Më datë 9-10 Nëntor 2017 u mbajt takimi i katërt periodik mbi ecurinë e projektit BRIGAID nga Lideri i Delft University of Technology (TuDelft) në Venecia, Itali.
Projekti BRIGAID në kuadër të organizimeve periodike, kësaj here mendoj të harmonizoj takimin e radhës të të gjithë partnereve me Konferencen e Parë të Projektit. Projekti caktoi Venecian si një vend takimi dhe organizimi të kësaj konference të rëndësishme.
Në takim në kuadër të detyrave dhe të ecurisë së punës për jetëgjatësinë e projektit, theksi u vendos në planin në vazhdim dhe në realizimin e një projekti të suksesshëm.
Konferenca e Parë ishte një event i cili bëri të mundur realizimin e qëllimit të projektit.
Një projekt si BRIGAID i cili kërkon të kapërcej katastrofat natyrore që shkaktojnë ndryshimet klimatike me novacione; mund të realizoj objektivin e tij vetëm duke vendosur në një “tavoline të rrumbullakët” ata që ideojnë me përdoruesit fundor të këtyre ideve.
Në konferencë ishin prezent : Kompani, Institucione Kërkimore, Kërkues Shkencor me idetë e tyre, dhe përball tyre qëndronin Institucionet shteterore të disa vendeve të etur për novacione dhe për zgjidhje të problemtikave që ata hasin nga ndryshimeve klimatike.
Shqipëria në këtë Konferencë të Parë u prezantua me tre novacione te propozuara për kapërcimin e katastrofave natyrore dhe në shërbim të situatave emergjente që sjellin ndryshimet klimatike.
Interesi për këto novacione ishte i partnerëve fqinj të projektit si Itali, Greqi por nuk mbetet pas edhe interesi i partnereve të shteteve si Spanja, Rumania, Hollanda.
Në përfundim të kësaj konference u pa se Shqipëria ka potencial kërkimor, dhe mundësi zhvillimi për projekte të tilla dhe për novacione në kuadër të ndryshimeve klimatike.
Gjithashtu referuar komenteve të liderve të projektit, Shqipëria mbetet një vend i mundshëm për testimin e novacioneve të BRIGAID, me potencialin e saj natyror dhe dëshirën për përqasjen e novacionit si zgjidhje dhe jo zgjedhje.
Comments