Agjensia Kombëtare e Planifikimit të Territorit
Search Menu

Publikime

UDHËZUES PRAKTIK PËR MBROJTJEN DHE RUAJTJEN E BANESAVE TRADICIONALE NË FSHATRAT E BREGDETIT TË HIMARËS

UDHËZUES PRAKTIK PËR MBROJTJEN DHE RUAJTJEN E BANESAVE TRADICIONALE NË FSHATRAT E BREGDETIT TË HIMARËS

Plani i Përgjithshëm Kombëtar

Plani i Përgjithshëm Kombëtar (PPK) "Shqipëria 2030" është instrumenti më i lartë i planifikimit territorial në Shqipëri dhe hartohet për herë të parë në vendin tonë.

PPK hartohet në një moment të rëndësishëm për Shqipërinë si një instrument që mbështet dhe mundëson zbatimin cilësor të reformës administrative territoriale dhe reformës ligjore për planifikimin dhe zhvillimin e territorit. Ky plan përbën një platformë të rëndësishme për të gjitha bashkitë e reja në hartimin e planeve vendore dhe siguron kornizën strategjike referuese për të gjithë sektorët ekonomikë për zhvillimin e qëndrueshëm të territorit në 15 vitet e ardhshme. 

PINS Tiranë-Durrës

Plani i Përgjithshëm Kombëtar ka identifikuar zonën Tiranë-Durrës si një ndër hapësirat më të rëndësishme ekonomike në vend dhe në rajonin e Ballkanit. Për të garantuar një zhvillim të qëndrueshëm territorial dhe urban të kësaj zone, Ministria e Zhvillimit Urban, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, ndërmori nismën për hartimin e Planit të Integruar Ndërsektorial për zonën Tiranë-Durrës. Plani i Integruar Ndërsektorial për zonën Tiranë - Durrës përfshin territorin e disa bashkive si: Tirana, Durrësi, Kamza, Vora, Shijaku dhe Kruja.

PINS Bregdeti

Plani i Integruar Ndërsektorial do të jetë kushtetuta e zhvillimit të rajonit të bregdetit, i cili do të nxisë një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm, integritet social dhe mbrojtje të pasurive natyrore për 15 vitet e ardhshëm. Plani i Integruar Ndërsektorial për bregdetin u hartua duke bashkërenduar të gjitha politikat ndërsektoriale që prekin këtë rajon. Një element i rëndësishëm është edhe bashkëpunimi me të gjithë aktorët dhe grupet e interesit. Hartimi i Planit udhëhiqet nga qëllimi parësor, që bregdeti shqiptar të shndërrohet në një destinacion të rëndësishëm të turizmit në Mesdhe, për mbrojtjen dhe vlerësimin e mjediseve të tij, trashëgimisë dhe identitetit natyror e kulturor, ku sektori i turizmit është i mirë integruar në një ekonomi të diversifikuar rajonale, e cila siguron begati dhe mirëqenie për banorët e saj.

Fermerë me pamje nga deti

“Fermerë me Pamje nga Deti” është programi inaugurues i Aka-demisë Verore të Atelier Albania, i mbështetur nga Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit (AKPT) dhe Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (German Corporation for International Cooperation) (GIZ).

“Fermerë me Pamje nga Deti” pati qëllim që të shqyrtonte gjendjen e turizmit në katër fshatra malorë të Rivierës Shqiptare-Pilur, Kudhës, Qeparo Fshat dhe Himarë Fshat- dhe t’i përgjigjej pyetjes përse këto fshatra janë indiferentë ndaj të ardhurave prej turizmit, ndërkohë që fshatrat përgjatë bregut kanë një vërshim të parasë. Synimi ynë: nxitja e këtyre fshatrave drejt turizmit nëpërmjet ideve të ndjeshme, me kosto të ulet dhe me rezultat të shpejtë.

Periudha e organizimit të Akademisë Verore korrespondoi me javën më të ngarkuar të sezonit veror, duke nxjerr në pah kontrastin e thellë mes fshatrave të bregut dhe atyre malore. Ndërkohë që gjatë pikut të sezonit në breg ka një presion pothuajse të pamenaxhueshëm për hapësira dhe shërbime, fshatrat malorë mbesin tërësisht të pandryshuar. Duke u kthyer në javën e parë të shtatorit, ne gjetëm një rajon pothuajse të paidentifikueshëm me vetveten, të dy javëve më parë. Dukej sikur e kishim të gjithë bregdetin për veten tonë, pa njerëz rreth e rrotull. Ne përjetuam ritmet e egra të sezonit turistik-në kohë reale, si në aspektin fizik ashtu edhe në atë kohor. Dhe mendojmë se ka një perspektivë të madhe për njerëzit në këto vende, që me zgjuarsi dhe eficiencë të fillojnë të sjellin para në xhepat e tyre, me pak impakt fizik. Faqet në vazhdim janë një dokumentim se si këta katër fshatra, mund të kenë një qasje të mençur ndaj ekonomive të tyre të turizmit në lindje.

