Misioni i Atelier Albania për të hartuar procesin e transformimit të territorit të Shqipërisë nuk ka ndalur vetëm në projektet e përcaktuara. Nëpërmjet bashkëpunimit të ngushtë midis ekspertëve vendas, ekspertëve të huaj si edhe grupeve të interesit, janë arritur të realizohen projekte në nivelit kombëtar edhe lokal. Projektet ndahen në tre grupe kryesore në mënyrë që të përputhen tipe të veçanta projektesh me mjetet dhe proçedurat më të përtshtatshme. Ato janë: thirrjet e hapura, projektet pilot dhe laboratorët. Thirrjet e hapura (konkurset) janë projekte individuale te iniciuara nga palë publike apo private, të cilat përpunohen në AA për rëndësinë e tyre strategjike. Projektet pilot janë projekte të nisura nga Atelier Albania me tema të veçantasi për shëmbull strehimi, arsimi, informaliteti, infrastruktura, pejsazhi, trashëgimia, kapitali ujor, etj. Laboratorët (punë kërkimore/ planifikuese) janë plane të plota veprimi për zona thelbësore strategjike brenda territorit e ku secili prej tyre përbëhet nga disa nën-projekte.
Qëllimi i Atelier Albania nuk është vetëm bashkëpunimi me ekspertët por edhe bashkëpunimi i ngushtë me banorët lokalë, territori ku ata jetojnë, eshtë duke u planifikuar. Ndërgjegjësimi i publikut për zhvillimin hapësinor, territorial dhe urban në Shqipëri, dhënia e mundësisë për pjesëmarrje në vendimmarrje të tilla, është me prioritet të lartë. Një mënyrë për të arritur këtë qëllim është nëpërmjet edukimit të publikut.
Atelier Albania ka organizuar dhe vazhdon të organizojë projekte të ndyshme sensibilizuese mbi procesin e planifikimit dhe çdo tematike që rrjedh prej tij. Organizimi i leksioneve publike është parë me interes të lartë, jo vetëm nga ne, por edhe nga ekspertët e rinj, njerëz të grup-moshave të ndryshme dhe të profesioneve të ndryshme. Indikacion ky i marrë nga pjesëmarrja e lartë e publikut në leksionet e mëparshme. Leksionet publike organizohen në bashkëpunim të ngushtë, jo vetëm me ekspertë vendas, por edhe të huaj, të fushave të ndryshme të planifkimit. Bashkëpunimi më ekspertët e huaj ndihmon në shkëmbimin e eksperiencave të ndyshme si edhe në zgjrimin e botëkuptimit për të gjetur zgjidhje problematikave të shumta që procesi i planifikimit të territorit të Shqipërisë has çdo ditë.