Agjensia Kombëtare e Planifikimit të Territorit
Search Menu

NTPA Staff

CONTACT:

Address: "Muhamet Gjollesha" 57, 1023, Tirana, Albania

Email: info@planifikimi.gov.al

Tel: +35542272556

Drejtori i përgjithshëm

ADELINA GRECA

General Director

Email: adelina.greca@planifikimi.gov.al

Adelina Greca ka kryer studimet e larta për arkitekturë në Universitetin Teknik të Lindjes së Mesme (Ankara/ Turqi), i cili ofron edukim në gjuhën angleze mbi bazën e modelit të shkollave perendimore. Ajo ka ndjekur studimet pas-universitare në të njëjtin universitet, në Departamentin e Planifikimit Urban, Programi i Projektimit Urban.
Znj.Greca ka eksperiencë si planifikuese në sektorin publik. Prej vitit 2003, kur është kthyer në Shqipëri, e deri në vitin 2011, ka ushtruar profesionin e arkitektes dhe planifikueses urbane, pranë Bashkisë së Tiranës ku ka punuar edhe në pozicione drejtuese. Ajo ka qënë pjesëmarrëse në mjaft grupe pune për projekte të rëndësishme që kanë qenë iniciuar dhe hartuar nga Bashkia e Tiranësnë periudhën 2003-2011 në fushën e planifikimit, në disa prej tyre në rolin e liderit të grupit të punës.
Pas shkëpujtes nga Bashkia Tiranë, Znj. Greca ka vazhduar të ndërtojë eksperiencë si profesioniste e lirë dhe paralelisht ka kontribuar në mësimdhënie pranë Universitetit Epoka, Fakulteti i Inxhinjerisë, Departamenti i Arkitekturës dhe Inxhinjerisë (2011 – aktualisht).
Zotëron shumë mirë gjuhën angleze, turke dhe italiane.

Ledia Muraku

Zv.Drejtor i Përgjithshëm/Drejtoria e Planifikimit të Territorit
Email: ledia.muraku@planifikimi.gov.al

Znj.Muraku është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë me titullin “Jurist” në vitin 2010 dhe më pas ka përfunduar studimet “Master Shkencor” në profilin “Legjislacion dhe Institucionet Evropiane”, në Institutin e Studimeve Evropiane. Në vitin 2011 ka marrë titullin “Avokat” nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë. Në vazhdimësi ajo ka ndjekur trajnime me ekspert ndërkombëtar, fokusi i të cilave ka qenë funksionimi i Sistemit të Drejtësisë, Zbatimi i Ligjit, mekanizmat ligjore ndërkombëtare, si dhe menaxhim/koordinim projektesh.

Znj.Muraku ka nje ekperiencë pune 10 vjecare dhe ka kryer detyra të ndryshme si avokate, experte ligjore dhe koordinatore projekti, në zbatim të projekteve me organizata ndërkombëtare. Gjithashtu, ajo është përfshirë si eksperte në një sërë trajnimesh dhe projektesh studimore. Ajo është një njohëse shumë e mirë e legjislacionit ndërkombëtar dhe jurisprudencës së Gjykatës së Strasbourgut.

Zotëron gjuhën angleze, italiante dhe franceze.

Drejtorë

Dave Marku

Drejtoria e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse
Email: dave.marku@planifikimi.gov.al

 

Znj.Marku ka kryer studimet universitare në Universitetin Bujqësor të Tiranës në vitin 1995, Fakulteti Ekonomi Agrare , me titullin “Ekonomist Agrar” dhe më pas është çertifikuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomise si Audituese e Brendshmenë vitin 2019. Ka ushtruar funksionin e saj në fushën e ekonomisë dhe të financës per 25 vite si dhe si Drejtuese e Njësisë së Auditimit në Bashkinë Kurbin nga 16.01.2018 dhe deri me 14.06.2022. 

Gjatë këtyre viteve ka kryer edhe trajnime të ndryshme në fushën e financës-kontabilitetit dhe auditimit si: Trajnimi me titull “ Përgatitja dhe shkrimi i Projekt Propozimeve” në kuader të projekteve Mini – Grante, Trajnim Profesional për Auditet e Brëndshem “ Financat Lokale” SECO dhe Trajnimi i vijueshëm Profesional “Auditues i Brëndshem”nga MFE. 

Është njohëse shumë e mirë e programeve Microsoft Office dhe programeve të tjera Financiare. 

Zotëron Gjuhën Italiane.

 

Kleida Tane

Drejtoria Juridike, Burimeve Njerëzore dhe Informimit

Znj. Tane ka lindur në Sarandë, më datë 29 shtator 1989. Znj. Tane është Specialiste/Juriste pranë Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit (AKPT).Gjatë vitit 2013 ka punuar pranë Agjencisë së Legalizimit,Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale, Tiranë. Znj. Tane ka mbaruar studimet e larta për Drejtësi, në Fakultetin e Drejtësisë, në Universitetin e Tiranës, në vitin 2011.Në 2013 ka marrë titullin Master Shkencor për “E Drejtë Penale”, në Fakultetin e Drejtësisë, në Universitetin e Tiranës.

Është trajnuar nga Elsa Albania dhe AEGEE Tirana për të Drejtat e Njeriut (Human Rights Education).

Në vitin 2015 është çertifikuar me titullin “Avokat” nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë.

Zotëron shumë mirë gjuhën Angleze, Italiane dhe Greke.

Martin Alite

Drejtoria e Projekteve dhe Kërkimit Shkencor

Email: martin.alite@planifikimi.gov.al

Martin Alite është diplomuar në Universitetin e Torontos në 2011 me titullin “Honours Bachelor of Arts” me specializim kryesor Arkitekturën dhe specializime dytesore në Shkenca Politike dhe Histori Arti. Nga 2015, është kthyer në Shqipëri, ku ka kontribuar në një numer projektesh turistike dhe rezidenciale si projektues dhe kordinator.