EVOKED

EVOKED është një hulumtim mbi procesin e ndërtimeve individuale dhe marrëdhënies të tyre me peizazhin. Këto ndërtesa fitojnë nga njëra anë vijën e horizontit mbi det, nga ana tjetër një pikëpamje ekskluzive mbi vargjet malore. Sot ndërtesat e papërfunduara apo të banuara pjesërisht kërkojnë një reflektim mbi modelin e strehimit dhe mbi mënyrën e të qëndruarit brenda peizazhit. Me një kërkim të përbashkët mendohet të hapet një konfrontim mbi këtë temë dhe për të kuptuar potencialin e këtyre objekteve. Nëpërmjet observimit dhe absorbimit të degradimit mendohet dhënia e një dinjitet të ri mjedisor dhe formal. Metoda e përzgjedhur është ajo e mbledhjes dhe ekspozimi i punimeve të 16 arkitektëve shqiptarë dhe 16 arkitektë italianë të njohur të cilët përballen me të njëjtin objekt të fotografuar nga një autor shqiptar. Ekspozita konfigurohet në formën e diptik-ut, nëpërmjet të cilit objekti i fotografuar ka dy projeksione figurative të ndryshme.

Tek Buron Ujët e Ftohtë edhe Fryn Veriu në Verë

“Tek buron ujët e ftohtë edhe fryn veriu në verë” është produkt i dalë nga studentët e Akademisë Verore të Atelier Albania 2017, i cili tenton të krijojë një vizion për zhvillimin e turizmit në Luginën e Lumit të Vjosës. 

Ky botim/ studim synon të ndihmojë profesionistët e fushës së zhvillimit, sipërmarrësit dhe politikë-bërësit të përfytyrojnë një program turizmi për Luginën e Vjosës që nuk do të “minojë?” produktin e saj më të çmuar: qetësinë.

Pesë planet e biznesit që pasojnë, përmbajnë një program ku janë akorduar me shumë kujdes trashëgimia kulturore, përsosmëria e kuzhinës, arti bashkëkohor dhe monumentet e natyrës të shpërndara në të gjithë luginën. Katër nga këto plane janë sipërmarrje të ndryshme turizmi, ndërsa e pesta është një strukturë “ombrellë”, që do të menaxhojë ndërmarrjet dhe do të mbikëqyrë zgjerimin e tyre me kalimin e kohës. Secili prej planeve të biznesit parashtron protokollet e menaxhimit, analizat e tregut, strategjitë dhe parashikimet financiare.

Thelbi i këtij libri është të artikulojë një Shqipëri të mundshme rurale ku mirëqenia e banorëve është e barabartë me ato të homologëve të tyre urbanë. Kjo qasje për planifikimin e turizmit rural duhet të zbatohet gjerësisht në Shqipëri. Ky libër është specifik për kushtet e Luginës së Vjosës, por përcakton vlera që janë të zbatueshme më gjerë në vend. Në fakt, strategjia e botimit parashtron një vizion për mënyrën se si e mendojmë të ardhmen e asaj që duhet të jetë vetë jeta e fshatit.

Shëtitorja e Vlorës

Vlora është një nga vendet urbane bregdetare më të bukura të bregdetit shqiptar. Ajo tërheq një numër mjaft të madh turistësh në çdo sezon, por edhe gjatë gjithë vitit, sidomos gjatë fundjavës. Këto janë disa fakte që Vlora të tërheqë shumë vëmendjen e publikut. Për këtë arsye ndërtimi i shëtitores nuk duhet të jetë një produkt i një projektuesi të vetëm apo të një studioje të vetme.

Ai duhet të jetë një produkt i opinionit publik kolektiv përmes një instrumenti që siguron shprehjen e interesit të shumë projektuesve dhe për t’u finalizuar nga një përzgjedhje e hapur dhe transparente e publikut të gjerë e mundësuar nga ekspertiza vendase dhe ndërkombëtare. Një konkurs i projektimit urban ndërkombëtar, i hapur, vetem me një fazë, [pjesërisht] anonim do të ishte mënyra e duhur për të garantuar projektin e përcaktuar. Thirrja për pjesëmarrje do të jetë e hapur për të gjithë projektuesit kombëtarë dhe ndërkombëtarë, por edhe të bashkohen studentët e diplomuar të arkitekturës, projektimit, ose programeve të projektimit urban.

