Gjatë këtij muaji do të zhvillohen takimet konsultative me autoritetet vendore të planifikimit mbi Platformën e Monitorimit për zbatimin e Dokumenteve të Planifikimit të Territorit, të hartuar me mbështetjen e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE) dhe Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH.
Qëllimi kryesor i këtyre takimeve është konsultimi dhe ndarja e fazës aktuale të dokumentit me autoritetet vendore, si edhe diskutimi mbi limitet dhe mundësitë e kësaj Platforme për të përmbushur objektivat strategjikë të zhvillimit të qëndrueshëm. Rakordimi mes palëve pjesëmarrëse, mbi të dhënat që synohen të mblidhen nga kjo platformë, ka si objektiv final përmirësimin e punës së përditshmë të institucioneve tona në vendimmarrjet strategjike, orientimin e politikave mbështetëse nga qeverisja qendrore, eficiencën e vendimarrjeve në nivel vendor, orientimin e projekteve rajonale dhe më gjerë, mbështetur në të dhëna të qarta e të përditësuara rreth zhvillimeve në territor.
Takimet do të vijojnë si më poshtë:
- Në datën 10 korrik do të zhvillohen takime me përfaqësues të bashkive nga qarku Shkodër, Lezhë, Kukës, Durrës, Tiranë, Dibër, si edhe përfaqësues nga AZHR 1 dhe AZHR 2;
- Në datën 12 korrik do të zhvillohen takime me përfaqësues të bashkive nga qarku Elbasan, Berat, Korçë, si dhe përfaqësues nga AZHR 3;
- Në datën 17 korrik do të zhvillohen takime me përfaqësues të bashkive nga qarku Fier, Vlorë, Gjirokastër, si dhe përfaqësues nga AZHR 4;
Comments