Midis 2018-2020, kreu Masterin Shkencor në Universitetin Teknik të Berlinit, ku ka studiuar Menaxhimin Urban dhe thelloi njohuritë mbi planifikimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm, duke mbrojtur diplomën nëpërmjet temës “Perceptimet Turistike mbi Zhvillimin e Ekonomise së Rivierës Shqiptare”. Gjatë kësaj periudhe dhe më pas, është angazhuar në një numer projektesh planifikimi dhe urbanistike si ekspert i jashtëm, në bashkëpunim me GIZ, Ateliers de Cergy, dhe studio konsultative ne Berlin. Paralelisht me këto përvoja ka ndjekur një numër certifikimesh në fusha specifike të Planifikimit si Ekonomite Qarkulluese, Qytetet Smart, dhe Mobiliteti Urban.

Zotëron shumë mirë Anglishten dhe mirë Gjermanishten dhe Frëngjishten.

Megelina Dajti

Drejtoria e G.I.S pë Planifikimin e Territorit
Email: megelina.dajti@planifikimi.gov.al

Znj. Daja ka studiuar pranë Universitetit Politeknik të Tiranës, Fakulteti Gjeologji Miniera, Dega Inxhinieri Gjeoinformatike.

Në vitin 2015 ka përfunduar Studimet Master ne Degën “Inxhinieri Gjeoinformatike”, Fakulteti Gjeologji Miniera, Universitetit Politeknik të Tiranës.

Në Shtator të vitit 2020, ka përfunduar Kursin profesional, të ndjekur pranë Akademisë Profesionale Elita, ku ka marrë titullin “Menaxher Biznesi”. Në vitin 2020 është Liçensuar në Projektim "Sisteme GIS", nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Në periudha të ndryshme është Trajnuar dhe çerfitikuar nga “Esri” në lidhje me programin ARCGIS, gjithashtu është kualifikuar nga Geotrim.shpk mbi përdorimin e pajisjve "Trimble GPS-GNSS", "Trimble Total Station".

Prej vitin 2014 Znj.Daja ka nisur eksperiencën e saj të parë të punës, pranë Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, si Specialist më pas si Përgjegjëse Sektori dhe së fundmi në pozicionin Drejtor në Drejtorinë GIS për Planifikimin e Territorit.

Është njohëse shumë e mirë e programeve ARCGIS, AUTOCAD, Microsoft office, Adobe Photoshop.

Zotëron Gjuhën Angleze.

Përgjegjës Sektori

ARJON KADILLARI

Sektori i Hartimit e Zbatimit të Projekteve dhe Jetësimit të Prioriteteve - Drejtoria e Projekteve dhe Kërkimit Shkencor
E-mail: arjon.kadillari@planifikimi.gov.al

Arjon Kadillari, lindur në Shkodër në Shtator 1989, ka kryer studimet e larta për Master Shkencor në Arkitekturë, në Universitetin Politeknik të Tiranës, Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës. Gjithashtu ka kryer trajnim mbi Metodat e Dokumentimit të Arkitekturës Tradicionale në Kursin e 17-të të Universitetit Ndërkombëtar Veror të Prishtinës dhe CHwB Kosovë.

Z.Kadillari ka ekseriencë pune si arkitekt pranë studios ROFER Architects për periudhën Nëntor 2014- Shkurt 2015. Ka marrë pjesë në Hartimin e Planeve të Përgjithshme Vendore të Bashkive Durrës, Vorë, Shijak pranë studios B & L për periudhën Maj 2016- Shtator 2016.

Ndërkohë është i angazhuar në kohë të pjesëshme si specialist i pavarur në modelimin fizik të projekteve në shkallë të ndryshme ndërhyrje, në periudhën 2013 - vazhdim. Punon pranë Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit që prej Tetorit 2018.

Zotëron shum mirë gjuhën angleze dhe mirë atë italiane dhe franceze.

Artenisa Keci

Sektori i Financës - Drejtoria e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse
Email: artenisa.keci@planifikimi.gov.al

Artenisa Keçi ka lindur më 5 Dhjetor 1980, ka përfunduar studimet universitare pranë Universitetin Bujqësor të Tiranës, në Fakultetin e Ekonomisë dhe Agrobiznesit për Financë-Kontabilitet. Znj.Keçi ka një eksperiecë disa vjeçare si : specialiste finance pranë kompanisë "Moto Tirana" shpk për periudhën 2009-2016.Nga 2006-2008 ka punuar si ekonomiste në kompaninë farmaceutike O.E.S. Distrimed.Për periudhën 2004-2006 ka punuar pranë kompanisë "Adrion" L.t.d. në sektorin e marketingut.

Zotëron shumë mirë gjuhën Angleze dhe italiane.

Belisa Demiraj

Sektori i Kërkimit Shkencor, Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe me Akademinë - Drejtoria e Projekteve dhe Kërkimit Shkencor
Email: belisa.demiraj@planifikimi.gov.al

Belisa Demiraj ka lindur më 14.07.1996 në Vlorë.

Znj.Demiraj ka kryer studimet e larta Bachelor “Studime Mjedisore”, Fakulteti Planifikim, Mjedis dhe Menaxhim Urban, gjatë viteve 2015 – 2018 pranë Universitetit Polis. 

Në vitin 2020 ka përfunduar studimet për "Master i Shkencave në Menaxhim Mjedisor Urban", pranë Univeritetit Polis. Në vitin 2019, ka ndjekur programin ERASMUS + për 6 muaj në Portugali, në Degën “Sustainable of Build Environment”, University of Minho, Braga, Portugali.

Pas studimeve universitare, ka punuar si kërkuese shkencore gjatë periudhës Prill 2021 – Prill 2022 pranë ILS – Institute for Regional and Urban Development, departamenti i Planifikimit te Territorit, Dortmund, Gjermani.

Në Maj 2022, Znj.Demiraj ka filluar marrëdhënien e punës pranë Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit në pozicionin e Përgjegjëses në Sektorin e Kërkimit Shkencor, Bashkëpunimeve Ndërkombëtare dhe me Akademinë.

Zotëron shumë e mirë gjuhën Angleze, Italiane dhe mesatarisht atë Gjermane.

