Agjensia Kombëtare e Planifikimit të Territorit
Search Menu

Akademia 100+ Fshatrat

Akademia 100+ Fshatrat është një proces që na ‘përqafoi’ me optimizëm të gjithëve. Është një eksperiencë plot emocione që mblodhi së bashku në një sinergji bashkëpunimi të re institucionet publike, pedagogët, studentët e ekspertët dhe na vendosi të gjithëve në mendime e ëndërrime për të ardhmen e fshatit shqiptar.

Në fillimet e saj të gjithë e dinim që po ndërmerrnim një projekt ambicioz, rezultatet e të cilit ishin jo krejtësisht të qarta. Por sidoqoftë, më të guximshmit dhe largpamësit plot vetëbesim iu bashkuan nismës për të dhënë kontributin e tyre për hartimin e modeleve të zhvillimit të fshatrave, pjesë e Programit kombëtar për zhvillimin rural “100 Fshatrat”.

Pothuajse 200 persona u bënë pjesë e Akademisë në periudhën Gusht – Dhjetor dhe një përmbledhje të punës së tyre të gjatë dhe të frytshme, u bë publike këtë fundvit, në Sheshin Skënderbe.

Lista e kontributorëve
Potencialet e fshatrave
Gazetat e Loteve