Legjislacioni
Në këtë modul gjenden te publikuara sipas nënndarjeve ligjet dhe aktet nënligjore në fushën e planifikimit e të zhvillimit të territorit si dhe ligje dhe akte të tjera nënligjore të fushave që kanë ndikim të drejtpërdrejtë apo tërthortë në planifikim dhe zhvillim territori: si GIS, strehimi social, bujqësi, mjedis, transport, turizëm, energji, trashëgimi kulturore, pronësia mbi tokën ku përfshihet trajtimi i pronave dhe legalizimet, projektimi e ndërtimi ku përfshihen disiplinimi i punimeve të ndërtimit dhe inspektimi i ndërtimit, rindërtimi post-tërmet, si dhe ato që lidhen me pushtetin dhe çështjet vendore.
Gjithashtu në këtë modul gjendet Udhëzuesi, i cili përmban informacion mbi:
Udhëzime të Drejtorit të Përgjithshëm të AKPT-së për cështje të planifikimit të territorit;
përdorimin dhe njohjen me Regjistrin Kombëtar të Planifikimit të Territorit si dhe standartet GIS të përdoruara nga AKPT;
Vendimet e Këshilit Kombëtar të Territorit.