Blerta Zenelaj

Sektori i Mbështetjes dhe Zhvillimit të Kapaciteteve për Përdorimin e G.I.S-Drejtoria e G.I.S pë Planifikimin e Territorit
E-mail: blerta.zenelaj@planifikimi.gov.al

Blerta Serjani Zenelaj ka lindur në Kuçovë, më datë 14 Prill 1989.

Znj. Zenelaj ka mbaruar studimet bachelor dhe master shkencor  në degën Gjeoinformatikë pranë Fakultetit te Gjeologjisë dhe Minierave në vitin 2012. Aktualisht Znj. Zenelaj është në procesin e doktoraturës në “Gjeoshkencat, Burimet natyrore dhe Mjedisi”.

Prej vitit 2017 është e angazhuar si pedagoge e ftuar në lënden GIS dhe Hartografi pranë Fakultetit të Gjeologjisë dhe Minierave.

Ka eksperienca të mëparshme si specialiste GIS  dhe menaxhere projekti në sektorin privat.

Është trajnuar nga Fakulteti i Gjeoinformatikës dhe Observimit të Tokës  në Universitetin  e Twente Hollandë.

Zotëron gjuhën angleze dhe italiane.?

Gilberta Muça

Përgjegjëse e Sektorit të Regjistrit të Planifikimit të Territorit dhe Mirëmbajtjes së Databazës - Drejtoria e G.I.S për Planifikimin e Territorit
Email: gilberta.muca@planifikimi.gov.al

Znj. Gilberta Muça ka lindur më datë 05 Prill 1992.

Znj. Muça është specialiste e sektorit të Zhvillimit të Regjistrit dhe  Mirëmbajtjes së Bazës së të Dhënave, Drejtoria e Regjistrit të Planifikimit të Territorit në Agjencinë Kombëtare të Planifikimit të Territorit.

Më parë ka punuar në Bashkinë Bulqizë si specialiste e Promovimit të Turizmit  tek Drejtoria e Arsimit Turizmit Kulturës gjatë periudhës Janar 2016 - Nëntor 2017, si dhe specialiste e GIS & RIT në Drejtorinë e Planifikimit të Territorit dhe Kontrollit të Projekteve, Bashkia Bulqizë gjatë periudhës Nëntor 2017 - Korrik 2019.  

Znj. Muça  ka mbaruar studimet e larta në  degën Gjeografi, Fakulteti Histori - Filologjisë në Universitetin e Tiranës, "Bachelor"  në Tetor 2010 - Korrik 2013 dhe "Master Shkencor"  Tetor 2013 - Korrik 2015.

Ajo është trajnuar në sistemin ArcGIS/ Quantum GIS, krijimin e  hartave nga ArcGIS, trajnime të tjera për Hartimin dhe shkrimin e projekteve pranë Fondacionit Ndërkombëtar CNVP (Bashkojmë Vlerat e Natyrës me Njerëzit), hartimin dhe monitorimin e Planeve Vendore pranë AKPT, përdorimin e sistemit e- leje pranë AZHT.  

Zotëron  gjuhën angleze.

Glejdi Floku

Sektori i Monitorimit të Zbatimit të Dokumentave të Planifikimit- Drejtoria e Planifikimit të Territorit
Email: Glejdi.Floku@planifikimi.gov.al

Glejdi Floku, lindur më korrik 1984 në Berat, ka përfunduar studimet pasuniversitare për Arkitekturë në vitin 2008 pranë Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit në Universitetin Politeknik të Tiranës.

Eksperiencën në punë z. Floku e ka nisur me pjesmarrjen në aktivitete të ndryshme vullnetare brenda dhe jashtë vendit me sfond social – kulturor për të vazhduar më tej pas përfundimit të studimeve me ushtrimin e profesionit si arkitekt, grafist, projektues dhe dizainer në studio arkitekture të ndryshme nga viti 2006 deri në vitin 2013. Eksperienca profesionale e z. Floku përfshin projektimin dhe përpunimin e tipologjive të ndryshme arkitektonike, dixhitalizimin e zonave arkeologjike shqiptare, përpunime të ndryshme grafike, etj.

Zotëron mjaft mirë gjuhën angleze, mesatarisht atë franceze, italiane, gjermane dhe spanjolle.

Egla Shima

Sektori i Mbështetjes për Hartimin e Dokumentave të Planifikimit - Drejtoria e Planifikimit të Territorit
 
Email: egla.shima@planifikimi.gov.al

Znj. Shima është Përgjegjëse në Sektorin e Mbështetjes për Hartimin e Dokumentave të Planifikimit në Drejtorinë e Planifikimit të Territorit, pranë Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit .   

Gjatë viteve pasuniversitare ka ushtruar profesionin si Arkitekte në disa kompani projektimi dhe ndërtimi si: “Agikons” Shpk, “Albatros/v “shpk në Tiranë, ku ka qenë përgjegjëse për hartimin e projekteve të tipologjive të ndryshme dhe koordinimin e profesionistëve projektues dhe zbatues në procesin e Lejes së Ndërtimit.

Në tetor 2018 është pajisur me licencë profesionale A.1765/1.

Znj.Shima ka mbaruar studimet e larta pranë Albanian Universty në Tiranë. Në vitin 2012 ka marrë titullin Master I Shkencave në Arkitekturë.

Zotëron shumë mirë gjuhën angleze dhe italiane.

Ronilda Pine

Sektori i Shërbimeve Mbështetëse - Drejtoria e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse
Email : ronilda.pine@planifikimi.gov.al

Ronilda Pine lindur në Tiranë më 16 nëntor 1982, ka mbaruar studimet e larta në Fakultetin e Ekonomisë, dega Administrim Publik, me një eksperiencë pune disa vjecare, përkatësisht si më poshtë:

2007-2010 Banka Credins në pozicionin Shërbim Klienti

2010-2013 Plus Communication në pozicionin e Përgjegjëse dege

Zotëron shumë mirë gjuhën angleze dhe atë italiane. 