Riviera

Qëllimi i konkursit është të gjenerojë ide që do të çojnë në përmirësimin eprojekteve urbane të detajuara, si dhe ndërhyrjet publike dhe / ose private. Këto do të ndihmojnë çdo zonë të nxisë një identitet më të mirë,në të njëjtën kohë të përmirësojë lidhjen e zonës dhe ndërlidhjen me të gjithë rrethinat e saj. Përfitimet; Konkursi për vijen bregdetare jugore dhe vendbanimet e saj më të afërta buron nga nevoja për të përmirësuar gjendjen urbane dhe përdorimin e zonës turistike përgjatë kësaj vije, si dhe mënyrat lidhëse të vijes bregdetare me vendbanimet e reja dhe të vjetra në afërsi.

Brezi bregdetar është një pasuri kombëtare që shërben për të gjithë turistët vendas dhe ndërkombëtarë. Ai shkurton rrugën lidhëse të shumë qyteteve të vogla dhe nga kjo pikëpamje i gjithë vendi është përfitues, ndërsa komunitetet përgjatë këtij brezi dhe banorët e vendbanimeve të vjetra dhe të reja do të jenë përfitues të drejtpërdrejtë. Ekziston nevoja për të zgjeruar sezonin turistik, në mënyrë që të gjenerojnë të ardhura më të qëndrueshme për rajonin.

Korridori Tiranë-Durrës

Qëllimi i konkursit është të gjenerojë ide që do të çojnë në përmirësimin e detajuar e projekteve urbane dhe ndërhyrjeve publike. Këto do të ndihmojnë çdo zonë të nxisë një identitet më të mirë, në të njëjtën kohë të përmirësojë lidhjen e zonës dhe bashkëveprim me të gjithë rrethinat e saj. Konkursi për korridorin Tiranë-Durrës buron nga nevoja për të përmirësuar gjendjen urbane të zonës përgjatë këtij korridori. Ky është një nga boshtet kryesore të qarkullimit të Shqipërisë që lidh dy qytetet më të mëdha në vend dhe përsëri i lidh ata të dy në aeroport. Ai është bërë një korridor ekonomik që sjell të ardhura të mëdha në vend. Ai shkurton distanca nëpër shumë qytete të vogla dhe nga kjo pikëpamjei gjithë vendi është përfitues, ndërsa komunitetet përgjatë korridorit do të jetë përfituesit direkt.

Nga pikëpamja organizative, ky konkurs e ndan korridorrin e zonës Tiranë- Durrës në tri segmente/ pjesë: zona që lidh Tiranën me autostradën metropolitane, zona që lidh Durrësin me autostradën metropolitane, dhe qytetin e Vorës, e cila është e ndarë në gjysmë nga autostrada metropolitane.

Ishulli mbi Osum

Konkursi për Ishullin e Osumit në Berat është një vend-testim dhe kërkon mënyra për t’i dhënë vendeve tipare të elasticitetit dhe ripërtëritjes karshi fenomeneve natyrore. Ky konkurs kërkon të përdorë projektimin si një mjet për të kërkuar zgjidhjet më të mira të mundshme të ripërtëritjes në kushtete zhvillimeve përgjatë brigjeve. Ky konkurs gjithashtu kërkon edhe mënyratë zhvillimit të pejsazheve natyrore dhe të përcaktimit të bashkëjetesës së asaj që mund të quhet urbane me natyrën. Duke qënë se Ishulli i Osumit në Berat do të jetë edhe një vend-testimi, gjetjet e konkursit mund të përdoren edhe nga vende e kontekste të tjera të ngjashme, të cilat janë zona me rrezik përmbytje dhe në mungesë të tipareve të ripërtëritjes dhe elasticitetit. Në këtë perspektivë, ky ushtrim shërben më shumë se sa konteksti i qytetit të Beratit. Propozimet mund të bëhen një burim frymëzimi për vende të tjera në Shqipëri apo edhe përtej kufijve të saj.

