Në kuadër të përgatitjes së dokumentacionit, për të zgjeruar pasurinë e Trashëgimisë Botërore edhe në pjesën shqiptare të Rajonit të Liqenit të Ohrit, u zhvillua Takimi i 4ˉͭ ndërkufitar: Platforma e projektit "Drejt një qeverisje të përforcuar të trashëgimisë së përbashkët ndërkufitare natyrore dhe kulturore të Rajonit të Liqenit të Ohrit". Ky takimi i mbajtur për bashkëpunimin ndërkufitar është nismë e Bashkimit Europian dhe UNESCO-s, e cila synon të përforcojë ruajtjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm në të gjithë Rajonin e Liqenit të Ohrit. Takimi u mbajt më datat 27 dhe 28 tetor 2016, në Strugë.
Pjesëmarrës në takim ishin përfaqësues të ICOMOS, IUCN, Ministria e Kulturës, Instituti i Monumenteve të Kulturës, përfaqësues të AKPT-së, Ministria e Mjedisit, bashkia Pogradec, bashkia Strugë dhe bashkia Ohër.
Objektivat e takimit:
- Shqyrtimi i progresit të bërë në zbatimin e projektit "Drejt një qeverisje të përforcuar të trashëgimisë së përbashkët ndërkufitare natyrore dhe kulturore të Rajonit të Liqenit të Ohrit";
- Rënia dakord mbi hapat për të siguruar sinergji më të mëdha dhe komplementaritet mes planeve të menaxhimit të pronës ekzistuese të Trashëgimisë Botërore dhe zgjerimin e propozuar si dhe për të promovuar, kur është e përshtatshme, një udhëtim të përbashkët për procesin e zbatimit dhe vlerësimit.
Pikat kryesore ku u përqëndrua prezantimi ishin si më poshtë:
- Nevoja për një bashkëpunim më intensiv mes qeverisjes lokale nga palët shqiptare dhe maqedonase, në mënyrë që iniciativa të tilla të na cojnë në mbrojtjen e plotë të liqenit;
- Përgatitja e Planit të Menaxhimit për pronën Natyrore dhe Kulturore të Trashëgimisë Botërore të Rajonit të Liqenit të Ohrit.
Hapat e ardhshëm:
- Nga ana e pjesëmarrësve u ra dakord për shkëmbim informcioni të vazhdueshëm, në mënyrë që të krijohet një bashkëpunim më i ngushtë në fazat e ardhshme të punës;
- Në muajin Mars do të jetë takimi i radhës, ku do të prezantohen të dy Planet e Menaxhimit;
- Sinergji në lidhje me GIZ, i cili është duke bërë projekte mbi zona të caktuara brënda hapësirës dhe territorit të propozuar për t`u marrë në mbrojtje të Liqenit të Ohrit dhe zonave përreth.
- UNESCO sugjeron që duhet të ketë një Strukturë Operacionale nga të dyja palët qeverisëse.
Comments