Pushteti vendor
Ligji për Vetëqeverisjen Vendore rregullon organizimin dhe funksionimin e njësive të vetëqeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë, si dhe përcakton funksionet, kompetencat, të drejtat dhe detyrat e tyre e të organeve përkatëse.
Ky Ligj, duke e lidhur me fushën e planifikimit e të zhvillimit të territorit, përcakton ndër të tjera se:
-bashkitë në fushën e infrastrukturës dhe shërbimeve publike janë përgjegjëse në territorin e juridiksionit të tyre për planifikimin, administrimin, zhvillimin dhe kontrollin e territorit, sipas mënyrës së përcaktuar me ligj;
-kanë për detyrë hartimin e planeve strategjike të zhvillimit e të programeve për zhvillimin ekonomik vendor.
Zhvillimi i Rajoneve
Agjencitë e krijuara me anë të këtij vendimi [Agjencia Kombëtare për Zhvillimin Rajonal (AKZHR-ja), Agjencitë e Zhvillimit Rajonal (AZHR) dhe Agjencia e Zhvillimit Ekonomik Rajonal (AZHER)] kanë misionin e promovimit të një politike të përbashkët investimesh, të integruara, për zhvillimin e rajoneve dhe të potencialeve të tyre, të inkurajimit të një modeli sa më të gjerë bashkëpunimi si dhe zbatimin e projekteve publike e private.
Bordi i Përbashkët i Menaxhimit është një organ kolegjial, që siguron mirëfunksionimin dhe bashkërendimin e punës e aktiviteteve të Agjencive dhe një nga anëtaret e ketij Bordi është Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit (AKPT). Ndër përgjegjësitë kryesore të këtij Bordi është dhe miratimi i programeve, projekteve të ndryshme zhvillimore dhe i planit strategjik të veprimit të agjencive;
AKZHR ndër të tjera përgatit projekte zhvillimore, projekte pilot dhe/ose projekte të tjera, me kërkesë të bashkive, qarqeve dhe ministrive apo institucioneve të tjera qendrore.