Njoftim mbi aksesin dhe përdorimin e Regjistrit Kombëtar të Planifikimit të Territorit (RKPT) dhe sistemit e-Planifikimi
Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit (AKPT) ju njofton se statusi i Regjistrit Kombëtar të Planifikimit të Territorit (RKPT) ështe aktiv vetëm për vijimin e procedurave të botimit të materialeve sa i përket 16 Bashkive që po hartojnë Planet e Përgjithshme Vendore, si dhe atyre bashkive që kanë ndërmarrë nisma për Rishikimin e Planit të Përgjithshëm Vendor.
Sjellim në vëmendje se, procesi i nisjes, konsultimit, bashkërendimit dhe miratimit të dokumentave të Planeve të Detajuara Vendore tashmë realizohet vetëm nëpërmjet sistemit e-Planifikimi.
Për aksesimin e secilës prej platformave, çdo user duhet të lidhet fillimisht me VPN-in (nëpërmjet username dhe password që zotëron nga AKSHI), e më pas të aksesojë nëpërmjet kredencialeve të vëna në dispozicion nga AKPT.
Vlen për t’u theksuar se kredencialet e aksesimit të RKPT dhe sistemit e-Planifikimi janë të ndryshme, pasi vetë platformat operojnë si të pavarura nga njëra – tjetra.
- Link-u për aksesimin e RKPT: http://172.24.35.17/npr/login.aspx?ReturnUrl=%2fnpr%2fdefault.aspx
- Link-u për aksesimin e-Planifikimi: http://172.24.35.4:81/#Workplace
Për çdo paqartësi mund të kontaktoni në: info@planifikimi.gov.al
Ju falenderojmë për mirëkuptimin!
Comments