Keni ide të reja, të padëgjuara më parë?
Kërkimi juaj shkencor lidhet me kapërcimin e problematikave të shkaktuara nga katastrofat natyrore si, përmbytje, thatësirë, mot ekstrem?
Nëse po, Ju ftojmë të bëheni pjesë thirrjes së tretë dhe të fundit të projektit BRIGAID për inovacione!
Aplikimet mbyllen më 15 Gusht.
Mos e humbisni!
Partneri shqiptar i projektit BRIGAID, Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit, AKPT, fton të gjithë të interesuarit të behën pjesë e Thirrjes së Tretë dhe të Fundit të projektit për inovacione që i vijnë në ndihmë përshtatjeve klimaterike, lehtësimit të ndikimeve të përmbytjeve, thatësirës, apo ngjarjeve të tjera të motit ekstrem.
Prezantoni inovacionin tuaj në adresën:
brigaid.albania@planifikimi.gov.al
Përshkruani shkurtimisht inovacionin dhe interesin tuaj për testimin dhe përmirësimin e tij. Ekipi i projektit BRIGAID do t’ju kontaktojë për hapat pasardhës dhe do t’ju udhëzojë për të regjistruar idenë tuaj në platformën online të ndyshimeve klimatike:
www.climateinnovationwindows.eu
Kriteret që duhet të përmbushë inovacioni:
- Të jetë një ide për të përballur përmbytjet, thatësirat dhe motin ekstrem;
- Idea të identifikohet 'me gatishmëri teknike' (TRL 4). Shpjegim: Ideja të ketë të zhvilluar prototipin dhe ai të jëtë i gatshëm për testim të mëtejshëm në laborator/terren.
- Të jetë një zgjidhje infrastrukturore, softuerike, ose e bazuar në natyrë.
Projekti BRIGAID ofron financim dhe mbështetje për testim dhe zhvillim të mëtejshëm për6 deri në 9 inovacione.
Ju inkurajojmë të aplikoni dhe të jeni pjesë e rrjetit të inovacionit për ndryshimet klimatike!
Comments