Qytet Studenti

Konkursi për Master Planin dhe rehabilitimin e “Qytetit Studenti” buron nga nevoja për të përmirësuar gjendjen fizike dhe funksionimin e njësisë “Rezidencat Studentore Universitare nr. 1”, si edhe për të përcaktuar kufirin e saj dhe lidhjen me vendbanimet në rrethinat e “Qytetit Studenti”. Kampusi rezidencial shtetëror është një pasuri kombëtare dhe një aset që u shërben shumicës së studentëve që studiojnë në universitetet e shkollat e larta publike në Tiranë. Kushtet e tij fizike sot, nuk japin mundësi për shumëllojshmëri mënyrash akomodimi, si edhe për forma të menaxhimit të tij që do ta shndërronin në një aset vetë-financues. Sot ai është një ‘barrë’ për buxhetin e shtetit dhe ka nevojë për rikonceptim, edhe nga pikëpamja e logjikës financiare. Por rikonceptimi i formave të menaxhimit lidhet ngushtë edhe me rikonceptimin hapsinor dhe arkitektonik të “Qytetit Studenti”, si i tërë. Në fund të këtij procesi të nisur, besojmë se “Qyteti Studenti” do të kthehet në një destinacion studentor mjaft tërheqës, i cili do t’i shërbejë në fund më shumë studentëve dhe do të jetë një model që mund të vetë-financohet.

Hyrja e Parkut

Hyrja e Parkut të Liqenit për vite me radhë ka qënë temë e disa nismave projektuese. Është kërkuar vazhdimisht mënyra më e mirë për të lidhur qytetin me parkun, nëpërmjet një hapësire të ndërmjetme, por është kërkuar gjithashtu edhe imazhi, apo embema e hyrjes në park. Pikëpyetjet në lidhje me trajtimin e hyrjes së Parkut të Liqenit gjenerojnë direkt nga pozicionimi i tij në njërin prej skajeve të Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe lidhja direkte me Sheshin “Nënë Tereza”. Pavarësisht se Parku i Tiranës ndodhet kaq pranë me këto 2 hapësira kryesore të kryeqytetit lidhja mes tyre mbetet mjaft e dobët. Nga ana tjetër, vetë Sheshi “Nënë Tereza” ka nevojë për një riprogramim, për arsye se është një hapësirë publike me mjaft potencial, por me përdorim të kufizuar si përgjatë harkut kohor të ditës, ashtu edhe nga pikëpamja e shumëllojshmerisë programatike. Gjithashtu, edhe nga pikëpamja formale, Sheshi “Nënë Tereza” ka nevojë për konturim hapësinor. Master Plani i Qendrës së Tiranës, ka prezantuar lidhjen e Sheshit “Nënë Tereza” dhe Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” nëpërmjet një programi objektesh universitare, të cilat konturojnë hapësirën e sheshit dhe lidhin Parkun me Qytetin nëpërmjet objekteve universitare.

Kampusi i Drejtësisë

Konkursi për ri-projektimin e Selisë së Re të Gjykatës së Lartë dhe Shkollës së Magjistraturës do të kërkojë zgjidhjen për projektimin më të mirë për akomodimin e këtyre dy funksioneve/ institucioneve duke përmirësuar kushtet aktuale të vendodhjes ekzistuese dhe duke mundësuar mirëfunksionimin institucional. Të dyja institucionet – Gjykata e Lartë dhe Shkolla e Magjistraturës – janë përfituesit e drejtpërdrejtë të kesaj iniciative, ndërkohë që shtetasit shqiptarë do të përfitojnë nëpërmjet funksionimit më të mirë të sistemit gjyqësor.

Dinamika e zhvillimit të vendit gjatë 25 viteve të fundit, transformimet e thella socialekonomike, procesi i gjatë dhe kompleks i tranzicionit nga më shumë se gjysmë shekulli diktaturë në një sistem demokratik, imponon vazhdimin e reformave në fushën e drejtësisë, duke synuar arritjen e standardeve të një demokracie perëndimore. Në këtë kontekst, jo vetëm qe nevojiten hapesira të reja, por vlen per t’u sjellë në fokus edhe afërsia e autoriteteve më të larta juridike me mjedisin akademik.

Kuarteti i Kulturës

Godinat që i janë nënshtruar thirrjes për projektim dhe ide kuratoriale për propozime arkitektonike dhe ri-funksionalizimit, përbëhen nga katër ndërtesa: Pallati i Brigadave, Muzeu Historik Kombëtar, Vila qeveritare nr. 31, ish-Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve. Kuarteti kulturor është i vendosur në Tiranë, në kryeqytetin e Shqipërisë.

