Procesi i Planifikimit të territorit synon të sigurojë:
Procesi i planifikimit është një cikël i vazhduar që vendos në një marrëdhënie të ndërsjellë dhe të ndërvarur të gjitha dokumentet e planifikimit, të cilat përbëjnë instrumente që u përgjigjen dinamikave të aktivitetit njerëzor dhe territorit.
Në kuadër të konsolidimit të Reformës Administrative Territoriale dhe pajisjes së bashkive të reja me instrumentet e nevojshme për qeverisjen e mirë dhe të qëndrueshme të territorit, Qeveria Shqiptare nëpërmjet ministrisë përgjegjëse për planifikimin e territorit dhe AKPT-së, ka ndërmarrë nismën për mbështetjen e pushtetit vendor për mbulimin e të gjithë territorit të Republikës së Shqipërisë me Plane të Përgjithshme Vendore.
Për një proces sa më transparent në informimin e publikut mbi proceset planifikuese në territor në vazhdimësi, Qeveria Shqiptare dhe AKPT kanë ngritur sistemin elektronik e-Planifikimi, sistem i cili trajton proceset e planifikimit si procese të hapura konsultimi dhe informimi, për të arritur në atë që quhet planifikim dhe vendimmarrje me pjesëmarrje të gjerë publike.
Bëjmë me dije se i gjithë procesi i nisjes, konsultimit, bashkërendimit dhe miratimit të Planeve të Detajuara Vendore (PDV) nga bashkitë realizohet vetëm nëpërmjet sistemit elektronik e-planifikimi, sipas procedurave të përcaktuara në Udhëzimin Nr. 4 datë 09.07.2019 të Drejtorit të Përgjithshëm të AKPT-së “Për realizimin e procesit të nisjes, konsultimit, bashkërendimit dhe miratimit të dokumenteve të planeve të detajuara vendore (PDV) nëpërmjet Regjistrit Kombëtar të Planifikimit të Territorit- sistemi elektronik e-planifikimi”, që nga data 02.09.2019.
Regjistri Kombëtar i Planifikimit të Territorit
Me ndryshimet e fundit ligjore në fushën e planifikimit dhe zhvillimit të territorit, si edhe me krijimin e dy agjencive të veçanta të dedikuara për secilin nga këto dy procese (planifikimin dhe lejedhënien) ka ndryshuar gjithashtu edhe konceptimi i organizimit dhe administrimit të Regjistrit, duke u ndarë në dy sisteme të veçanta, ku njëri i shërben proceseve të planifikimit dhe tjetri proceseve të lejedhënies. Konkretisht: Regjistri Kombëtar i Planifikimit të Territorit (RKPT), ose e-Planifikimi dhe e-Lejet.
Regjistri Kombëtar i Planifikimit të Territorit është organizuar në vetvete mbi bazën e dy komponentëve kryesore:
RKPT me strukturën dhe funksionalitetet e tij të reja do të mundësojë më shumë transparencë në proceset e planifikimit, pasi do të mundësojë aksesimin e lehtë nga ana e publikut në informacionet që lidhen me proceset dhe përmbajtjen e dokumenteve të planifikimit.
Platforma e Ndërveprimit Ndërinstitucional të Regjistrit Kombëtar të Planifikimit të Territorit, e-platforma, është ngritur me qëllim realizimin e bashkërendimit të proceseve planifikuese, duke nisur nga ndërmarrja e nismës për hartimin e dokumenteve të planifikimit deri në miratimin përfundimtar të tyre.
e-platforma është e dedikuar vetëm për përdorues punonjës në administratën vendore dhe qëndrore. Për akses në e-platformën e Regjistrit Kombëtar të Planifikimit të Territorit është e nevojshme që përdoruesit të zotërojnë një llogari aktive, (username/password).
Aktualisht, aksesi do të kryhet nëpërmjet link-ut:
http://172.24.35.17/npr/login.aspx?ReturnUrl=%2fnpr%2fdefault.aspx
Përdoruesit, të cilët nuk zotërojnë një llogari të hapur në RKPT, por janë të pajisur me një VPN, mund të aksesojnë për t'u njohur me materialet e botuara në të nëpërmjet link-ut:
Publiku i gjerë, i interesuar të ndjekë dhe të informohet lidhur me proceset planifikuese në territor, ka në dispozicion e-hartën. Kjo hartë në formatin GIS paraqet informacionet hapësinore për gjendjen ekzistuese dhe atë të planifikuar të territorit, mbi infrastrukturën, ndërtesat, infrastrukturën inxhinierike, projektet strategjike, etj. Gjithashtu, në e-hartën paraqiten informacione bazë të marra nga shërbimet e ASIG si: ortofotot, ndarjet administrative, zonat e mbrojtura, etj.
AKPT kryen në mënyrë periodike përditësimin e sistemit elektronik e-platforma, sipas strukturës së dokumenteve të planifikimit, për secilin autoritet përgjegjës të planifikimit në nivel qendror dhe vendor.
Njëkohësisht është në proces hartimi i Rregullores së Regjistrit Kombëtar të Planifikimit të Territorit, ku do të përcaktohen rregullat për administrimin dhe mirëmbajtjen e të dhënave, strukturës si dhe detyrimeve të autoriteteve përgjegjëse të planifikimit të territorit, për sa i përket mirëmbajtjes dhe botimit të dokumenteve dhe të dhënave në Regjistrin Kombëtar të Planifikimit të Territorit.