Në datën 10 shtator, Drejtoresha e AKPT-së znj. Adelina Greca prezantoi përpara Medias, Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe kolegëve të tjerë drejtues të institucioneve të varësisë së MIE, raportin analitik të performancës së Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, me fokus 8-mujorin e parë të vitit 2019.
Ministrja Balluku përshëndeti kontributin e AKPT-së në procesin e hartimit dhe miratimit të Planeve të Përgjithshme Vendore, si edhe nismat e AKPT-së në kuadër të Paktit për Universitetin.
Comments