Produkti i konkursit do të jetë një projektim arkitektonik dhe kuratorial për ‘Kuartetin Kulturor’, që përbëhet nga katër territore të ndryshme në harkun e një rrezeje prej 1 km. Konkursi synon të integrojë ruajtjen e historisë si një përqasje kreative në ‘bërjen/ shenjimin’ e nje vendi, duke forcuar kështu lidhjen ndërmjet komunitetit dhe masivit të objekteve historike që ato ndajnë. Keshtu, ri-përdorimi i përshtatur i objekteve dhe monumenteve për funksione të ndryshme (edukative, ekspozite, shërbime sociale dhe komunitare, aktivitete kulturore) ka si qëllim maksimizimin e vlerave të përbashkëta, veçanërisht duke i kushtuar vëmendje identitetit fizik, kulturor dhe social që e percaktojnë dhe i japin formë një vendi dhe transformimeve të mëtejshme të tij. Ndërhyrjet përfshijnë rehabilitimin e infrastruktures ekzistente (duke përmirësuar cilësinë dhe ofrimin e shërbimeve aty ku shihet e nevojshme) dhe restaurimin e komponetëve sipas nevojës.

Bajpasi i Gjirokastrës

Gjirokastra, e ashtëquajtur ndryshe dhe “Qyteti i Gurtë” është shpallurzonë e mbrojtur nga UNESCO në vitin 2005. Zanafilla e qytetit, kalaja,e cila daton rreth gjysmës së parë të shekullit të XIV, përbën qendrënkompozicionale të tij. Pjesa tjetër e qytetit shtrihet në një terren të thyer,duke i dhënë qytetit një karakter dinamik. Larmishmëria e relievit ka bërë që nga ana kompozicionale lagjet të qëndrojnë si njësi të vecuara.

Ky konkurs, nëpërmjet dizenjimit të Bypass-it, synon rikthkimin e zonës së pazarit në një zonë të aksesueshme për të gjithë këmbësorët, duke e përforcuar edhe më shume karakterin dhe identitetin e tij. Krijimi i kesaj unazeje të re të lëvizjes, duhet të jetë e mirë-integruar me sistemin rrugor të tërë qytetit, sikurse duhet të sigurojë mbrojtjen, konservimin e vlerave historike kulturore dhe atyre peisazhistike të Qendrës Historike dhe Zonës së Mbrojtur të qytetit të Gjirokastrës. Bypass-i, pasi të ndërtohet do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe vizitorëve të shumtë, që e vizitojnë atë, sikurse edhe do të ndihmojë që qendra historike e qytetit të mbetet e pashqetësuar nga lëvizja e trafikut të makinave.

Parku i Besimit

Gazeta A100+F

Në periudhën gusht – dhjetor 2018, 22 grup fshatrat u studiuan nga 22 skuadra pune të dedikuara, të cilat punuan për hartimin e modeleve të zhvillimit për secilin nga fshatrat. Grupet e punës identifikuan potencialin dhe kapacitetet njerëzore të fshatrave, elementët fizikë të traditës, trashëgimisë, natyrës e pejsazhit të këtyre komuniteteve, të cilat u rivlerësuan gjatë punës në për hartimin e modeleve të zhvillimit, brenda kornizës së zhvillimit të turizmit rural me fokus agroturizmin, ekoturizmin dhe turizmin e natyrës. Maja e ajsbergut të produkteve të Akademisë është shpalosur në këtë material. Ndërsa puna e plotë e secilit Grup të Akademisë është duke u përgatitur për botim. Secili fshat dhe secili rajon do të ketë botimin e tij të dedikuar, me shpjegime të plota që do të tregojnë rrugën për të arritur zhvillim dhe prosperitet.

Raporti i ecurisë së A100+F

Akademia 100+ Fshatrat është një sipërmarrje e Qeverisë Shqiptare, iniciuar nga Zyra e Kryeministrit, e cila zbatohet nga Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit (AKPT), në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBZHR), Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit (MTM), Ministrinë e Kulturës (MK), Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE), Agjencinë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) dhe Fondin Shqiptar të Zhvillimit (FSHZH). Kjo nismë vjen në zbatim të Programit Kombëtar të Zhvillimit Rural “100 Fshatrat” me objekt kryesor hartimin e modeleve të zhvillimit për secilin prej tyre, bazuar tek potenciali turistik.

Broshura_Planifikimi i Territorit

Për herë të parë në historinë e shtetit modern shqiptar, planifikimi i territorit ka marrë një vëmendje të këtij niveli, si nga pikëpamja e angazhimit të pushtetit qendror për mbështetje financiare, ashtu edhe nga ajo e pushtetit vendor për të hartuar dokumentin e drejtimit të zhvillimit të territorit në administrim lokal. Për herë të parë ne arrijmë nivele të tilla të mbulimit të territorit të Shqipërisë me dokumente planifikimi. Për herë të parë arrijmë një shkallë të tillë njohje të territorit.

