Në datën 29 Mars, Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit së bashku me projektin e USAID për Planifikim dhe Qeverisjen Vendore, organizuan Konferencën “Planifikimi i Territorit në Mbështetje të Zhvillimit Ekonomik Vendor në Shqipëri”
Qëllimi kryesor i kësaj Konference ishtë rëndësia e lidhjes mes planifikimit dhe zhvillimit ekonomik vendor në vendin tonë.
Konferenca u zhvillua si një forum i hapur midis nivelit qendror dhe vendor të qeverisjes, ekspertëve të fushës, shoqërisë civile dhe komunitetit të donatorëve për të shkëmbyer përvojat e tyre mbi planifikimin e territorit në Shqipëri. Gjatë konferencës u zhvilluan:
-
Prezantim i shembujve dhe eksperiencave të mëparshme të hartimit të Planeve të Pergjithëshme dhe Planeve të Detajuara Vendore të disa prej bashkive vendase dhe të huaja.
-
Diskutime rreth vështirësive dhe sfidave që bashkitë kanë hasur gjatë hartimit dhe zbatimit të Planeve të Përgjithëshme.
-
Sugjerime të bëra mbi faktorët që mund të lehtësonin procesin.
Hartimi i dokumenteve të planifikimit në nivel vendor është një avantazh dhe një mundësi e madhe, për të shfrytëzuar potencialet lokale dhe për të nxitur investime vendase dhe të huaja duke ndikuar drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomiko-social të bashkive.
Comments