosistem aktorësh, institucionesh dhe kërkuesish shkencor për të zhvilluar më tej ide inovatore.
AKPT si partnere e këtij projekti por edhe si iniciatore e komunitetit të inovatorëve në Shqipëri ka dhënë kontributin e saj në krijimin dhe mbarëvatjen e punës së komunitetit të inovatorevë në Shqipëri. Aktivitetet që janë zhvilluar tashmë dhe ato që priten të zhvillohen në vazhdim kanë ndër të tjera qëllimin e mbrojtjes dhe zhvillimit të këtij ekosistemi.
Nuk keni qënë të vëmendshëm për aktivitete dhe angazhimet tona në këtë projekt?
Liderët e paketave të punës së projektit e kanë përmbledhur këtë angazhim në një seksion të dedikuar në faqen zyrtare të projektit.
Ju ftojmë ta ndiqni!
Comments