 

 

Broshura_Akademia 100 Fshatrat

Akademia 100+ Fshatrat është një sipërmarrje e Qeverisë Shqiptare, iniciuar nga Zyra e Kryeministrit,e cila zbatohet nga Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit (AKPT), në bashkëpunim të ngushtëme Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBZHR), Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit (MTM),Ministrinë e Kulturës (MK), Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE), Agjencinë për ZhvillimBujqësor dhe Rural (AZHBR) dhe Fondin Shqiptar të Zhvillimit (FSHZH). Kjo nismë vjen në zbatim tëProgramit Kombëtar të Zhvillimit Rural "100 Fshatrat" me objekt kryesor hartimin e modeleve të zhvillimit për secilin prej tyre, bazuar tek potenciali turistik.

100+ Fshatrat_Kartolinë

Në kuadër të Programit 100+ Fshatrat, Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit ka filluar përgatitjen e një materiali prezantues të secilit fshat, në formën e një kartoline. Materiali synon promovimin e fshatrave, duke nxjerrë në pah potencialet e tyre, pikat e atraksionit, projektet e aplikuara në to dhe ide të reja për projekte bazuar në mundësitë që të ofron fshati. Materiali bashkëlidhur është mbi 100+ Fshatrat. 

 

 

Pesë Fshatra Shqiptarë: Udhëzime për një Zhvillim të Qendrueshëm të Turizmit nëpërmjet Përmirësimit të Trashëgimisë Kulturore

Libri Pesë Fshatra Shqiptarë: Udhëzime për një Zhvillim të Qendrueshëm të Turizmit nëpërmjet Përmirësimit të Trashëgimisë Kulturore është produkti kryesor i projektit kërkimor “Diaspora si burim për dijen, ruajtjen dhe përmirësimin në rritje të siteve kulturore më pak të njohura në Shqipëri”. Hulumtimi u zhvillua nën Programin e Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) “Angazho Diasporën Shqiptare në Zhvillimin Social dhe Ekonomik të Shqipërisë”, financuar nga Agjencia Italiane për Zhvillim e Bashkëpunim (AICS) dhe u zbatua në partneritet me Qeverinë Shqiptare.Ajo që e bën unik këtë kërkim kompleks është se ai u krye nga studentë të diasporës shqiptare dhe studiues të rinj të Shkollës së Arkitekturës në Universitetin e Firences, Itali. Ata punuan nën drejtimin profesional të Prof. Antonio Lauria në pesë fshatra të përzgjedhura si raste studimore: Bënjë, Kosinë dhe Leusë, në Bashkinë Përmet; Zvërnec, një fshat bregdetar në Bashkinë Vlorë dhe Razëm, një fshat malor rrëzë Alpeve Shqiptare në Bashkinë Malësi e Madhe. U zgjodhën këto pesë fshatra për të analizuar mundësitë që kanë ato për të ndërtuar procese të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse të zhvillimit social të territorit duke përdorur si leva zhvillimi trashëgiminë e tyre kulturore, si atë materiale ashtu edhe jomateriale.

Studimi qëndon mjaft mirë edhe brenda kornizës së Programit "100 Fshatrat"

Ksamil: Projekti i Integruar i Rigjenerimit Urban nga UPP+PIUTD

Ky raport është financuar në kuadër të Programit për Partneritetin Urban midis Bankës Botërore dhe Austrisë, në bashkëpunim me Projektin për Zhvillimin e Integruar Urban dhe Turistik.

Raporti u koordinua nga ekipi i Praktikës Globale të Bankës Botërore për Zhvillimin Social, Urban, Rural dhe Rimëkëmbjen (GSURR) për Evropën dhe Azinë Qendrore, me përfshirjen e Tamara Nikolic (Përgjegjëse e Operacioneve), Tuo Shi (Ekonomist Urban) dhe Anita Ellmauer-Klambauer (Specialiste Profesioniste e Nivelit të Ulët). Mbështetja operacionale u ofrua nga Odeta Bulo nga Zyra në Tiranë dhe Marco Gallardo nga Uashington DC. Ekipi falënderon David Sislen (Menaxher i Praktikës për Evropën dhe Azinë Qendrore) për mbështetjen e tij menaxheriale dhe këshillat teknike.

Ky raport u përgatit nga një ekip i “Superwien urbanism ZT OG” në bashkëpunim me Universitetin Teknik të Vjenës (TU Wien) dhe Agjencinë Kombëtare të Planifikimit të Territorit të Shqipërisë (AKPT).

