Agjensia Kombëtare e Planifikimit të Territorit
Search Menu

Newsroom

KKT miraton Planet e Përgjithshme Vendore për bashkitë Pukë dhe Mirditë

2 Plane të Përgjithshme Vendore, për bashkitë Pukë dhe Mirditë janë miratuar nga Këshilli Kombëtar i Territorit, më datë 20 Qershor 2018. Procesi i hartimit të PPV-ve është mbështetur financiarisht nga Qeveria Shqiptare, asistuar teknikisht nga kompania konsultuese GAIA S.A. MELETON dhe kooordinuar dhe bashkërenduar nga Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit.

Finalizimi i hartimit të këtyre dokumenteve të rëndësishme për zhvillimin e qendrueshëm të territorit, shënon një numër prej 34 bashkish të cilat i kanë miratuar dokumentet e PPV-së në KKT, nga 60 PPV në total të cilat e kanë nisur këtë proces.

Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit ka ndjekur çdo hap të hartimit të PPV-ve, deri në miratimin e tyre, duke ofruar mbështetje teknike dhe duke koordinuar procesin me të gjithë palët e përfshira dhe grupet e interesit.

BRIGAID/AKPT – THIRRJA E TRETË DHE E FUNDIT E PROJEKTIT BRIGAID PËR INOVACIONE

Keni ide të reja, të padëgjuara më parë?

Kërkimi juaj shkencor lidhet me kapërcimin e problematikave të shkaktuara nga katastrofat natyrore si, përmbytje, thatësirë, mot ekstrem?

Nëse po, Ju ftojmë të bëheni pjesë thirrjes së tretë dhe të fundit të projektit BRIGAID për inovacione!

Aplikimet mbyllen më 15 Gusht.

Mos e humbisni!

Partneri shqiptar i projektit BRIGAID, Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit, AKPT, fton të gjithë të interesuarit të behën pjesë e Thirrjes së Tretë dhe të Fundit të projektit për inovacione që i vijnë në ndihmë përshtatjeve klimaterike, lehtësimit të ndikimeve të përmbytjeve, thatësirës, apo ngjarjeve të tjera të motit ekstrem.

Prezantoni inovacionin tuaj në adresën:

brigaid.albania@planifikimi.gov.al

Përshkruani shkurtimisht inovacionin dhe interesin tuaj për testimin dhe përmirësimin e tij. Ekipi i projektit BRIGAID do t’ju kontaktojë për hapat pasardhës dhe do t’ju udhëzojë për të regjistruar idenë tuaj në platformën online të ndyshimeve klimatike:

www.climateinnovationwindows.eu 

Kriteret që duhet të përmbushë inovacioni:

  1. Të jetë një ide për të përballur përmbytjet, thatësirat dhe motin ekstrem;
  2. Idea të identifikohet 'me gatishmëri teknike' (TRL 4). Shpjegim: Ideja të ketë të zhvilluar prototipin dhe ai të jëtë i gatshëm për testim të mëtejshëm në laborator/terren.
  3. Të jetë një zgjidhje infrastrukturore, softuerike, ose e bazuar në natyrë.

Projekti BRIGAID ofron financim dhe mbështetje për testim dhe zhvillim të mëtejshëm për6 deri në 9 inovacione.

Ju inkurajojmë të aplikoni dhe të jeni pjesë e rrjetit të inovacionit për ndryshimet klimatike!

BRIGAID/AKPT – Takimi i Dytë Kombëtar për Ecurinë dhe Vazhdimësinë e projektit BRIGAID

Partneri shqipëtar i projektit BRIGAID, AKPT, organizoi në kuadër të Ditës Botërore të Mjedisit datë 5 Qershor 2018, Takimin e Dytë Kombëtar për Ecurinë dhe Vazhdimësinë e projektit BRIGAID në Shqipëri.

Takimi u nderua nga ambasadorja e vendeve të ulta znj. Znj. Deewi van de Weerd, përfaqësuesja e lider-it të projektit TU Delft Znj. Marjan Krejins dhe z. Gerardo Anzaldua lideri i paketës së gjashtë të punës; përgjegjës për vlerësimin e tregut për inovacione.

Në këtë takim ishin të ftuar përfaqësues të ministrive të linjës, përfaqësues të universiteteve të ndryshme private dhe shtetërore, kërkues shkencor, kompani të lidhura ngushtë me inovacionin. Projekti Brigaid me objektivin për të ndihmuar Mjedisin, me zgjidhje alternative/ krijuese siç janë Inovacionet; në këtë takim kishte në fokus gamën e gjërë të inovacione të ofruara nga novatori Shqiptar por edhe partnerët e tjerë të projektit.

