Në datat 17 dhe 19 Mars 2017, janë mbajtur takime midis stafit të AKPT-së dhe përfaqësuesve të Agjencisë së Planifikimit Hapësinor në Brandenburg, Gjermani (Joint Spatial Planning Agency). Takimet u mbajtën në Gjermani me kohëzgjatje 3-ditore.
Qëllimi i këtij takimi ishte marrja e eksperiencës gjermane për ndjekjen e procesit të implementimit dhe monitorimit të planeve. Me miratimin e Planit të Përgjithshëm Kombëtar, PINs Durana dhe PINs Bregdeti më vendim KKT-je në datën 14.06.2016, ka nisur procesi i hartimit të metodologjisë për monitorimin e zbatimit të tyre. Ky takim konsistoi në marrjen e eksperiencës gjermane të ndjekjes së monitorimit të planeve të të njejti niveli me planet e Shqipërisë si edhe në krijimin e një strategjie për implementimin e planeve në Shqipëri.
Ditën e premte, 17 Mars, takimi u mbajt në Potsdam, Brandenburg. Në këtë takim u diskutua shkurtimisht mbi:
- Legjislacionin mbi planifikimin në Gjermani;
- Mekanizmat të cilët përdoreshin për zbatimin dhe monitorimin e planeve;
- Planet të cilët janë në të njejtin nivel me planet në Shqipëri;
- Prezantim i Rregjistrit on-line të Planeve, i cili është i aksesueshëm dhe i përdorshëm nga ministritë dhe nga individë të liçencuar.
Ditën e djelë, 19 Mars, takimi u mbajt në Berlin. Ky takim u organizua në formën e një workshop-i të përbashkët, ku u diskutua mbi mekanizmat të cilët mund të përdoren për implementimin e planeve në Shqipëri. U prezantua gjithashtu nga grupi përfaqësues i AKPT-së ecuria e planifikimit të territorit në Shqipëri.
Comments