João Ferreira Nunes | Andrea Menegotto | Sabina Bollano | Herakle Bollano | Piergiacomo Perna | Alfredo Pirri
Mars-Maj 2015
Zona e konkursit është njëkohësisht objekti i konkursit dhe zonë testimi. Është një ishull i vogël në një qytet relativisht të vogël të Shqipërisë por me një kontekts historik shumë unikal qendra historike e të cilit është sot pjesë e fondit të trashëgimisë kulturore të UNESCO-s. Ishulli në vetvete, I cili është si vendi i projektit ashtu edhe vendi i testimit, është një territor I lënë mënjanë dhe pasdore nga qyteti, por i cili sidoqoftë ndryshon formë e trajtë herë pas herë për shkak të luhatjeve të ujit në shtratin e Lumit Osum. Prezenca e fortë e këtij aseti në qytetin e Beratit na bën të mendojmë se ky ishull mund të transformohet dhe të kthehet vërtetë në qendër të vëmendjes publike për qytetin, por veçanërisht për zonat përreth tij. Ishulli meriton vëmendjen dhe mendimin e projektuesve që mund t’i japin formë potencialit të tij. Nga ana tjetër, përgjatë historisë së tyre të përbashkët, ishulli dhe uji që rrjedh në brigjet e Lumit Osum, kanë qënë vazhdimisht në ‘përleshjen për të përcaktuar territoret e tyre. Vetëm ditët e fundit, Shqipëria jugore përjetoi përsëri eksperiencën e hidhur të përmbytjeve si edhe të shumë problematikave që e shoqërojnë. Megjithëse përmbytja në vetvete nuk është një fenomen i ri, ajo përsëri i gjen të papërgatitur banorët e zonave që bëhen viktimë e saj dhe si rezultat përsëri kishim një inventar të konsiderueshëm dëmesh dhe pasojash. Ky konkurs ndërkombëtar po shpallet me qëllimin për të lidhur Ishullin e Osumit në Berat me rrjetin e hapësirave të qytetit të Beratit. Kjo thirrje ndërkombëtare është në kërkim të mënyrave ku ajo c’ka quhet urbanen mund të bashkëjetojë me natyrën dhe të jetë njëkohësisht elastike dhe e ripërtëritshme kundrejt çdo fenomeni natyror. Përmes kësaj thirrjeje të hapur, Atelier Albania, synon të tërheqë ekipe me arkitektë, pejsazhistë dhe dezajnera. Qëllimi është që të përftohen koncepte sa më origjinale dhe vizionare për ndërhyrje të karakterit arkitektonik dhe urban për vend-testimin Ishulli i Osumit, si edhe për zgjidhje inovative për zhvillimin e pejsazhit, e mbi te gjitha per nje bashkjetese harmonike midis jetes urbane dhe thesarit natyror. Konceptet duhet të bazohen në parimet që gjenerohen dhe i përgjigjen veçantive të zonës, kërkesave të ushtrimit , si edhe nga parime që bazohen nga eksperiencat e vendeve të tjera.
UNLAB + OpenFabric + Corda + TU Delf
A. Faoro | B. Costantino | V. Koçi | J. Hajro | A. Hysa | S. Dervishi | F. Mali
G. Kica | F. Rizzetto | D. Rios | G. Vanzetto | E. Paladin | O. Sobels
L. Besancon | A. Timmeren | F. Hooimeijer | K. Merxhani | E. Zhuleku
Felixx Landscape Architects + UNESCO-IHE + Polis University
Michiel Van Driessche | Deborah Lambert | Marnix Vink
Fabrice Wack | Sotir Dhamo | Ledian Bregasi | Antonino di Raimo
Carlijn Klomp | Willem Veerbeek | Thoma Thomai | Willemijn van Manen
KWY + Yellow Office + Jan Bunnin + Studio PS96 + Elian Stefa
R. Gomes | F. Benedetto | P. Stefa | L. Marter | M. Nuyens | L. Mazzoni
A. Menegaldo | E. Mossa | G. Nava | E. Scussolin | H. Sieker | N. Canepa
V. Mpampatsikos |N. Canepa | V. Mpampatsikos | J. Bünnig | E. Stefa | Dh. Stefa
Exploring Resilient Ways of "Urban Nature"
I.Hamiti | S.Dragovoja | O.Balla | A.Mandro | A.Voi | M.Polignano | N.Selvaggio | G.Galliani | L.Schepisi | G. Turturro | E.Savino | F.Defilippis | A.Menghini | C. Moccia | M.Montemurro | G.Neglia | G.Resta | F.Calace | A.Piccinni | G.Vitone | G.Angarano | G.Martines | D.Pastore | F.Dellerba