Përgatitja e këtij raporti është mbështetur ndjeshëm në qasjen e “Urban Design Lab” dhe në ushtrimet e planifikimit me pjesëmarrësit, që janë zhvilluar në qytetin e Ksamilit, Bashkia Sarandë, Shqipëri. Diskutimet me grupe të ndryshme interesi, duke përfshirë shkollat, studentët, bizneset lokale dhe administrata kontribuuan në mënyrë të veçantë në këtë raport.

Ekipi dëshiron të falënderojë në veçanti Roland Krebs (Planifikues Urban), drejtuesin teknik nga “superwien urbanism ZT OG” dhe ekipin e tij, që përfshin Stefan Mayr, Mara Haas, Kerstin Pluch, Chiara Desbordes, Aknur Zhussip dhe Katharina Höftberger. Ekipi i Universitetit Teknik të Vjenës udhëhiqej nga Markus Tomaselli (Profesor) dhe përbëhej nga Mamica Burda dhe Georgi Kharitonashivili, ndërsa ekipi i Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit udhëhiqej nga Adelina Greca (Drejtoreshë) dhe përbëhej nga Doris Alimerko, Irola Andoni dhe Mikel Tanini. Nermin Bajrami dhe Derek Thor Cary dhanë kontribut të mëtejshëm për raportin. Gjithashtu, dëshirojmë të shprehim mirënjohje për kontributin e dhënë për raportin nga studentët e Universitetit Teknik të Vjenës: Dejan Çoba, Ingo Fenzl, Adil Goletic, Julia-Su Gürsu, Shkëlqim Ismali, Rubina Kaiser, Nora Lika, Shkëlqim Maliqi, Aiger Rica, Armin Rusiti dhe Genita Salihaj.

Ekipi falënderon qeverinë shqiptare për bashkëpunimin në kryerjen e këtij studimi, veçanërisht ekipin e Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit (AKPT), si dhe Fabjola Mecaj nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit; Astrit Alikaj nga Njësia e Koordinimit të Projekteve pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë; si dhe Valbona Orucin, Administratore e Njësisë Ksamil dhe Ariel Balanin, Koordinator i Planifikimit në Njësinë Ksamil. Së fundmi, ekipi shpreh mirënjohje për shumë banorë të Ksamilit, të cilët dhanë kontribut dhe ndanë njohuritë e tyre në lidhje me qytetin.

Modelet e Qëndrueshme të Ruajtjes dhe Rigjallërimit të Trashëgimisë_TU Berlin + GIZ Albania_2018

Ky raport, i realizuar nga studentët Master të Programit të Menaxhimit Urban të Universitetit Teknik të Berlinit në bashkëpunim me GIZ - Albania, shqyrton strategjitë e ruajtjes së qëndrueshme të trashëgimisë në fshatrat e bregdetit shqiptar, Vuno dhe Qeparo.


Me këtë raport ne (Universiteti i Berlinit dhe GIZ) dëshirojmë të stimulojmë dhe të kontribuojmë në një diskutim të vazhdueshëm në Shqipëri në lidhje me zhvillimin e modeleve kreative dhe të qëndrueshme për ruajtjen e trashëgimisë së pasur kulturore të vendit dhe rigjallërimin e komuniteteve rurale. Synimi ynë është i dyfishtë. Së pari, duke shtjelluar parimet e përgjithshme të ruajtjes në kombinim me një koleksion të gjerë studimesh konkrete dhe të suksesshme ndërkombëtare, ne dëshirojmë të frymëzojmë aktorët rajonalë të mësojnë nga diku tjetër, ndërsa ata punojnë për të përcaktuar zgjidhje lokale. Së dyti, shpresojmë që propozimi ynë për fshatrat historikë të Vunoit dhe Qeparosë - një model i ruajtjes së fshatit bazuar në zhvillimin e një Laboratori Konservimi dhe Hotel fshati të shpërndarë - do të jetë një fillim konstruktiv për ruajtjen e fshatrave të rajonit bregdetar jugor të Shqipërisë.


Rizky Pratama Adhi, Moutasem Al Khnaifes, Ayse Merve Altinsoy, Haitham Audi, Mohammad Masoud Azimi, Comfort Badaru, Daniela Bonilla E., Katherine Cashman, Clémence Chapus, Efrosini Collazos, Lucas Counter, Ella Dodson, Daniel Escobar, Elizaveta Fernandez Rosso, Estefania Giesecke, Patricia Guena Trottenberg, Zaharatul Hasanah, Shankar Narayanan Iyer, Marcelo Julião de Seixas, Shadi Mehrpour, Daniela Nieto Lopez, João Rett Lemos.


