Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit (AKPT), ka rishpallur procedurën e garës për “Shërbim Konsulence”, me të dhënat si më poshtë.
Gara zhvillohet në kuadër të Programit “100 Fshatrat”, për detajimin e ideve të krijuara gjatë procesit të Akademisë “100+ Fshatrat”.
Tema e garës është Itinerari Kulturor “Gjurmët Fishtiane”, temë e zgjedhur në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës dhe Institutin e Monumenteve të Kulturës, në prag të jubileut të 150 vjetorit të lindjes së poetit, mendimtarit, klerikut, arkitektit, figurës së shquar të Kombit tonë, At Gjergj Fishtës.
NJOFTIMI I SHKURTUAR I KONTRATËS
- Emri dhe adresa e Autoritetit/Entit Kontraktor
Emri Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit
Adresa Rruga “Muhamet Gjollesha”, Tiranë
Tel/Faks 04/2272556
E-mail info@planifikimi.gov.al
Ueb-faqe www.planifikimi.gov.al
Kontaktet e personit (ave) përgjegjës për prokurimin:
Emri Kleida Tane
- Lloji i procedurës së prokurimit: Shërbim Konsulence
- Numri i referencës së procedurës /Lotit: REF-04014-08-27-2021
- Objekti i kontratës / Marrëveshjes Kuadër: Itinerari Kulturor – Gjurmët Fishtiane
- Fondi limit: 5,188,914.28 (pesë milionë e njëqindetetëdhjetetetë mijë e nëntqindekatërmbëdhjetë pikë njëzetë e tetë) Lekë pa TVSH.
- Kohëzgjatja e kontratës/marrëveshjes kuadër ose afati për zbatimin e saj: 99 ditë duke filluar nga nënshkrimi i kontratës.
- Afati i fundit për paraqitjen e kërkesave për pjesëmarrje: 09/09/2021 Ora: 12.00.
Comments