Termi “monitorim”, mund të interpretohet si proces "kontrolli" ose "vëzhgimi në vazhdimësi" dhe do të thotë mbledhje e vazhdueshme, vlerësim, interpretim dhe sigurim i të dhënave të përshtatshme, indikatorëve apo ngjarjeve si bazë për vendimmarrje në lidhje me planifikimin e territorit.
Përqasja e monitorimit tonë lidhet me zbatimin e parimeve kryesore të zhvillimit të qëndrueshëm që përcaktohen në planet në nivel kombëtar dhe vendor për territorin e Shqipërisë dhe gjithashtu për vlerësimin e zbatimit të projekteve strategjike të shprehura në këto dokumente.
Aktiviteti i monitorimit shërben gjithashtu për të mbështetur menaxhimin e zonave të vendbanimit si edhe modernizimin për administrimin e tyre.
Në fushën e planifikimit hapësinor, monitorimi shërben për informimin mbi:
Metodologjia
Me qëllim monitorimin e zhvillimit të territorit në përputhje me dokumentin "Shqipëria 2030", referuar bazës ligjore “Për planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit”, Ligji 107/2014 i ndryshuar, dokumentit të Planit të Përgjithshëm Kombëtar për territorin dhe aktivitetit të AKPT-së për koordinimin dhe mbështetjen e pushtetit vendor për hartimin e planeve të përgjithshme vendore, sugjerohen këto instrumente monitorimi:
Kërkesa kryesore në lidhje me zgjedhjen e treguesve është se ata duhet të jenë të qartë dhe të lehtë për t’u interpretuar, territorialisht të rëndësishëm, të zbatueshëm, të matshëm dhe të kenë kuptim nga pikëpamja analitike.