Në datën 15 Nëntor, Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit së bashku me USAID, nëpërmjet projektit për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore, organizuan tryezën e dytë mbi zbatimin e Planeve të Përgjithshme Vendore nëpërmjet Planeve të Detajuara Vendore.
Qëllimi i kësaj tryezave ishte:
-
Prezantimi i shembujve dhe eksperiencave të mëparshme të hartimit të Planeve të Detajuara Vendore
-
Prezantimi i eksperiencave të disa prej bashkive që me mbështetjen e projektit të USAID po hartojnë e studimeve të mundshmërisë (feasibility).
-
Ofrimi i mundësive për pyetje dhe përgjigje mbi vështirësitë që bashkitë hasin në zbatimin e PPV nëpërmjet PDV
Morën pjesë në këtë tryezë përfaqësues të bashkive në fushën e planifikimit dhe zhvillimit të territorit, të cilët në seksionin e dytë të tryezës zhvilluan edhe një seri diskutimesh me pyetje përgjigje.
Shoqërimi i PDV me studime mundshmërie është një avantazh i madh për bashkitë të cilat mund të shfrytëzojnë potencialet financiare të gjeneruara nga zhvillimi për zgjerimin e të ardhurave, përmirësimin e infrastrukturave e shërbimeve publike si dhe promovimin e zhvillimit ekonomik lokal.
Comments