Agjensia Kombëtare e Planifikimit të Territorit
Search Menu

PDZRK Bogë

Zona në studim e cila konsiston në hartimin e kësaj PDZRK-je i përket bashkisë së Malësisë së Madhe pjesë e zonës së Alpeve të Shqipërisë dhe bën pjesë në njësinë administrative të Shkrelit, fshati Bogë. Kjo zonë në nivel strategjik përshkohet nga aksi kryesor që lidh fshatin turistik të Thethit me qytetin e Koplikut dhe Shkodrës. Si zonë e afërt kufitare ka Malin e Zi dhe mund të aksesohet nëpërmjet aeroportit të Rinasit dhe atij të Podgoricës.

Këto njësi përfshihen në Parkun Rajonal Natyror Shkrel (PRNSH) të Malësisë së Madhe, por gjithashtu janë pjesë e rrjetit Emerald dhe Brezit të Gjelbërt Europian dhe nga orientimet që zonë nga PPK-ja përfshihet të zonat e mbrojtura.

Ky investim, i cili konsiston në zhvillimin e këtyre njësive dhe kthimin e tyre në zona ekoturizmi dhe zona të agro-turizmit, duke e kthyer në një zonë kryesore turistike jo vetëm për Bogën dhe Malësinë e Madhe por dhe për rajonin e Alpeve Shqiptare.

Hartimi i PDZRK-së të fshatit Bogë përbën një detyrim ligjor në bazë të përcaktimeve të Ligjit 107/2014 “Për Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit”, i ndryshuar, dhe VKM-së Nr. 686 datë 22.11.2017 “Për miratimin e Rregullores së Planifikimit të Territorit”, Neni 32 i së cilës përcakton se:

Zhvillimi i zonave të rëndësisë kombëtare në përputhje me kufizimet dhe kushtëzimet e legjislacionit sektorial, kryhet nëpërmjet lejeve të ndërtimit, në territore me kushte zhvillimi të paracaktuara si rezultat i proceseve të planifikimit të territorit;

·         Kur zhvillimi propozohet në zona të paurbanizuara, territori përkatës pjesë e zones së rëndësisë kombëtare duhet t’i nënshtrohet detyrimisht një planifikimi të detajuar e të posatshëm.

·         Ky proces planifikimi kryhet nëpërmjet hartimit të Planit të Detajuar të Zonës me Rëndësi Kombëtare.

Përcaktimi për hartimin e PDZRK-së në afërsi të Fshatit Bogë është dhënë gjithashtu nga Plani i Përgjithshëm Vendor i Bashkisë Malësi e Madhe, miratuar me Vendim nr.3 KKT datë 09.12.2017.

Qëllimi i PDZRK-së është rregullimi i zhvillimeve dhe i infrastrukturave në funksion të aktiviteteve parashikuar nga zhvilluesi, duke siguruar bashkërendimin dhe respektimin e legjislacionit sektorial dhe dokumenteve të planifikimit në fuqi për territorin subjekt zhvillimi.

Lexo më shumë