Agjensia Kombëtare e Planifikimit të Territorit
Search Menu

Newsroom

BRIGAID/AKPT – “Përmbytjet: Qytetet përballë iniciativës private”

Partneri shqipëtar i projektit BRIGAID, AKPT, në bashkëpunim me Universitetin Teknik të Hollandës (TuDelft), në datat 26-30 Prill 2018 organizuan punëtorinë me temë “Përmbytjet: Qytetet përballë iniciativës private”.

Ky aktvitet realizuar me pjesëmarrjen dhe kontributin intensiv të 10 studentëve nga Hollanda dhe 10 studentëve të Shqipërisë, kishte në fokus një problemtikë të ndjeshme për bashkinë e Tiranës, PËRMBYTJET.

Aktiviteti u koordinua nga lektorë të TuDelft; studentët të ndarë në grupe inspektuan zona (Hot Spot) dhe morën në analizë elementët urbanë, infrastrukturorë, rrjetin e shërbimeve, etj.

Të gjithë këto elementë janë faktorë krijimi të një kolapsi shoqëror në situatat e përmbytjeve.

Studentët shpjeguan vizionin dhe kuptueshmërinë e tyre për mundësi ndërhyrje. Ky ishte vetëm fillimi i një procesi, i cili do të përfundojë me një thellim të mëtejshëm dhe raportim të detajuar mbi punëtorinë, gjetjet dhe propozimet për institucionet lokale e qendrore, por edhe për aktorët e tjerë, si vetë komuniteti, akademia apo biznesi.

Ky organizim me kryefjalën Sinergji dhe Bashkëpunim e cilësoi Shqipërinë dhe specifikisht Tiranën si një vend ku problematikat kthehen në potencial.

Faleminderojmë të gjithë pjesëmarrësit për kontributin e tyre në këtë punëtori!

THIRRJE PËR APLIKIM PËR STUDENTË

PROJEKTI BRIGAID dhe UNIVERSITETI TEKNIK I HOLLANDËS (TUDelft)

AKPT, partnere në projektin BRIGAID “BRIdging the Gap for Innovations in Disaster Resilience”, pjesë e programit ‘HORIZON 2020’ të Komisionit Europian, së bashku me liderin e këtij projekti, Universitetin Teknik të Hollandës (TUDelft), do të organizojnë punëtorinë “Përmbytjet: Qytetet përkudrejt ndërhyrjeve private”, me datë 26-30 Prill 2018, pranë mjediseve të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit (FIN), Tiranë.

Qëllimi i këtij aktiviteti është të stimulojë diskutimin dhe mendimin mbi zhvillimin e qëndrueshëm urban dhe infrastrukturor, duke konsideruar edhe ndërhyrjet me iniciative personale në territor. Zhvillimi i qëndrueshëm nuk mund të trajtohet, nëse nuk preken gjithashtu edhe tematikat e lidhura me ndryshimet klimatike dhe përshtatjen ndaj tyre.

Ju ftojmë të aplikoni për pjesëmarrje në punëtori brenda datës 22.04.2018, ora 23.59, nëpërmjet e-mail: brigaid.albania@planifikimi.gov.al

Poster Workshop

ToRs for student’s application

Çelja e Garës me objekt “Hartimi i Planeve të Përgjithshme Vendore për 16 Bashki”

Për 16 bashkitë e reja, të cilat do të inicojnë procesin e hartimit të Planeve të Përgjithshme Vendore (PPV) është çelur gara e prokurimit publik me objekt: “Hartimi i Planeve të Përgjithshme Vendore për 16 Bashki”. Këto bashki do të mbështeten financiarisht nga Qeveria Shqiptare duke iu bashkëngjitur 33 bashkive të tjera, nga të cilat 10 janë në proces finalizimi të hartimit të PPV-së, dhe 23 janë të miratuara.

Gara është bërë publike në faqen zyrtare të prokurimeve elektronike. 16 bashkitë janë të ndara në 5 Lote, respektivisht:

Lot 1: Bashkia Fushë-Arrëz, Bashkia Has, Bashkia Bulqizë;

Lot 2: Bashkia Peqin, Bashkia Roskovec, Bashkia Patos, Bashkia Mallakastër;

Lot 3: Bashkia Pustec, Bashkia Maliq, Bashkia Devoll;

Lot 4: Bashkia Selenicë, Bashkia Memaliaj, Bashkia Tepelenë;

Lot 5: Bashkia Libohovë, Bashkia Delvinë, Bashkia Finiq;

Termat e referencës, kushtet e përgjithshme dhe të veçanta të kontratës, kriteret e kualifikimit, si edhe udhëzimet për operatorët ekonomikë gjenden në dokumentat e prokurimit të aksesueshëm në faqen e prokurimeve elektronike.

Afati kohor për dorëzimin e kërkesës për shprehje interesi është data 10.04.2018, ora 11:00.

BRIGAID/AKPT [HORIZON2020] organizon punëtorinë: “Novacionet e projektit BRIGAID dhe meteorologjia, apo e kundërta”

AKPT, partner në projektin BRIGAID “BRIdging the Gap for Innovations in Disaster Resilience”, pjesë e programit ‘HORIZON 2020’ të Komisionit Europian, më datë 23 Mars 2018 organizoi punëtorinë me temë “Novacionet e projektit BRIGAID dhe meteorologjia, apo e kundërta”.

Ky takim u organizua në ditën botërorë të meteorologjisë. Një projekt, ku novacionet janë objekti kryesor, nuk mund të mendohet i palidhur me identifikimin e problematikave që vijnë nga kushtet meteorologjike, sfidat dhe përcaktimin e interesave të aktorëve kryesorë të projektit, “përdoruesve fundorë”.

Në këtë punëtori u prezantua projekti dhe ecuria e tij në Shqipëri, rezultatet e arritura deri më tani dhe çfarë pritet në vazhdim. Jemi afër lançimit të thirrjes së hapur nga projektit për novacione në funksion të rekuperimit nga katastrofat natyrore. Përgatitja për prezantime në këtë fushë duhet të fillojë me auditoret, studentët, kompanitë e interesuara.

Aktiviteti zgjoi interesin e të ftuarve; përfaqësues nga universitete dhe përfaqësuesve të Akademisë së Shkencave, për t’u bërë pjesë e propozimeve që tenton të mbledhë projekti.  Interes shfaqën gjithashtu edhe kompani bashkëpunëtore dhe studentë, për prezantimin e ideve të tyre në thirrjen e ardhshme.

Fusha e novacioneve, risive në funksion të përballjes me natyrën dhe katastrofat natyrore që ajo mund të servirë, është një tematikë e vlefshme për kurrikulat e universiteteve.

Novacionet shqiptare, pjesë tashmë e projektit janë në funksion të menaxhimin të situatave emergjente në rast përmbytjesh, zjarresh, thatësirash. Prezantimi i këtyre risive për përfaqësuesit e Emergjencave Civile pranë Bashkisë Tiranë, përfaqësuesit e Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë dhe Agjencisë së Burimeve Ujore, ishte hapi i rrallës për projektin.

Novatorët prezantuan idetë e tyre në funksion të mirëmenaxhimit të situatave të emergjencave, në funksion të së mirës së njerëzimit, e konkretisht komunitetit tonë.