Valbona Metaj

Sektori i Prokurimeve dhe Burimeve Njerëzore-Drejtoria Juridike, Burimeve Njerëzore dhe Informimi
Email: valbona.metaj@planifikimi.gov.al

Valbona Metaj ka kryer studimet e larta per Drejtesi ne Universitin e Tiranes , Fakulteti Juridik ne sistemin 4 vjecar gjate viteve akademike 2007-2011.

Gjate viteve te punesimit ka kryer masterin professional ‘’Business Law ‘’ ne Fakultetin Juridik , Universiteti I Tiranes dhe ka marre titullin ‘’Avokat’’ nga Dhoma Kombetare e Avokatise.

Ne tetor te vitit 2012 ka filluar pune prane Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane , me detyre sekretare gjyqesore deri ne Shtator te 2022 .

Nga shtatori I 2022 ka qene punonjese e Drejtorise se Pergjithshme te Doganave me detyre si perpunuese informacioni.

Nga muaji gusht 2023 eshte punonjese prane Agjensise Kombetare te Planifikimit te Territorit me detyre Pergjegjese e Sektorit te Prokurimeve dhe Burimeve Njerzore.

Zoteron shume mire gjuhen angleze dhe mesatarisht gjuhen italiane dhe ate maqedonase.

Specialistë

Anselma Kolaj

Sektori i Mbështetjes për Hartimin e Dokumentave të Planifikimit - Drejtoria e Planifikimit të Territorit
Email:  anselma.kolaj@planifikimi.gov.al

Znj.Kolaj ka mbaruar studimet e nivelit Bachelor në vitin 2019, pranë Fakultetit të Gjeologjisë dhe Minierave në Universitetin Politeknik Tiranë dega Inxhinieri Gjeoinformatikë. 

Në vitin 2021 ka përfunduar studimet në Master Profesional në profilin “Inxhinieri Gjeoinformatike”, pranë Fakultetit të Gjeologjisë dhe Minierave. 

Menjëherë pas përfundimit të studimeve ka zhvilluar praktikën e punës duke zgjeruar njohuritë në programet e projektimit 3D. 

Për një periudhë 1 vjeçare ka punuar si Specialite në Sektorin e Dixhitalizimit, Drejtoria e Gjeoinformatizimit pranë Shërbimit Gjeologjik Shqiptar. 

Aftësi shumë të mira në përdorimin e programeve AutoCAD (Map 2D dhe 3D, Civil), ArcGIS dhe QGIS si dhe programe të modelimit 3D të tilla si REVIT dhe Micromine. 

Zotëron gjuhët e huaja Anglisht dhe Frëngjisht. 

 

Deivi Mazniku

Sektori Hartimit e Zbatimit të Projekteve dhe Jetësimit të Prioriteteve-Drejtoria e Projekteve dhe Kërkimit Shkencor
Email: deivi.mazniku@planifikimi.gov.al

Deivi Mazniku ka lindur në Tiranë më 08.08.1999. Z. Mazniku është diplomuar në Universitetin e Pécs në Hungari në vitin 2023, ku ka studiuar në programin “Masteri i Integruar në Arkitekturë” në gjuhën angleze.

Gjatë studimeve, ai ka pasur gjithmonë një interes të veçantë në fushën e Projektimit Arkitektonik dhe Urban dhe ka bërë pjesë në praktikat sezonale në një studio arkitekture në Tiranë.

Po ashtu, gjatë pesë viteve të studimeve, Z. Mazniku ka kontribuar në Universitetin e Pécs si asistent pedagog në lëndët Matematikë, Studio Dizajni dhe Ndërtimi i Ndërtesave në periudhën 2019-2023.

Ai njihet shumë mirë me programet ArchiCAD, AutoCAD, SketchUp, Microsoft Office, Adobe Photoshop, InDesign, Illustrator, Twinmotion dhe Lumion.

Ai zotëron shumë mirë gjuhën angleze, si dhe mirë gjuhën italiane dhe hungareze.

Destemona Sulaj

Sektori i Legjislacionit, Asistencës Juridike dhe Informimit-Drejtoria Juridike, Burimeve Njerëzore dhe Informimi
Email: destemona.sulaj@planifikimi.gov.al

Znj. Sulaj ka mbaruar studimet Bachelor dhe Master Shkencor në të drejtën Penale në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës për periudhën 2014-2019.

Gjatë periudhës Tetor 2019-Nëntor 2020, ka kryer stazhin për avokat në Shkollën e Avokatisë.

Në Periudhën Tetor 2019-Qershor 2023 ka punuar si Asisetente në Zyrë Noterie.

Znj. Sulaj që prej Gushtit 2023 është Specialiste në Sektorin e Legjislacionit, Asistencës Juridike dhe Informimit, Drejtoria Juridike, Burimeve Njerëzore dhe Informimit pranë Agjencisë Kombëtare e Planifikimit të Territorit

Elda Bejte

Sektori i Monitorimit të Zbatimit të Dokumentave të Planifikimit - Drejtoria e Planifikimit të Territorit
Email: elda.bejte@planifikimi.gov.al


Znj. Bejte ka lindur më 20 nëntor 1980 në Lushnje.

Znj. Bejte është specialiste në Sektorin e Sekretariatit të KKT, në Drejtorinë për Zhvillimin e Territorit, pranë Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit (AKPT). Gjatë viteve 2004-2013 ka punuar si arkitekte në studio të ndryshme projektimi si: studio H&N, Todini s.p.a, pranë arkitektit Maks Cuko, studio Enigma dhe pranë Institutit të Studimeve dhe Projektimeve Urbanistike. Gjatë viteve 2002-2004 ka qënë ndihmës arkitekte në disa studio. Në nëntor 2007 është pajisur me liçencën e projektimit A.0902.

Znj. Bejte ka mbaruar studimet e larta për Arkitekturë, në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, në Universitetin e Tiranës, në vitin 2004. Në 2001 ka ndjekur kursin “Arkitektura Kishtare”, pranë Kishës Ortodokse, Tiranë. Në dhjetor 2002 ka ndjekur nje kurs nga Instituti i Planifikimit Territorial i Universitetit të Ankonës dhe në korrik 2005 kursin “Zhvillimi Urban” sponsorizuar nga Fondi Egjiptian për Bashkëpunim Teknik me CIS, NIS, EIC në Kajro. Znj. Bejte ka marrë pjesë në International Research Conference of ENHR “Making cities work”, Tiranë. Në qershor 2003 është përkohësisht e pranishme në zhvillimin e punës për hartimin e “Planit Strategjik të qytetit të Lushnjës” nga Co-Plan.

