Janar-Qershor 2015
Kjo zonë strehon shumicën e studentëve të shkollave të larta publike dhe është streha ku qëndrojnë pjesa më e madhe e asaj klase që do të ndërtojë Shqipërinë e së nesërmes. Në këtë kampus është shkruar një nga faqet më të rëndësishme të historisë moderne Shqiptare, e cila është ‘gatuar’ në mjediset e tij sot të degraduara dhe ‘të pushtuara’ nga informaliteti. Ky kampus duhet të fitojë cilësinë dhe dinjitetin që i përshtatet brezit të ardhshëm drejtues të Shqipërisë. Konkursi ndërkombëtar shpallet me qëllim përmirësimin e ndërtimeve ekzistuese të “Qytetit Studenti”, shtimin e ndërtimeve të reja, përmirësimin e kushteve të banesës studentore dhe jetës social-kulturore në këtë kampus rezidencial, përmirësimin e hapësirave kolektive e publike të kampusit, përcaktimin e kufijve të qartë të tij dhe ndarjen përfundimisht të kampusit nga zona e ndërtimeve informale. Përmes kësaj thirrjeje të hapur, Atelier Albania, synon të tërheqë ekipe me arkitektë, pejsazhistë dhe dezajnera. Qëllimi është që të përftohen koncepte sa më origjinale dhe vizionare për ndërhyrje të karakterit arkitektonik dhe urban për rehabilitimin e “Qytetit Studenti”, si dhe të krijohen lidhje të forta dhe miqësore me mjedisin përreth territorit të “Qytetit Studenti”. Konceptet duhet të bazohen në parimet që gjenerohen duke kuptuar veçantitë e zonës, kërkesat dhe karakteristikat e banorëve të saj, si edhe nga eksperiencat e vendeve të tjera.
Baukuh+List+F&M Ingegneria SPA+Space Caviar+Boda+Abkons
List | F&M
Baukuh | Space Caviar
Boda | Abkons