Këshilli Kombëtar i Territorit nën drejtimin e Kryeministrit, Edi Rama miratoi sot, Planin e Përgjithshëm Kombëtar të 3 bashkive: Tiranë, Dibër dhe Përrenjas, duke e çuar kështu në 19 numrin e bashkive që kanë të miratuar planet e tyre vendorë.
Kryeministri Rama në fjalën e tij i cilësoi Planet e Përgjithshme Vendore si një moment të rëndësishëm për të gjitha bashkitë që hyjnë në rrugën e qytetërimit europian për vizionin urban të së ardhmes.
“Përmes Planit të Përgjithshëm që miratojmë sot (Tr 030), pas disa vitesh, Tirana do të jetë kryeqyteti me hapësirën më të madhe për këmbësorët në Europën Juglindore. Plani i vjetër parashikonte një Tiranë me një popullsi më të madhe se popullsia e Shqipërisë, por nuk parashikonte shërbime të tjera përveçse shërbime në qendër të Tiranës. Një dokument i spekulimit imobilar, më irracional që besoj mund të gjendet në historinë e Europës. Dhe fatmirësisht ky dokument nuk u vu dot në jetë dhe sot merr jetë një model krejtësisht i ri, i ndërhyrjeve të mirëmenduara. Një plan që ndryshe nga planet klasike, është një adoptim i inteligjencës së territorit duke shfrytëzuar më së miri potencialet e territorit dhe duke mirëkuptuar traditën, kohën e zhvillimit dhe mendësinë në këtë territor. Është një plan për qytetin dhe për 1 milion e 500 mijë qytetarët e vitit 2030”, deklaroi Kryeministri.
Ministrja e Zhvillimit Urban Eglantina Gjermeni, duke folur për ecurinë e hartimit dhe miratimit të Planeve të Përgjithshme Vendore theksoi se deri në fund të këtij viti 43 bashki nga 61 do të kenë të miratuara PPV, të cilat garantojnë zhvillimin e qëndrueshëm të territorit të këtyre bashkive, në respektim dhe mbrojtje të tokës, mjedisit dhe trashëgimisë kulturore, i ofrojnë qytetarëve dhe sipërmarrësve siguri dhe rritje të vlerës së investimit për qytetarët dhe sipërmarrësit.
“Këto instrumenta vendorë mbartin mendimet e qytetarëve, grupeve të interesit, ekspertëve të huaj dhe vendas, botës akademike, të cilët ishin pjesë e këtij procesi prej nga fillimi”, tha Ministrja Gjermeni.
Kryebashkiaku Veliaj pak përpara miratimit të PPV për Tiranën nënvizoi se pavarësisht se ky plan u puna dhe u miratua në një kohë rekord, pas më shumë se 100 seancash dëgjimore, nuk do ta humbë cilësinë, edhe gjatë zbatimit të tij.
Plani i Përgjithshëm Vendor për bashkinë Tiranë u hartua nga UNLAB, Stefano Boeri Architetti, IND në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë.
Ky plan sugjeron zhvillimin e planeve specifike të sektorit për projekte si:
- Projekti strategjik 01 – Metrobosco : Arritja e një rripi prej 2 milionë pemësh përreth qytetit, që do të bëjnë të mundur bllokimin e shfrytëzimit te tokes dhe krijimin e nje unaze me pyje produktive, parqe te pyllezuara dhe pyjeve per natyralizim.
- Projekti strategjik 03 – Unaza e dytë dhe e katërt të gjelbra : Arritja e dy unazave te gjelbra dhe te qenndrueshme, parqeve lineare dedikuar kembesoreve, ciklizmit dhe levizshmerise se bute (soft-mobility).
- Projekti strategjik 04 – Parku i Botes i ri dhe bulevardi : Arritja dhe perforcimi i palces se metropolitkaleidoskopik duke zgjeruar Bulevardin Deshmoret e Kombit deri tek Parku i Botes.
- Projekti strategjik 05 – Korridoret blu dhe të gjelbër : Transformimi i rrjedhes se ujit - edhe kur ato rrjedhin ne pjesen e brendshme te qytetit - ne korridoret ekologjike te rigjenerimit dhe biodiversitetit.
- Projekti strategjik 07 – Një rrjet i ri dhe i gjerë i shkollave të hapura – qyteti publik : Arritja e nje rrjeti te ri dhe shkollave te hapura, te cilat do te jene te hapura ne cdo ore te dites dhe nates dhe do te sherbejne si vende qendrore dhe qendra qytetare ne lagje.
- Projekti strategjik 08 – Ruajtja e trashëgimisë së shekullit të XX : Atribuon ndertesave qe kane deshmuar historine intensive gjeopolitike te shekullit XX nje vlere te trashegimise kolektive, te cilat do te respektohen dhe theksohen.
- Projekti strategjik 09 – Korridore bujqësore dhe tregje për fermerët : Forcimi i i funksionit bujqesor ne luginen e lumit Erzen dhe luginave te degeve te tij duke krijuar nje rrjet te perhapur te agroturizmit, fermet, dhe vendet e prodhimit
- Projekti strategjik 10 – 11 – Sistemi i lëvizshmërisë : Arritja e nje rrjeti te shpejte te hekurudhor duke lidhur qendren e qytetit me aeroportin dhe portin. Plotesimi i rrjetit te transportit publik ne qendren e qytetit me nje Linje Rrethore pergjate Unazes se Katert dhe linjes se transportit publik pergjate Bulevardit Deshmoret e Kombit.
- Projekti strategjik 12 – Tirana për të gjithë - Qytet i Aksesueshëm : Realizimi i nje metropoli te qendrueshem per te gjithe - sidomos per qytetaret e ndjeshem (te moshuarit, femijet, njerezit me aftesi te kufizuara). Stimulon mobilitetin e perbashket (biciklete, makine, etj) dhe menyra transporti te qendrueshme (elektrike dhe transportuesit hibride) ne menyre qe te sigurojne nje levizshmeri ekologjike per qytetaret.
- Projekti strategjik 13 – Korridori energjitik : Realizimi pergjate lugines Elbasan-Krrabe nje sistem te integruar prodhimi bujqesor,magazinim dhe shperndarja e energjive te rinovueshme.Për përmbushjen e këtyre objektivave në 15 vite propozohen 13 projekte strategjike të zbatueshme në afatin e shkurtër, të mesëm dhe tëgjatë, si dhe 30 politika të përgjithshme, të bazuara në 5 sisteme metabolike (mjedis, infrastrukturë, hapësirë urbane, bujqësi dhe ujë.
Comments