Zotëron gjuhën angleze dhe italiane dhe frënge.

Eleana Beruka

Sektori i Kërkimit Shkencor, Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe me Akademinë - Drejtoria e Projekteve dhe Kërkimit Shkencor

Eleana Beruka ka lindur në Gjirokastër më datë 20 Tetor 1986.

Eleana ka mbaruar studimet e larta për Arkitekturë në Universitetin Westminster në Londër. Në 2012 ka marrë titullin Master in Architecture (MArch) nga po i njëjti universitet. Ka punuar si arkitekte në studio private në Angli dhe Greqi (Jordan & Bateman Architecs, WilkinsonEyre, OKKAS studio), si dhe ka marrë pjesë në ekspozita arkitekture të organizuara nga universitetet Westminster dhe Greenwich. Gjatë kohës që ka punuar në Londër, Eleana ka  ndjekur trajnime të specializuara në fushën e menaxhimit të projekteve dhe planifikimit urban.

Zotëron shumë mirë gjuhën angleze, italiane dhe greke.

Emi Monçi

Sektori i Prokurimeve dhe Burimeve Njerëzore - Drejtoria Juridike, Burimeve Njerëzore dhe Informimi
Email: emi.monci@planifikimi.gov.al

Emi Monci ka lindur më 16.11.1995, Elbasan.

Znj.Monci ka kryer studimet e larta të ciklit "Bachelor" për Drejtësi dhe “Master Shkencor” në profilin “E drejte Private dhe Biznesi” pranë Universitetit Europian të Tiranës.

Gjatë viteve 2019-Maj 2021 ka punuar në pozicionin Juriste pranë Kompanisë Vienna Insuarance Group.Në Qershor 2021 Znj.Monci ka filluar marrëdhëniet e punës pranë Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit në pozicionin e Specialistes në Sektorin e Prokurimeve dhe Burimeve Njerezore.

Zotëron shumë mirë gjuhën Angleze dhe Italiane.?

Ermira Rexhepaj

Sektori i Monitorimit të Zbatimit të Dokumentave të Planifikimit- Drejtoria e Planifikimit të Territorit
Email: ermira.rexhepaj@planifikimi.gov.al

Ermira Rexhepaj ka lindur në Tiranë më 20.02.1993.

Znj.Rexhepaj ka mbaruar studimet e larta në Universitetin Teknik të Lindjes së Mesme (Ankara/ Turqi), në gjuhën angleze.

Gjatë studimeve, gjithmonë ka patur interes më të gjërë në fushën e Planifikimit dhe të Urbanistikës, duke marrë disa lëndë shtesë nga kjo dege, gjë që e ka ndihmuar në formimin e saj si Arkitekte.

Pas mbarimit të studimeve, në periudhën kohore 2019-2021 ka punuar në Ankara pranë një kompanie ndërtimi  si arkitekte, duke bërë dizenjimet, planin e zhvillimit të punës ndjekjen e punimeve në zbatim deri tek dorëzimi i projektit. Prej Tetorit 2021 punon pranë  Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit (AKPT), si specialiste në sektorin e Monitorimit të Zbatimit të Dokumentave të Planifikimit.

Zotëron shumë mirë gjuhen angleze, turke dhe spanjisht.

Fatbardh Lekaj

Specialist/ Sektori i Mbështetjes dhe Zhvillimit të Kapaciteteve për Përdorimin e G.I.S-Drejtoria G.I.S
Email: fatbardh.lekaj@planifikimi.gov.al

Fatbardh Lekaj ka lindur më 08/09/1997 në Shkodër.

Z. Lekaj ka kryer studimet e larta të ciklit “Bachelor” dega Gjeografi në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” gjatë viteve 2015-2018 dhe studimet e larta të ciklit “Master Shkencor” pranë Universitetit POLIS në profilin “Menaxhim i Mjedisit Urban” gjate viteve 2018-2020.

Gjatë periudhës Korrik 2020 Tetor 2021 Z. Lekaj ka qënë i punësuar pranë Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit si specialist i Konceptimit dhe Fizibilitetit të Projekteve Turisitike.

Zoteron shume mire gjuhen Angleze .

Inis Mujali

Sektori i Monitorimit te Zbatimit te Dokumetave te Planifikimit -Drejtoria e Planifikimit të Territorit
Email: inis.mujali@planifikimi.gov.al

Inis Mujali ka kryer studimet e larta për “Arkitekt – Urbanist”, në Universitetin Politeknik të Tiranës, Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës, ku ka mbrojtur diplomën me temë “Zhvillimi urbano-ambiental i zonës jugore rekreative të Tiranës në kontakt me basenin e Erzenit”

Gjatë kësaj periudhe dhe në vazhdim, ka ndjekur intership pranë Bashkisë Tiranë, në “Programin Kombëtar të Praktikave të Punës në Administratën Shtetërore”, si dhe ka punuar si praktikante pranë Drejtorisë së Kontrollit të Zhvillimit të Territorit, në Bashkinë e Tiranës.

Gjithashtu, znj. Inis Mujali ka fituar eksperiencë mjaft të mirë duke u angazhuar si arkitekte në kompani ndërtimi, për zhvillimin e zgjidhjeve të planifikimit të hapësirës; përshtatja dhe prezantimi i ambjenteve te brendshme të banesave kolektive; projektimin e banesave kolektive tip vilë etj, ku shpesh ka qenë në rolin e liderit të grupit të punës, duke u vlerësuar maksimalisht për punën e saj.

Znj. Inis Mujali ka filluar eksperiencën e saj pranë Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit në Sektorin e Hartimit e Zbatimit të Projekteve dhe Jetësimit të Prioriteteve. Ndërsa aktualisht jep kontributin e saj në Sektorin e Mbështetjes për Hartimin e Dokumentave të Planifikimit.

