Projekti BRIGAID “BRIdging the Gap for Innovations in Disaster Resilience”, i evidentuar si projekti i novacionit u prezantua në Konferencën Ndërkombëtare të Inxhinierisë së Ndërtimit, organizuar nga Universiteti Politeknik i Tiranës dhe Universiteti Politeknik i Prishtinës, në Tiranë.
Konferenca zgjati 3 ditë (12-14 Tetor 2017), në dy ditë prej të cilave projekti u prezantua në seksionin e posterave; me objektivat, synimet dhe pritshmëritë e tij për të ardhmen.
Konferenca mundësoi krijimin e një platformë për studiuesit, inxhinierët, akademikët si dhe profesionistët industrial nga e gjithë bota për të paraqitur rezultatet e tyre kërkimore dhe aktivitetet e zhvillimit në Inxhinierinë e Ndërtimit. Kjo konferencë i ofroi mundësi pjesëmarrësve për të shkëmbyer eksperiencat, si dhe ishte një mundësi e mirë për njohjen me projektit BRIGAID.
Projekti BRIGAID, është pak të përmblidhet në një poster megjithatë ai tërhoqi vëmendjen e pjesëmarrësve, në veçanti të organizatorëve, kërkuesve shkencor si dhe studentëve.
BRIGAID “Projekti i Novacionit për Novatorët”, ishte pikërisht projekti i duhur në vendin e duhur.
Idejimi për kapërcimin e katastrofave natyrore dhe inkurajimi për diçka të re fillon në auditore/seminare universiteti dhe vijon me individualitetin e gjithësecilit.
BRIGAID nuk është gjë tjetër veçse “Laboratori Jetësor i Krijimit të Ideve Novatore për Ndryshimet Klimatike” dhe si i tillë u prezantua dhe u cilësua edhe në këtë konferencë.
Comments