Në këtë takim u prezantua edhe thirrja e trete e projektit, e fundit për inovacione. Një mundësi për të treguar se inovacionet janë një zgjidhje e nevojshme për institucionet drejtuese, ato që menaxhojnë situatat emergjente, universitetet për të krijuar një metodologji të re në kurrikulat e tyre, por edhe për kërkuesit shkencor për t’u bërë pjesë e BRIGAID.

Takimi përfundoi me interesin e liderit të këtij projekti, universitetit Teknik të Hollandës (TuDelft) për të mbështetur inovacionet shqiptarë në projekt në këtë thirrje të tretë, interes u shfaq nga përfaqësuesi i paktës së gjashtë të punës; i cili nënvizoj se një treg si Shqipëria ka fuqi për përdorim inovacionesh dhe potencial për krijimin e tyre.

Takimi zgjoi interesin e pjesëmarrësve për thirrjen e ardhshme por edhe dëshirën për të qasur më shumë zgjidhje alternative për kapërcim katastrofash natyrore.

Thirrje për aplikim Atelier Albania Akademia Verore '18

Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit në bashkëpunim me INTBAU Albania kanë hapur Thirrjen për aplikime në Akademinë Verore Atelier Albania '18 (AASA '18), e cila do të ketë në fokus Liqenin e Prespës dhe Luginën e Devollit.

Atelier Albania Summer Academy '18 
gusht – shtator 
4 javë rreth Liqenit të Prespës

Afati i pranimit të aplikimit: 10 Qershor, ora 23:59 
-------------------------------------------------------------

Çfarë është AASA?

Akademia Verore e Atelier Albania (AASA), nisi në vitin 2015 si një forum për të zbuluar mënyra të reja edukimi të planifikimit urban dhe për të përpunuar një qasje kritike për zhvillimin e turizmit. Qëllimi i AASA është të jetë pika lidhëse mes dy llojeve të njohurisë; njohuri teknike të planifikuesve urbanë (“njohuri e përpunuar”), dhe “njohuri personale,” bazuar në eksperiencën e banorëve vendas.* Këto njohuri të dy llojeve të ndryshme nuk kanë bazë hierarkike, por janë në thelb të ndryshme. Mbështetur nga dialogu në terren, AASA punon për përcaktimin e një platforme të përbashkët, ku qëllimet e shtetit për zhvillimin e turizmit mund të takohen me interesat e banorëve vendas, duke ilustruar skenarë të ndryshëm ku qëllimet konvergjojnë. 
*John Friedmann “The Transactive Style of Planning,” 1973

Qëllimi i AASA ‘18

“Akademia Verore AA'18” zhvillohet në kuadër të zbatimit të Planit të Përgjithshëm Kombëtar të Territorit dhe procesit të planifikimit vendor të Bashkive Pustec, Devoll dhe Maliq. Me fokus në Liqenin e Prespës dhe Luginën e Devollit, qëllimi i këtij hulumtimi është nxjerrja në pah e programeve apo aktiviteteve që mund të zhvillohen në këto territore me qëllimin për të rritur ardhjet e vizitorëve në luginë dhe për shfrytëzimin me efikasitet e përgjegjësi të potencialit natyror turistik që ofron natyra dhe kultura vendase.

Mënyra e aplikimit

Dërgo portfolio (max, 5MB madhësia e file-t) dhe CV në adresën aasa@planifikimi.gov.al dhe info.intbaualbania@gmail.com me Subjekt “AASA'18 aplikant emër & mbiemër”. Kandidatët e përzgjedhur do të intervistohen.

Kursi do të pranojë pesë studentë. Afati i pranimit të aplikimeve është data 10 Qershor në orën 23:59 dhe ofertat e pranimit do të dërgohen jo më vonë se 14 Qershori.

Aftësitë e kërkuara 
Eksperiencë në punë kërkimore dhe shkrim në shqip e anglisht, skicim, komunikim dhe marrje e kujdesshme e shënimeve. Puna do të zhvillohet në grup, ndaj aftësia për të diskutuar aktivisht me kolegët është domosdoshmëri.

Akomodimi rreth Liqenit të Prespës dhe udhëtimi do të mundësohen nga organizatorët. Studentët do të marrin dieta ditore për ditët jashtë Tirane. Kursi do të prodhojë material bazë për një publikim.

Faleminderit! 
Ju mirëpresim!