Zotëron shumë mirë gjuhën italiane dhe atë angleze, të cilën është çertifikuar nga British Council në Anglisht, në nivelin “C”, si dhe zotëron shumë mirë programet bazë të kompjuterit, AutoCad, 3DMax, Photoshop.

Iris Balaj

Sektori Hartimit e Zbatimit të Projekteve dhe Jetësimit të Prioriteteve-Drejtoria e Projekteve dhe Kërkimit Shkencor
Email: iris.balaj@planifikimi.gov.al

Ka përfunduar studimet e larta në nivel “Bachelor” në Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës në degën Arkitekturë Interieri dhe Dizajn në vitin 2023.

Gjate periudhës së shkollimit ka bashkëpunuar me arkitektë në projekte private dhe ka kryer internship në kompaninë Alumil si specialiste marketing dhe showroom consulting. Gjithashtu ka kryer praktikën e punës në Agjencinë Kombëtare të Planifikimit të Territorit në sektorin e Hartimit e Zbatimit të Projekteve dhe Jetësimit të Prioriteteve.

Njohëse shumë e mirë e gjuhës angleze dhe njohëse e mirë e gjuhës italiane. Gjitashtu e paketës Adobe, Office dhe programeve Autocad ( 2D dhe 3D), Rhino (2D dhe 3D), Sketchup dhe V-Ray.

Jakup Reka

Shofer, Sektori i Shërbimeve - Drejtoria e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse
Email: jakup.reka@planifikimi.gov.al 

Jakup Reka, lindur në Qershor të 1961 në Berat, ka ndjekur studimet në Shkollën e Mesme Profesionale Mekanike në vitet 1983 – 1988.

Z. Reka fillon punë pranë Ndërmarrjes së Banesave në Berat në vitin 1985 për të vazhduar më pas në vitin 1987 punë në Turizëm Berat deri në vitin 1993. Në Korrik të 2010 punësohet pranë Repartit Ushtarak 1320 si specialist mirëmbajtje deri në vitin 2012 kur fillon punë pranë Agjensisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit.

Zotëron patentë të klasit B,C dhe D me afat deri në vitin 2021. 

Klaudia Reçi

Sektori i Financës - Drejtoria e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse
Email: klaudia.reci@planifikimi.gov.al

Znj. Klaudia Reçi ka lindur më 26 Dhjetor 1995.

Znj. Reçi ka mbaruar studimet Bachelor për Financë në Fakultetin e Ekonomise, Universiteti i Tiranës. Gjatë 2018-2020 ka kryer studimet Master në Financë, Kontabilitet dhe Auditim në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës.

Znj. Reçi është Specialiste Finance pranë Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit (AKPT).

Gjatë vitit 2019-2020 ka punuar si specialiste finance në kompaninë “Hysa Group Sh.P.K”.

Në 2018-2019 ka punuar si financiere në kompaninë  “United Albanian Breweries Sh.P.K”.

Zotëron shumë mirë gjuhën Angleze.

Klaudio Llakaj

Sektori i Regjistrit të Planifikimit të Territorit dhe Mirëmbajtjes së Databazës - Drejtoria e G.I.S për Planifikimin e Territorit
Email: klaudio.llakaj@planifikimi.gov.al

Z. Llakaj ka kryer studimet e “Mesme Profesionale” Dega “Elektronikë” gjate viteve 2012-2016 në shkollën Teknike Elektrike “Gjergj Canco” Tiranë, studimet “Bachelor” dega Inxhinieri Softueri gjatë viteve 2016-2019 ne Institutin Kanadez të Teknologjisë (CIT) në Tiranë si dhe Studimet “Master Shkencor”, dega Teknologji Informacioni dhe Inovacioni në priudhën 2021-2023 në Universitetin Luarasi, ne Tirane. Gjatë këtyre periudhave ka kryer dhe intershipe dhe trajnime te ndryshime në bashkëpunim me “Sipërmarresit e rinj”, “ICT Youth Camp - Innovation Hub” dhe “Local Web – Google Partner”.

Më parë ka punuar si inxhinier softueri pranë Dhomës Kombëtare të Noterisë ku ka dhënë kontributin e tij profesional dhe njohuritë e tij në projektin e ngritjes dhe përmirësimit të vazhdueshëm të sistemit “NISA”.

Z. Llakaj ka punuar dhe në kompanin “TIBO” ku ka dhënë kontributin per konfigurime, testime dhe azhornimin e streameve, serverave, transcoderave, CDN, Softuereve te ndryshem, aplikacioneve etj.

KLINT KRASNIQI

Sektori i Prokurimeve dhe Burimeve Njerëzore - Drejtoria Juridike, Burimeve Njerëzore dhe Informimi
Email: klint.krasniqi@planifikimi.gov.al

Klint Krasniqi, ka kryer studimet bachelor në degën “Menaxhim Biznesi” në përiudhën 2010-2013, pranë Fakultetit Ekonomik, në Universitetin Europian të Tiranës, si dhe në vitin 2015 ka përfunduar studimet “Master Shkencor” në degën “Informatikë Ekonomike - Financë Bankë”. Në vitin 2018 ka përfunduar studimet e larta pranë Fakultetit të Drejtësisë, në Universitetin e Tiranës.

Z.Krasniqi ka punuar pranë një banke austriake nga viti 2014-2016, si dhe ka një eksperiencë pune 2-vjecare si jurist në administratën publike.

Zotëron shumë mirë gjuhën angleze dhe italiane.

Marcela Albrahimi

Sektori i Financës - Drejtoria e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse

Znj. Albrahimi ka lindur më 9 Qershor 1981. 

Znj. Albrahimi ka punuar në Union Bank, dega Shallvare gjatë vitit 2012 dhe në Societe Generale Albania, dega Librazhd, në fillim si Kryearkëtare dhe më pas në Shërbim klientele dhe gjatë viteve 2008-2010 si As/Drejtore dege, CRM Retail. Znj. Albrahimi është trajnuar në programin Financa 5, pranë kolegjit Harry Fultz si dhe ka marrë pjesë në shumë seminare trajnimi nga banka për çdo projekt të ri.

