Strategjia Kombëtare për Integrimin dhe Zhvillimin
Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim (SKZHI) përfaqëson dokumentin themelor strategjik që kombinon axhendën e integrimit në Bashkimin Evropian me zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik e shoqëror të vendit, përfshirë edhe ndërlidhjen me Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm.
Dokumenti SKZHI-II është organizuar në katër pjesë kryesore.
Kjo Strategji, në pjesën III e cila përbën pjesën kryesore të dokumentit, (duke e lidhur me fushën e planifikimit e të zhvillimit të territorit), paraqet dhe përshkruan ndër të tjera deklaratën e vizionit për zhvillimin dhe integrimin e vendit. Në këtë pjesë paraqiten themelet dhe shtyllat kryesore për realizimin e vizionit të SKZHI-II:
Shtylla 4: Sigurimi i rritjes nëpërmjet përdorimit të qëndrueshëm të burimeve dhe zhvillimit të territorit.
Në këtë dokument në kapitullin 2.1 trajtohet tema e zhvillimit urban, rural dhe rajonal.
Në pikën 3.2 të këtij dokumenti trajtohet Shtylla 4: “Sigurimi i rritjes nëpërmjet ndërlidhjes, përdorimit të qëndrueshëm të burimeve dhe zhvillimit të territorit”, nëpërmjet forcimit të planifikimit territorial dhe urban, për zhvillim të qëndrueshëm.