Në qytetin e Shkodrës në ambjentet e Hotel “Rozafa” më datë 04.11.2016 në orën 10:00, u zhvillua takimi përmbyllës i projektit dhe prezantimi i zonimit të ri të Rezervatit Natyror të Menaxhuar (RNM) të Liqenit të Shkodrës.
Pjesëmarrës në takim ishin përfaqësues të AKPT-së, bashkisë Shkodër, AKZM-së, AdZM-së Shkodër, IUCN ECARO dhe profesorë nga Universiteti i Shkodrës.
Pikat kryesore të trajtuara gjatë këtij takimi ishin:
- Me miratimin e ligjit të ri për zonat e mbrojtura në vitin 2017 do të bëhet rishpallja e të gjitha zonave të mbrojtura të Shqipërisë.
- Rizonimi i RNM Liqeni i Shkodrës është kryer në përputhje me standardet evropiane.
- Situata e liqenit të Shkodrës, e krahasuar me pjesën malazeze të liqenit, nuk është në gjendje të mirë për disa arsye:
- Janë pakësuar sasitë e peshqëve;
- Shtimi i specieve të huaja;
- Përqëndrimi i metaleve të rënda dhe ndotësve organik –kimik është rritur;
- Rritja e eutrofikimit/ derdhja e ujrave të zeza në liqen.
- Liqeni i Shkodrës ofron mjaft mundësi për zhvillimin e ekoturizmit dhe sporteve të natyrës si:
- marshimi;
- kanotazhi;
- lundrimi;
- alpinizmit në zonat malore përreth;
- alpinizimi ekstrem në guroret e braktisura;
- paragliding;
- kampim;
- piknike;
- birdwaching;
- peshkim sportiv.
- Territori kombëtar dhe ai përreth RNM Liqeni i Shkdrës i është nënshtruar dhe po i nënshtrohet procesit të planifikimi territorial si në anën shqiptare ashtu edhe në atë malazeze.
- Prezantime të punës së bërë nga aktorë të ndryshëm që zhvillojnë aktivitetin e tyre përreth liqenit të Shkodrës si në Shqipëri ashtu edhe në Mal të Zi për çështje si:
- monitorimi i Pelikanit kaçurrel;
- trajnime të rojtarëve të liqenit, mbështetja e tyre me logjistik;
- krijimi i software-it për regjistrimin e veprave penale në liqeni, si peshkimi ilegal (300kg/ditë në zonën malazeze) me dinamit dhe rrymë elektrike, ndërtimet pa leje, etj;
- Në zonën malazeze është në proces hartimi i Planit Hapësinor me qëllim të posaçëm në turizëm.
Takimi u mbyll me diskutime të lira mbi problematikat e lidhura me liqenin në përditshmërinë e përdorueve të tij.
Comments