Agjensia Kombëtare e Planifikimit të Territorit
Search Menu

Lajme

AFATI I ZGJATUR: Faza 1 – 12 Maj, ora 15:00 (CET), Faza 2 – 3 Shtator (për t’u konfirmuar),Më shumë se 5 ekipe të kualifikuara në listën e shkurtër

Njoftim mbi ndryshimet në dokumentet e Thirrjes së Hapur

Konkursi i Projektimit për masterplanin e Parkut të Besimit

>  Ndryshimet kryesore

  • Afate të përditësuara
  • Afati për dorëzimin e kërkesave për pjesëmarrje (faza 1): 12 Maj 2025, ora 15:00
  • Afati për dorëzimin e projekteve në fazën 2: 03 Shtator 2025 (TBC)
  • Afati për prezantimin e projekteve në fazën 2: 05 Shtator 2025 (TBC)

 

  • Kualifikimi për fazën e dytë

Për të nxitur një pjesëmarrje sa më cilësore dhe të gjerë në fazën e dytë të konkursit, është vendosur që të mos kufizohet numri i ekipeve të kualifikuara në një listë fikse, por të ftohen të gjithë ata që arrijnë një nivel të lartë vlerësimi në fazën e parë.

Në vend të një numri të mbyllur prej 5 ekipesh, në fazën e dytë do të kualifikohen të gjitha ekipet që marrin mbi 75 pikë në fazën e parë, sipas kritereve të vlerësimit të përcaktuara në dokumentet e tenderit.

Numri minimal i ekipeve që do të ftohen është 5.

> Ky ndryshim synon të:

- krijojë mundësi për më shumë ekipe që të prezantojnë propozimet e tyre;

- rrisë seriozitetin dhe angazhimin në fazën e dytë;

- garantojë një konkurrencë më të hapur, me ide më të pasura dhe përzgjedhje më cilësore nga juria.

 

> Numri i çmimeve mbetet i pandryshuar:

  • 5 çmime prej 40,000 euro secili

Bashkia Malësi e Madhe: Konsultim 30-ditor i PDV-së për Njësinë Strukturore KE_05-A34-01

Ju bëjmë me dije se Bashkia Malësi e Madhe ka nisur procesin e konsultimit 30-ditor për draftin e Planit të Detajuar Vendor për Njësinë Strukturore me kod KE_05-A34-01.

Dokumentet përkatëse mund t'i aksesoni në këtë LINK në faqen web të AKPT-së. 

Për informacione të mëtejshme mund të drejtoheni pranë Bashkisë Tiranë, ose na shkruani në info@planifikimi.gov.al