Redaktuar nga Emily Bereskin dhe Christian Haid.

Monitorimi i Zbatimit të Planeve të Përgjithshme Vendore në Shqipëri

Hartimi dhe miratimi i Planeve të Përgjithshme Vendore (PPV) pasohet nga zbatimi i tyre nëpërmjet projekteve strategjike të zhvillimit, investimeve publike, hartimit dhe miratimit të Planeve të Detajuara Vendore (PDV), lejeve të ndërtimit, e të tjera të ngjashme.

Çdo dokument i planifikimit të përgjithshëm vendor është i përbërë nga detaje orientuese për zbatimin e tij. Zbatimi i planeve duhet të monitorohet në vazhdimësi nga secila bashki dhe sipas rezultateve të monitorimit të zbatimit, duhet të merren masat përkatëse.

Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit (AKPT) ka përgjegjësi ligjore të monitorojë zbatimin e dokumenteve të planifikimit në bashkëpunim me bashkitë dhe të raportojë pranë Ministrisë së linjës, Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Këshillit të Ministrave për rezultatet e monitorimit dhe masave respektive që duhet të ndërmerren, sipas rastit nga qeverisja qendore apo ajo vendore.

AKPT ka hartuar Platformën e Monitorimit të Zbatimit të Dokumenteve të Planifikimit, e cila do të shërbejë si bazë për monitorimin, pas miratimit dhe hyrjes në fuqi të saj.

Instrumentet Financiare për Zhvillimin e Tokës

Përgatitur për Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillimin ndërkombëtar sipas Kontratës së USAID me Nr. AID-182-C-12-00001, Projekti i Planifikimit dhe Qeverisjes Vendore (PLGP).
Ky dokument ofron alternativa politikash për zbatimin e gjashtë instrumenteve financiare (d.m.th, për rritje të ardhurash) për zhvillimin e tokës, që mund të jenë të përshtatshme për Shqipërinë. Ky dokument u hartua nga Projekti i USAID-it për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore me kërkesë të Ministrisë së Zhvillimit Urban. Instrumentet financiare janë të përcaktuara në Ligjin për Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit dhe aktet nënligjore të tij, për t’u përdorur nga NJQV-të për të administruar rritjen urbane dhe rajonale dhe për të financuar infrastrukturën fizike. Ky dokument synon hartuesit e politikave në nivel kombëtar dhe vendor si dhe drejtues e të tjerë të interesuar në formulimin, ndikimin dhe administrimin e politikave në lidhje me: Transferimine të Drejtave të Zhvillimit; Intensitetin e Ndërtimit me kushte; Financimin përmes Vlerës së Rritur të Taksës së Pronës; Zonat e Zhvillimit të Biznesit; Tarifat e Përmirësimit; Zonat e Vlerësimit të Veçantë.

Planet e Detajuara Vendore dhe Instrumentet Financiare për Zhvillimin e Tokës

Përgatitur për Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Nderkombëtar sipas Kontratës së USAID me Nr. AID-182-C-12-00001, Projekti i Planifikimit dhe Qeverisjes Vendore (PLGP). Ky udhëzues bazohet në punën e dokumentit të politikave dhe në mbështetjen e PLGP-së për PPV-të. Në të diskutohet për përdorimin e tokës në pronësi të bashkisë dhe ripërshtatjen e tokës për të lehtësuar planifikimin dhe zhvillimin. Përgjithësisht, ky dokument jep detaje për mënyrën PROJEKTI I USAID-IT PËR PLANIFIKIMIN DHE QEVERISJEN VENDORE 6 PLANET E DETAJUARA VENDORE DHE INSTRUMENTET FINANCIARE PËR ZHVILLIMIN E TOKËS se si, gjashtë instrumente financiare – tarifat e përmirësimit, zonat e vlerësimit të veçantë, zonat e zhvillimit të biznesit, intensiteti i ndërtimit me kushte, transferimi i të drejtave të zhvillimit dhe financimi nga rritja e taksës së pronësisë– mund të bëhen pjesë e rëndësishme e procesit të planifikimit të territorit si dhe paraqet raste studimore për mënyrën e zbatimit me sukses të tyre në disa bashki në Shqipëri dhe bashki të tjera në vende të ndryshme të botës. Theksi vihet tek PDV-të. Shumë bashki në Shqipëri kanë përfunduar ose janë duke përfunduar PPV-të dhe ky dokument synon t’u vijë në ndihmë atyre për të vijuar me hapin e dytë të procesit të planifikimit vendor, hartimin e Planeve të Detajuara Vendore.