Më datë 29.06.2017, në orën 14:30, u zhvillua takimi i punës për prezantimin e ndryshimeve të propozuara ligjore nga AKPT, në lidhje me rishikimin e VKM-së Nr. 671 datë 29.07.2015 “Për miratimin e Rregullores së Planifikimit”.
Në takim ishin të pranishëm disa aktorë, si përfaqësues të Ministrisë së Zhvillimit Urban, Bashkisë Tiranë, grupeve të punës hartuese të Planeve të Përgjithshme Vendore, ekspertë planifikimi dhe GIS.
Në takim u diskutuan;
- Ndryshimet në Kreun III / Seksioni 1 “Ndarja e Territorit për Qëllime Planifikimi; Përdorimi i Tokës dhe Ndarja e Territorit”: strukturimi dhe zonimi i territorit për qëllime planifikimi dhe zhvillimi, kategorizimi i përdorimit të tokës si dhe përdorimi i standardit të Regjistrit Kombëtar të Planifikimit të Territorit në hartimin e dokumenteve të planifikimit;
- Ndryshimet në Kreun II / Seksioni 7 “Plani i Përgjithshëm Vendor”: saktësim i strukturës së përmbajtjes së dokumenteve të PPV-së;
- Ndryshimet në Kreun II / Seksioni 8 “Plani i Detajuar Vendor”: rastet për të cilat hartohet PDV-ja, autoritetet përgjegjëse për hartimin dhe miratimin e tij, procesi i hartimit të PDV-së dhe përmbajtja e dokumentit.
Ky është i pari në listën e takimeve të planifikuara për konsultimin e ndryshimeve ligjore të Rregullores së Planifikimit të Territorit.
Comments