Akademia Verore e Atelier Albania (AASA), nisi në vitin 2015 si një forum për të zbuluar mënyra të reja edukimi të planifikimit urban dhe për të përpunuar një qasje kritike për zhvillimin e turizmit. Qëllimi i AASA është të jetë pika lidhëse mes dy llojeve të njohurisë; njohuri teknike të planifikuesve urbanë (“njohuri e përpunuar”), dhe “njohuri personale,” bazuar në eksperiencën e banorëve vendas. Këto njohuri të dy llojeve të ndryshme nuk kanë bazë hierarkike, por janë në thelb të ndryshme. Mbështetur nga dialogu në terren, AASA punon për përcaktimin e një platforme të përbashkët, ku qëllimet e shtetit për zhvillimin e turizmit mund të takohen me interesat e banorëve vendas, duke ilustruar skenarë të ndryshëm ku qëllimet konvergjojnë.
Akademia Verore Atelier Albania, krijon një hapësirë në kërkimin akademik të arkitekturës në Shqipëri, që nuk ka ekzistuar deri më tani. Ajo përpiqet të sheshojë hierarkinë midis studentit dhe mësuesit, dhe të përkrahë entuziazmin si një virtyt. Me një qëllim të madh, Akademia Verore përjashton metodat kërkimore joangazhuese, të imponuara nga sistemi universitar për-përfitim, që momentalisht operon në Shqipëri, duke refuzuar përdorimin e një gjuhe përfituese dhe tepër klinike, duke shprehur me bindje se linja e mendimit që ajo lloj përqasje nxit, çrrënjos çdo lloj kreativiteti dhe pavarësie.
Në metodën tonë të punës, instruktori është një lehtësues i procesit; duke udhëhequr dialogun drejt një qëllimi dhe afati kohor, dhe duke ndihmuar në përcaktimin e kritereve intelektuale dhe etike. Por, idetë i përkasin grupit dhe debatohen haptazi ndërmjet të barabartëve. Turizmi është kënaqësi. Prandaj, për të pasur një qasje sa me produktive ndaj tij, Akademia Verore ka insistuar në faktin që një përqasje e gjallë dhe imagjinative në procesin kërkimor, duhet konsideruar si një aspiratë pedagogjike tepër fisnike.