 

Znj. Albrahimi zotëron shumë mirë gjuhën angleze, italiane dhe mesatarisht atë frënge.

Megi Arapaj

Sektori i Legjislacionit, Asistencës Juridike dhe Informimit-Drejtoria Juridike, Burimeve Njerëzore dhe Informimi
Email: megi.arapaj@planifikimi.gov.al

Znj. Megi Arapaj, ka lindur më 16 korrik 1994 në qytetin e Vlorës.

Znj. Arapaj është diplomuar në vitin 2016 në degën “Drejtësi” në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës dhe më pas në vitin 2018 ka përfunduar Masterin për “European Business Law” në të njëjtën fakultet. Në vitin 2019 është certifikuar nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë me titullin “Avokat”. Gjatë kësaj periudhe, Znj. Arapaj është aktivizuar me organizata të shoqërisë civile dhe rinisë studentore në rolin e koordinatores të projekteve me tematika sociale.

Gjithashtu, ka marrë pjesë në një sërë trajnimesh ndërkombëtare në vendet e Bashkimit Europian, në kuadrin e trajtimit dhe krahasimit të problematikave të sistemit tonë legjislativ dhe të drejtave të njeriut me vendet e tjera pjesëmarrëse.

Nga viti 2018 deri në 2022, Znj. Arapaj ka punuar si konsulente ligjore pranë një zyrë konsulence juridike dhe financiare për shoqëritë tregtare shqiptare dhe të huaja.

Zotëron njohuri në gjuhën Angleze, Italiane, Franceze dhe Ruse.

Megli Bele

Sektori i Kërkimit Shkencor, Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe me Akademinë - Drejtoria e Projekteve dhe Kërkimit Shkencor
Email: megli.bele@planifikimi.gov.al

Megli Bele ka lindur në Tiranë , më datë 13 Nëntor 1986.

Z. Bele ka mbaruar studimet e nivelit bachelor dhe master shkencor në degën Gjeoinformatike pranë Fakuletetit të Gjeologjisë dhe Minierave ku edhe është diplomuar në vitin 2011.

Menjëherë pas përfundimit të studimeve ka punuar si specialist në sektorin e Ujrave Nëntokesore, në Drejtorinë e Hidrogjeologjisë pranë Shërbimit Gjeologjik Shqiptar.

Prej Korrikut 2023 punon si specialist në Sektorin e Kërkimit Shkencor, Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe me Akademinë - Drejtoria e Projekteve dhe Kërkimit Shkencor, te Agjencia Kombëtare e Planifikimi të Territorit.

Aftësi shumë të mira në përdorimin e programeve ArcMAP(ArcGIS), AutoCAD ,dhe QGIS.

Zotëron shumë mirë gjuhët e huaja Anglisht dhe Italisht.

Petrula Janaqi

Sektori i Mbështetjes për Hartimin e Dokumentave të Planifikimit - Drejtoria e Planifikimit të Territorit
Email: petrula.janaqi@planifikimi.gov.al

Petrula Janaqi ka lindur në 8 Qershor 1997 në Korçë.

Ka përfunduar studimet e larta në nivelin “Master Shkencor” në Planifikim dhe Menaxhim Urban në Fakultetin e Planifikimit, Mjedisit dhe Menaxhimit Urban (2015-2020).

Gjatë periudhës së shkollimit ka qënë e punësuar si specialiste e monitorimit të komponentëve të caktuar mjedisorë në projektin “Green Lungs for our Cities”, institucioni Co-Plan “Instituti për Zhvillimin e Habitatit”. Gjithashtu ka qenë e angazhuar në konferenca dhe worshkope të ndryshme si: “Support Staff Tirana ENHR” dhe “TAW (Tirana Architecture Week)”.

Gjatë periudhës Janar 2021-Prill 2021 ka punuar si planifikuese në zyra private projektimi, ku është marrë me hartimin e Rapoteve të Analizës dhe Vlerësimit të Territorit si edhe Planeve të Përgjithshme Vendore. Prej muajit Maj 2021 është pjesë e AKPT në pozicionin e Specialistes pranë Sektorit të Mbështetjes për Hartimin e Dokumentave të Planifikimit - Drejtoria e Planifikimit të Territorit.

Zotëron shumë mirë gjuhën Angleze dhe Franceze.

Robena Collaku

Sektori i Mbështetjes për Hartimin e Dokumentave të Planifikimit - Drejtoria e Planifikimit të Territorit
Email: robena.collaku@planifikimi.gov.al

Robena Collaku ka lindur në 28 Nëntor 1994 në Tiranë.

Ka përfunduar studimet e larta në nivelin “Master Shkencor” në Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës, në degën Urbanistikë (2013-2020).

Gjatë periudhës së shkollimit ka qënë e punësuar si Konsulente Arredimi tek Key Group.

Ajo gjithashtu  ka punuar vullnetarisht si arkitekte pranë LLAZO sh.p.k..

Zotëron shumë mirë gjuhën angleze, italiane dhe gjermane.

Shehrete Brahaj

Sektori i Shërbimeve Mbështetëse (Arkiva) - Drejtoria e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse

Shehrete Brahaj ka lindur më 18.09.1977, Pukë

Ka kryer studimet e larta në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dega Gjuhë – Letërsi

Nga viti 2001-2002 ka punuar në Shkollën e Mesme të Përgjithshme Fushë–Arrës dhe nga viti 2016-2019 ne shkollen  jopublike “Skenderbej” Tirane .

Znj.Brahaj ka disa eksperienca punësimi pranë subjekteve private.

Në Mars 2021, ka filluar marrëdhëniet e punës pranë Drejtorisë së Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse, punonjëse Protokoll - Arikive.

Zotëron shumë mirë gjuhën angleze dhe italiane.

Suela Kajo

Sektori i Kërkimit Shkencor dhe Bashkëpunimeve Ndërkombëtare dhe me Akademinë -Drejtoria e Projekteve dhe Kërkimit Shkencor
Email: suela.kajo@planifikimi.gov.al

Suela Kajo ka kryer studimet e ciklit të parë, bachelor pranë Universitetit Politeknik të Tiranës, në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit dega “Inxhinieri Gjeodet”.

