D. Papa | E. Dobjani | Ll. Kumaraku | S. Jojic | E. Mamani | D. Oshafi | S. Tumani | E. Gazaferri | L. Halilii | K. Rexhaj | M. Tepelena | Xh. Kristo | E. Gjikopulli
Tetor-Dhjetor 2015
Qyteti i Gjirokastrës shquhet si një qytet unikal për nga kompozimi urbanistik dhe arkitektonik. Qëllimi kryesor i këtij konkursi është përfitimi i projekt-ideve të krijimit të një Bypass-i, i cili zgjidh problemin e trafikut në Pazarin e Gjirokastrës, duke e shndërruar atë në një zonë për këmbësorët, pa cënuar autenticitetin dhe karakterin e zonës së ndërhyrjes. Ky projekt kërkon të përmirësojë qarkullimin e automjeteve dhe rikthimin e qendrës historike në identitet. Nëpërmjet kësaj thirrje të hapur Atelier Albania synon të ftojë ekipe shumë-disiplinëshe të përbërë nga arkitektë, urbanistë e planifikues, inxhinierë të rrugëve, e ekspertë të transportit dhe trashëgimisë, të cilët do të gjenerojnë propozime origjinale projektimi për të zgjidhut problemet e mobilitetit në qytet, por duke vlerësuar kontekstin historik dhe kulturor të vendit. Nëpërmjet këtij konkursi, i cili nuk është i fokusuar thjesht në një pyetje inxhinierike, kërkohet një zgjidhje e integruar. Megjithëse objekti kryesor i projekt propozimeve do të jetë bypass-i, pyetja e konkursit është shumë më tepër sesa një pyetje për zgjidhje inxhinierike. Pyetja e projektimit sjell së bashku projektues, inxhinierë, konsulentë të transportit dhe trashëgimisë, të cilët do të propozojnë një qasje të integruar kundrejt pikëpyetjes për bajpass-in e Gjirokastrës.
Atelier 4
Altin Premti | Alban Efthimi
Shpresa Prifti | Maurizio Cerri
Aurel Xhumbi | Ylli Gjoni