Në kuadër të procesit të hartimit të dokumenteve të Planeve të Përgjithshme Vendore për pesë (5) bashkitë: Malësi e Madhe, Vau i Dejës, Tropojë, Mat dhe Klos, u zhvillua trajnimi i Administratorëve të NJVA për Bashkitë: Malësi e Madhe, Vau i Dejës, Tropojë, Mat dhe Klos. Trajnimi u organizua nën koordinimin e Decentralization and Local Development Programme (DLDP) dhe Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit. Ky takim u zhvillua në ambientet e Hotel Colosseo, Shkodër, ora 10:00.
Qëllimi i trajnimit ishte njohja me ecurinë e procesit të hartimit të Planeve Kombëtare dhe PPV për 31 bashkitë që priten të miratohen së shpejti dhe njohja mbi përgatitjen e dokumentacionit dhe aktorëve të nevojshëm për hartimin e PPV.
Prezantimi u fokusua në dy çështje kryesore:
- Zhvillimi i Territorit dhe Ndërlidhja me Planifikimin :
- Plani i Përgjithshëm Vendor: kuadri ligjor për të gjitha zhvillimet brenda territorit administrativ të njësisë vendore (bashkisë);
- Rëndësia e dokumentit të Planit të Përgjithshëm Vendor në zhvillimin e territorit për 15 vitet e ardhshme;
- Krijimi i kushteve për një zhvillim të qëndrueshëm në territor;
- Rëndësia e bashkëpunimit dhe kontributit të administratorëve të NJA për mbledhjen e informacionit nga terreni dhe grupet e interesit, në fazën e Analizës dhe Vlerësimit të Territorit.
- Përcaktimet ligjore mbi Planifikimin në Nivel Vendor dhe Rëndësia e Konsultimeve Publike:
- Dokumentet përbërëse të planit;
- Drejtimi i zhvillimit sipas pesë (5) sistemeve;
- Instrumentet e konsultimit të drafteve të planit;
- Rendësia e konsultimeve me grupet e interesit dhe Publikun e Gjerë;
- Forumet e Bashkërendimit dhe rëndësia e tyre.
U njoftua se në muajin Shkurt, DLDP do të organizojë takim me diasporën në SHBA, ku ka shoqata konkrete për bashkitë: Malësi e Madhe dhe Tropojë. Gjithashtu njoftoi se për Bashkinë Vau i Dejës parashikohet që fillimi i procesit për PPV të jetë rreth Janarit 2017.
Comments