Në vitet 2019-2021 ka ndjekur studimet e ciklit të dytë, “Master Profesional në Politikat e Planifikimit të Terriorit” , profili Planifikim Hapësinor dhe Aplikime GIS, Fakulteti Planifikim, Mjedis dhe Menaxhim Urban pranë Universitetit Polis.

Znj. Kajo ka disa vite eksperiencë pune në sektorin e arsimit profesional, ku ka mbajtur pozicionin e koordinatores së përgjithshme pranë Akademisë Profesionale Elita. Gjithashtu ka drejtuar dhe koordinuar projekte të rëndësishme sa i përket ngritjes dhe fuqizimit të kapaciteteve rinore për punësim në bashkëpunim me Agjensinë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile. Më herët, në vitin 2016 është angazhuar pranë Radio Tiranës në hartimin dhe moderimin e temave me karakter social-kulturor në emisionin “Në Fokus”.

Dëshira për të zhvilluar sa më shumë njohuritë në fushën e inxhinierisë dhe planifikimit e ka shoqëruar gjithmonë duke e shtyrë të ndjekë trajnime dhe seminare ku ka përfituar aftësi teorike dhe praktike për të zbatuar konceptet e planifikimit. Ka kualifikime në përdorimin e programeve AutoCAD si dhe në “Administrimin dhe Menaxhimin e Tokave” .

Në korrik 2023 Znj. Kajo ka filluar marrëdhënien e punës pranë Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit si specialiste në Sektorin e Kërkimit Shkencor dhe Bashkëpunimeve Ndërkombëtare dhe me Akademinë .

Zotëron shumë mire gjuhën angleze dhe atë italiane.

Nikos Como

Specialist -Sektori i Financës - Drejtoria e Financës dhe Shërbimeve Mbështetës
Email: nikos.como@planifikimi.gov.al

Nikos Como, ka kryer studimet bachelor në degën “Finance Kontabilitet” në përiudhën 2012-2015, pranë Fakultetit Ekonomik dhe Agrobiznesit, në "Universitetin Bujqesor të Tiranës". Ne vitin 2015 vazhdoi studimet per MBA ne Universitetin e Paderborn ne gjermani ne degen e "International Economic and Management" (exhange program) dhe pjesen tjeter te Masterit ne "Univeristetin Bujqersor te Tiranes" duke u diplomuar ne vitin 2017. Z.Como ka punuar si Finance Assistant – Tirana International Hotel & Conference per nje peridhue 1 vjecare si dhe si RESEARCH & ANALYTICS – TATA CONSULTANCY SERVICES (TCS) per nje periudhe 6 mujore.Zoteron 3 gjuhe te huaja ate angleze,italiane dhe gjermane.

Valbona Malaj

Sekretare e Drejtorit të Përgjithshem
Email: Valbona.Malaj@planifikimi.gov.al

Znj.Valbona Malaj ka lindur në Tiranë në datë 15.09.1970. Znj.Malaj është punësuar pranë Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, në pozicionin e Sekretares së Drejtorit të Përgjithshën të AKPT-ës.

Ka mbaruar studimet e larta  për Inxhiniere Pasuruese, në Fakultetin e Gjeologji Minierave, Universiteti Poloteknik i Tiranës, në vitet 1985-1994. Në periudhen e viteve 1997-2000, ka punuar pranë ZRPP-ës në qytetin e Tiranës.

Ka njohuri në gjuhen italiane, greke dhe pjesërisht në gjuhen angleze.

Xheki Maksuti

Sektori i Mbështetjes për Hartimin e Dokumentave të Planifikimit - Drejtoria e Planifikimit të Territorit
Email: xheki.maksuti@planifikimi.gov.al

Xheki Maksuti ka lindur në 16 Dhjetor 1997 në Elbasan.
Znj.Maksuti ka përfunduar studimet e larta në nivelin “Master I Shkencave”  në Planifikim dhe Menaxhim Urban në Universitetin Polis.

Gjatë periudhes së studimit është angazhuar në projekte të ndryshme të universitetit, një ndër to dhe projekti “Akademia 100+ Fshatrat” në Lot 20.Është njohëse e mirë e programeve Adobe dhe G.I.S.
Pas përfundimit të studimeve është angazhuar pranë Bashkisë së Elbasanit.

Znj.Maksuti është njohëse shumë e mirë e gjuhës Angleze.

Zamira Tarko

Specialiste/ Sektori i Regjistrit të Planifikimit të Territorit dhe Mirëmbajtjes së Databazës-Drejtoria G.I.S për Planifikimin e Territorit
Email: zamira.tarko@planifikimi.gov.al

Znj. Tarko ka kryer studimet “Bachelor” dega Gjeografi në Universitetin e Tiranës Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë gjatë viteve 2016-2019 dhe studimet “Master Profesional GIS i Aplikuar" gjatë viteve 2019 – 2021 gjithashtu pranë UT, FHF. Gjatë periudhës së studimeve ajo ka kryer disa intershipesh pranë, Institutit të Gjeoshkencave (IGJIUM), Institutit të Statistikave (INSTAT), Lorenco&Co.Sh.p.k. dhe ALB-MATRIX Group Sh.p.k.

Më parë ka punuar si specialiste GIS pranë Institutit të Statistikave, Sektori i Gis dhe Hartografisë gjatë periudhës Qershor 2021- Mars 2022. Gjithashtu ka eksperienca të mëparshme si specialiste GIS, Hartografe dhe Projektim në sektorin privat.

Në periudha të ndryshme është Trajnuar dhe çerfitikuar “Qëndra Nikollari” në lidhje me programin ARCGIS, AUTOCAD, gjithashtu është kualifikuar nga Geotrim.shpk mbi përdorimin e pajisjve "Trimble Total Station" dhe “GPS-GNSS"

Është njohëse e programve ArcGIS, ArcGIS Online, AutoCAD, QGIS