Agjensia Kombëtare e Planifikimit të Territorit
Search Menu

EVOKED - ARCHITECTURAL DIPTYCHS

Qëllimi i ekspozitës është hulumtimi i banesave informale të ndërtuara në mënyrë të pakontrolluar në bregdetin shqiptar pas rënies së regjimit komunist në vitin 1991. Aktiviteti ndërtimor i paligjshëm e i pakontrolluar, i cili u zhvillua gjatë periudhës të tranzicionit - për shkak të paqëndrueshmërisë politike, është kryesisht rezultat i fenomenit të migrimit të brendshëm nga zonat rurale drejt bregdetit dhe qyteteve të mëdha të Shqipërisë. Ndërtesat, zakonisht të vendosura në tokë bujqësore dhe të realizuar me një skelet betoni, janë shpesh të papërfunduara ose të banuar pjesërisht edhe për shkak të kushteve ekonomike të familjes. Të cilat varen kryesisht nga ndihma e të afërmve, të emigruar jashtë vendit. Mos përfundimi i ndërtimit dhe procesi i veçantë i okupimit të strukturave ka çuar në një imazh të ri të peizazhit shqiptarë, sidomos në bregdet. Nëpërmjet angazhimit të arkitektëve italianë dhe shqiptarë do të ekspozohen një seri punimesh me vizionet e fenomenit, të zhvilluara mbi bazën e dokumentacionit fotografik, për të nxjerrë në pah nivelin kritik ne të cilin ndodhet peizazhi sot dhe për të përcaktuar strategjitë projektuese të mundshme.

EVOKED është një hulumtim mbi procesin e ndërtimeve individuale dhe marrëdhënies të tyre me peizazhin. Këto ndërtesa fitojnë nga njëra anë vijën e horizontit mbi det, nga ana tjetër një pikëpamje ekskluzive mbi vargjet malore. Sot ndërtesat e papërfunduara apo të banuara pjesërisht kërkojnë një reflektim mbi modelin e strehimit dhe mbi mënyrën e të qëndruarit brenda peizazhit. Me një kërkim të përbashkët mendohet të hapet një konfrontim mbi këtë temë dhe për të kuptuar potencialin e këtyre objekteve. Nëpërmjet observimit dhe absorbimit të degradimit mendohet dhënia e një dinjitet të ri mjedisor dhe formal. Metoda e përzgjedhur është ajo e mbledhjes dhe ekspozimi i punimeve të 16 arkitektëve shqiptarë dhe 16 arkitektë italianë të njohur të cilët përballen me të njëjtin objekt të fotografuar nga një autor shqiptar. Ekspozita konfigurohet në formën e diptik-ut, nëpërmjet të cilit objekti i fotografuar ka dy projeksione figurative të ndryshme.

Publikimi EVOKED