Për 16 bashkitë e reja, të cilat do të inicojnë procesin e hartimit të Planeve të Përgjithshme Vendore (PPV) është çelur gara e prokurimit publik me objekt: “Hartimi i Planeve të Përgjithshme Vendore për 16 Bashki”. Këto bashki do të mbështeten financiarisht nga Qeveria Shqiptare duke iu bashkëngjitur 33 bashkive të tjera, nga të cilat 10 janë në proces finalizimi të hartimit të PPV-së, dhe 23 janë të miratuara.
Gara është bërë publike në faqen zyrtare të prokurimeve elektronike. 16 bashkitë janë të ndara në 5 Lote, respektivisht:
Lot 1: Bashkia Fushë-Arrëz, Bashkia Has, Bashkia Bulqizë;
Lot 2: Bashkia Peqin, Bashkia Roskovec, Bashkia Patos, Bashkia Mallakastër;
Lot 3: Bashkia Pustec, Bashkia Maliq, Bashkia Devoll;
Lot 4: Bashkia Selenicë, Bashkia Memaliaj, Bashkia Tepelenë;
Lot 5: Bashkia Libohovë, Bashkia Delvinë, Bashkia Finiq;
Termat e referencës, kushtet e përgjithshme dhe të veçanta të kontratës, kriteret e kualifikimit, si edhe udhëzimet për operatorët ekonomikë gjenden në dokumentat e prokurimit të aksesueshëm në faqen e prokurimeve elektronike.
Afati kohor për dorëzimin e kërkesës për shprehje interesi është data 10.04.2018, ora 11:00.
Comments