Ecuria e Planeve
61 Njësi Vendore
55 PPV të hartuara e të miratuara nga Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT)
5 PPV në fazën miratimi nga Këshillat Bashkiakë (KB)
1 PPV në proçes hartimi
Në zbatim të Ligjit Nr. 107/2014 “Për Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit”, i ndryshuar, VKM Nr.686 datë 22.11.2017 “Për miratimin e Rregullores së Planifikimit të Territorit” e ndryshuar dhe VKM Nr. 427, datë 08.06.2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit”, Kreu III, Agjencia Kombëtare për Planifikimin e Territorit (AKPT) është autoriteti përgjegjës për:
ARRITJET E DERITANISHME
26 PPV-të e para të mbështetura nga MZHU
5 PPV-të e mbështetura nga USAID-PLGP
Me mbështetjen financiare të Programit USAID-PLGP janë hartuar dhe më pas janë miratuar në Këshillin Kombëtar të Territorit Planet e Përgjithshme Vendore për 5 (pesë) bashki, përkatësisht bashkitë Berat, Kuçovë, Fier, Lushnje dhe Elbasan.
5 PPV-të e mbështetura nga DLDP
Me mbështetjen financiare të Qeverisë së Zvicrës nëpërmjet programit DLDP, janë hartuar dhe më pas miratuar në Këshillin Kombëtar të Territorit Planet e Përgjithshme Vendore për 5 (pesë) bashki, përkatësisht bashkitë Tropojë, Malësi e Madhe, Mat, Vau-Dejës, Klos.
7 PPV-të e dyta të mbështetura nga MZHU
Me mbështetjen financiare të qeverisë shqiptare, në vitin 2017, Ministria e Zhvillimit Urban nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, janë hartuar dhe më pas miratuar në Këshillin Kombëtar të Territorit, Planet e Përgjithshme Vendore për 7 (shtatë) bashki, përkatësisht, bashkitë Pukë, Mirditë, Belsh, Gramsh, Përmet, Këlcyrë dhe Kolonjë.
16 PPV-të e treta të mbështetura nga MIE
Me mbështetjen financiare të qeverisë shqiptare, në vitin 2018, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, ka filluar punën për udhëheqjen e procesit teknik për hartimin e Planeve të Përgjithshme Vendore për 16 (gjashtëmbëdhjetë) bashki, përkatësisht, bashkitë Fushë-Arrëz, Has, Bulqizë, Peqin, Roskovec, Patos, Mallakastër, Maliq, Pustec, Devoll, Selenicë, Memaliaj, Tepelenë, Libohovë, Delvinë dhe Finiq. Nga këto janë miratuar në Këshillin Kombëtar të Territorit (KKT), Planet e Përgjithshme Vendore për bashkitë: Fushë-Arrëz, Has, Bulqizë, Peqin, Roskovec, Patos, Mallakastër, Maliq, Pustec dhe Devoll, Libohovë, Delvinë dhe Finiq.
Planet e Përgjithshme Vendore të Bashkive: Selenicë, Memaliaj, Tepelenë janë në proces miratimi nga Këshillat Bashkiakë respektivë.
PPV me iniciativë të pavarur
Me mbështetjen e Universitetit Polis, Bashkia Dropull ka përfunduar procesin e hartimit të Planit të Përgjithshëm Vendor për territorin e saj administrativ dhe pritet miratimi nga KB.
PPV me iniciativë nga bashkia
Në vitin 2021, Bashkia Kamëz me buxhetin e saj ka kontraktuar studio konsulente për t'a asistuar në procesin e hartimit të Planit të Përgjithshëm Vendor për territorin e saj administrativ.
***
Këtu gjendet harta e ndarjes territoriale, ku ilustrohet procesi i planifikimit të territorit vendor në Republikën e Shqipërisë. Harta dhe teksti shoqërues janë subjekt përditësimi.
Informacion mbi Kontrollet dhe Aktet e Përputhshmërisë së Dokumenteve të Planifikimit Vendor gjeni në lidhjen: Këtu
Informacion mbi vendimet e miratimit të Planeve të Përgjithshme Vendore gjeni: Këtu